| Toka e perandorėve Historia e nipit tė preferuar tė Jul Cezarit, i cili nga shkolla ushtarake e Apolonisė nisi rrugėn pėr tu bėrė perandor. Ēfarė mėsoi udhėheqėsi i shquar nė qytetin ilirik, kush e shoqėronte atė. Kometa qė nisej nga Apolonia drejt Romės
Luan Rama Kur arkeologu francez Léon Rey, zbulonte nw fillimin e viteve 30 nė qytezėn antike tė Apolonisė njė nga skulpturat me fytyrėn e perandorit August, i pari perandor i Romės, ai e kuptoi se kjo skulpturė e ngritur diku nė mes tė qytetit, ishte jo vetėm njė vepėr arti e Akademisė sė Artit tė Apolonisė, por dhe njė dėshmi e lidhjes sė fuqishme qė kishte patur ky qytet me kėtė perandor, i cili nė rininė e tij kishte jetuar nė shtėpitė e kėtij qyteti. Pėrshkrimi i Rey-it gjatė njė prej ekspeditave tė pėrvitshme nė Apoloni nė ditarin e tij ėshtė interesant: Dora zbulon mermerin dhe duke u dridhur, - shkruante ai, - ajo ndjek shtegun qė ka lėnė dalta mbi tė. Ja tashmė tek qėndron, ashtu siē e ka krijuar vetė artisti. Burri i veshur me togwn e madhe, duket sikur po zbret drejt qytetit qė tashmė nuk ekziston mė. Ai ėshtė i ri dhe i bukur. Vallė ėshtė Oktaviani, Augusti i ardhshėm, i cili bėri studimet nė kėtė qytet? Hipoteza duket tėrheqėse
. Dhe disa ditė mė pas, Rey gjeti njė kokė tjetėr mermeri nė tė cilėn vėrtetoi se ishte pikėrisht e Oktavianit, pasi njė e tillė, e ngjashme, me tė njėjtėn shprehje, ai e kishte parė nė muzeun e Firences.
Ky personazh historik, ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė dymbėdhjetė ēezarėve qė pwrshkruan historiani romak Sueton nė librin e tij Jeta e dymbėdhjetė ēezarėve. Historianėt e Republikės sė Romės dhe mė pas ata tė Luftės Civile dhe tė kohės imperiale, shkruajnė pak pėr kohėn e qėndrimit tė Augustit nė Apoloni, i cili nė atė kohė kishte emrin Oktavian. Oktaviani kishte lindur mė 23 shtator tė vitit 63 para erės sonė, nė Romė, dhe prindėrit e quajtėn Caius Octavius Thurinus. Ai ishte biri i Atias, mbesės sė Cezarit dhe i Gaius Octavius, i cili ishte guvernator i Maqedonisė sė pushtuar nė atė kohė nga ushtritė romake. Pas luftės nė Maqedoni, bashkė me disa legjione, Ēezari e dėrgoi Oktavianin nė Apoloni qė tė ndiqte Akademinė Ushtarake. Bashkė me tė ishte dhe Agripa, i cili do tė bėhej mė vonė njė nga gjeneralėt mė tė shquar tė perandorisė augustiane. Por atėherė, Roma ishte ende Republikė. Ishte viti 45 para erės sonė dhe Apolonia bashkė me Dyrrachiumin, ishin dy nga qėndrat mė tė fuqishme tė bregut tė Ilirisė. Nė rrethinat e Apolonisė, pak vite mė parė, Ēezari kishte ngritur kampin e vet dhe kur kishte hyrė nė qytet, ushtarėt e legjioneve romake, por dhe banorėt e kishin brohoritur ardhjen e tij. Luftrat kundėr legjioneve tė Pompeut njihen, si ato nė afėrsi tė Apolonisė ashtu dhe nė rrethinat dhe kėshtjellėn e Durrės, pėr tė pėrfunduar pastaj nė Farsala tė Maqedonisė (Thesalia e sotme), ku Pompeu u mund plotėsisht.
Oktaviani ishte veēse 19 vjeēar kur erdhi nė Apoloni, nė njė kohė kur sapo kishte sprovuar luftrat e Maqedonisė. Por meqė nuk kishte fėmijė, Ēezari mendonte gjithnjė qė ta bėnte trashėgimtarin e tij, prandaj dhe e dėrgoi nipin e vet tė pėrgatitej nga ana ushtarake, tė ushtronte artin e kalorėsisė dhe tė mėsonte strategjinė e luftės. Apolonia atėherė ishte njė qytet i lulėzuar, tė cilėn e kishte vizituar dhe kishte qėndruar pak vite mė parė Ciceroni, i cili e cilėsonte atė Magna urbis et gravis, (Njė qytet tė madh e hijerėndė). Krahas banorėve, apoloniatėve, nė qytet ishin dhe krerėt ushtarakė, guvernatori, magjistratėt, etj, ndėrkohė qė forcat ushtarake ishin nė kampet e ngritura nė fushat qė rrethonin qytetin. Imagjinoni njė ēast 80 mijė ushtarėt e Ēezarit, qė kishin rrethuar qytetin prej pak kohėsh, pamje qė ndoshta sot e tejkalojnė imagjinatėn tonė. Qyteti i Apolonisė kishte atėherė njė Agonothet, siē e shohim njė pjesė tė tij, tė zbuluar nga Rey dhe tė ringritur nga arkeologėt shqiptarė, (njė pjesė e fasadės), disa dekada mė parė. Po ashtu, ishte Odeoni, Buleterioni, banjat, Nimfeu, tempujt e ndryshėm, siē ishte dhe ai i Apolonit, Dianės, Demetras, atj. Monumentet e statujat e shumta tė Erosit, Herws, Hermesit apo Meneadat, gjallonin rrugėt me kalldrėm. Pllakat e mermerit ishin tė mbushura me dedikime e mbishkrime tė ndryshme. Nė qytetin e ngrohtė e plot diell pranė detit, ishin sallat e hapura tė muzikės, vendet e kultit, altarėt nė abside, kamaret dhe muret e trashė rrethues, akuaduktėt qė sillnin ujė, etj. Rrugėt e Apolonisė gumėzhinin nga njerėzit, tregjet, prostitutat, (mė tė shumtat gjendeshin atėherė nė Dyrrachium, i cili kishte njė nam tė madh pėr pasurinė e shumėllojshmėrinė e tyre), pasi pranė Apolonisė ishte porti ku zbarkonin anijet qė vinin shpesh nga Brindizi dhe qytetet e tjera tė Mesdheut. Oktaviani, (apo Oktavi, siē e thėrrisnin jo pak nė atė kohė), ishte njė djalosh shumė i bukur. Nė librin pėr jetėn e tij, historiani Sueton shkruan se Ai kishte njė bukuri tė rrallė, bukuri tė cilėn e ruajti gjatė gjithė jetės
Sytė e tij ishin gjithnjė tė gjallė e tė shndritshėm, madje ai tė bėnte tė besoje se shikimi i tij kishte diēka hyjnore. Kur u bė August dhe e fiksonte shikimin e tij tek dikush, ai kishte dėshirė qė tjetri ta ulte kokėn, si i verbuar nga dielli. Arkeologu francez Eric Follain, i cili kohėt e fundit botoi nė revistėn franceze Archeologia, njė studim mjaft interesant pėr Apoloninė, ka krijuar dhe sjellė nė faqet e kėsaj reviste, pamje sintezė (disa prej tė cilave po ribotohen kėtu), se si kishin qenė nė tė vėrtetė shumė prej ndėrtesave kryesore tė Apolonisė sė asaj kohe, nga tė cilat kanė mbetur veēse rrėnoja, pasi gurėt e tyre, siē na dėshmon nė kujtimet e tij arkeologu Rey por dhe arkeologėt e tjerė francezė si, Léon Heuzey apo Alfred Gilliéron, janė marrė me qerre nga pashallarėt e Beratit pėr ti pėrdorur pėr themelet e sarajeve tė tyre. Po nė kėtė mėnyrė u morrėn dhe gurėt e tempullit tė Dianės, njė tempull tepėr i veēantė nė historinė e arkitekturės sė asaj kohe, me gjashtė shtylla tė mėdha dhe tė larta, nga e cila nė shekullin e XIX kishte mbetur vetėm njė shtyllė, qė me sa duket nuk kishin arritur ta shembnin, (ja pse dhe ai fshat qė do tė krijohej aty, mė pas do tė quhej Shtyllas). Sidoqoftė, nė mes tė qytetit ishte dhe obelisku i Apolonit, tempull tė cilin Oktaviani e gjeti nė Apoloni dhe kur ai u bė perandori i parė e Romės, njė kopje e kėtij tempulli u vendos nė pallatin e tij, nė Palatin.
Siē kishte legjionarėt dhe magjistratėt e tij, ky qytet kishte dhe skllevėrit qė mbanin me vete legjionarėt, tė cilėt i ndiqnin nėpėr ekspeditat e tyre. Siē shkruan historiani francez Pierre Cosme rreth Apolonisė sė Ilirisė nė librin Auguste, Apolonia nuk ishte vetėm njė qytet garnizoni ushtarak pėr trupat ku Cezari mendonte tė niste ekspeditat e mėdha kundėr dakėve dhe partėve. Edhe pse nuk kishte shkėlqimet e Athinės, Aleksandrisė dhe Pergamos, Apolonia ishte njė qendėr e kulturės, ku Oktaviani u shoqėrua nga Apollodori i Pergamos
. Pikėrisht nė Apoloni, pohon ky studiues dhe biograf i Oktavianit, (August), nipi i Ēezarit njohu astrologun e famshėm Theogjen, i cili i parathotė Oktavianit njė tė ardhme tė shkėlqyer dhe tė jashtėzakonshme. Kėtė informacion e kemi dhe nga historiani romak Sueton, i cili e shkruan kėtė dhe nė librin e famshėm tė tij, ashtu si dhe nga shumė historianė tė tjerė tė kėsaj epoke. Nė Apoloni, Oktaviani njohu dhe Mecenėn, njė figure tjetėr e kėsaj kohe, i cili do tė bėhej kėshilltari mė i ngushtė i Oktavianit gjatė gjithė jetės sė tij si konsull dhe pastaj si perandor. Ishte pikėrisht ky Mecena, (nga vjen dhe termi i mecenatit, mecenėve tė artit, etj), i cili e shtyu Augustin qė ta shndėrronte Romėn nė njė qytet plot shkėlqime, duke i dhėnė njė impuls tė jashtėzakonshme ndėrtimeve tė mėdha, ngritjes sė tempujve, monumenteve, banjave publike, etj, aq sa nė historinė romake, ku flitet pėr kohėn e Augustit thuhet shekulli i Augustit tė shenjtė. Qė nga ajo kohė ka mbetur shprehja: Augusti e gjeti Romėn me tulla dhe kur vdiq e la me mermerė tė bukur.
Nga porti vinin dhe tė rejat e Republikės. Pikėrisht nė ditėt e marsit tė vitit 44, njė anije mbėrriti nė portin e Apolonisė dhe menjėherė nė qytet u pėrhap lajmi se Ēezari ishte vrarė nga Bruti, njeriu tė cilin ai e mbante si njė ndėr mė besnikėt, aq sa, siē shkruajnė historianėt, kur pa qė Brutus i nguli thikėn, Ēezari i kishte thėnė Edhe ti biri im? Padyshim qė pėr Oktavianin ishte njė lajm i tmerrshėm vrasja e Ēezarit, i cili sapo e kishte proklamuar si trashėgimtarin e tij pas vdekjes, duke i lėnė trashėgim gjithēka, me shpresė se pikėrisht Oktaviani do tė merrte nė duar drejtimin e Romės dhe do tė vazhdonte stafetėn e lavdishme tė tij. Por njėkohėsisht me lajmin dhe konfuzionin qė krijoi ky lajm nė Apoloni, nė datėn 20-27 mars, Oktavianit i erdhi dhe njė letėr nga nėna e tij, Atia, e cila e porosiste qė tė mos nxitohej dhe tė mos nisej pėr ti bėrė luftė vrasėsve tė Cezarit, por tė qėndronte ca kohė nė heshtje sa tė qetėsohej situata. Por nga ana tjetėr, tė gjithė oficerėt e komandantėt e legjioneve romake qė ishin nė Apoloni, vinin pranė Oktavianit dhe i kėrkonin veēse shpagim, duke i premtuar besnikėri deri nė vdekje. Por a do tė mundte ai qė tė fitonte ndaj ushtrive tė shumta qė kishin Mark Antoni dhe Bruti nė Romė dhe nė vendet e pushtuara si nė Maqedoni e gjetkė? Agripa dhe miku tjetėr Salvidienus Rufusi, njė tjetėr figurė e kohės imperiale, i kėrkonin me kėmbėngulje Oktavianit qė ta linin Apoloninė menjėherė dhe tė niseshin bashkė me legjionet drejt Brindizit, nėpėr Via Appia e pastaj drejt Romės, me bindjen se dhe legjionet e tjera romake qė do tė ndeshnin rrugės, do tė bashkoheshin me ta, meqė vrasja e Ēezarit i kishte prekur tė gjithė. Por kėshilla e nėnės ishte mė e fortė sesa revolta e momentit. Ato netė, kampet rreth qytetit ushtonin nga thirrjet pėr tu nisur drejt luftės.
Mė sė fundi Oktaviani u nis, i shoqėruar nga miqtė e tij mė tė ngushtė, Agripa, Mecena, Rufusi si dhe disa legjione romake, tė cilat e kishin shoqėruar dhe nga Maqedonia nė Apoloni. Nė ditėt e para tė prillit tė vitit 44, ai mori anijet nė portin e Apolonisė dhe u nis drejt Brindizit. Para vdekjes, i ati i kishte treguar Oktavianit se ditėn qė festonin fitoret e Ēezarit, (Ludi Victoriae Caesaris), ai kishte parė njė kometė. Ajo kometė je ti biri im, qė do tė shkosh nė botėn e tė shenjtėve, i kishte thėnė i ati. Oktaviani po i drejtohej Romės, i vendosur pėr tė mos bėrė luftė. Vallė a do tė realizohej parandjenja e tė atit me atė kometė tė shndritshme qė kishte parė nė qiell? A nuk i kishte thėnė dhe astrologu Theogjen nė Apoloni se ai do tė bėnte njė karrierė tė shkėlqyer dhe se e ardhmja e tij do tė ishte e ndritur? Kushedi
E megjithatė, parandjenja e atit tė vdekur do tė realizohej. Po si? Ēndodhi me Oktavianin mė pas?...
Me tė mbėrritur nė Romė, gjėja e parė qė kėrkoi Oktaviani ishte qė tė merrte trashėgiminė qė i kishte lėnė Ēezari me testament. Pas kėsaj, ai u afrua me Mark Antonin, me tė cilin kishte luftuar nė Maqedoni, por shumė shpejt ai u nda nga ai. I mbėshtetur nga Ciceroni, rreth vetes ai formoi njė ushtri me tė cilėn luftoi kundėr Mark Antonit nė Modena, betejė ku vdiqėn dy konsuj tė Republikės. Ciceroni i propozoi Senatit qė bashkė me tė tė ishte konsull dhe Oktaviani dhe sė bashku tė drejtonin Republikėn. Por pėr shkak tė moshės sė re, Senati nuk pranoi, edhe pse nė luftėn e Modenas, ushtarėt, nė ditėn e fitores e kishin brohoritur si «Imperator». Meqė Senati nuk pranoi, i zemėruar, Oktaviani u bashkua sėrish me Mark Antonin dhe pas pak kohėsh pushtoi Romėn, i dha fund Republikės dhe krijoi «Triumviratin» qė do tė ishte fuqia supreme. Pikėrisht nė atė kohė, njerėzit e Mark Antonit do tė vrisnin Ciceronin qė largohej i tmerruar nga Roma, por dhe Mark Antoni do tė mundej disa vite mė pas nga Oktaviani, nė vitin 30 para erės sonė, nė luftėn detare tė Aktumit nė brigjet joniane. I kthyer fitimtar nė Romė, pėr tė shpėrblyer kujtimin dhe ndihmėn qė i kishin dhėnė apoloniatėt nė kohėn e qėndrimit tė tij atje, ai e shpalli Apoloninė «Qytet i lirė», pra pa taksa dhe i pavarur nė njėfarė forme nga Roma, por gjithnjė aleate e saj. Dy vjet mė vonė, nė vitin 28, Senati e shpalli Oktavianin «Princeps senatu», (Senator i parė), dhe njė vit mė vonė e shpalli «August», (tė Shenjtė), pra perandor.
Kur arkeologu franko-zviceran Alfred Gilliéron, (ashtu si mė parė reverendi anglez Huges apo koloneli britanik Martin Leake mė 1806), vizitonte Apoloninė nė vitin 1869, nuk harron tė flasė pėr kohėn e lavdishme kur Augusti kishte studjuar artin ushtarak nė Apoloni: «Pėrballė heshtjes mistike harroj qė kėtu ka qenė streha e studimeve tė djaloshit Oktav, i cili ndoshta do ta kishte transformuar kėtė kodrinė nė njė Akademi tė Muzave»
Por mjerisht shekuj mė vonė Apolonia do ta humbiste shkėlqimin e saj: luftrat, tėrmetet, braktisja e qytetit, bėnė qė Apolonia tė mbetej thjesht njė vend kulti, por qė nė epokėn otomane do tė binte nė njė errėsirė tė plotė dhe do tė rrėnohej e pėrmbytej nga balta. Ata tė huaj, konsuj, arkeologė, historianė e gjeografė qė e vizituan nė shekullin e XIX, mezi arritėn tė shohin veēse disa gjurmė qė kishin mbetur nga koha e lavdishme e Oktavianit
Sekretet qė fsheh Apolonia nė vetvete janė ende tė mėdha. Arkeologėt e sotėm dhe ata tė nesėrm ndoshta do tė na zbulojnė gjurmė tė reja jo vetėm tė Oktavian-Augustit, por dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij tė lavdishėm qė jetuan nė Apoloni, nga Ciceroni e mė pas Bruti, Agripa, Mecena, Rufusi, prijėsit e legjioneve tė tmerrshme, etj, ēka e bėjnė kėtė tokė tė Ilirisė sė lashtė, kėtė qytet tė themeluar nga kolonitė greke tė Korintit dhe Korkyrės qė nė shekullin e V-tė para erės sė re, njė vend me bėma tė pagoja, pasi pjesa mė e madhe e kėtij qyteti shtrihet ende nėn dhé
|