Interviste

Pas historise se nje muzeu

Nga nje proces gjyqesor ne tjetrin me pronarin e tokes, Muzeu Kombetar i Natyres eshte ne degradim e siper. Rektori i UT, Shezai Rrokaj shpjegon arsyet dhe flet pet situaten e punes shkencore universitare
- Zoti Rrokaj. Universiteti i Tiranes ka ftuar te gjithe akademiket dhe studentet ne nje proteste, per sensibilizimin e opinionit publik ne mbrojtje te Muzeut Kombetar te Natyres, qe eshte duke u rrenuar. Cfare ju detyroi te vepronit keshtu?


Kemi kryer protesten e pare perpara muzeut ne mbrojtje te pasurise kulturore dhe kerkimore, qe eshte nje thesar i pazevendesueshem i punes se qindra e mijera kerkuesve qe nga viti 1948. Ky muze eshte unikal ne Shqiperi dhe per nga vlera e llojeve qe ekzistojne eshte me interes te pazakonte per te gjithe rajonin. U jemi drejtuar institucioneve te shtetit ne menyre qe ata te shprehen qartesisht per mbrojtjen e ketij institucioni publik sepse sic ka me te drejte, ligj per pronarin ka edhe ligj per publikun. Ky muze eshte nje institucion publik per qellime publike. Ai nuk mund te tjetersohet sepse e gjithe pasuria kaq e brishte e tij, meqenese gjithcka eshte e balsamosur, mund te shkaterrohet.


- Mendoni se qeveria ose ministria e Arsimit do te reagoje pas kesaj proteste?


Jam fort i bindur se qeveria do te reagoje ndaj protestes tone. Dhe shpresoj te jete keshtu sepse ka ardhur koha qe ne te marrim ne dore, me ate idealizmin tone qe na ka karakterizuar, pronen publike.


- Sa do ta llogarisnit demin qe i shkaktohet Universitetit dhe jo vetem atij, nga degradimi i muzeut?


Demi eshte kolosal. Aty jane gati 300 milione euro ?mall?. Po e quajme keshtu, sikur ne te donim ta shisnim. Por, problemi eshte se ai muze eshte nje pasuri e pazevendesueshme. Aty ka specie te cilat nuk gjenden me, jane pjese te historise se ketij vendi, pjese e kultures se femijeve. Aty ka specie qe jane marre prej vitesh nga rajone te tjera, nga oqeane. Vetem skeletin e nje balene qe gjendet aty, na e kane kerkuar ta blejne 250 mije euro. Ai skelet eshte perpunuar gjashte muaj qe te lidheshin nyjet. Imagjinoni tani qe ai skelet te transportohet. Do te therrmohej! Eshte e pamundur qe ne ta transferojme. Prandaj, kerkojme qe cdo gje te marre nje zgjidhje. Ne rast se kjo nuk ndodh, atehere ne do te shkojme deri ne nderprerjen e provimeve, e ndoshta ne nje greve pa afat. Sepse eshte me te vertete me shume se gjithcka tjeter. Nuk eshte e moralshme dhe e mire qe te shkaterrosh, sepse ka ardhur koha qe shqiptaret duhet te mesohen qe te sakrifikojne jashtezakonisht per te mbrojtur teresine e identitetit te tyre.


- Ju ngrini problemin se Muzeu Kombetar i Natyres eshte ne degradim dhe po kerkohet te tjetersohet me ane te proceseve gjyqesore. Po ne fakt, cfare ndodh aktualisht me punen kerkimore shkencore ne universitetet shqiptare?


Puna kerkimore shkencore ka problemet e veta. Por, ne qofte se ti tregon kete lloj kulture, qe me nje te rene te lapsit dhe me buldozere e prish dhe kete gje, kjo tregon se ky shtet s?ka respekt fare per punet kerkimore. C?pune kerkimore kerkon kur ti shkencetareve u prish shtepine?! Ne qofte se nje shtet e lejon kete kasaphane publike, kjo tregon se nuk ka respekt dhe moral per te kerkuar pune kerkimore nga akademiket. Puna kerkimore eshte ne ate gjendje qe eshte universiteti dhe qe vete shteti dhe shoqeria e ka katandisur ne ate gjendje. Megjithate institucionet tona, ku me shume e ku me pak, bejne pune kerkimore me vlere. Te mos harrojme qe puna kerkimore pa para nuk behet. Do investime dhe ato ne kete fushe, jane shume te pakta sepse puna kerkimore kerkon teknologji dhe kohe.


- Nese do te benim nje krahasim me universitetet e medha evropiane, ku do te renditej universiteti shqiptar, perfshire ketu dhe punet shkencore te tij?


Per te vleresuar se ku eshte universiteti shqiptar duhet te shikoni se c?vend ze Shqiperia. Pasi te shihni Shqiperine, brenda saj do te gjeni dhe universitetin. Te pakten, Universiteti i Tiranes nuk eshte nje universitet qe i turperon ata qe mesojne aty. Megjithe difektet e medha qe kemi ne infrastrukture, ne libra, ne profesorat etj, ciklin e pare universitar, universiteti yne e kryen me se miri.


- Shpeshhere ceshtjet behen alarmante atehere kur u vjen fundi. Aq sa keni dijeni, mendoni se fakultetet shqiptare ndjejne nevojen e mjeteve laboratorike?


Mjetet laboratorike i kemi pasur. Por dua t?ju them se universiteti ka nevoje per dy gjera madhore. Ka nevoje per nje rritje te metrave katrore per studentet, sepse ka nje prurje te madhe dhe shume pak hapesire. Nga ana tjeter, keto godina qe ne kemi, ne keto vite i jane nenshtruar nje rikonstruksioni te jashtezakonshem, per te cilat jane investuar fonde te medha. Ne konceptin tim si rektor, duhet bere nje politike liberale, duhet bere nje auditim i mire i fondeve dhe nje menaxhim i mire i tyre dhe natyrisht per para per kerkimet shkencore.


- A keni ndonje pakenaqesi ndaj shtetit dhe qeverive, si Rektor i UT?


Shteti duhet te kete parasysh kete gje: Te mos hape Universitete kur behet fjale per fushate elektorale. Te mos rrise numrin e pranimeve sa here qe vihet perballe nje kolapsi social, pa menduar per te shtuar as pedagoge dhe as godina. Shteti duhet ta konsideroje universitetin si partner dhe jo vasal te tij. Ne asnje qeveri nuk duhet te ndodhe kjo. Universitetet jane identiteti i kombit. Qeverite te mos presin se universitetet do t?i ledhatojne. Eshte e pamundur! Politika duhet te mesoje shume nga universitetet dhe duhet te mbeshtetet shume tek ato. Nuk mund ta bejne strategjine e zhvillimit te ketij vendi, cilado lloj politike qofte ajo, me cfaredo lloj donacionesh, pa u mbeshtetur tek truri i ketij vendi.


- Megjithate, edhe universitetet duhet te kene fajet e tyre ne kete mes?


Sigurisht qe edhe universiteti ka fajet e tij. Cfare fajesh ka? Eshte shume i mbyllur. Ka shume ujera, ka nje informacion te tepert dhe jo selektiv. Nuk ka komunikim, nuk ka kerkim, por ka vetem mekanizem, perseritje, lodhje. Nuk eshte nje universitet i integruar ne shoqeri. Pra, eshte i mbyllur brenda nje akademizmi gati shterpe. Duhet te integrohet ne sfidat qe ka ky vend, ne zhvillimin e rajonit. Nuk mjafton qe qeveria te kujtohet qe te na integroje. Duhet te jemi ne ngacmues per t?u integruar. Kjo eshte sfida jone. Nuk e kemi ende!

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket