Ide

E ardhmja dhe mjegullnaja

nga Baton Haxhiu
Tema - Dy tema te rendesishme kane qene ne rend dite diten e diel: Pakoja e Ahtisaarit per statusin e ardhshem te Kosoves dhe Referendumi per Kushtetuten e Serbise. E para percakton nje te ardhme te sigurt, kurse e dyta nje mjegullnaje. Letra e Ahtisaarit eshte e shkruar mbi nje realitet faktik, kurse Preambula e Kushtetutes serbe eshte shkruar me nje laps akulli nen rrezet e diellit. Natyrisht qe nuk percakton as pasoja juridike, as ardhmeri per serbet e Kosoves. Eshte nje iluzion i radhes. Thjesht, eshte nje mashtrim. Por, t?i kthehemi pakos se Ahtisaarit. Shteti i Kosoves nuk po ndertohet vetem nga simbolika, nga nje flamur i ngritur diku ne nje dege ose ne nje pullaz shtepie. Nuk po ndertohet pjeserisht, por mbi nje pako nderkombetare po vihen themelet e qendrueshme. Prej sot, me kete dokument, edhe formalisht, jane vene konturet e shtetit te Kosoves. Jane vene themelet e asaj qe quhet pavaresi, edhe pse ne dokument anashkalohet si fjale, por realisht e gjitha ndertohet dhe thuhet permes permbajtjes. Edhe pse shume prej nesh ka kohe qe kishin humbur cdo besim ne ndershmerine e procesit dhe ne friken se mund te ndryshoje edhe vija politike e shteteve te Grupit te Kontaktit, del se e gjitha po perfundon me happy end. Prej sot, mesazhi qe merr cdo qytetar eshte jo vetem shprese, eshte dicka konkrete. Dhe kjo eshte pasoje dhe nje nga format e shfaqjes se kultures sone te pritjes deri te finalja. Edhe pak sa ka mbetur, ne presim t?i ndryshojme gjerat me lejen e nderkombetareve, duke ua dhene edhe per nje kohe nje pjese te sovranitetit. Kesaj radhe, duke e marre ata me nje rezolute nga Serbia dhe duke e bartur ne BE.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket