E Premte, 24 Maj 2013

Dyrrachiumi i Ciceronit

Brigjet ilirike, streha e ngrohte e humanistit te madh romak. Marcus Tullius Cicero, kaosi politik i Romes se lashte dhe strehimi i tij ne Durresin e antikitetit, qyteti qe e ruante si heroin e vet.

Luan Rama

Eshte e habitshme te mendosh sot qe ne brigjet e Adriatikut, Durresi dhe Apollonia kane qene ne kohen e Antikitetit vende ku strehoheshin te perndjekurit e Romes se kohes se Republikes, por dhe te kohes se Perandorise. Keta ishin politikane, por ndonjehere dhe fetare, njerez te Kishes, si ne kohen e fillimeve te Kristianizmit dhe luftes qe u bente Republika romake kristianeve te pare ne Romes, cka njihet ne historine ilirike dhe me vrasjen e disa kristianeve romake ne Durres, (Dyrrachium), bashke me Shenjt Astin, peshkopin e pare te Dyrrachiumit, te cilet u vrane sepse ishin ithtare te Jezu Krishtit. Por pa dyshim, nje nga azilantet me te njohur te kesaj apoke antike ishte Ciceroni, (Marcus Tullius Cicero, 106-43 p.e.s.), nje prej personaliteteve me ne ze te kohes se vet, senator dhe orator i madh, nder kater figurat me te shquara te Romes republikane, krahas Cezarit, Pompeut dhe Casiusit. Por perse Ciceroni kerkoi strehe ne brigjet shqiptare dhe cfare ndodhi me te?

Ciceroni ishte nje figure e madhe humaniste dhe nder te paret autore antike qe ka perdorur fjalen “humanitas”. Eshte ai qe fliste me aq force ne tribunat publike apo ne librat e tij per vlerat e nje shoqerie te ndertuar mbi demos-in grek, pra modelin grek te demokracise, per vlerat me themelore te njeriut si drejtesia (Iustitia), toleranca (Temperantia) apo kurajoja qytetare (Fortitudo). Kur Bruti ishte me trupat e tij ne Dyrrachium, ne vitin 63 p.e.s. ai mori vesh se ne Rome, Ciceroni ishte shpallur konsull dhe i gezuar i dergon nje leter me 15 maj, ku i shkruan: “E kisha mbaruar letren kur mora vesh se ti do te zgjidheshe konsull. Atehere, me duhet te mendoj idene e nje Republike legjitime, nje “rem publicam instam” te mbeshtetur ne forcat e veta”. Edhe pse ky lajm nuk ishte i vertete por nje fjale qe qarkullonte ne rrethet politike, kjo tregonte se Ciceroni kishte nje fame te madhe dhe shume komandante te legjioneve romake ishin gati ta mbeshtesnin ate. Fjalimet e tij kunder korrupsionit te politikaneve dhe demagogjise se populistit Cantilia e bene ate nje nga figurat me popullore, aq sa dhe konsujt me te fuqishem si Cezari kishin frike nga fjalimet e Ciceronit. Jo me kot ate e kishin quajtur “Pater patriae” (Baba i atdheut). Madje konsulli i gjithpushtetshem filloi ta shohe me dyshim dhe si nje kundershtar te forte, meqe me kurajon qe e karakterizonte, ai dinte t’i bente per vete fisniket dhe shefat ushtarake. Disa here ne Senat, Ciceroni kishte dale hapur kunder politikes se Cezarit, i cili per ta bere per vete, i kishte propozuar me pare ta dergonte “legat”, pra ambasador, perfaqesues te Republikes, por Ciceroni nuk e kishte pranuar. Ai nuk mund te bente kompromis, dhe nuk kishte nje etje te madhe per pushtet. Kjo ishte dhe arsyeja qe gjendja e tij ne vitin 58 p.e.s. u rendua dhe qendrimi i metejshem ne Rome u be i rrezikshem. Cezari kishte filluar ta izolonte tashme. Kur Ciceroni la Romen per te shkuar ne shtepine e tij ne periferi te kryeqytetit romak, ai e gjeti shtepine e tij te bastisur dhe pa njerez. Koha e perndjekjes kishte filluar. Atehere ai jetonte atje me gruan e tij Terentia.

Duke parandjere se njerezit e Cezarit mund ta kapnin dhe ta vrisnin ne ndonje pusi, ai vendosi te largohej menjehere. Keshtu, i vetem, duke u ndare me gruan e tij te dashur, fshehurazi ai morri rrugen e njohur drejt jugut, “Via Apia” dhe u nis ne drejtim te Brindizit, ku u strehua ne shtepine e nje mikut te tij, Laenius Flacus, ne pritje te nje anijeje qe ta conte ne Siqeli. Por rruges, duke marre vesh se atje nuk ishte i mirepritur nga guvernatori romak, ndaloi dhe u kthye drejt brigjeve te Ilirise, drejt Dyrrachium-it.

Ishte data 29 prill e vitit 58 p.e.s.dhe neper det atij iu desh te bente nje udhetim te rrezikshem. Dyrrachium ishte atehere nje nga portet qe mbahej nga ushtria romake. Rruges ne det ai i shkroi nje leter gruas se tij, duke i treguar per dhimbjen e madhe qe po e linte, duke ikur ne udhe te panjohura. Kur po afrohej drejt Epirit, ai mori vesh se Claudius ia kishte ndaluar qendrimin ne Buthrote (Butrint). Atehere e vetmja zgjidhje ishte te shkonte se pari ne Dyrrachium, qe ne ate kohe konsiderohej si nje nga portet me te njohura tregtare apo si “Taverna e Adriatikut” sic e konsideronte Catulle. Madje Dyrrachium ishte qyteti qe kishte me shume prostituta se ne gjithe portet e tjera te Mesdheut. Sigurisht, ceshtja ishte te qendronte ne Dyrrachium apo te shkonte ne thellesi drejt Selanikut, ku kishte njerez te besuar, mes te cileve Cyzique dhe guvernatori romak Plaucius. Nderkohe ne Rome, luftrat midis klaneve te ndryshme politike e ushtarake po ashpersoheshin gjithnje e me shume. Disa kerkonin qe Ciceroni te kthehej, te tjere qe te kapej dhe te ndeshkohej. Me 9 korrik te atij viti, Pompeu organizoi nje mbledhje te Senatit ne Capitol, ne Tempullin e Jupiterit, duke i dhene hapur Ciceronit titullin “shpetimtar i Atdheut”, cka tregonte qarte percarjen dhe antagonizmin midis Cezarit dhe Pompeut qe jo larg do te conte drejt luftes midis tyre.

Ciceroni vendosi te largohej nga Selaniku ku ndjehej i pasigurte per jeten e tij dhe te rikthehej perseri ne Dyrrachium, ne kete qytet te ngrohte me amfiteatrin e tij te madh, banjot, mozaiket e bukur dhe plot gjalleri: Legjionare, tregtare nga shume ane te Mesdheut, qytetare, skllever. Ardhja e Ciceronit ishte padyshim nje ngjarje e madhe. Te gjithe kishin deshire ta degjonin lidhur mbi ligjet, shtetin, detyrat qytetare, etj, edhe pse ai tashme tregohej i rezervuar. Me 25 nentor, ai i shkruan nje leter mikut te tij Atticus, ne Rome, ku i shpreh se eshte teper i trishtuar dhe se “banoret e Dyrrachium-it jane shume te devotshem ndaj meje”. Po ate dite, nje leter tjeter ai ia dergon gruas se tij Terentia dhe vajzes se tij Tullia, duke u shkruar se i vjen keq qe ato po vuajne per shkak te tij, “por nuk duhet rene ne deshperim”… “Erdha ne Dyrrachium, - u shkruan ai, - sepse eshte nje qytet i lire, pasi ketu jane te perkushtuar ndaj meje. Por nese do te ndihem keq ne nje vend kaq te rrahur, do te iki gjetiu”. Nje dite me vone, ai merr tri letra qe i ka derguar jave me pare gruaja e tij. “Aristokriti me solli tri letra qe pothuaj i lava me lotet qe derdha”, shkruan ai. “Nate e dite kam para sysh pamjen tuaj ne zi… Nese ndodhem ne Dyrrachium, kjo per arsye se ketu mund te informohem me shpejt se cfare ndodh atje. Ketu jam i sigurt, pasi ky qytet, me pare, me ka patur mbrojtes te tij”. Ciceroni vazhdon t’u shkruaje letra si dhe ne 10 dhjetor, e me pas ne gjysmen e dhjetorit apo ne mesin e janarit te vitit 57. “Kam letren e vellait tim Quintus, - i shkruante ai gruas se tij, - i cili me njofton per vendimin e Senatit, (per kerkesen qe ai te kthehej ne Rome), por une do pres qe ligjet t’i propozohen popullit. Nese do te kete kundershtim, me mire te mohoj jeten time sesa te kthehem ne atdhe. Ndersa ti nxitohu te vish”. Ne mesin e janarit ai i shkruan konsullit Matellus duke i kerkuar mbeshtetje per kthimin e tij dhe duke e falenderuar per fjalet e tij ne Senat, ku e ka mbeshtetur fuqimisht.

Ne fillim te shkurtit te vitit 57, ai shkruan ne kujtimet e tij se eshte duke u pergatitur per kthimin. Eshte kthimi nga nje ekzil i pasigurt per jeten e tij. Edhe pse Senati ishte shprehur se ishte per kthimin e tij, perseri u desh disa muaj derisa te vendosej ligjerisht. Dhe ligji u shpall ne ditet e para te gushtit. Nderkohe Senati kishte filluar te mbeshteste Pompeun. Me 4 gusht te atij viti me se fundi ai merr anijen. Ne portin e Dyrrachium-it ai percillet gjithe fanfara, brohorima dhe nderime te medha nga guvernatori i qytetit si dhe ushtaraket e larte. Te gjithe brohorisnin mbojtesin e ligjit dhe te lirise. Nje dite me vone mberrin ne Brindizi. Ne te gjitha qytetet qe kalon, rruges se kthimit per ne Rome, ai pritet me nje triumf dhe entuziazem te madh. Me 4 shtator ai hyri triumfalisht ne Rome… Por vila e tij ne Palatin ishte shkaterruar nga kundershtaret politike. Po keshtu dhe vilat ne Tusculum dhe Formia ishin braktisur plotesisht.

Ciceroni do te kthehej serish ne Dyrrachium ku do te qendroje per pak kohe, meqe ai pergatitej te udhetonte larg Romes, duke marre drejt Butrintit, Prevezes e me pas drejt Thales dhe Lindjes se Aferme. Ne kete kohe jane shkruar dhe pershtypjet e tij mbi Apollonine e Ilirise, te cilen ai e konsideron si nje “Magna urbs et gravis”, (Qyet i madh dhe hijerende).

Pas kthimit te tij nga nga Azia e Vogel, ku ishte caktuar prokonsull ne Kiliki ne vitin 51 p.e.s. dhe disa betejave qe komandoi, i ndihmuar dhe nga vellai i tij Quintus, gjate disa viteve, pervec jetes politike si senator dhe orator i famshem, ai iu kushtua shkrimit te librave te tij, De Republica, (Republika), De Oratore, (Mbi oratorine), De Lois, (Ligjet), De officis, (Detyrat), cka ishte trashegimi me i madh qe ai i la pas njerezimit. Ne kete kohe, i terhequr disi, ai shkruante dhe keshillonte te tjeret: “Ju keshilloj te beni sic bej une. Mos u dukni teper, edhe pse mund te flitet shume rreth jush. Meqe zerat tane nuk degjohen ne Senat dhe ne Forum, ne e dime mesimin e te urteve te kohes se vjeter. Pra ne duhet t’i sherbejme atdheut me shkrimet tona, duke u perqendruar ne ceshtjet e etikes dhe te ligjit kushtetues”.

Por tashme kriza midis Cezarit dhe Pompeut po behej gjithnje e me e madhe dhe midis te dyve, Ciceroni zgjodhi Pompeun. Madje ai shkoi dhe u bashkua me Pompeun ne Epir, kohe kur ka pare perseri Butrintin, Orikumin, Apollonine dhe Dyrrachiumin, ku do te behej dhe beteja e gjate midis legjioneve te Cezarit dhe Pompeut, lufte e cila do te mbaronte me fitoren e Cezarit ne Maqedoni (Farsala). Pas kesaj beteje, Ciceroni u rikthye ne Rome dhe filloi perseri luften e tij qytetare ne fushen politike.

Ne vitin 44 p.e.s. shume gjera kishin ndryshuar ne jeten politike te Romes. Edhe pse ai luftoi gjer ne fund te jetes se tij per te mbrojtur ekuilibrin e brendshem politik te Republikes nga grindjet e medha qe zhvilloheshin midis Brutit, Cassiusit, Mark Antonit e te tjere, ai nuk arriti ta shmangte zemerimin e kundershtareve te tij politike. Sic shkruan dhe ne vepren e tij Filipiket, “Mark Antoni eshte nje i cmendur, nje i korruptuar dhe akoma me i keq se Cezari. Antoni kerkon te filloje nje gjakderdhje te re”.

Vrasja e Cezarit ne 15 mars te ketij viti ishte kulmi i kaosit ne Rome. Oktaviani, nipi i Cezarit dhe trashegimtari i tij, i cili studionte ne ate kohe ne Apolloni, ne nje akademi ushtarake, u kthye me nxitim ne Rome. Ciceroni i kerkoi qe te bashkohej me te ne luften kunder Mark Antonit, por Oktaviani nuk guxoi. Pikerisht kete vit, duke e pare si nje kundershtar te rrezikshem, Mark Antoni dhe besniku i tij Lepidi, derguan ushtaret e tij qe ta kapnin. Tashme emri i Ciceronit ishte ne listat e njerezve qe duhej te ekzekutoheshin. Kur ushtaret shkuan ta arrestonin, tregojne se ate e kishin gjetur duke u larguar me shpejtesi neper nje pyll per t’iu afruar detit dhe per te gjetur atje ndonje anije. Ndoshta per ta cuar drejt brigjeve ilirike, Dyrrachium, ku ende kishte miqte e tij. Ne fakt, para se te largohej, Ciceroni kishte shkuar me pare ne shtepine e tij ne Gaeta, qe ishte bosh. Kronistet thone se ate nate, mbi vile fluturonin korbat. Madje nje korb kishte hyre dhe kishte shkuar ne krevatin e tij, duke e goditur me sqep, por plaku i lodhur flinte. Me sa duket korbat ishin te derguarat e Apollonit, qe kerkonin t’i vinin ne ndihme Ciceronit, ta zgjonin qe ai te ikte sa me shpejt. Te nesermen, miqte e tij e moren dhe po iknin. Nderkohe ushtaret kishin mberritur ne vilen bosh dhe kishin pyetur per te. Njeri nga banoret, dhe pikerisht Filologu, qe Ciceroni i kishte dhene vite me pare mesime, u kishte treguar rrugen nga kishte ikur Ciceroni. Dhe ja, duke nxitur drejt brigjeve, ata pane Ciceronin qe po priste anijen. Me se fundi ate e kapen dhe menjehere i prene koken, te cilen ia derguan ne Rome te fuqishmit Mark Anton. Ishte Herenniusi, ai qe i preu koken dhe duart. Ishte 7 dhjetor i vitit 43 p.e.s. Bruti, i cili kishte lene Dyrrachium-in, ishte ngjitur drejt Italise se veriut, pastaj kishte marshuar ne tokat e galeve e me pas kishte zbritur drejt Romes. Ai ishte shpallur imperator, por Ciceroni tashme kishte vdekur. Koka dhe duart e tij ishin ekspozuar nga njerezit e Mark Antonit ne Rostres. Ata kapen dhe birin e tij si dhe vellain Quintus, te cilet i vrane gjithashtu.

Me pas, Plutarku shkroi librin ”Jeta e Ciceronit”, ku do te bente te njohur jeten dhe veprimtarine politike e humaniste te nje prej gjigandeve qe nxorri Roma antike, ate te Ciceronit, autorit te veprave te mirenjohura te antikitetit romak. Sigurisht, ne vepren e tij De Fato (Mbi Fatin), ai nuk e kishte parashikuar fatin e tij, as ate qe do t’i prisnin koken dhe duart e tij per t’i ekspozuar pastaj ne Forum, para qytetareve te Romes. Gjenite kishin shpesh nje fat tragjik…