Aktualitet

Mė nė fund!

Qeveria, Tahiri dhe Didi e nisėn sulmin vetėm pėr “statusin”? Punė e madhe. Rėndėsi ka qė shteti njėherė e mirė tė tregojė seriozitetin dhe forcėn e ligjit. Aksioni i fuqishėm, ngjarjet dhe protagonistėt e njė sage qė ende nuk ka mbaruar
Alqi Koēiko, Gent Shkullaku
Gati ēdo vit nė kėtė kohė, mediat janė mėsuar tė pėrgatiten pėr njė temė pothuaj sezonale: Policia qė bllokon botet me ujė dhe makinat me pleh tė ngjiten nė Lazarat. Quhej “operacion”, i vihej dhe njė emėr dhe zgjaste disa ditė, derisa diēka tjetėr ndodhte dhe vėmendja zhvendosej gjetkė. Qershorin e kaluar, viti 2013, as kjo nuk ndodhi. Ishin zgjedhjet parlamentare dhe lajmi mė i lakuar nga Lazarati ishte njė kandidat pėr deputet, qė pasi nuk hyri nė listėn e PD-sė ku pretendonte, doli mė vete dhe krijoi atmosferėn e “prishjes” sė kėtij fshati me partinė e vet.

Njė vit mė pas, ēuditi shumėkėnd sjellja e qeverisė sė re me fshatin qė de fakto e ngriti nė institucion kultivimin dhe trafikimin e hashashit. Kur njė drejtor i pėrgjithshėm policie, eprori i tij ministėr dhe vetė kryeministri, tė pyetur pėr fortesėn e hashashit pėrgjigjen disi me zigzage, se “Lazarati nuk ėshtė thjesht ēėshtje policore, por shumė mė e komplikuar se kaq”, normalisht do nxjerrėsh konkluzionin se shteti ėshtė i dobėt, se e majta nė pushtet druan se goditja e kėtij bastioni tė sė djathtės do sillte implikacione politike, apo mė tej akoma, se nga Lazarati vazhdojnė tė pėrfitojnė pushtetarėt e ēdo kahu. Situata gati qesharake vijoi me mbledhje tė shefave tė policisė me “komunitetin”, e madje me njė ndeshje kalēetoje mes policisė dhe njė ekipi tė zgjedhur nga ky fshat. Do dukej delir edhe pohimi i freskėt nga Korēa i drejtorit tė pėrgjithshėm Artan Didi, se uniformat blu hyjnė e dalin lirshėm nė Lazarat, si nė ēdo zonė tė Republikės. Sot, teksa fshati ende nxjerr tym, nuk mund tė mos nxjerrėsh konkluzionin se e gjitha kjo paskėsh qenė njė taktikė pėrgjumjeje.



Nuk mund tė thuash, megjithatė, se kultivuesit dhe trafikantėt e drogės u zunė fare pa mendje. Mbrėmjen e 15 qershorit 2014, duke nuhatur ose tė informuar se grumbullime tė pazakonta forcash policore po ndodhnin pranė Gjirokastrės, nisėn bataretė e tė shtėnave paralajmėruese nga fshati. Armė automatike, mitraloza, granatėhedhės e madje mortaja. Por duket se kėtė herė pėr Artan Didin dhe Saimir Tahirin nuk kishte mė “bėjmė sikur”. Mėngjesin e datės 16, mbi 500 forca policie dhe trupa tė specializuara tė RENEA-s dhe FNSH-sė nisėn tė hyjnė nė fshat, tė asistuar dhe nga autoblindat. Publikimi i shpejtė njė liste me 26 tė dyshuar qė po shtinin kundėr policisė, tregon se gjatė fazės sė “pėrgjumjes”, ishin marrė masat dhe tė dhėnat mbi personazhet mė aktivė qė “bėjnė ligjin” nė fshat. “Edhe me ndonjė pasaktėsi, lista ėshtė pėrgjithėsisht reale”, thotė njė ekspert i policisė, “dhe funksionoi synimi i publikimit tė saj. Disa prej tė dyshuarve vrapuan tė distancohen dhe tė ‘sqarojnė pozicionin e tyre’, sepse e kuptuan se kėtė herė ishte serioze”.

Gjatė epokės sė firmave piramidale, “budallenj e tė menēur” njė moment tė caktuar vendosėn tė depozitojnė edhe ata tė ardhurat e tyre nė skemat mashtruese, duke parė se tė gjithė po fitonin. Edhe nė Lazarat, herėt a vonė banorėt qė kishin tokė nisėn tė kultivojnė hashash dhe tė vjelin fitime, ashtu si guximtarėt e parė. Dhe se kėtė herė puna ishte serioze, e nuhatėn dhe u trembėn tė gjitha shtėpitė kultivuese, qė vendosėn tė djegin produktin e hashashit pėr tė mos u implikuar. Por lazaratasit e armatosur bėnė edhe njė gabim tjetėr: Mbajtėn pėr pak kohė peng njė ekip tė televizionit A1 Report dhe dogjėn makinėn. Ndėrkohė qė nga ana tjetėr, ishin vetė personazhet e listės qė merrnin kėtė ekran dhe televizionet e tjera nė telefon, pėr tė deklaruar se s’kanė bėrė asnjė krim, se nuk dinė gjė, se ishin nė gjumė dhe sapo ishin zgjuar. Parashtrimin mė interesant tė pafajėsisė sė tij e bėri i pari i listės, Razip Mahmutaj, i akuzuar nga policia si organizator dhe kreu i njerėzve tė armatosur tė Lazaratit, mes tė cilėve strehoheshin pa u hyrė gjemb nė kėmbė (por pa u larguar nga zona) edhe njerėz tė dėnuar me shumė vite burg e tė kėrkuar nga drejtėsia. “Unė ndodhem mbi fshat se po kėrkoj dy viēa qė mė kanė humbur”, tha Mahmutaj pėr News 24 dhe disa televizione tė tjera, “nuk di gjė pėr armėt dhe trafiqet. Jam gati tė shkoj nė polici sapo tė lidhem me avokatin tim”.



Avokati, cilido qoftė, nuk u bė u gjallė dhe “Gate” Mahmutaj u dorėzua dy ditė mė pas, mbrėmjen e 17 qershorit. Ē’kishte ndodhur pėrgjatė kėtyre dy ditėve?

Rrethimi i policisė ndaj fshatit u ngushtua, duke zėnė njė pjesė tė poshtme tė Lazaratit dhe sekuestruar shtėpinė dhe asetet e Mahmutajt; bimė narkotike, thasė me drogė, njė presė paketuese dhe armė e municione. Numri 500 u bė 800 e mė pas 1000 trupa. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Didi deklaroi se operacioni i nisur si “shkatėrrim i i tė mbjellave dhe rezervave tė kanabisit”, ishte shndėrruar pėr shkak tė rrethanave, nė “pėrpjekje tė armaosur kundėr njė grupi tė strukturuar kriminal”. Banorėt civilė, burra, gra e fėmijė qė ishin mbyllur brenda shtėpive pas thirrjes sė policisė, nisėn tė dalin nga fshati pėr shkak tė pasigurisė sė situatės. Nga ana tjetėr, ministri Saimir Tahiri e bėri tė qartė se operacion nuk pėrfundon, deri nė zotėrimin e ēdo centimetri katror tė zonės dhe dorėzim ose kapje tė kriminelėve. Kishte ardhur momenti qė edhe kryekomunari Dasho Aliko tė pushonte sė qeni negociator dhe kėshillues i bashkėfshatarėve tė armatosur, aq mė tepėr qė u akuzua drejtpėrdrejt nga policia si ndihmues i disa trafikantėve pėr t’u arratisur. Aliko do deklaronte paraditen e 18 qershorit nė televizionin Ora News, se “njerėzit e armatosur tė heqin dorė nga konfrontimi me policinė dhe dorėzohen, ose tė ZHDUKEN nga Lazarati!” Ēka do tė thotė se kryetari shumėvjeēar i njė komune qė gjatė drejtimit tė tij lulėzoi nė kanabis sativa, dhe qė mori pjesė nė protestėn e opozitės sė djathtė kundėr “qeverisė trafikante tė drogės”, erdhi momenti qė duhej tė mbante njė qėndrim tė prerė. Sepse, “kush nuk ėshtė me shtetin, ėshtė kundėr shtetit”, pat saktėsuar Tahiri pak orė mė herėt.

Nė Derviēan, fshati minoritar ngjitur, nė lagjen Kordhocė buzė rrugės nacionale dhe nė Gjirokastėr, gazetarėt dhe fotoreporterėt qėndrojnė nė pritje tė zhvillimeve. Gėlojnė telefonatat dhe komunikimet me policinė, teksa dėgjohen vazhdimisht tė shtėna dhe plumbat qorrė nuk janė ndonjė ēudi e madhe. Pas gjashtė tė arrestuarve nga policia, identifikohet si ende aktiv, njė grup prej 13 personash tė armatosur ndėr tė cilėt edhe njė snajperist, Hysni “Neni” Ēela. Siē po ndodh rėndom kėto orė, edhe Ēela telefonon mediat dhe thotė se nuk ka lidhje me ngjarjen, as me Lazaratin dhe se ka vite qė nuk shkel nė fshat. Pastaj arrestohet. Telefonatat “distancuese” nuk rreshtin. Nė fakt, qė ditėn e parė bėri pėrshtypje emri i Kostandin Xhuvanit nė listėn e tė 26-ve, djali i Luiza dhe Gjergj Xhuvanit. I riu deklaroi menjėherė nga Tirana se nuk kishte asnjė marrėdhėnie me Lazaratin, se mund ta faktonte qė gjatė gjithė kohės kishte qenė nė Tiranė. Deputetja socialiste dhe aktorja Xhuvani, njė ditė mė pas pohoi se i biri ndodhej nė shtėpinė e tyre nė Tiranė kur dėgjuan se i “kishte dalė emri”. Nuk munguan edhe aludimet, mes gazetarėve, se emri i Kostandinit (personazh i kronikės sė zezė pėr njė vrasje vetėmbrojtėse para pak vitesh) ishte futur nė listė me ndikimin e njė tjetėr deputeti tė fuqishėm socialist, pėr tė ndotur rivalen brenda llojit.



Pėrpjekja ėshtė maksimale pėr tė shmangur viktimat, ndaj dhe ruhet njė distancė sigurie, teksa policia merr nėn kontroll njėrėn shtėpi tė braktisur pas tjetrės. Nė ēdo shtėpi, oborri ėshtė mbjellė me fidanė hashashi. Nga ēdo shtėpi nxirren thasė me kanabis gati pėr shitje, numėrohen e peshohen dhe u vihet zjarri. Ėshtė fjala pėr gati 11 tonė deri tė enjten e 18 qershorit, dhe pjesa mė e madhe e fshatit ende nuk ėshtė zotėruar. Policia djeg kėtej, trafikantėt djegin andej, ndėrsa tymi pėrzihet nė ajėr. Ka njė problem tjetėr ndėrkaq: Trafikantėt kanė armatosur edhe tė rinj e adoleshentė nė zonėn e pakapur, ndėrsa banorėt e tjerė janė mbyllur nė shtėpi. Shumė telefonata prej tyre transmetohen nė televizione, ndėrsa nė ndonjė ēast pushimi, trupat komando telefonojnė jo ekranet, por familjen pėr t’u thėnė se janė mirė. Nė televizione, lazaratasit shohin edhe lajmet ndėrkombėtare pėr ta, qė flasin pėr “sulm ndaj mbretėrisė sė hashashit”, “kryeqyteti europian i kanabisit”, “Meka e marihuanės”, “fortesa e drogės”, “Kolumbia shqiptare” etj. Ndėrkaq njė emėr qė pakkush ja di historinė, Muhamet Gjollesha, i ėshtė vendosur gjimnazit tė Lazaratit. Nė fshatin qė nė shumicė iu bashkua Ballit Kombėtar gjatė Lutės sė Dytė Botėrore, dėshmori partizan i kėtij fshati i dha emrin jo vetėm njė rruge kryesore nė Tiranė, por edhe shkollės, maturantėt e sė cilės nė njė takim me krerėt e policisė dy muaj mė parė, i kėrkuan shtetit t’u gjente punė tė mirė dhe me tė ardhura prindėrve tė tyre, qė kėta tė fundit tė mos merreshin me hashash. Nga asnjė fshat tjetėr nuk ka patur kėrkesa tė ngjashme gjimnazistėsh. Por asnjė fshati tjetėr, po ashtu, nuk ja kanė shoqėruar fėmijėt e vet nėn mbrojtje policore, pėr tė dhėnė provimet e maturės nė Gjirokastėr.

Janė kėta, tė rinjtė, ata qė kanė shumėfishuar faqet e facebookut pėr Lazaratin kėto ditė. Ka disa pohime qė ja vlen tė analizohen pėr fshatin qė e quajnė “perla e Shqipėrisė”. Deri tek tonet patriotiko-atdhetare, se po tė mos ishte Lazarati, Greqia do kishte marrė Shqipėrinė deri nė Shkumbin. Vetė kjo thėnie ėshtė “perlė” mė vete. Kush ua ka mbushur mendjen tė rinjve lazaratas se fshati i tyre ėshtė kėshtjellė e shqiptarisė nė mungesė tė sė cilės Shqipėrinė e Jugut do ta kishte pėrlarė greku? Apo thjesht sepse ndodhet mes fshatrave minoritare tė Dropullit? Fakti ėshtė qė sidoqoftė, pėr shkak tė kėtij roli patriotik, duket se Lazaratit duhej t’i falet gjithēka, aq mė tepėr siē shkruante dikush, “se po mban me bukė gjithė vendin”, thėnė ndryshe, paratė e drogės kanė sjellė punėsim dhe mirėqenie. Njėsoj si nė Kolumbi.



Por pėrtej facebookut, ėshtė ndėrtuar kėto vite edhe njė profil paralel, romantik pėr Lazaratin e vogėl kundėr shtetit tė madh qė s’ja mban tė qaset. Gati-gati tė sjell ndėrmend pėrballjen e Ali Pashės plot dy shekuj mė parė, me suliotėt luftarakė e tė pabindur, qė jetonin duke “ofruar mbrojtje” pėr fshatrat e fushės dhe duke shitur specialitetin e tyre, luftėn. Aliu s’mund tė lejonte nė territorin e vet, xhepa tė pabindurish qė komplotonin orė e ēast kundėr tij dhe i luftoi deri nė fund. Ironikisht, shqiptarėt suliotė e kuptuan vizionin dhe modelin qė donte tė ndėrtonte Aliu, shumė vonė pėr tė dyja palėt, dhe e mbėshtetėn Plakun e Janinės nė orėt e fundit tė tij. “Suliotėt” e sotėm lazaratas nuk kanė histori kaq tė komplikuar. Ata thjesht kanė ndėrtuar njė realitet qė u bė dora-dorės kaq normal dhe i pranueshėm pėr ne tė gjithė, pikėrisht sepse prej parave tė hashashit kanė pėrfituar individė dhe grupe qė e ēonin jetėn e tyre shumė larg fshatit “rebel”. “Nuk kam faj, mua mė ka pėrdorur politika”, thoshte nė telefon Gate Mahmutaj. “Lazarati ka kultivuar hashash me mirėkuptimin e krerėve tė policisė sė Gjirokastrės”, do tė thoshte nė njė moment “dobėsie” kryekomunari Dasho Aliko. Po shefat e shefave? Po eprorėt mbi ta? Kuptohet qė nėse njė kilogram hashash del me ēmimin 300 euro nga fshati, dhe shitet me 4-5 mijė euro rrugėve tė Europės, pjesa e luanit ndahet pėrgjatė rrugės.

Jo rrugėt, por institucionet e Europės janė ato qė sot duan tė shohin rezultate. Nuk mund tė mos llogaritet pėrkitja e statusit tė vendit kandidat me operacionin e Lazaratit. Rrjedhimisht, ja edhe arsyetimi, “qeveria po e bėn pėr fasadė”. Po ē’domethėnė kjo, qė sapo tė marrim statusin, Edi Rama do japė leje qė Lazarati t’ja nisė nga e para? Apo qė krismat qė dėgjuam ishin me fishekė manovre dhe pirgjet e barishteve qė po digjen janė jonxhė?

Nėse do duhej ky “sebep” statusi pėr tė nisur kėtė operacion, atėherė ashtu qoftė. Por pėr Saimir Tahirin dhe Artan Didin tani nuk ka rrugė tė mesme, dhe kėto momente ata dhe forcat e policisė, kanė nevojė dhe meritojnė mbėshtetjen maksimale tė tė gjithėve. Teoria sipas tė cilės edhe nėse eliminohet problemi me emrin Lazarat, do dalin tė tjerė Lazaratė sepse pėrderisa ekziston njė treg i etur si BE-ja, do ekzistojė edhe oferta; se trafiku i hashashit do ndryshojė formė por do jetė po aty; se gjithmonė do gjenden zyrtarė tė korruptuar pėr tė krijuar hapėsirat e duhura etj; tė gjithė kėto pak rėndėsi kanė. Rėndėsi ka qė qėndrimi dhe veprimi i shtetit ndaj kėtyre fenomeneve tė ndryshojė njėherė e mirė. Pėr mirė.



Mjerimi i njė opozite

Lazarati kultivon dhe trafikon drogė, Lazarati ėshtė bastion i PD-sė, Partia Demokratike ka qenė tetė vjet nė pushtet. Njė trinom me tė cilin u mėsuam dhe nuk na bėnte mė pėrshtypje. Meritė qė i ėshtė njohur historikisht kjo Sali Berishės sa u pėrket njerėzve tė kėtij vendi: Ka aftėsinė tė ta bėjė normalitet anormalen, tė ta bėjė tė zakonshme tė keqen. Por ngado qė ta kapėsh, reagimi i opozitės ndaj operacionit tė Lazaratit shėnoi kulmin e mjerimit tė kėsaj force politike.

Cinizmi i rrethanave deshi qė akuzologjinė pėr njė qeveri kupolė e krimit dhe trafikante drogash, ta niste vetė Sali Berisha me sagėn e avionėve transportues tė drogės, ēka kulmoi me ngjarjen e Divjakės. Kaq mirė i dinte Berisha hollėsitė mbi Gjadrin, Divjakėn e pista tė tjera tė imporvizuara, saqė nė fillim qeveria e majtė u zu pa mendje. Se ēfarė do dalė nga hetimet, do ta marrim vesh sė shpejti, por deri tani rezulton se ish kryeministri nuk ishte rastėsisht kaq i informuar: Episodet me avionė zinin fill gjatė qeverisjes sė tij, e cila s’ka bėrė asgjė nė kėtė drejtim. U thirrėn protesta masive kundėr kėsaj “qeverie tė drogės”, po erdhėn vetėm disa dhjetra militantė, mes tyre edhe lazaratas. U themelua dhe Aleanca Kundėr Drogės, qė nuk iu ndje zėri pėr Lazaratin. Derisa erdhi momenti i nisjes sė operacionit, dhe u numėruan mbi dy ditė derisa selia blu vendosi tė thotė diēka pėr ngjarjen. Shkroi diēka Edi Paloka nė facebook pėr “show qeveritar”, vazhdoi ministri mė qesharak i Brendshėm qė kemi patur ndonjėherė, me qėndrimin “nė mbėshtetje tė policisė, por kundėr qeverisė banditeske”, Sali Berisha me “terrorin kundėr civilėve tė Lazaratit”, kur policia po tregohet tejet e kujdesshme pikėrisht pėr kėtė arsye. Dhe vazhdoi kreu i PD-sė Lulzim Basha, njė tjetėr ish ministėr i Brendshėm nė qeverisjen 8 vjeēare tė sė djathtės, qė deklaroi tė paimagjinueshmen: Aksioni i Lazaratit erdhi si rezultat i presionit tė opozitės!


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket