Opinion

Nė kullėn e vetmisė

Diēka e thjeshtė mė vjen nė mendje: Tė bisedojmė, tė qeshim e tė qajmė mė shumė, e tė ēatojmė apo sms-zojmė mė pak. T’u transmetojmė sa mė pak ankth fėmijėve tanė; t’i inkurajojmė tė lexojnė e mėsojnė, por provimin e rradhės tė mos ua kthejmė nė fundin e botės
Nga Alqi Koēiko
Njė studente, njė vajzė nė lulen e moshės zgjodhi tė ndahej nga kjo jetė duke bėrė njė gjest spektakolar dėshpėrimi: hedhjen nga maja e njė ndėrtesė tė famshme nė qendėr tė Tiranės, nė mes tė ditės. Nė fakt, del se zgjedhjen e bluante prej kohėsh dhe shenjat i kishte dhėnė. Trazimet e thella shpirtėrore, siē rezultoi mė pas, problemet nė familje kombinuar me streset e forta tė shkollės sė lartė, ku kishte mbetur katėr herė nė njė provim, u kishin dhėnė tė kuptonin diēka edhe atyre qė rastisi ta kishin afėr: Shkurt, kjo vajzė vuan nga depresioni. Tani thonė se edhe trupa pedagogjike e Fakultetit Ekonomik i paskėsh “ndenjur afėr” Iris Belbės. Por mesa duket, jo aq afėr sa tė shmangej ngjarja qė lemerisi dėshmitarėt dhe gjithė njerėzit qė e morėn lajmin.

Kur dėgjon pėr njė nxėnėse tė shkėlqyer qė merrte pjesė rregullisht nė olimpiada matematike, dhe ngel nė matematikė nė universitet; qė provimet dhe problemet e shtėpisė i bėhen aq shumė “gangrenė” sa humbet orientimin dhe koordinatat e sė ardhmes, rėndom kėrkon tė gjesh sa mė shumė motive e fajtorė. Pati dhe asish qė nėnkuptuan se ky person depresiv e kishte mbledhur mendjen dhe, keq na vjen po kėshtu e kishte tė shkruar. Dikush fajėsoi pedagogun e egėr tė ekonomikut, lėnda e tė cilit ėshtė me breza tė tėrė makthi i studentėve. Njė e afėrme e viktimės deklaroi se profesori mund tė kishte kėrkuar sa para tė donte pėr provimin, veē kjo gjėmė tė mos ndodhte. Tė tjerė akoma, vunė nė pah me tė drejtė ato vajza e gra tė dhunuara, apo nėna me fėmijė qė s’kanė pėr t’u dhėnė bukė e qė vetėvaren nė ndonjė kasolle fshati, apo gėlltisin fostoksinė dhe gazetat shkruajnė veē dy rreshta. Sepse kėto tė dytat nuk kanė as “luksin” tė vijnė nė kryeqytet pėr tė hypur majė Kullės sė Qiellit, Sky Tower.

Sigurisht, pėrpara vdekjes nuk duhet bėrė tė tilla kategorizime. Por le tė na ndihmojė tė paktėn kjo ulėrimė e heshtur e Irisit pėr tė na bėrė tė analizojmė diēka. Tė hedhim njė vėshtrim mbi kėtė realitet kaq tė zhurmshėm, e njėherėsh kaq tė shurdhėt qė po jetojmė si shqiptarė modernė tė erės teknologjike, megjithė varfėrinė dhe vitet dritė larg vendeve tė zhvilluara. Ngjan paradoksale, njeriu edhe pse ka kaq shumė friendsa nė facebook, ka kaq pak miq nė jetėn e vėrtetė. Na duket sikur flasim, por nė fakt nuk komunikojmė. Pėrpiqemi me ēdo kush tė dokumentojmė me tekst e fotografi jetėn qė po bėjmė, duke harruar tė jetojmė. Dhe tė shprehemi. Tė kemi pėrballė njeriun dhe jo njė monitor sado tė vogėl, apo tė madh. Dhe tė mos gabohemi, kjo tendencė nuk ėshtė thjesht kapriēio e tė rinjve dhe fėmijėve “urbanė”, por ekziston edhe nėpėr zona rurale. Si konkluzion, ndėrtojmė rreth vetes iluzionin e shokėve dhe tė jetės komunitare, por jemi vetėm.

Njė eksperiment social i publikuar sė fundi tregonte njė ēift aktorėsh ku burri dhunonte femrėn nė rrugė, ndėrsa kalimtarėt venin e vinin indiferentė. Nė trazimin e saj shpirtėror, thonė mediat, Irisi i kishte dhėnė ashtu shkarazi njė shoqeje ndėrsa ishin duke ecur: “Ē’do tė ndodhte sikur tė hidhesha nė rrotat e kėsaj makinės?” Kjo e fundit ishte shastisur dhe filloi t’i rrinte larg. Por nuk del tė ketė njoftuar dikė, t’i ketė thėnė dikujt. Aq mė pak ta pyeste si e kishte hallin, ta ndihmonte. Padyshim, dukuria ėshtė ku e ku mė e pėrgjithshme sesa kjo shoqe; pėr fat tė keq, po mėsojmė t’u rrimė larg tė tjerėve e tė na distancohen po ashtu, tė bindur se njė urim ditėlindjeje nė rrjetet sociale mjafton pėr gjithė vitin.

Kemi pėsuar edhe njė tjetėr mutacion si shoqėri: Presioni i shkollės dhe i provimeve, sa ėshtė inekzistent pėr ata qė paguajnė dhe blejnė gjithēka me para, po aq i frikshėm po bėhet pėr nxėnėsit e studentėt tė cilėve prindėrit ua ka bėrė tė qartė se ndihmė prej tyre nuk kanė; duhet tė ēajnė vetė dhe tė bėjnė tė pamundurėn. Tė gjithė kemi qenė nxėnės dhe ideja e kthimit nė shtėpi me lajmin e njė note tė keqe, ishte e frikshme. Nė realitetin e xhunglės sė sotme sociale, mesa duket ėshtė bėrė e papėrballueshme.

Por a ka ndonjė ilaē kjo punė? Mua vetėm diēka e thjeshtė mė vjen nė mendje: Tė bisedojmė, tė qeshim e tė qajmė mė shumė, e tė ēatojmė apo sms-zojmė mė pak. T’u transmetojmė sa mė pak ankth fėmijėve tanė; t’i inkurajojmė tė lexojnė e mėsojnė, por provimin e rradhės tė mos ua kthejmė nė fundin e botės. Dhe nėse vėrtet duam ta pyesim dikė se si i ka pasur hallet sė fundi, tė bėhemi gati edhe pėr ta dėgjuar.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket