Editoriali

Mos u frikėsoni

Nga Ilir Kulla
Ėshtė njė fushatė e fundit e qeverisė shqiptare kjo, pėr statusin e vendit kandidat nė BE tė Shqipėrisė. Ministrat po lobojnė fort nė vendet skeptike, dhe nė krye ėshtė kryeministri Rama. Ekuacionet janė komplikuar qė nga dhjetori i kaluar, dhe arsyeja e komplikacionit ėshtė e qartė: halleve tė brendshme tė Bashkimit, u ėshtė shtuar “pika e fundit” qė derdh gotėn, ose ndryshe rezultatet spektakolare tė partive euroskeptike nė zgjedhjet e fundit pėr Parlamentin Europian. Termi “euroskeptik” ėshtė ombrellė pėr parti e lėvizje qė variojnė nga kritike tė BE-sė, deri tek ksenofobet, nacionalistet e kulluara e madje anti-BE. Nėn prizmin e ri, ėshtė i kuptueshėm fokusi i Ramės nė qetėsimin e Brukselit dhe sidomos disa vendeve anėtare si Franca, qė “francezėt tė mos shqetėsohen ndaj dhėnies sė statusit kandidat pėr Shqipėrinė”. Kjo sepse “nota e statusit” pėr vendin e vogėl nuk ėshtė asgjė, thjesht njė stimul moral. Sepse anėtarėsimi i plotė i Shqipėrisė do tė jetė gradual dhe do tė marrė disa vite kohė, pasi kjo e tanishmja ėshtė vetėm njė prej etapave tė procesit tė integrimit.

Thirrja pra, pėr Francėn, bėhet edhe pėr veshėt e vendeve tė tjera qė kanė “fjalė tė mira e gurė nė trastė”. Holanda, Danimarka, Britania apo edhe vetė Gjermania, liderja reale dhe motori ekonomik i BE-sė. Dhe Rama u kujton atyre se vendimi politik qė u mor pėr Serbinė, nuk mund tė mos shėrbejė si kut matės edhe pėr Shqipėrinė. Pėrndryshe, rajoni i trazuar qė mezi gjeti paqen dhe ka momentin mė tė mirė pėr t’u integruar, mund tė “dalė duarsh sėrish”. Aq mė shumė se kemi njė shembull tė freskėt si Ukraina dhe ngjarjet e atyshme. Por mbetet njė pyetje: Kėta euroskeptikė e proeuropianė, vėrtet kėrkojnė mė shumė garanci e siguri nga Shqipėria; pra kanė frikė, siē tha Rama? Apo thjesht, nė kėtė pikė ku ka mbėrritur puna, janė indiferentė ndaj Ballkanit?


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket