Ide

Ra edhe nje

nga Artan Lame
Shqip - Bie telefoni. Ne anen tjeter zeri i nervozuar i Ani Tares, i perzier me nje ton deshperimi: ?Tano, ta gezojme shtepine e pare pa leje brenda Parkut te Butrintit?. Mes fjalive gjysmake e tere revolte, marr vesh se ndertimet pa leje kane kapercyer kufirin e Parkut me te mbrojtur dhe me te bukur te vendit te shqiponjave, ate te Butrintit. Me shume mund, ne vitin 2004, ndertimet pa leje ne Ksamil u frenuan dhe me tej edhe u nderprene fare. Tani kane filluar me nje hov te papare dhe si nuk mbeti me pellembe ketej kufirit te Parkut, u hodhen edhe matane. Dhe ministri i Kultures shkon e ben konferenca ne Burrel per turizmin ne Mat (!!!). Marrezi pa ane e kend. Mire efendem, doni te beheni qesharake, behuni, eshte puna e lekura juaj, po beni edhe ndonje pune, qe te pakten te mos merrni ne qafe ato pak gjera qe na kane mbetur nga e shkuara. Kete cka lexuat deri tani nuk e kam shkruar sot. Me ca pak ndryshime e kam shkruar 3 muaj te shkuar dhe atehere thashe se, sikur c?te behet, xhec do te levize patjeter. Por jo, or jo, asnje qime nuk lojti askush, per be. Asnje zyrtar nuk lojti vendit e te thosh ore po c?ka ky qe qahet keshtu e therret sikur c?te kete ngjare, pa te shohim si eshte puna. Asnje drejtor a minister, qe ne te gjithe bashke u paguajme rrogen, nuk e lojti b? per te pare se c?ka ngjare. Muaj te shkuar britmen time e quajta ?Ra kalaja?. Kesaj radhe kalaja nuk eshte me anonime. Tash britma ka nje emer ?Ra Butrinti?. Fundi i historise: Mbi Butrint u kthye serish puna, ndertimi dhe betoni me te njejten force e hov. Ju thafte gishti i pushkes o gjysher te mi, edhe atje ne varr tek flini, qe e mbrojtet kete toke, se po ta kishit lene ta merrte greku, sot te pakten do ish e mbuluar me pyje e do kendonte bilbili ashtu sic eshte pertej Gramozit, ne toke te grekut, ku pyjet e Konices e Kosturit harlisen perpjete e gelojne nga jeta. Me ndjeni o gjysher per llafin e rende, se ju e bete punen tuaj e ne nuk e beme dot tonen.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket