Bar West

Halli i Tosit

Gazetarin Fatos Mahmutaj e ka gjetur njė bela e madhe. Ditėt e fundit, askush nuk e beson se Tosin e ka zėnė plumbi i Gardės nė dorė dhe desh na la shėndenė gjatė protestės sė 21 Janarit 2011. Disa njerėz, tė entuziazmuar pėr operacionin policor nė Lazarat, e kanė ndalur nė rrugė dhe i kanė thėnė: “Gate Mahmutaj u arrestua, Vandami po ashtu, Ēak Norris nuk guxon tė qaset nga anėt tona. Tani e ke rradhėn ti tė shkosh nė burg, o i fundmi i Mahmutajve!” Me njė ēertifikatė familjare nė dorėn e plagosur, Tosi po bredh gjithė Tiranėn pėr tė sqaruar njerėzit se ėshtė nga fshatrat e Mallakastrės dhe Berishėn e ka inat!



1/Tė fitojmė njeriun

Aldo Bumēi, ministėr i Drejtėsisė qė hartoi listėn e amnistisė ku futi edhe Gate Mahmutajn, dhe pastaj ja ēoi presidentit Moisiu, ka sqaruar pėrse propozoi ta amnistojė Gaten, tė dėnuar me 23 vite burg. “Ndryshe nga qeveria aktuale”, deklaroi Aldo, “filozofia e qeverisė Berisha ishte tė fitojmė njeriun, ta rikthejmė nė shoqėri pėr t’u bėrė i dobishėm. Megjithėse ishte dėnuar me 23 vite burg, Gatja u soll nė mėnyrė shembullore nė burg pėr 23 ditė rresht. A mund tė mbahej mė brenda?”



2/Viēi dhe gomenjtė

Pasi telefonoi dhjetė deputetė e ish ministra qė rastėsisht ua kishte numrat nė celular, Gate Mahmutaj vendosi tė dorėzohej. Ai nisi tė zbresė tatėpjetė rrugės sė Lazaratit, kur i del pėrpara njė plak ulur tek pragu i shtėpisė. Plaku, qė i kishte ndjekur tė gjitha zhvillimet nga televizori, e pyet Gaten: “E gjete viēin qė po kėrkoje o Gate?” Mahmutaj i mėrzitur, mėrmėriti: “Po ē’viē o xhaxha!” “Epo kėshtu si vajti kjo punė”, ja ktheu plaku, “viēin nuk e gjete, por tė paktėn tė kishte zbritur me vete ata gomenjtė me automatiqe qė po na marrin mė qafė!”



Kundėrshtimi i Kserės

Nuk ėshtė bėrė publike, por kėto ditė kundėrshtimi mė i fortė ndaj Sali Berishės ėshtė bėrė nga ish ministri i tij, Spiro Ksera. Doktori, i ēatrafiluar nga rėnia e Lazaratit, kėrkonte lloj lloj arsyesh pėr

ta nxjerrė tė dritė nė keqe policinė, ndaj iu kujtua minoriteti. “Po e terrorizoni Derviēanin, kėtė fshat minoritar punėtor dhe me biznese tė lulėzuara”, deklaroi Berisha, “policia duhet tė ikė prej andej”. Mirėpo Ksera, qė zotėron gjysmėn e kafeneve, hoteleve dhe supermerkatove nė Dropull, nuk e duroi kėtė provokim. Spiro i ēon njė sms proteste Berishės: “Doktor, ē’dreqin ke qė i kėrkon policisė tė ikė nga Derviēani? Me lokalet plot me policė e gazetarė, fshati ka bėrė xhiro sa pėr dy vjet, prandaj na lėr rehat!”



Lugina nė festė

Njė grup gazetarėsh tė sapokthyer nga Lazarati, deklaruan me dorė nė zemėr se janė thashetheme tė gjitha sa thuhen pėr shtetrrethimin e fshatit, pėr shtrėngimin policor dhe masat e rrepta etj. “Nė Gjirokastėr, nė Derviēan dhe fshatrat e tjera greke e shqiptare, nė gjithė luginėn e Drinos dėgjohen veē orkestra, ahengje dhe mishra tė pjekur nė hell”, thanė ata, “popullsia e zonės ėshtė aq nė qejf nga aroma e hashashit qė digjet, saqė ja ka marrė kėngės”. Gazetarėt shpjeguan se vetėm fshati Jergucat, nga ana tjetėr e luginės, kishte mbetur esėll. “Por kjo vetėm ditėn e parė”, deklaruan dėshmitarėt okularė, “sepse sapo ndėrroi drejtimi i erės dhe e ēoi tymin andej, edhe ata ja plasėn festės!”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket