Ide

A ka kush ndonje plan?

Qeveria erdhi ne pushtet me moton per te luftuar korrupsionin, por, sa i perket drejtesise, ka mbetur ne retorike
nga Lutfi Dervishi
Shekulli - Cudia me e madhe, thone se zgjat tre dite. Raporti i detajuar i OSBE-se, qe ilustrohet edhe me raste praktike te korrupsionit ne gjyqesor, eshte percjelle gjeresisht ne gazetat, por ka munguar reagimi politik, reagimi mediatik dhe c'eshte me e rendesishmja, ende nuk ka nje ze nga pushteti gjyqesor qe te flase. Shqetesimi eshte, per mungesen e masave konkrete per te parandaluar kete gangrene. Qeveria aktuale ka ardhur ne pushtet me moton per te luftuar korrupsionin, por, sa i perket drejtesise, ka mbetur me shume ne kuadrin e retorikes. Ne kushtet kur nga vete drejtesia nuk ka asnje nisme konkrete per t'u pastruar vete shtepine, mbetet radha per te tjeret qe ta bejne kete pune. Eshte detyra dhe pergjegjesia e politikes, te nderhyje. Korrupsioni ne drejtesi, asnjehere nuk ka qene objekt i fushatave elektorale, pikerisht per faktin e ndarjes se pushteteve dhe slogani ?pavaresi e pushteteve? eshte perdorur aq dendur, sa te krijon idene, se gjyqesori eshte nje kulle e fildishte ku nuk hyn njeri dhe ata qe jane brenda tij, veprojne si te duan.


Eshte folur e shkruar shume, per nevojen e nje reforme ne gjyqesor. Ne kushtet e nje marredhenieje konstante konfliktuale pozite-opozite, gjasat per nje reforme ne kete sistem nuk jane te shumta. Mazhoranca nuk i ka votat ne Parlament, per te ndermarre nje reforme ne gjyqesor dhe ne kushtet aktuale nuk ka shume hapesire per te vepruar. Politika tashme, eshte e zene me zgjedhjet lokale, ndersa drejtesia eshte e tulatur. Ajo nuk ka arritur ta tregoje veten te pavarur politikisht, nuk ka mundur te krijoje besim tek njerezit per pavaresine dhe drejtesine e saj, dhe kjo ka cuar ne nje situate, ku politikane dhe qytetare nuk ndihen te detyruar per t?iu bindur vendimeve te gjyqesorit. Mungesa e nismave per reforme nga Prokuroria, gjykatat apo Dhomat e Avokatise, te le te kuptosh se reforma do te vije nga politika, e ndoshta nuk do te jete e larget dita, kur "korrupsioni ne drejtesi" te kthehet ne ceshtje debati per fushatat elektorale.


Perbaltja e synuar ndaj Kadarese, tenton lendimin konician te tij

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket