Ide

?Kutia e zeze? e ?Albatros?-it

Ne cdo vend te botes nje implikim i tille i presidentit do te kishte shkaktuar nje termet
nga Mero Baze
Tema - Opozita po kembengul te perdore deshtimin e nje historie biznesi te injektuar politikisht per te mbajtur gjalle krizen mes presidentit te Republikes dhe mazhorances. Debati real mes Presidentit dhe shumices eshte debat politik, dhe ka te beje me pozicionin e qarte te njeanshem te Presidentit kunder reformave ne drejtesi, perpjekjes se hapur te tij per te mbrojtur elemente te inkriminuar ne KLD. Historia e ?Albatros?-it eshte nje histori tipike. 40 per qind e gjithe buxhetit te Presidences, ose 70 per qind e shpenzimeve operative te Presidences, kane shkuar ne xhepin e kompanise, ku eshte aksionere vajza dhe nipi i presidentit. Ne cdo vend te botes nje implikim i tille i presidentit ne ceshtje kaq te hollesishme per interes direkt te familjes se tij do te kishte shkaktuar nje termet. Biseda, e cila ne teresine e saj eshte redaktuar, ka anen e saj etike dhe ligjore. Ne fakt, skandal eshte qe historia e ?Albatros?-it dhe lidhjet e saj me presidentin nuk jane bere publike ne nje rruge serioze ligjore, por u bene publike ne menyren me karagjoze te mundshme. Tashme qe u gjend nje zyrtar me emrin Gazmend Dibra, nje ?tirons babaxhan? qe fjaline e fundit nxiton ta thote te paren, duket se ka plasur skandali. Rrefimi i Gazmend Dibres eshte me te vertete ?Kutia e Zeze? e ?Albatros?-it, pasi ai rrefim jo vetem qe shkaterroi perfundimisht nje kompani spekulative, por na deshmoi te gjitheve sesi funksionon presidenti yne. Ky president, i cili ka heshtur per gjera shume te renda ne kete vend, doli rrembimthi ne konference shtypi per pronat e familjes se tij. Une nuk e di se c?mund te behet me Gazmend Dibren nga neser. Ikja e tij nga detyra e Drejtorit te Aviacionit Civil me vullnetin e tij do te ishte gjesti me i mire per ta ndricuar dhe me shume kete histori. Ne te vertete ?kutia e zeze? qe Gazmend Dibra na deshmoi ne per ?Albatros?-in vlen me shume sesa puna serioze qe ka bere Gazmend Dibra ne aviacion. Gjesti i tij me serioz, eshte karagjozlleku i tij, per te folur sinqerisht me nipat e presidentit derguar me mikrofon ne xhep nga Theodhori Sollaku. Per kete arsye, i vetmi personazh qe mund te largohet nga skena duke qeshur ne gjithe kete histori eshte Gazmend Dibra. ?Kutia e zeze? e ?Albatros?-it na ben te gjitheve te kuptojme se nga c`pjese e stomakut te dhjamur zene fill realisht idealet e presidentit tone. Ajo eshte ?Kuti e Zeze? dhe per presidentin qe kemi humbur.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket