| Zbulimi i fytyres Gazmend A. Bakiu Sebep per kete shkrim u bene grate fytyrembuluara, qe shohim here pas here ne rruget e qyteteve tona. Eshte nje fenomen i shemtuar, te cilin dikur e kishim tejkaluar, por tashme (i importuar), ai na ka kapluar jo vetem ne, por te gjithe kontinentin plak, (kete te fundit si rezultat i emigracionit nga vendet e botes se trete). Pak jave me pare u informova nga mediat se Belgjika do ta ndaloje me ligj percen, dhe po ashtu Franca po shkon ne te njejtin drejtim. E me kete rast m’u kujtua se Shqiperia e ka pasur nje ligj te tille, plot 73 vjet me pare, per te cilin do te bejme fjale.
Mbulimi i fytyres se femrave ka qene (dhe eshte i lidhur) me nje pjese te besimtareve myslimane, por ne Shqiperine e dikurshme ai kishte perfshire aty-ketu edhe besimtare te krishtere. Shteti shqiptar, perpara se ta sanksiononte me ligj ndalimin e mbulimit te fytyres se femrave, i parapriu me nje pergatitje te opinionit me ane te shtypit. Shume personalitete te shquara u prononcuan kunder ketij zakoni qe vinte nga Lindja, ndersa problemi shtrohej me gjere per emancipimin e gruas shqiptare. Mirepo kjo nuk mjaftonte; duhej qe komuniteti mysliman te prononcohej ne favor te reformes qe do te ndermerrej.
Kryetar i Komunitetit Mysliman asokohe ishte Dr. Bexhet Shapati, i cili iu drejtua me shkrim Keshillit te perhershem. Nuk vonoi dhe me 1 Mars 1937 u mor vendimi historik si vijon: “Keshilli i pergjithshem i Komunitetit Mysliman, tue shtri bisedimet mbi raportin e Z. kryetarit te Komunitetit, mbeshtetun ne aprovimin e kater Kryemyftive, dhe tue marre shpjegimet e rastit nga pikpamja fetare prej Z. se tyre, e posacerisht tue ndigjue fjalimet bindese te anetareve fjalemarres ne kete mbledhje, konfirmon se asht e ndigjueshme fetarisht hapja e fytyres dhe e duerve te gruas myslymane dhe, si konseguence, marrja pjese e saj ne cdo shesh te aktivitetit njerzuer dhe, pra, tue iu mbeshtetun posacerisht argumentave te Sheriatit, te dhanuna ne kete rast prej kompetenteve, VENDOSI me unanimitet aprovimin e raportit te Kryesis, tue sigurue, ne nji ane, zbatimin e tyne me anen e predikimeve dhe, me ane tjeter, tue vue ne dijeni edhe Qeverine Mbreterore, n’apreciasionin e se ciles varet menyra e realizimi te ketij vendimi, qe u nenshkrue dhe u pranue prej gjithe anetareve te ketij Keshilli”, (10 vjet Mbretni, Tirane, 1938, f.330).
Qeveria e drejtuar nga kryeministri Kostaq Kotta kishte pergatitur projektligjin “Mbi ndalimin e mbulimit te fytyres”, i cili u paraqit ne Parlament me 3 mars 1937. Ne Nenin 1 te projektligjit parashikohej gjoba prej 500 frangash ari per kundravajteset, qe mbulonin teresisht ose pjeserisht fytyren. Sipas nenit 2 gjobitej me 20-1000 franga ari bashkeshorti, babai, ose personi qe kishte ne kujdestari vajzen ose gruan, qe do te mbulohej, pas hyrjes ne fuqi te ligjit. Me tutje, ne ligj sanksionohej se per perseritjen e mbulimit te fytyres merreshin masa me burg, sidomos per burrat qe detyronin grate te mbuloheshin. Interesant ishte Neni 5, ku thuhej se nepunesit e shtetit ishin te detyruar “me mos perdore tjeter mbulese ne krye vecse kapele”, me qellimin e qarte per t’u afruar me Europen e qyteteruar, dhe per t’u larguar nga qeleshja ose fesi. Per shkelje te ketij neni, kundravajtesit denoheshin me gjobe 100 franga ari. Ne ligj nuk ishte parashikuar ndalimi i mjekrave per besimtaret, sepse ne vitet ’30 te shekullit te kaluar, fenomeni ne fjale qe e hasim sot, nuk ka qene i pranishem.
Parlamenti shqiptar e shqyrtoi projektligjin me perparesi ne nje mbledhje solemne, me 6 mars 1937. Kryetari i Parlamentit ia dha fjalen deputetit Hiqmet Delvina, dhe pas tij diskutuan deputetet: Fejzi Alizoti, Xhemal Dibra, Jashar Erebara, Xhemal Naipi, Ferid Vokopola, Eshref Frasheri, Faik Dishnica, Qani Sulejmani, Hamid Myftiu, Fiqiri Rusi, Ahmet Hastopalli, Salih Vuciterni, Ali Begeja, qe u shprehen qe te gjithe pro ligjit, ndersa deputetet e besimeve te tjera nuk kane folur. Ne perfundim te diskutimeve, Ministri i Brendshem Musa Juka kerkoi qe projektligji te votohet ne parim dhe Parlamenti u shpreh pro unanimisht; pas kesaj projektligji kaloi per shqyrtim ne komisionin perkates, (Po aty, f.338).
Ka qene nje praktike ndryshe (nga c’behet sot), kjo e aprovimit (ose jo) se pari ne parim, dhe pastaj kalimi neper komisione, per te marre formen perfundimtare. Sidoqofte, projektligji ne fjale me ndryshime jothelbesore mori aprovimin perfundimtar nga parlamenti me 8 mars, dhe u dekretua nga Mbreti me 9 mars, per t’u botuar urgjentisht ne Fletoren Zyrtare me 10 mars 1937. Ligji i aprovuar rrufeshem shenoi, pa asnje konflikt fetar ose social, zbulimin e fytyres se grave shqiptare. Mirepo, s’ishte e thene qe historia e perces te mbyllej ketu.
Kongresi i Permetit dhe vendosja e regjimit komunist pas perfundimit te luftes, shenoi anullimin e te gjitha ligjeve te meparshme te shtetit shqiptar, duke filluar ndertimin e nje antishteti nga e para. Dhe ne fakt, ligji kunder kunder mbulimit te fytyres s’ishte me i domosdoshem, sepse pas vitit 1967 s’kishte me as kisha e xhamia. Ne vitin ’90, sistemi totalitar qe ndertuam te imponuar per 45 vjet, u shemb. Bashke me rikthimin e ligjshem te institucioneve fetare, fatkeqesisht u rikthye edhe percja, e shoqeruar me mjekrat, si ne Lindjen e mesme apo te largme. Dhe tani nuk ka gjase t’i ndaloje dot njeri.
|