Ide

Kapitali politik i Topallit

nga Eduard Zaloshnja
Panorama - Ne nje emision shkencor televiziv, po tregohej sesi nje grup gjenetistesh kishin filluar te eksploronin mundesine e ndryshimit te geneve qe kontrollojne plakjen e trupit te njeriut. Ne qofte se do ia dilnin mbane ta realizonin ate objektiv, njerezit nen moshen 40 vjec do kishin shansin te jetonin deri ne 1000 vjet. Kur degjoi keto fjale, vajza ime tha se ne qofte se nje dite kjo mrekulli do behej realitet, Berisha dhe Nano, fale Zotit, nuk do perfitonin dot. Komenti i sime bije me solli ne mendje faktin se kryeministri shqiptar, i cili sot eshte 62 vjec, eshte pjese e nje populli ku, meshkujt e kane jetegjatesine mesatare 71 vjet. Si i tille kryeministri edhe mund ta kaloje moshen 71 vjec, por (pa ia uruar) edhe mund te mos e kaloje. Pyetja e pare qe me erdhi ne mendje ishte se kush do dilte ne krye te PD-se pas nje largimi te parakohshem te Berishes. Nisur nga pozicioni ne parti dhe ne institucionet shteterore, Jozefina Topalli eshte padyshim kandidatja numer nje. Por a do garantonte kjo gje fitoren e PD-se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Ne sondazhet e opinionit zhvilluar keto dy vite ne Shqiperi, Jozefina Topalli dhe Bamir Topi jane renditur vazhdimisht nder vendet e para ne kolonen e politikaneve te pelqyer nga publiku. Ne qofte se ne themel te opinionit pozitiv te te lekundurve per znj. Topalli, ka qene thjesht fakti se ajo eshte gruaja shqiptare qe ka arritur te kape postin me te larte shteteror, gjasat jane jo te vogla qe ajo te kete sukses ne nje gare per karrigen kryeministrore. Por ne qofte se faktori kryesor per ate opinion ka qene fakti se ajo, u eshte dukur te lekundurve nje politikane ndryshe nga Berisha, prognoza nuk mund te jete fort e mire per te. Sepse kohet e fundit, gjuha qe znj. Topalli ka perdorur ne publik po afrohet gjithnje e me teper me ate te kryetarit aktual te PD-se.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket