Ide

Dosjet dhe njeriu per njeriun

nga Aleksander Cipa
Panorama - Dilemen: ?Te hapen apo jo dosjet??, te sjelle rishtaz ne rend te dites, qellimisht dhe per sherbese te dikujt, e cmoj si nje aksion, qe duhej nisur me kohe. Duhej nisur, sepse nuk mund te shtoje deformim me teper nga sa deshmoi ky tranzicion 17-vjecar ne shoqerine tone heterogjene. Kjo dileme te shtyn te besosh se tek pikepyetja e madhe eshte zgjidhja e vogel Mediumet tona pergjate ketyre 30 diteve te fundit po e kryqezojne pa aspak takt nje zonje, nje shkrimtare. Eshte nje versulje, qe nuk eshte e vetme, por po aq e eger sa edhe versulja qe i behet me te madhit qe letersia shqipe dhe kultura jone kombetare i ka fale tashme letersise se perbotshme, pra Ismail Kadarese. Mes tyre nuk ka lidhje, por ka vetem nje aspekt te perbashket: Perbaltja e synuar ndaj Kadarese, tenton lendimin konician te tij, ndersa kryqezimi per nje mekat recence te kryer nga zonja Diana Culi, nen diktature, eshte patologjia e individeve anarkike.


Mekati i kryer ne Diktature, nuk mund te shnderrohet ne pretence ne Demokraci. Poeti Sadik Bejko ne fillim te viteve ?90, kur sapo ishin perhapur zera per dosjehapjet, shprehej ne nje interviste se: ?Nen diktature te gjithe marrin plage?. Kjo sentence ishte formulim deduktiv i se vertetes per te gjithe shqiptaret. Mirepo, tinezisht politika, ishte e para qe e refuzoi dicka te tille. Ajo e mbajti drynin dhe dekretin per dosjet. Ne caste te vecanta, ilarizoi per hapjen ose jo te tyre, duke tentuar pengmbajtjen e llojit te ri, ate te thene sipas fjales: ?Guxo po deshe!?. Kapitujt e vrasjes se shkrimtareve ne jeten e shoqerise sone jane ende te hapur dhe fatkeqesisht shumica te panjohur per publikun e gjere. Ne epiqender mbetet kapitulli i Diktatures. Vetem ne letersine tone te 100 vjeteve te fundit ka shkrimtare rrezellites, te cilet dihen te vdekur ne kohe tjeter dhe jo ne kohen e ikjes reale te tyre nga jeta. Mos valle kjo eshte rastesi?! Jo. Ne kohen e sotme iku si nje shterg i plagosur dhe i keqlene Frederik Rreshpja. Ne kohen e sotme, i moren meritat per vuajtjen e djeshme te mendimtareve dhe mentareve te liri-kultures, batakcinjte e mitingjeve. E kemi fjalen per shkrimtaret. Jane sjellje ?flokeshkulurash? dhe ?flokeshkulurish? politike ndaj tyre, qe i shtojne kapitujt e kesaj historie vijuese.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket