Lart e Poshte

Saimir Tahiri

Pėrgjithėsisht, suksesi ose jo i ministrave tė Brendshėm dhe tė Rendit nė Shqipėri, janė matur me luftėn kundėr krimit dhe trafiqeve. Asnjė ministėr megjithatė, nuk ka pastur ndonjėherė ndėrmend tė veprojė kundėr kultivimit dhe trafikut tė hashashit nė Lazarat. Tahiri dhe krerėt e policisė, me ndėrhyrjen e kėsaj jave ndodhen nė kuotat mė tė larta tė miratimit publik dhe meritojnė pėrgėzimet dhe mbėshtetjen maksimale, qė nuk kanė munguar tė vijnė, si nga brenda ashtu dhe nga jashtė vendit. Paskėtaj, pėr ministrin dhe policinė vendoset njė standard i ri, edhe mė i vėshtirė pėr t’u ruajtur nė luftėn kundėr trafiqeve dhe kriminalitetit.



Sali Berisha

“Ka qenė politika ime tė mos ndėrhyja nė Lazarat”. Kėshtu i ėshtė pėrgjigjur ish-kryeministri Berisha pyetjes sė gazetarėve se pėrse nuk ka ndėrhyrė 8 vjet kur ishte nė pushtet nė fshatin e Lazaratit. Madje, ish-kryeminsitri tha publikisht se i ka njohur bosėt e Lazaratit. Kėta bosė, qė Berisha thotė se i njeh e gjithė Gjirokastra, sipas tij nuk ndodhen nė listėn e tė kėrkuarve qė ka Ministria e Brendshme. Nė fakt Berisha pranoi atė qė tė gjithė e dinė, sepse jetojnė nė kėtė vend. Por nė vend tė thashethemeve pėr gratė e ministrave, tė paktėn tė bėnte publikė emrat e bosėve, sepse ėshtė shumė e rėndė qė politikani kryesor i vendit pėr vite tė tėra, t’i ketė njohur personalisht bosėt e drogės dhe tė krenohet pėr kėtė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket