Drejt e ne teme

Tatimet, lajthitje tjeter e Berishes

Projektligji i fundit i qeverise per tatimet ka zemeruar fort te gjithe biznesmenet shqiptare. Askush nuk e mbeshtet gjobevenien paraprake, pervec krahut qe e ka propozuar. Pse qeveria ndermori nje hap te tille dhe cfare efektesh do te kete tek biznesi shqiptar. Flet anetari socialist i komisionit te Ekonomise, Andis Harasani
- Zoti Harasani, projektligji per tatimet detyron bizneset te paguajne paraprakisht gjoba, pa pasur mundwsine t'i apelojnw ato. Forca politike qe ju perfaqesoni, a ka pasur mundesi te kerkonte konsultime paraprake me grupet e interesit mbi kete ceshtje apo gjithcka u organizua shume shpejt, dhe kjo nuk ishte e mundur?


Eshte e vertete qe ne si parti duhet te kishim pasur nje komunikim me te mire me biznesin. Por, ne fund te fundit, askush nuk e mendonte se qeveria do cmendej deri ne kete pike sa ne fund te tremujorit te pare, ne nje kohe kur ne gjithe boten qeveria shikon se cfare rezultatesh ka ekonomia, si jane fitimet dhe humbjet e kompanise, ne vendin tone qeveria vendos te ndryshoje ligje te procedurave tatimore me rendesi te tille. Gjithsesi, ceshtja qendron qe ne si opozite e bashkuar nuk eshte se kishim shume nevoje per t?u takuar me biznesin ne menyre te organizuar per te pare qe ata jane kundra nje ligji kaq antikushtetues. Megjithate, qendrimi yne ne komisionin e Ekonomise ishte ne sinkron te plote me qendrimin e biznesit.


- Merret me mend se cdo force politike ne pushtet kerkon te gjeje aleate ne shtresa te fuqishme te shoqerise, sic jane biznesmenet. Sipas jush, pse qeveria e ndermori kete hap, duke provuar te miratoje nje projektligj te tille?


Kjo ka ndodhur per nje arsye te thjeshte. Eshte ne filozofine politike te zotit Berisha qe t?i ndaje njerezit ne te tijte dhe ne kundershtare. Efektet e ketyre ligjeve do te ndihen vetem ne kurrizin e atyre qe zoti Berisha i etiketon si kundershtare. Eshte pak a shume e njejta gje qe po ndodh dhe sot me median. Ka media, te cilat po japin emisionet e lajmeve jo me vetem me spikerat e tyre te zakonshem, por dhe me police tatimore te ulur ne krahe te ketyre spikerave, ashtu sic njekohesisht ka dhe media qe jane ne krah te qeverise, e per keto te fundit, ajo cka ndodh me simotrat e tyre jane ngjarje po aq te largeta sa c?jane per ne ngjarjet ne Irak.


- Si do ta komentonit qendrimin e deputeteve te Partise Demokratike ne komisionin e Ekonomise, se gjobat synojne te godasin biznesin informal?


Mendoj se eshte gabim te fillosh te besh analiza mbi qendrimin e


deputeteve te Partise Demokratike. Kuptohet se jane miq te mire dhe intelektuale me vlera, por kur vjen puna tek opinionet, ata nuk mund te kene opinion tjeter, te ndryshem nga ai i zotit Berisha. Ne fund te fundit kjo eshte dhe pse ata jane deputete te atij grupi dhe as ngrijne e as shkrijne kurre. Por, ka qene interesante te kuptohet se kush e propozoi kete projektligj. Me ate cka kemi folur, askush ne Ministrine e Financave nuk e merr persiper hartimin e ketyre ndryshimeve. Ministria e Ekonomise ka qene kunder ketyre ndryshimeve, ndaj nuk do shume mend qe ne fund te fundit, mbas pak kohe, do nxjerrin perseri qe ndoshta e ?ka bere zoti Lezhja?!


- Cila do te ishte zgjidhja juaj, si ekspert, perballe fenomenit te numrit te madh te gjobave te pashlyera nga biznesi?


Trajtimi me kujdes i cdo gjobe, pergatitja e administrates tatimore mbi baza profesionale dhe jo politike. Nuk mund te zgjidhen probleme te tilla madhore me forma diktatoriale dhe antikushtetuese.


- Nese ky projektligj do te miratohet, ju cfare parashikoni se do te ndodhe?


Mund te jem naiv, por mendoj se zoti Berisha, ashtu sic e ka zakon, ne momentin e fundit do te terhiqet nga keto projektligje. Nese do te aprovohen me forcen e kartonave, besoj se Presidenti do e kete te veshtire te dekretoje keto ndryshime. Po ashtu, mendoj se ne rast se do te aprovohen keto ligje, do jete biznesi ai qe do e kerkoje te drejten ne Gjykaten Kushtetuese. Dhe per sa kohe kjo e drejte nuk do jete dhene, mendoj se biznesi shqiptar do te kaloje dite te zymta.


Nuk do ishte e tepert te mendohet se si do te zbatoheshin keto gjoba ne terren. Per sa kohe shumica e administrates tatimore eshte militante, atehere te parat qe do fillonin te njiheshin me gjobat do ishin ato biznese qe konsiderohen te majta; kush e di nga cila mendje e semure ne godinen perballe Kullave ne bulevardin ?Skenderbej?. Njekohesisht, shume shpejt do te njiheshim me zbatimin alla shqiptar te ketyre ligjeve. Shume biznesmene do te fillonin te paguanin tatimoret te vinin gjoba mbi konkurrentet e tyre! Dhe keshtu me rradhe...


thenie


Per sa kohe shumica e administrates tatimore eshte militante, atehere te parat qe do fillonin te njiheshin me gjobat do ishin ato biznese qe konsiderohen te majta; njekohesisht, shume shpejt do te njiheshim me zbatimin alla shqiptar te ketyre ligjeve. Shume biznesmene do te fillonin te paguanin tatimoret te vinin gjoba mbi konkurrentet e tyre!



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket