Ide

Te tre ne Kodren e Turpit

Korrupsioni dhe paaftesia e Kryeministrit do te jene pikat ku socialistet do te mbeshtesin tallazin e tyre
nga Lorenc Vangjeli
Gazeta Shqiptare - Politikani Sali Berisha eshte i bindur se ka nje mision pothuajse mistik per te kryer ne politiken shqiptare. Duke mos pasur asnje teme tabu dhe duke folur per gjithcka dhe cdo gje, ai nuk e ka pasur te veshtire te injektoje kete bindje tek besniket e tij. Ne kete levizje lavjersi, shpresat e tyre per karriere apo dhe vend ne hierarkine blu, jane kushtezuar ne menyre absolute po nga vullneti dhe parapelqimet e humorit te liderit. Duke qene ne keto 15 vjetet e fundit ne qender te vemendjes; Berisha i ka imponuar fatin e tij personal ne politike edhe vete PD-se. Kete te vertete, e dine edhe miqte, edhe armiqte e Doktorit. Dhe sidomos armiqte e tij. Keshtu ka qene gjithmone ne keto 15 vjet, por ndryshe po ndodh ne kete jave. Opozita e ka vene ate ne qender te nje spiraleje akuzash te cilat nuk parathone asgje te mire per Berishen e sidomos per imazhin e tij. Qe politika shqiptare nuk i ngjan nje manastiri te urtesh dhe te ndershmish, kjo eshte nje e vertete e hidhur, por qe ne ?manastirin? e Doktorit dhe tek vete Doktori kane zene vend gjithashtu mekatare dhe te pandershem, kjo eshte sfida qe opozita do te tentoje ta provoje.


Deri dje, akuzat e zakonta qe beheshin per Doktorin ndodheshin ne dosje me kapake te shumeperdorur ku shkruhej per autoritarizmin, nepotizmin, krahinalizmin, armiqesine me parimet elementare te demokracise. Tanime socialistet, si rralle here me pare, po e ngjisin me shume kujdes ne kodren ku e pret kryqi i turpit. Nese ka pasur nje detaj te imazhit te tij publik qe Doktori e ka kuruar me kujdes deri maniakal, kjo ka qene ndershmeria e tij. Dhe tamam ketu ngjan se socialistet po tentojne te ngulin gozhden e tyre. Keshtu, sic po paralajmerohet dite mbas dite, korrupsioni dhe paaftesia e Kryeministrit do te jene dy pikat ku socialistet do te mbeshtesin tallazin e tyre te neserm elektoral, ndaj te cilave, Berisha do ta kete te veshtire te gjeje komardare per te qendruar mbi uje. Te pakten socialistet jane te bindur se ai eshte mekatari me i madh, ndaj dhe ne kete prolog perpara zgjedhor, po zgjedhin me kujdes gozhdet e kryqezimit perpara se te kryqezohen forcat ne zgjedhjet e pritshme lokale.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket