Ne pergjim

Ndihem i pėrdorur”, thotė deputeti

Tiranė- Burime nga Kuvendi bėjnė me dije se deputeti i ri socialist Bastun Trungu e kuptoi me dhimbje javėn e kaluar se biznesmeni i agrikulturės dhe lobisti i njohur Fidan Hardhia, qė prej muajsh tė tėrė kishte qenė i dashur e i kėndshėm me tė, duke e ftuar madje disa herė pėr dreka e darka, nė fakt nuk ishte shoku i tij.

“Dania (Fidani) mė telefononte gjithnjė, mė ftonte pėr kafe, mė pyeste pėr familjen dhe shpesh ja kėrcisnim muhabetit pėr mundėsinė e importimit tė farėrave tė modifikuara gjenetikisht. Por tani, asgjė nga kėto”, pohoi Trungu, qė ende e ka tė vėshtirė ta besojė se kohėt e mira qė kanė kaluar bashkė me afaristin, nė thelb nuk kanė qenė miqėsi e sinqertė. “Ai ishte kaq tip i kėndshėm, i shoqėrueshėm, me humor… gjithmonė mė gjente bileta pėr ndeshjet e rėndėsishme apo pėr koncertet e mėdha”, thotė me hidhėrim deputeti i ri, “ende nuk mund ta besoj se mė ka pėrdorur vetėm pėr tė miratuar njė ligj mbi importet bujqėsore qė atij i leverdiste”.

Sipas Trungut, ata u takuan pėr herė tė parė nė njė konferencė partiake pėr mbledhje fondesh pėr fushatėn, dhe u miqėsuan menjėherė. Deputeti qė ende nuk e kishte marrė mandatin, u surprizua kur zbuloi se ai dhe Fidani kishin shumė interesa tė pėrbashkėta si peshkimin, kalēeton etj. “Fidani u mrekullua kur mėsoi se sapo tė fitoja mandatin, do isha pjesė e komisionit parlamentar tė bujqėsisė dhe ushqimit”, kujton sot deputeti. Biznesmeni bėri njė donacion tė fuqishėm pėr fushatėn e kandidatit. Pas kėsaj, miqėsia u forcua edhe mė shumė, dhe ata i thėrrisnin njėri-tjetrit shkurt, Tune dhe Dane.

Duke iu rikthyer njė miqėsie zhgėnjyese, deputeti pranon se atij i duket e ēuditshme kur afaristi e bombardonte me pyetje mbi taksėn e kashtės, akcizėn e mollėve dhe patateve tė modifikuara etj. “Por asokohe mendoja se thjesht Dania ishte kurioz pėr punėn time. Gjithmonė mė thėrriste vėlla, gjigand, i paparė etj”. Deputeti thekson se menjėherė pas miratimit tė ligjit mbi importet bujqėsore ku ai luajti njė rol kyē, Fidan Hardhia nuk i telefononte mė. “Mė thanė se me kėtė ligj, qė i jepte Danes disa ekskluzivitete, ky siguronte disa milionė euro fitim nė vit. Por sapo ja doli kėsaj pune, pėr tė zėre se nuk ekzistoja. E shihja nėpėr festa me zyrtarėt e ministrisė sė Bujqėsisė, ku mua nuk mė ftonte”, thotė sot Trungu i zhgėnjyer. Sė fundi, disa deputetė tė vjetėr e kanė qetėsuar. “Bastuni ėshtė i ri, do tė mėsohet”, tha ligjvėnėsi i shumė legjislaturave, Vasil Kunadhi, “njė ditė ai do tė krijojė njė miqėsi tė qėndrueshme e tė sinqertė me ndonjė kompani tė madhe siguracionesh ose firmė karburantesh, qė vėrtet e vlerėsojnė pėr atė qė ėshtė. Ashtu siē ndodhi me ne tė tjerėt”.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket