Ide

Perca zyrat, bashko pushtetet

?Perca njerezit dhe bashko pushtetet? eshte motoja e gjithkujt qe lakmon sundim
nga Andrea Stefani
Panorama - ?Divida et impera? e perandoreve romake nuk eshte e mjafte. Qe te sundosh ne kohet moderne nuk mjafton vetem te percash njerezit. ?Perca njerezit dhe bashko pushtetet?- kjo eshte motoja e gjithkujt qe lakmon sundim. Dhe mesa duket edhe motoja e fshehte, por jo me nje sekret e Kryeministrit Berisha, shpalosur ne vendimin e qeverise per te shperblyer disa prokurore te krimeve te renda. Djalli fshihet ne detaje, eshte nje mesim i vjeter. Vendimi i fundit i Qeverise eshte nje nga ato hollesi qe duhet vezhguar mire sepse prapa tij, fshihet nje kercenim djallezor per demokracine, fshihet jo vetem etja e pashuar por edhe e njejta perpjekie e vjeter e ish-presidentit Berisha per t?i grumbulluar te gjitha pushtetet e shtetit ne doren e tij. Berisha II po perserit Berishen I. Sikur Berisha te mos kish nevoje akute te shkarkonte Sollakun, nuk do t?i kish vajtur ne mendje qe te shperblente disa prokurore te krimeve te renda. Po cfare synon dhe cfare ben Berisha me vendimin ne fjale? Synon te ?rekrutoje? prokuroret duke perdorur buxhetin. Kerkon te beje dicka qe ata t?i jene mirenjohes Kryeministrit, t?i jene mirenjohes Berishes. Dhe pas mirenjohjes vjen bindja, pas bindjes nenshtrimi. Dhe cfare ben per te arritur qellimin e tij? Dhunon hapur ndarjen e pushteteve duke urdheruar shperblimin e prokuroreve qe nuk jane ne vartesi te ekzekutivit. Por mbi te gjitha, dhunon parimin kushtetues te ndarjes se pushteteve.


E megjithese keto gjera jane menduar ne menyren me makiavelike qe mund te behen, vendimi per shperblimin e prokuroreve, eshte kunderproduktiv per strategjine e Berishes qe synon shkarkimin e Kryeprokurorit me cdo kusht, qofte edhe duke dhunuar ndarjen e pushteteve dhe ligjet. Vete vendimi eshte nje pohim i qeverise se institucioni i prokurorise po punon me sukses edhe pse Berisha bertet se ne krye te tij eshte nje njeri i korruptuar. Por e gjithe kjo dhune, kjo dinakeri percarese dhe keto lojra fjalesh, nuk e fshehin dot te verteten se Berisha nuk eshte i shqetesuar per clirimin e prokurorise nga kapja e krimit, por epshon ta gllaberoje vete prokurorine duke emeruar ne krye te saj nje nga sherbyesit e tij. Me pas do te vinte radha e venies ne jete te motos bolshevike: Gjithe pushtetet Berishes!



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket