Ide

Ne pritje te reagimit intelektual!

Askund botes nuk ka te "denuar" te pafajshem, qe mbahen ne shtepi pa gardiane e police shteti
nga Mentor Kikia
Shqip - Ne daten 18 shtator, kur mijera nxenes iu drejtuan bankave te shkolles, te pakten 33 femije te fisit Muriqi, ne fshatin Melgushe, fare prane qytetit te Shkodres, nuk shkuan ne shkolle. Ne fakt, ata nuk kane shkuar ne shkolle edhe vitin qe kaloi, dhe nuk dihet se kur do te shkojne. Ata jane pjese e nje "ushtrie" te ngujuarish nga i njejti fis, qe numeron rreth 110 meshkuj e shume vajza te rritura, qe nuk mund te dalin nga shtepia. Te gjithe keta njerez qendrojne ne arrest shtepie pa vendim gjykate, pasi njeri prej anetareve te ketij fisi ka vrare dy vjet me pare, nje 17-vjecar. Autori i krimit eshte denuar dhe ndodhet ne burg, por zakoni nuk mjaftohet me kete. Ne te njejten dite ne Tirane, parlamenti u mblodh ne seancen e radhes, mbledhje e cila si gjithmone u katandis ne nje debat bjeri t?i biem, derisa me ne fund deputetet e gjeten temen e diskutimit. Per me shume se nje ore, ata u moren me Enver Hoxhen dhe Konferencen e Pezes. Po prisja qe ndonje prej deputeteve te ngrihej e te fliste pikerisht per keta femije, qe ate dite nuk shkuan ne shkolle si femijet e tyre dhe gjithe ne te tjereve. Por, me shume se per ta, ndjeme keqardhje per ata femije qe jane te mbyllur ne shtepi prej sot e dy vjetesh dhe kur askush nuk ua ka pare deren. Kane apo jo te hane, dine apo jo te shkruajne, kush punon dhe si e sigurojne buken e gojes, ku i gjejne ilacet kur semuren dhe ku lindin grate kur nuk ka kush t?i dergoje ne maternitet? Qeveria nenshkruan marreveshje ne dobi te integrimit. Por mban ende ne sirtar dhe nuk e zbaton nje ligj te miratuar qe ne maj te vitit 2005, per forcimin e rolit te shtetit kunder gjakmarrjes dhe ngujimit.


Politika shqiptare kapardiset salloneve te Evropes, duke premtuar nje vend modern dhe te denje per ne BE. Por plage te tilla kullojne ende gjak dhe mbulimi i tyre nuk eshte menyra e duhur per t?i luftuar. Eshte normale qe gjithkush te "merzitet" per probleme qe nuk ecim mire apo, me keq akoma, ecin mbrapsht ne kete vend. Ne kete kuader, une u merzita sa desh plasa se perse intelektualet nuk alarmohen per kete situate, ku te drejtat e njeriut shkelen ne menyren me barbare. Askund botes moderne apo asaj te trete ku jemi dhe ne, femijeve nuk u mohohet arsimimi pikerisht per kete arsye, askujt nuk i mohohet e drejta e punes dhe liria e levizjes per kete arsye. Ne fund te fundit, askund botes nuk ka te "denuar" te pafajshem, qe mbahen ne shtepi pa gardiane e police shteti.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket