| Borgjezėt kundėr Putinit Shtresa e mesme ėshtė protagonistja e revoltės sė shesheve, kundėr vjedhjeve elektorale dhe superpushtetit tė carit dhe partisė sė tij. Ndaj ajo kėrkon tė llogaritet vullneti i saj, nė njė vend oligarkėsh. Claudio Salvalaggio Evgenij ka nė xhep njė master pėr ekonominė, flet anglisht dhe punon si konsulent financiar nė njė kompani energjetike ruse. Pamje perėndimore, 35 vjeēar, jeton vetėm nė njė apartament 50 metra katrorė me qera nė lagjen e vjetėr moskovite tė Arbatit, nget njė Nissan Qashqai tė zezė dhe nuk e ndan nga vetja iPad-in. Edhe ai doli nė 10 dhjetorin e kaluar nė sheshin Bolotnaja, mes turmės ende tė hallakatur tė asaj qė do tė pagėzohej si revolucioni i bardhė, pėr shkak tė ngjyrės sė shiritave tė zgjedhur si simbol i njė proteste paqėsore, pothuajse e kundėrta e simbolikės sė Revolucionit tė Kuq tė tetorit 1917. Ishte njėri prej rreth 50 mijė personave qė dolėn nė mėnyrė tė improvizuar nė sipėrfaqe, nga thellėsia e heshtur e shoqėrisė ruse, shumica pėr herė tė parė ashtu si ai, pėr tė kontestuar mashtrimin elektoral tė zgjedhjeve parlamentare tė 4 dhjetorit. Por edhe kundėr njė sistemi pushteti qė bazohet vetėm mbi carin Putin, saktėson ai. Ishte manifestimi mė i madh nė shesh qė nga viti 1993, kur nė pėrplasjen e ashpėr mes presidentit Jelcin dhe parlamentit, mbėrritėn nė shesh tanket dhe autoblindat, duke mbjellė vdekjen. Vetėm dhjetė vjet mė parė, nė agimin e epokės Putin, ndodhi njė tjetėr protestė domethėnėse masive, ajo e rreth 20 mijė njerėzve qė kundėrshtonin goditjen shtetėrore ndaj ekranit privat NTV, etapa e parė e njė nėnshtrimi total tė mediave.
Pastaj shoqėria civile ra nė letargji. Pėr tu rizgjuar dy javėt e fundit, njė zgjim qė e lajmėruan qė prej njė viti dallėndyshet e rrjetit: kėngė proteste, satirė e ironi nėpėr blogje, debate tė ndezura, gjithnjė e mė politike nė rrjetet sociale. Dhe gjithė pakėnaqėsia virtuale u bė realitet nė shesh, nėn dėborėn e parė, a thua se po ndodhte njė epifani. Kėrkesat e tyre nė fakt u refuzuan qė me tė parėn nga pushteti, si zgjedhjet e reja apo lirimi i tė burgosurve politikė. Por njė rezultat ishte evident: Pėr herė tė parė qė nga shkėrrmoqja e Bashkimit Sovjetik, doli nė ballė njė klasė e re, shtresa e mesme, e destinuar pėr tu bėrė protagonistja e ndryshimeve. Jo me njė revolucion tė stilit arab, as me ndonjė protestė tė portokallinjtė si ajo kundėr falsifikimit zgjedhor nė Ukrainė, qė solli anullimin e zgjedhjeve presidenciale 2004 dhe ngritjen nė pushtet tė presidentit properėndimor Viktor Jushēenko. Revolucioni i bardhė akoma nuk ka marrė trajtė, por ka ndezur njė proces tė pakthyeshėm duke thyer shumė tabu dhe sfiduar njė pushtet qė deri mė tani dukej i pasfidueshėm. Ne ekzistojmė! Ne ekzistojmė!, bėrtiste nė kor bashkė me tė tjerėt Evgenij, njė prej shumė shembujve tė kėsaj klase tė mesme urbane, tė rritur nė epokėn putiniane. Po, sepse nėse privatizimet e egra jelciniane kultivuan dhe rritėn njė grup tė ri oligarkėsh, vitet 2000 panė tė shumohej njė shtresė e mesme qė lulėzoi nėn bumin energjetik tė dy mandateve presidenciale tė Putinit, i cili sot e ka kundėr.
Nuk ėshtė e thjeshtė tė vizatosh njė identikit tė saktė tė borgjezit tė ri rus, edhe sepse shpesh rrezikon tė jetė mė shumė njė status mendor sesa njė tėrėsi indikatorėsh socio-ekonomikė, po tė llogarisėsh se njė nė dy rusė perceptohet si shtresė e mesme. Por profili mbi tė cilin bien dakord shumė studime, ėshtė ai i njė individi tė ri, 30-40 vjeēar, i arsimuar dhe me njohuri tė anglishtes, qė jeton nė qytet, ka njė rrogė mbi njėmijė euro dhe njė llogari bankare, zotėron njė apartament tė vogėl dhe njė makinė, punon pėrgjithėsisht nė sektorin privat, udhėton jashtė tė paktėn njė herė nė vit dhe do ti pėlqente tė jetonte pėrfundimisht nė njė vend europian. Kėtu nuk ka shpresė pėr ndryshim, ka marrė fund, sistemi ėshtė gjithnjė e mė i korruptuar dhe ēdo gjė shitet, vota jote nuk vlen sepse ta vjedhin, dhe nė pushtet mbeten tė njėjtat fytyra, thotė Marina, njė beqare 30 vjeēare, shefe marketingu nė njė qendėr tė madhe estetike e fitnesi. Po mėsoj spanjishten, do tė doja tė zhvendosesha nė Barcelonė ose Madrid, edhe pėr hir tė fėmijėve tė mi tė ardhshėm. Nė kėtė ėndėrr, nė fakt shtresa e mesme ėshtė paraprirė nga oligarkėt qė jetojnė nė periferinė lindore tė Moskės, Rubliovka; shumica e tyre bizneset i kanė nė Rusi, por i kanė braktisur daēat luksoze pėr tė jetuar dolēe vitėn nė Itali, nė rivierėn franceze, alpet zvicerane apo Londrėn joshėse. Por me paratė qė kanė, ata mund tė bėjnė ēfarė tė duan. Studimet dhe statistikat thonė se nga ana tjetėr, shtresa e mesme ėshtė ende pakicė nė Rusi, e pėrqėndruar kryesisht nė Moskė e Shėn Pjetėrburg (dy qendrat ku vendoset politika e madhe). Por ka premisa tė bėhet motori kryesor politik i ndryshimit: nė vitin 2008, pėrpara krizės, pėrfaqėsonte rreth 20% tė njė popullsie prej 143 milionė banorėsh, por brenda 2020-ės mund tė arrijė nė 40% nėse ekonomia ruse vijon rritjen me ritmin e qėndrueshėm tė 4-5 pėrqind nė vit. Nėse pastaj merret nė konsideratė qė deri nė vitin 2016, viti i zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, penetrimi i internetit (motori kyē i revoltės) do tė kapė mbi 80% tė popullatės ruse, atėherė mund tė kuptohet lehtė se kjo shtresė e mesme pėrbėn njė kėrcėnim tė vėrtetė pėr Vladimir Putinin.
Deri tani, borgjezia e vogėl ruse i kishte drejtuar gjithė energjitė e saj drejt fitimit, konsumit dhe udhėtimeve, duke i mundėsuar Putinit tė konsolidonte pushtetin e vet, eliminuar kundėrshtarėt dhe kontrolluar mediat, duke i shndėrruar nė mjete propagandistike. Vala e parė e krizės ja hoqi kėsaj shtrese njė llokmė parash, duke ja gėrryer fuqinė blerėse. Sipas disa sondazheve, kjo fuqi ėshtė gati pėrgjysmuar, duke zbritur nė 12%. Por nė njėfarė mėnyre, Kremlini ja doli edhe njė herė kur Putini, duke mos mundur tė kandidojė pėr herė tė tretė si president, promovoi emrin e Dmitri Medvedevit, njė avokat i ri, pinjoll i njė familjeje akademikėsh, i afėrt me inteligjencėn urbane dhe i apasionuar i internetit. Por presidenca e tij i zhgėnjeu pritshmėritė dhe gjithēka ka mbetur si mė parė: Lufta kundėr korrupsionit, modernizimi, ngritja e njė sistemi gjyqėsor tė pavarur. Dhe kur nė shtator edhe Medvedevi e flaku maskėn dhe pranoi tė kėmbejė rolet me Putinin, acarimi dhe indinjata e njerėzve u rritėn. Mashtrimet e fundit elektorale ishin pika qė derdhi gotėn tashmė tė mbushur. Filli i hollė qė e mbante tė lidhur klasėn e mesme me pushtetin, ėshtė kėputur. Marrėveshja Vodkė dhe salsiēe nė vend tė demokracisė, u prish. Veē stabiliteti nuk mjafton, shpjegon Evgenij, dėshirojmė dinjitetin dhe njė shpresė pėr tė ardhmen.
Tė mbijetuarit e valės sė parė tė krizės tani i druhen tė dytės, qė do tė vijė bashkė me stanjacionin politik tė lidhur me rikthimin e Putinit nė Kremlin, ēka mund tė zgjasė deri nė vitin 2024. Largimi i investimeve tė huaja vazhdon, pesha e taksave pėr sipėrmarrėsit ėshtė rritur, tė ardhurat reale kanė zbritur me 2.9% nė tremujorin e parė tė kėtij viti, me njė inflacion qė ėshtė ulur por qė mbetet i lartė (7%).
Putini e nuhati ajrin e ndenjur, por me vonesė. Nė fillim lanēoi Frontin Popullor, pėr tė peshkuar kandidatė tė pavarur nga shoqėria civile, duke tentuar tė shkojė pėrtej partisė sė vet, tashmė tė identifikuar si bandė mashtruesish e hajdutėsh, siē e pėrkufizoi me sukses blogeri mė i famshėm rus, Aleksei Navalni. Pastaj premtoi njė politikė fiskale ku tė pasurit do tė paguanin mė shumė se shtresa e mesme. Nė fund, edhe zėdhėnėsi i tij Dmitri Peskov doli tė premtojė njė Putin ndryshe, njė version 2.0, qė do tu gjente zgjidhje kėtyre pakėnaqėsive sociale nė programin e fushatės sė tij presidenciale, qė pritet nė fillimin e vitit tė ardhshėm. Por gjithēka mund tė jetė shumė me vonesė.
Tek e fundit, Putini nuk ka pasur kurrė ndonjė lidhje tė veēantė me klasėn e mesme. Pinjoll i njė familjeje punėtore, ai e ka ndjerė gjithnjė veten komod me sportistėt, punėtorėt, fermerėt apo viktimat e shumė katastrofave natyrore. Por edhe ky segment i shoqėrisė ka filluar ti kthejė shpinėn. U pa kjo qė vitin e kaluar, gjatė zjarreve qė rrėnuan vendin dhe sė fundi nė stadiumin olimpik tė Moskės, kur u fishkėllye nga publiku i vet i zemrės, ai i fansave tė arteve marciale. Pėr tė parėn herė ėshtė nė mbrojtje, pėrballė shumė dilemave mbi strategjinė qė duhet tė zbatojė pėr tė mos humbur akoma mė shumė konsensusin popullor, ndėrkohė qė me protestat e veta, shtresa e mesme kėrkon edhe pėrfaqėsim politik. E ka pranuar kėtė edhe ideologu i Kremlinit, Vladislav Surkov: Mungon njė parti e masės liberale. Kremlini e pat provuar nė laborator lindjen e kėsaj partie, qershorin e kaluar, duke ja besuar partinė Kauza e drejtė oligarkut Mikhail Prokhorov, veēse e largoi kur manjati dėshmoi mė shumė autonomi sesa duhej. Por i forcuar nga protestat e shesheve, mbreti i metaleve u rishfaq duke sfiduar Putinin nė garėn e tij presidenciale. Edhe njė tjetėr peshė e rėndė po ngroh motorėt: Ish zv.kryeministri Aleksei Kudrin ėshtė deklaruar i gatshėm pėr tė kontribuar nė themelimin e njė partie tė rėndėsishme tė sė djathtės liberale. Vendi nė qendėr tė ringut, pretendohet edhe nga opozita: Ajo e moderuar e Jabloko-s, dhe ajo mė antagoniste Parnas e ish kryeministrit Mihail Kasianov dhe ish zv.kryeministrit Boris Nemcov. Megjithatė fytyra e re nė lojė ėshtė ajo e avokatit tė ri Navalni, i palodhur dhe kurajoz nė denoncimin e tė palarave tė korrupsionit tė pushtetit nė sajtin e tij. Ėshtė figura qė mund ta shndėrrojė rrjetin nė njė shesh tė vėrtetė, pėr momentin pa ngjyra, qė mbledh bashkė tė majtėn e tė djathtėn, nacionalistė e bolshevikė, liberalė e komunistė. Pushteti bėri gabimin ta arrestojė dhe dėnojė me 15 ditė burg pas njė manifestimi kundėr vjedhjes sė votės. Tani ėshtė edhe mė popullor dhe nė sheshin Bolotnaja mė 10 dhjetor, u lexua nė foltore njė letėr e tij nga burgu, ku bėnte thirrje pėr qėndresė.
Ka lindur pra njė rebelim nė rrjet, nė njė vend qė ka numrin mė tė madhe tė pėrdoruesve nė Europė. Kėngė proteste, blogerė gjithnjė e mė tė ashpėr kundėr pushtetit, njė komunitet Facebook-u qė Vladimir Putinin e quan Botex, me njė ironi qė pastaj kthehet nė slogane si 146% e moskovitėve ėshtė pro zgjedhjeve tė ndershme. Njė referim i qartė pėr njė grabitje qė ka ndodhur para syve tė tė gjithėve.
Nga Lespresso
Sfida e miliarderit
Ai ėshtė prezantuar si mbrojtėsi i interesave tė shtresės sė mesme. Oligarku Mikhail Prokhorov e ka shpallur tashmė vendimin e tij pėr tė sfiduar Putinin nė zgjedhjet presidenciale tė marsit, duke njoftuar pėrmes Twitter-it. Edhe kjo, shenjė e njė Rusie qė po ndryshon. Ėshtė vendimi mė serioz i jetės sime, ka shpjeguar ai, duke premtuar krijimin e njė partie liberale, nėse nuk del me sukses nė garėn drejt Kremlinit. Ėshtė konfirmimi se klasa e mesme ėshtė ajo qė kėrkohet mė shumė: vėrtet pakicė, por e destinuar tė rritet dhe tė pėrcaktojė axhendėn e vendit. I gjatė mbi dy metra, 46 vjeēar, brilant, karizmatik, ėshtė konsideruar beqari i artė i Rusisė, njeriu i tretė mė i pasur i vendit me njė pasuri qė Forbes e ka vlerėsuar nė 18 miliardė dollarė. Kamjen e vet e ndėrtoi nė vitet e ēmendura 90, duke blerė kompaninė Norilsk Nickel, e duke shitur pastaj pjesėn e vet tė aksioneve para se kriza e 2008-ės tua digjte vlerėn. Tani zotėron 17% tė Rusal, liderit botėror tė aluminit, dhe 30% tė Polyus Gold, prodhuesi mė i madh rus i arit. Nė vitin 2007 u vu nė qendėr tė kronikave mondane pas njė arrestimi tė shkurtėr nė lokalitetin alpin francez tė Kurshevelit, nėn dyshimet e ngritjes sė njė rrethi prostitucioni. Pastaj u bė pronari i parė joamerikan i njė ekipi basketbolli, Nju Xhersi Nets. I ėshtė futur me kokė politikės, pas stėrkėmbėshit qė pėsoi nga Kremlini nė shtator, kur e larguan nga drejtimi i partisė Kauza e drejtė, qė ja besuan pėr tė thithur votat e shtresės sė mesme. Nuk e kam zakon tė ndalem nė mes tė rrugės, ka siguruar ai, duke premtuar njė program realist pėr zhvillimin e vendit dhe forcimin e shtresės sė mesme. Por pa kryer revolucione. Mė tej ka kėrkuar lirimin nga burgu tė ish padronit tė Yukos, Mikhail Khodorkovskit, kryearmiku i Putinit. Nuk kam frikė tė pėsoj tė njėjtin fund, ka deklaruar. Por e majta dhe e djathta dyshojnė se Prokhorov po bėn lojėn e Putinit pėr tė legjitimuar zgjedhjen e tij dhe pėr ti hequr vota liderit komunist Genadi Zhuganov, njė akumulator i votave tė protestės. Politologėt nuk i japin mė shumė se 7%, por ai mund tė jetė surpriza e vėrtetė e zgjedhjeve, paēka se pėr njė pjesė tė madhe tė rusėve, oligarkėt ende janė tė lidhur me grabitjen e lėndėve tė para tė vendit.
|