Interviste

Une, ushtar i askujt

Partia Socialiste dhe lidershipi i saj. Miqesia me Ilir Meten dhe vendimi per te kandiduar ne zonen qe kreu i LSI e ka dominuar per shume vite. Pse-te e hyrjes ne politike te nje prej njerezve me te njohur te biznesit. Fidel Ylli premton politiken ndryshe, ate te rene, qe Edi Rama e ka shpallur si armen qe do t?i jape fitoren ne keto zgjedhje
Nga Alida Cenaj
Nje politike ndryshe. Pa sharje, mallkime, akuza e fyerje. Nje lloj politike e re, nga ajo prej verteti, ku kundershtarit i permenden te metat, por edhe meritat. E mbi te gjitha me shume deshire e vullnet per te bere pune te mira per Shqiperine e shqiptaret. Slogan apo fjale per t?u besuar? ?Do te jete keshtu, sepse ka gjithmone nje here te pare?, thote Fidel Ylli. Me kete mendje e ka ndryshuar statusin nga administrator ne vetem pronar te bizneseve te tij, njeriu qe per vite eshte njohur ne kryeqytet si investitor ne ndertim dhe jo vetem. Kete qershor ai do te kandidoje ne qarkun e Beratit per Partine Socialiste. Sic e pohon vete, ne vendin e tij te origjines, atje ku te paret e tij kane kryer 50 per qind te punes, dhe jo per inat apo per t?i prishur pune Ilir Metes. Po pse pikerisht me PS-ne dhe pikerisht ne keto zgjedhje? Ish-kampioni i mundjes e trajner i kombetares rrefen. Me paralajmerimin e forte: ?Une nuk jam ushtar i Edi Rames dhe nuk do te jem ushtar i asnje kryetari te PS. Ramen e shoh si shprese; por ne momentin qe ai do te devijoje nga premtimet qe i ka bere elektoratit, nuk do t?i shkoj mbrapa per t?u hedhur ne gremine?.


-Z. Ylli ju kemi pare si biznesmen i fuqishem ne Tirane, si sportist e perkrahes i sportisteve shqiptare, mik i gazetareve etj. Tani keni vendosur t?i hyni edhe politikes, do te kandidoni ne qarkun e Beratit per deputet ne Kuvend. Pse ky vendim?


Po, kete vit jam kandidat i Partise Socialiste ne te gjithe qarkun e Beratit, nje zone qe ka rreth 130 mije votues. Une jam djale nga ato ane, pavaresisht se jam lindur dhe rritur ne Tirane. E ndjeva si obligim qe kontributin tim ta jepja ne zonen time.


-Prej sa kohesh jeni anetar i Partise Socialiste?


Kam nja dy vjet qe jam anetar, por nuk eshte kjo ceshtja. Une kam energji dhe dua te jap nje kontribut per veten, per familjen, zonen dhe vendin tim. Nuk dua me te them: Hapu rruge budallenjve. Duhet qe secili nga ne, ne qofte se eshte qytetar, ne qofte se e ndjen veten se duhet te kontribuoje, t?a beje kete. Kontributi jepet ne te gjitha format. Une e kam dhene kete ne bizneset e mia dhe pak a shume mendoj se kam qene i suksesshem. E kam dhene ne sport, si sportist: Kam qene kampion, mjeshter sporti, trajner, ne Komitetin Olimpik etj. Kujtoj nje shprehje e Martin Luter Kingut qe thoshte se e keqja njerezimit nuk i vjen nga njerezit e mencur qe flasin, por nga njerezit e mencur qe nuk flasin. Pra nje njeri qe sheh vetem rehatin e vet, mendoj se i ben nje dem shume te madh shoqerise. Ne duhet te flasim: ju ne gazetari, une ne biznes, dikush tjeter ne politike dhe te japim kontributet tona qe ky vendi yne te kete nje here te pare, te jete nje vend normal ku njerezit te kene karta per te votuar, te kene te drejten t?i drejtohen gjykates e te gjejne te drejten e tyre. Te gjitha keto kontribute vijne nga njerezit. Dhe une dua qe te jap nje te tille, kete here ne politike. Do t?a bej kete duke lene rehatin e bizneset e mia menjane.


-Keni pasur gjithmone bindje te majta?


Nuk mund te them qe kam qene gjithmone i majte apo i djathte. Une vij nga nje familje qe perpara luftes ka qene familje me pasuri, me emer, me tradite, baze e Luftes Nacionalclirimtare, familje qe ka shkrire pasurine per luften. Kam origjinen e Yllajve dhe kudo qe shkoj me kerkojne vetem dy gjera. Me thone: do t?u ngjash ndopak te pareve te tu dhe a do te vish ndonjehere te na takosh? Kjo eshte arsyeja e pare qe une jam rreshtuar ne kete bastion dhe e dyta, sepse PS ka vite e vite qe rinovohet, qe me ardhjen e Fatos Nanos ne krye te saj. Une politiken e re nuk e shikoj kurre nga mosha, e shikoj ne vizion dhe mentalitet. Eshte ndryshimi qe mua me ka dhene Edi Rama ne Tirane, - te cilin ne mandatin e trete nuk e votuan vetem te majtet por edhe te djathtet, edhe rinia, ajo pjese e lekundur dhe indiferente karshi zgjedhjeve, - eshte shpresa jo vetem e imja dhe e PS, por e te gjithe shqiptareve per ndryshim, qe me shtyu drejt ketij vendimi. Qellimi per te arritur ngritjen e nje grupi parlamentar solid per t?i dhene aksesin Edi Rames te na qeverise, ne menyre qe ate qe beri per Tiranen ta beje per te gjithe Shqiperine, perben arsyen e vertete se pse une jam rrjeshtuar ne kete bastion dhe jo pse jam ndonje socialist i thekur. Une jam biznesmen goxha i madh ne Shqiperi, nje nder 200 me te medhenjte. Po te shohesh vendet e tjera, ve re se bota e biznesmeneve te fuqishem eshte e rreshtuar djathtas. Por po te shikosh programet e partive, si asaj socialiste edhe demokratike, ato jane per integrimin, per futjen ne BE etj., luajne me gjera te vogla. Ketu nuk eshte ceshtja majtas apo djathtas, por eshte qe duhet te bashkohemi dhe te bejme dicka per vendin tone.


-Dhe pse pikerisht tani? A ka lidhje vendimi juaj per t?u anetaresuar ne PS me ndryshimet qe ka pesuar lidershipi i saj?


Po, dhe kjo eshte kryesorja. Ne emisionin ?Zone e lire? te para disa koheve, Arian Cani me nxjerr nje karte dhe me thote: Ka ardhur momenti t?i thuash ?po!? anetaresimit ne PS. Une i thashe se ne bizneset e mia mendoj se kam qene i suksesshem. Politika ne Shqiperi eshte biznesi me i pasuksesshem, me i deshtuar dhe une nuk dua te behem pjese e ketij deshtimi. Por, asnjehere nuk eshte per te thene kurre. Pra, une nuk e mendoja veten ne politike, sepse kur shikoja disa politikane qe shahen, fyejne njeri-tjetrin dhe nuk mendojne se duhet te bejne disa gjera te mira per kete vend, gjithmone kisha frike te behesha pjese e ketij llumi. Por me c?shikoj tani, me fillimin e fushates, vajtja ne zone, fshat me fshat e shtepi me shtepi, kuptova se kam bere gjene me te mire qe kam kandiduar. Ne menyre qe atyre njerezve t?u jepet shprese; qe ky vend i mrekullueshem ne mes te Evropes te behet nje dite pjese e familjes europiane.


-A do te merrnit te njejtin vendim edhe sikur te ishte Fatos Nano ne krye te PS?


Padyshim qe po. Nanon une e kam mik, eshte njeri liberal dhe eshte vizioni i Nanos ai qe afroi keta djem te rinj ne PS, si Meta, Majko etj. Une Nanon e vleresoj per te gjithe kontributin qe ka dhene ne PS, per rifreskimin e asaj partie me futjen e figurave te reja. Nje nga prurjet e Nanos eshte edhe Edi Rama per te cilin flasim sot, jane edhe te gjithe ata te rinj qe kane hyre ne PS. Te mos harrojme qe ai ka qene nje kryeminister qe ka dhene doreheqjen, jo vetem nga qeveria por edhe nga partia, dhe ka kandiduar me kryeministrin aktual. Kjo eshte vlere. PS ka edhe vlera te tjera pervec Fatos Nanos si Gramoz Rucin, Namik Doklen, Arta Daden etj., etj. Ata kane nevoje per te lidhur brezat me njeri-tjetrin. Asnjehere nje parti nuk mund te rinovohet ne kuptimin qe te ikin nje pale e te vije nje pale tjeter. Gjithmone brezat duhet te lidhen me njeri-tjetrin sepse secili ka vleren e vet. Partia Socialiste eshte nje bashkim vullnetar njerezish ne te cilin ka vend per te gjithe.


-Kandidimi juaj eshte pare edhe si nje taktike per t?i ?prishur pune? Ilir Metes ne Skrapar, ku ka dominuar per vite. A behet fjale vertete per nje strategji te tille?


Une nuk do ta shikoja si nje strategji kunder Metes, sepse ate e kam mik. Ne qofte se Meta do te kandidonte ne Skrapar, une nuk do te pranoja te shkoja ne ate zone. Jo per arsye frike, pse do te isha me i forte a me i dobet se Meta, por thjesht per shoqerine dhe miqesine qe kam me te. Pra nuk do te doja t?i prishja pune ne ate zone, sepse do me thoshte: Fidel, pse me ben karshillek? Ne momentin qe Meta nuk ishte ne Skrapar dhe vuri nje kandidat tjeter, mua me lindte e drejta te kandidoja. Kur Meta i ka hyre politikes, nuk me ka pyetur mua. Edhe une, ne qofte se vendos per politike, nuk bazohem ne ceshtje shoqerie, nese kam mik me shume Meten apo Ramen. Per miq mund te kem me shume Meten se e kam dhe ?skraparliun tim?, por une kam vendosur te merrem me politike sepse jane pjekur kushtet qe une te jap kontributin tim, ashtu sic e kam dhene dhe ne fushat e tjera. Dua te bej dicka ndryshe. Skrapari nuk eshte principate e Metes, por as e Fidel Yllit. Skrapari, Berati dhe i gjithe qarku eshte i atyre njerezve te mrekullueshem, por qe jane aq te varfer, dhe nuk kerkojne gjera madhore. Kerkojne rruge, uje dhe drita. Ata jane njerez punetore, i kane te mbushura hambaret me bereqet, por nuk levizin dot per arsye te infrastruktures.


-Probleme te tilla mund te kete kudo ne zona te ndryshme te Shqiperise. Nuk menduat asnjehere te kandidoni diku tjeter?


Une mund t?i thoja Edi Rames: Me ver ne Tirane. Keshtu nuk i kisha bere kepucet me balte, e beja fushaten ketu, te kullat e mia dhe zgjidhja kryeqytetin, ku pergjegjesine me shume e ka bashkia se deputetet. Por mendova te jap nje kontribut ne zonen time, atje ku ka emer familja ime, ku 50 per qind te punes ma kane ngritur te paret e mi dhe mua me ngelej 50 per qindshi tjeter qe te shkoj te takoj njerezit, t?u jap atyre shprese jo vetem per zonen tone, por per te gjithe Shqiperine se do te kete nje here te pare qe te behet nje politike ndryshe, e re, pa sharje dhe pa fyerje. Kete politike qe e ka futur Edi Rama, aq sa shpesh here ai ka probleme edhe me PS, edhe me njerezit e tjere, te cilet i thone se je shume i bute, duhet te jesh me i ashper, me sulmues. Kjo ndodh ne nje kohe kur ju e degjoni edhe vete se c?sharje bejne politikanet tane e nuk perballen ne prokurori per shpifjet qe bejne. Rama ka sjelle nje mentalitet te ri. Politika me sharje, shpifje dhe akuza duhet te mare fund. Ne asnjehere nuk duhet te mohojme gjithcka. Te themi qe kjo qeveri eshte e korruptuar dhe s?ka bere asgje. Nuk eshte keshtu. Une dua t?i perkas nje kaste tjeter politikanesh, per te pranuar dhe per te thene gjerat e mira qe ka bere politika, por edhe per te nxjerre me argumenta ato gjera qe i ka premtuar dhe nuk i ka bere.


-Besoni se do te funksionoje?


Nuk i duhet nje biznesmeni si puna ime te beje aventura me emrin e vet dhe punet qe ka ngritur nder vite, dhe te behet pjese e llumit te kesaj politike me sharje dhe fyerje. Une nuk jam ushtar i Edi Rames dhe nuk do te jem ushtar i asnje kryetari te PS. Nuk do te bej devijime si disa qe flene socialiste dhe gdhihen demokrate. Te jeni te sigurte qe une Edi Ramen e shoh si shprese dhe ne momentin qe ai do te devijoje nga premtimet qe i ka bere elektoratit une nuk do t?i shkoj mbrapa per t?u hedhur ne gremine, sepse dua te ruaj dinjitetin tim, te familjes time, imazhin tim.


-Nderkohe jeni edhe biznesmen. Cilat jane angazhimet tuaja ne kete fushe aktualisht?


Une jam investitor ne fushen e ndertimit, kemi ndertuar dy kullat binjake ne bulevard, po ndertojme kullen e madhe prane Partise Demokratike, ne qender te Tiranes. Tani i kam shkeputur marredheniet per arsye te kandidimit, jam thjeshte investitor dhe jo administrator per t?u marre me punet. Eshte kusht qe te shkeputesh nga administrimi i pergjegjesive ligjore ne qofte se kandidon. Kam baret dhe restorantet e mia qe nderkohe u kam lene ne pergjegjesi te te tjereve. Kam nje radio ne valet 107.1 mhz.


-Jeni pare shpesh edhe si perkrahes i flakte i sportit dhe sportisteve. C?raporte do te mbani me te tani e tutje?


Sporti per mua eshte nje nga pjeset me te rendesishme te jetes time. E kam filluar ne moshen 10 vjecare. Kam qene sportist ne mundje, kampion, mjeshter sporti, trajner i ekipit kombetar, zv/presidenti i federates se mundjes, shef i delegacionit olimpik. Kam mbaruar akademine per sporte, kam bere master per menaxhimin sportiv, kam qene shef i delegacionit per dy olimpiadat e fundit. E kam shprehur qe shume rezultate qe kam arritur ne jete ia dedikoj ketij sporti qe na kaliti me kete lloj mentaliteti, me kete lloj perballje me kundershtarin. Jam ndeshur me sfida te cilat me kaliten karakterin per t?u bere i zoti ne ekonomine e tregut. Kam qene kandidat per president i Komitetit Olimpik, por ju e pate cfare dhune u be aty. Kandidati tjeter, i cili e pa qe po humbte, dhunoi kutite e votimit. Ai eshte nje post honorifik, nuk ka te beje as rroga, as ana financiare. Une kam qene gjithmone mbeshtetje. Nuk ka te beje fakti nese je apo jo ne komitet, qe une te jap maksimumin tim per sportin. Tani do ta jap ne tempullin e parlamentit, duke bere ligje me te mira per sportin, shtimin e investimeve per te etj. Dhe do te vazhdoj te flas pareshtur qe sporti te mos shihet nga politikanet si nje gje e dores se fundit, por si dicka qe nderron cilesine e jetes se njerezve. Ju e keni pare se si vishet stadiumi me flamurin kuq e zi kur ka nje ndeshje nderkombetare dhe kete pune e ben vetem sporti. Duke bere ca ligje te mira nuk do te themi me, edhe tani ne 2009, pse na tradhetuan sportistet duke ikur ne Greqi, sic benim ne vitin 1991. Jo! Ata iken sepse ne Shqiperi u shperbe gjithcka, iken per nje jete me te mire. Jemi ne 2009 dhe kemi Romela Begen, Elis Gurin etj., qe po kerkojne te largohen ne Bullgari apo Greqi perseri per arsye se qeveria (jo vetem e djathta por edhe te majtat e meparshme), eshte e papergjegjshme per te bere ca ligje te mira, infrastrukture etj. E kam thene ne nje studim se ne Shqiperi marrja me aktivitete sportive eshte vetem 3 per qind, ne nje kohe kur vendet e Ballkanit e kane 35 per qind, te Europes 50 per qind dhe vendet nordike dhe Amerika 55 dhe 60 per qind. Ky eshte nje skandal.


-Veprimi juaj i fundit ka te beje me nje akt bamiresie, dergimin e poetit Xhevahir Spahiu ne nje nga spitalet e Turqise per kurim. Eshte kjo pjese e kurimit te imazhit tuaj apo dicka tjeter?


Xhevahir Spahiu eshte miku im, eshte akademik, nje poet i madh qe ne cdo tavoline promovon vlerat e Skraparit, andej nga jam dhe une. Doja qe ky poet kaq i madh te mos behej per te kerkuar lemoshe duke hapur nje numer llogarie per te hedhur 200 apo 300 leke. Ishte pergjegjshmeria e shtetit qe te levizte qe ne momentin e pare. Jane figura qe gjithe bota i vlereson. Duhet thene se pati levizje edhe nga ministrja Godo edhe nga Presidenti, po une nderhyra shoqerisht, edhe me ndihmen e kryetarit te bashkise, qe me lidhjet tona te perbashketa ne Turqi ta conim per kurim. Sot une ju jap sihariqin qe Xhevahiri eshte operuar dhe ka dale me suskes. Pervec bllokimit te venave ka bere edhe nje bypass. Ishte nje operacion shume i shtrenjte, por ata kane marre persiper ta sherojne. Sapo mora nje mesazh nga i biri qe me thote se babai eshte mire. Jam kenaqur shume sepse kemi bere nje veprim human. Zoti eshte lart dhe te shikon dhe te mirat t?i jep mbrapa. Nuk dua qe kjo ceshtje te politizohej, mjafton qe jeta e tij te sigurohej.


-A do ta benit te njejtin gjest edhe sikur te ishte dikush tjeter?


Do ta beja ndoshta, jo per nje njeri te panjohur, sepse konsumimi ishte shume i madh, ai eshte nje operim qe shkon rreth 80-100 mije euro. Nje gje te tille e beme edhe per Kico London kur u aksidentua. Perseri nepermjet Edi Rames, e cuam ne Greqi me charter dhe i shpetuam jeten. Kico Londo eshte nje regjisor i madh. Ne do te bejme cfaredo qe te kemi mundesi. Por kjo loje nuk mund te hapet per kedo sepse jane kosto te medha financiare dhe keto kosto i paguan dikush.


-Jeni njohur ngahera edhe per nje lidhje te forte me njerezit e medias. Qe nga koha e mitikut Bar West ne parkun Rinia e deri sot. Nga buron kjo lidhje me ta?


Lidhjet e mia me gazetaret i kam pasur ne radhe te pare nga sporti. Pastaj nga politika kur punova per disa vite me mikun tim Pashko dhe me kryeministrin e asaj kohe Aleksander Meksi, ku une kam qene kryetar i grupit te shoqerimit. Puna atje me lidhte me intervista te ndryshme me kryeministrin. U krijoja shpesh here akses gazetareve sepse Meksi me donte dhe me respektonte shume. Ne momentin qe u shkeputa nga puna ne fillim te vite ?94 hapa nje bar ne Parkun Rinia dhe keta politikane e gazetare vinin per te pire kafene aty. Gjenin ngrohtesi dhe nje lloj sigurie. Une bera nje liste me rreth 140 veta dhe per ta cdo mengjes kafja dhe konjaku ishin pa para. Aty benin pjese edhe artiste si Sul Pitarka, Bujar Lako, Petrit Beci e shume te tjere. Gazetare te te gjitha kaheve politike, te cilet shkrimet qe do te dilnin te nesermen i benin ne Bar Westi. Cdo fundviti organizoja festa per gazetaret dhe ndaja cmime. Kjo e beri Bar Eestin te famshem. Por atehere nuk kishte televizione private, atehere kishte vetem TVSH. Tani dhe jane shperndare pak, jane hapur media te ndryshme, por perseri vijne gazetare. Ate tradite e vazhdova edhe ketu te kullat qe kur te permendet Bar Eesti te kujtohet lokali i gazetareve.


-Sakaq prej vitesh e keni ndare jeten mes SHBA-ve ku jeton familja juaj dhe Tiranes. Kush eshte familja juaj dhe pse keni zgjedhur keshtu?


Jam i martuar dhe kam dy femije. Ata jetojne ne Uashington. Ne vitin 1998 fituam llotari amerikane dhe ne menyre qe te mos e humbisnim shansin per t?i dhene nje shprese femijeve shkuam. Une ne fakt nuk doja te ikja, por kur shikoja shoket e mi qe donin t?i conin femijet jashte shtetit pasi mbushnin 18 vjec per nje jete me te mire, shfrytezova edhe une rastin. Na doli ky fat ndaj e morem kete iniciative. Eshte nje investim shume i madh per femijet, sepse po bejne shkolla private atje, por une dua qe me mbarimin e studimeve, femijet e mi te kthehen ketu per te menaxhuar qofte punet e babait, qofte veten e tyre. Ajo qe dua une eshte qe te shkollohen ne shkolla te mira, te kene ate mundesi qe ne nuk e patem. Shkoj atje pothuaj cdo muaj per te pare femijet. Madje neser do nisem per Uashington. Se shpejti fillon fushata dhe per dy muaj nuk do kem kohe te leviz.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket