| Vozitje mbi parajsė Udhėtimet e organizuara dhe kėrkesat gjithnjė e nė rritje pėr tė vizituar kanionet e Skraparit dhe luginėn e Vjosės. Sporti rafting dhe udhėtimi nė vendet mrekulli tė natyrės, qė ende mbijetojnė Sebi Alla Gruaja e diplomatit ra nė gjunjė, ngriti duart lart dhe sytė gjysmė tė mbyllur nxorri kėto fjalė: Faleminderit o Zot qė mė dhe jetė pėr tė pėrjetuar kėtė mrekulli tė natyrės. Ndodhej nė mesin e njė kanioni nė lumin Osum, pranė njė ujėvare tė kristaltė dhe njė rryme uji qė mė poshtė gjarpėronte e qetė mes kodrinave tė Skraparit. Mos e teproi pak? Gruaja e ish-ambasadorit italian e kishte pėr herė tė parė kėtė udhėtim, por nuk qe i fundit pėr tė pas asaj qė pėrjetoi. Me siguri qė tėrjetim tė ngjashėm kanė dhe vizitorė tė tjerė sefte tė kanioneve shqiptarė qė mė shumė i njohin tė huajt, sesa vetė ne. Fakti ėshtė qė gruaja u rikthye, duke ftuar edhe miqtė e saj nė njė udhėtim mbresėlėnės nėpėr kthesat e lumit Osum. Dhe pėr kėdo qė ka dėshirė tė zbulojė gėrshetimin e natyrės dhe sportin rafting, tashmė ka mundėsi tė shijojė gjithēka, duke lėnė pas zhurmėn dhe ajrin mbytės tė qytetit. Federata Albania Rafting Group prej dy vjetėsh ka marrė pėrsipėr shoqėrimin e turistėve duke u siguruar udhėtimin, mjetet dhe akomodimin. Duket sikur resurset e natyrės sė vendit tonė tė vogėl i kemi tė mėdha, kur larmisė gjeografike qė ofrojnė deti, liqeni, mali, i shtohet edhe njė sport i bukur qė shoqėrohet natyrshėm me termin turizėm. Dhe raftingu nė kanionin e Skraparit apo luginėn e Vjosės, tashmė ėshtė diēka e prekshme nga kushdo qė dėshiron.
Ajo qė ofron Berati pėr vizitorėt, tashėm nuk ėshtė sekret. Kalaja, kishat mesjetare dhe banesat e vjetra tė qytetit qė ėshtė pėrfshirė nė mbrojtjen e UNESCO-s tė ofrojnė njė larmi kulturore tė denjė pėr tu krahasuar me simotrat italiane e greke. Por ka edhe mė shumė. Lumi qė ndan dy lagjet e vjetra Mangalem dhe Goricė nė Berat, shton edhe mė shumė pamjen panoramike, por pak e dinė se kjo rrjedhė qė shpesh mbart edhe mbetjet urbane, disa kilometra mė lart fsheh njė mrekulli mė vete. Nė dy vitet e fundit qindra turistė vendas dhe tė huaj kanė vizituar kanionet e Skraparit nė lumin Osum. Mjaftojnė tė vijnė vetėm njė herė, dhe zor tė mos kthehen bashkė me tė tjerė. Sekretarja e pėrgjithshme e Albania Rafting Group, Blerina Ago ėshtė njė vajzė Berati e cila qė nė moshėn 14-vjeēare ka shkelur ēdo pėllėmbė tė kanioneve tė Skraparit. Pasioni i saj teksa flet rrjedhshėm, ėshtė i kuptueshėm, pasi pėrveē mbresave personale mbart edhe ato tė qindra vizitorėve qė janė bėrė pjesė e njė guide qė zgjat disa orė, por qė mbahet mend pėr shumė vite. Kompania jonė duke qenė e licensuar dhe me personel tė specializuar, organizon udhėtime nė kėtė zonė dhe ka mbėshtetjen edhe tė Organizatės Botėrore e sportit Rafting. Njė paketė udhėtimi nga Berati drejt kanioneve tė lumit Osum kushton 40 euro personi ku pėrfshihet udhėtimi, dreka, mjetet e nevojshme pėr raftingun dhe shoqėrimi i grupit tė vizitorėve. Nėn kujdesin e personave tė specializuar ky lloj sporti ka njohur edhe ekstremet e saj. Njė fėmijė 2 vjeēar, njė i ri 150 kilogramė dhe njė i moshuar 77 vjeēar nga Gjermania, provuan tė udhėtonin duke treguar se kėtė sport mund ta shijojnė amatorė tė gjinive dhe moshave tė ndryshme. Nga ana tjetėr, ėshtė njė mundėsi e mirė zhvillimi; dhe kur mendon se banorėt e zonave rurale tė Skraparit dhe Pėrmetit, pėrgjatė lumenjve Osum dhe Vjosė shtyjnė ditėt nė kėrkim tė mbijetesės, nuk ka pse tė mos shpresosh se nė tė ardhmen kėtu dhurata tė natyrės do pėrmirėsojnė jetėn e gjithsecilit qė banon nė kėto treva. Mjafton ta ruajnė natyrėn, tė ndėrtojnė me kriter dhe tė jenė mikpritės me turistėt qė vijnė. Nėse kjo e fundit nuk ėshtė problem, pasi tradicionalisht shquhemi se dimė tė vlerėsojmė mikun e largėt, ndėrtimet pa vend dhe ndotja nė disa zona, japin imazhin e keq pėr tė ardhmen. Ama e tanishmja ka ēfarė tė ofrojė. Aty ku natyra ėshtė lėnė nė botėn e saj, tė shfaq njė pamje qė filmat hollivudianė i krijojnė me teknologji kompjuterike, ndėrsa e jona ėshtė reale.
Luginat e Skraparit dhe Pėrmetit gjatė muajve mars-nėntor ofrojnė kėnaqėsinė e njė udhėtimi qė mund tė zgjasė pak, por nga kujtesa nuk tė shqitet kollaj. Pėr tė bėrė rafting kėtu, mjafton tė shoqėrohesh nga personeli i specializuar dhe tė ndjekėsh rregullat e duhura.
Sporti rafting nė Shqipėri nuk ka shkallė tė lartė rrezikshmerie. Ajo varion nga klasa e parė nė tė katėrt, nė varėsi tė lumenjve dhe sezonit, shprehet Ago. Aktualisht rafting zhvillohet nė Vjosė, pasi nė Osum ka pėrfunduar periudha e guidės, e cila kryhet nė muajt Mars-Qershor. Ēdo vizitor duhet tė ketė me vete rroba banjo, veshje sportive, atlete, sandale tė mbyllura dhe peshqirė. Kaq mjafton, pasi pjesa tjetėr sigurohet nga Albania Rafting Group si gomone, lopata, veshje qė ruajnė konstante temperaturėn e trupit, jelekė shpėtimi dhe skafandra. Tė gjithė kėto masa merren pėr njė udhėtim tė sigurtė, pasi pėr ēdo grup qė merr pjesė nė kėtė udhėtim, kemi persona tė specializuar dhe njė mjek tė gatshėm nė ēdo moment pėr ndihmėn e shpejtė, sqaron Ago.
Kėto janė masa qė merren pėr ti paraprirė ēdo rreziku, dhe pėrgjatė dy viteve nė tė gjithė udhėtimet e organizuara nuk ka pasur aksidente. Vdekja e njė turisteje ēeke pak javė mė parė e ka stepur disi fluksin, por nėse grupi i huaj do tė kishte ndjekur rregullat e raftingut, kjo ngjarje nuk do kishte ndodhur. Sipas Agos, preferohet qė tė jenė mbi pesė persona, por edhe nėse janė mė pak mund tė bashkohen me grupe tė tjera pėr tė nisur aventurėn e raftingut nė Shqipėri. Qendra ku mblidhen grupet e turistėve ėshtė nė Berat nga ku mė pas nė mėnyrė tė organizuar, dėrgohen nė zonėn pėr tė cilėn kanė dėgjuar pak, por qė do ta shijojnė shumė. Udhėtimi nga Berati drejt kanioneve tė Osumit zgjat 1.5 orė, ku duhet tė pėrshkohen 60 kilometra. Ngjan njė udhė e gjatė, sidomos pėr lėkundjet qė tė dhuron rruga jo e mirė, por pėrgjatė gjithė kohės turistėt shijojnė pamjen e luginave dhe gjelbėrimin qė tė shoqėron kudo. Gjithsesi, adrenalina e vėrtetė dhe pamjet e paharrueshme vijnė mė pas.
Janė tetė ujėvara, objekte kulturore si katedralja, porta e Syrit tė Djallit dhe shumė pasuri tė tjera natyrore qė tė shfaqen njėra pas tjetrės. Secila prej tyre ka njė legjendė dhe njė historik mė vete qė turistėt janė tė interesuar ti mėsojnė. Legjenda nga mė tė ndryshmet qė edhe pse mund tė mos kenė baza reale, bėhen tė vėrteta kur kombinohen me udhėtimin me gomone, kanoe apo kajak. Ujėvarat tė shoqėrojnė thuajse gjatė gjithė udhėtimit dhe lumi nė vende tė ndryshme merr nuanca tė veēanta pėr shkak tė ngushticave apo pemėve qė shtrihen pėrgjatė gjithė bregut.
Po kush janė vizitorėt e kėtyre pejsazheve? Vite mė parė ishin kryesisht tė huajt qė me njė ēantė nė shpine, rroba, ujė dhe ushqim nisnin njė aventurė nė kėmbė duke shkrehur aparatet sa herė u shfaqej ndonjė pamje piktoreske. Nė momentin kur mbėrrinin nė kanionet e Osumit, nuk e pėrmbanin dot tundimin pėr tė ndėrmarrė aventurėn e raftingut. Ishte njė kėrkesė e vazhdueshme e tyre qė tė kishte njė organizim pėr udhėtime tė tilla dhe kjo nuk mungoi qė tė vinte. Kompania Albania Rafting Group ėshtė e vetmja e licensuar dhe njohur ligjėrisht pėr tė organizuar sportin rafting nė Shqipėri. Nuk mjafton vetėm baza materiale pėr zhvillimin e kėtij sporti, por edhe masa tė tjera ekstra nga personel i kualifikuar. Pikėrisht kjo mėnyrė organizimi ka bėrė qė tė rritet interesi i grupeve tė ndryshme tė turistėve pėr tė vizituar kėto zona.
Shumė ambasada tė huaja kėrkojnė tė organizohen me stafet e tyre dhe tashmė pas udhėtimeve tė para, nė pėrshtypjet qė marrin premtojnė se do tė rikthehen pėrsėri nė kėto kanione, shton Blerina Ago. Ka shoqėruar shumė prej tyre dhė Albania Rafting Group mund tė marrė pėrsipėr organizimin pėr deri nė 30 persona nė njė guidė. Tashmė ky lloj sporti dhe udhėtimi nė kanionet e Skraparit janė bėrė pjesė e guidave tė shoqėrive turistike. Nga ana tjetėr nevojitet edhe njė punė mė e madhe e Ministrisė sė Kulturės dhe Turizmit qė kanionet e Skraparit dhe lugina e lumit Vjosė tė pėrfshihen nė guidat turistike tė vendit. Krahas turizmit kulturor ka ardhur koha qė tė pėrfshihet edhe ai natyror, qė nė mbarė vendin duket se nuk mungojnė. Pėr shkak tė rrugės sė shkurtėr, njė turist i huaj mund tė vizitojė paradite Beratin, mė pas kanionet e Skraparit dhe nėse kėrkon edhe erėn e detit, mbrėmja mund ta gjejė buzė Jonit. Deri mė tani kanionet e Skraparit dhe lugina e Vjosės ku kryhet rafting nuk janė tė ndotura dhe dora e njeriut akoma qėndron e mbledhur dhe nuk ka nisur shkatėrrimin si gjetiu nė perlat e vendit qė dikur i quanim tė virgjėra, ndėrsa tashmė janė shpėrfytyruar. Kjo frikė ekziston, sidomos nėse nis ndėrtimi i rrugės, qė do ta bėnte mė tė aksesueshme zonėn pėr mijra vizitorė. Nevojitet njė plan i mirėfilltė studimi dhe lejet e ndėrtimet e objekteve tė shėrbimit duhet tė shoqėrohen me kritere tė forta pėr tė synuar mbrojtjen e natyrės dhe ruajtjes sė imazhit tė deritanishėm, shprehet Ago. Nė profesion ėshtė juriste dhe pohon se po punon pėr hartimin e njė drafti qė do tu paraqitet institucioneve vendore pėr tė pasur nė konsideratė zbatimin e kritereve rigoroze.
Kėshtu, le tė shpresojmė se jemi ende nė kohė pėr tė ruajtur atė qė u zbulua 26 vjet mė parė. Njė vend i mbyllur si Shqipėria, kėtė dhuratė tė natyrės e kishte lėnė krejtėsisht nė harresė. Kjo zonė e virgjėr do tė rizhulohej nė vitin 1985. Njė grup tė rinjsh marrin teposhtė njė rrėpire nė fshatin Hambull dhe e gjejnė veten nė rrjedhėn e lumit Osum. Masat i kishin marrė dhe me komardare tė sajuara nga gomat e vjetra tė zetorėve nisin njė sport tė ri, krejt tė panjohur. Pėrshkojnė disa kilometra pėrgjatė rrjedhės dhe kjo aventurė e vogėl e tyre nuk do harrohej lehtė. Njė prej kėtyrė zbuluesve ishte edhe Zamo Spathara, aktualisht president i Albania Rafting Group. Nuk mund tė mendohej se shteti komunist qė ishte nė grahmat e fundit tė tij tė kishte ngenė e raftingut. Nė vitin 1994 Gruppo Canoe Terni licenson pėr herė tė parė njė grup rafting nė Shqipėri dhe bėhet nga mbėshtetėsit kryesorė tė Albania Rafting Group me mjetet e para tė furnizimit (gomone, lopata, skafanda,veshje anti-ujė, jelekė shpetimi etj). Aktualisht gjithēka ėshtė e organizuar dhe duket se ja vlen tė ndėrmarrėsh njė aventurė tė tillė, tė pėrballueshme nga ana financiare dhe tė paēmueshme pėr cfarė tė ofrojnė kėto zona. Nuk do tė jetė ēudi, ashtu si zonja e huaj, nėse edhe rishtarėt e rradhės do tė falenderojnė Zotin qė krijoi pėr ta kėtė perlė tė natyrės.
|