Ide

Buzeqeshja politike e Bashes

Buzeqeshja e Bashes mirefilli ngjan me shume politike, se instiktive, me shume e qellimshme, se e pavarur
nga Kico Blushi
Gazeta Shqiptare - Jo me kot dhe ndoshta jo rastesisht, ne cdo perurim e vizite te rendesishme ne qender a ne baze, kryeministri Berisha merr me vete si shoqerues te pare ministrin e transporteve, simpatikun e bukuranin e qeverise, zotin Basha. Cdo ndjekes e pertypes i vemendshm lajmesh nuk e ka te veshtire te kuptoje se ky protokoll zyrtar, nuk behet per faktin se do te priten ca shirita te rinj rrugesh. As se eshte me i gjati, me rioshi dhe i veshuri me hijeshem i qeverise. Por me kryesorja me duket fakti, se ministri Basha e ka buzeqeshjen me te sinqerte, me naive, me te padjallte, me femijerore, me te pakursyer dhe me te nurshme nga te gjithe ministrat e sotem te kabinetit Berisha. Po te veresh me vemendje, sa here flet kryeministri, sa here ky shqipton ndonje shpoti, shaka, thumb, sarkazem therrese, ironi te holle, apo fjale te mencur e te padegjuar, ministri Basha as nuk tenton te fshehe adhurimin, lumturine e kenaqesine e papershkruar e te pamate per shefin e tij te shquar e te pakrahasueshem.


Po te analizohen me kete sy buzeqeshjet politike te ministrave dhe te deputeteve tane, asesi buzeqeshja lumturuese dhe e mezipermbajtur e Bashes nuk mund te zevendesohet dhe as nuk mund te krahasohet me buzeqeshjet e rezervuara te kabinetit qeveritar. Ndaj nuk bejme gabim po te themi se buzeqeshja e Bashes eshte me se e mirepritur dhe mirefilli ngjan me shume politike, se instiktive, me shume e qellimshme, se e pavarur. E gjithe kjo persiatje le te vleje per te kuptuar se eshte koha kur politike e mencur dhe e suksesshme quhet casti kur sojsezet e politikes arrijne te na bindin se jane sojlinj te papare e kur sojlinjte e pakte qe kane mbetur ne kete vend nuk kane tjeter rruge, vec te mbyllin syte e gojen e veshet e te ulin kurrizin, ose, perndryshe, te pranojne qe edhe ata te transformohen, me bindje e me vullnet te lire, ne ca sojseze e dinseze qe dijne te buzeqeshin politikisht pas kurrizit te shefit, edhe kur duhet uluritur e duhet qare me oji, sa here qe kete e lyp ndonje prej kryesojsezve te pamposhtur e te pasosur te Shqiperise?

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket