Flash Java

Dhunohet nga djali

Nuk mjaftojnė denoncimet e shumta tė femrave ndaj bashkėshortėve tė tyre tė dhunshėm. Por ankesat shtohen edhe nga dhuna qė ndaj tyre po ushtrohet edhe nga djemtė. Njė ngjarje e tillė ka ndodhur nė Shkodėr, ku njė nėnė denoncoi djalin e saj, pasi ky i fundit ushtronte dhunė fizike dhe psikologjike. 65-vjeēarja, Cile Thaqaj, banuese nė Laē tė Vaut tė Dejės, bėri njė kallėzim penal kundėr tė birit 35-vjeēar Marjan Thaqaj, pasi ai e dhunonte sistematikisht dhe ajo deri mė sot kishte heshtur pėr shkak tė turpit nga fqinjėt. Sipas policisė, djali ushtronte dhunė ndaj sė ėmės nė momentet kur nė shtėpi shkonte i dehur, pasi njihej si person qė abuzonte me pijet alkoolike. Megjithatė, policia ka kėrkuar qė agresorit t'i bėhen ekzaminimet mjekėsore dhe ato psikike. Materialet nė ngarkim tė tij i kanė kaluar pėr hetime tė mėtejshme prokurorisė sė Shkodrės, pėr akuzėn “Dhunė nė familje”.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket