E Merkure, 19 Qershor 2013

Kaligula i kryqėzuar

Vėnia nė skenė e “Kaligulės”, nga njė trupė aktorėsh tė rinj, mund tė vlerėsohet pėr guximin e sjelljes sė veprės pėr publikun shqiptar, por asaj i mungoi thuajse tėrėsisht emocioni

Renato Kalemi

Pas lajmit se njė trupė aktorėsh tė rinj kishin marrė pėrsipėr tė vinin pėr herė tė parė nė skenėn shqiptare, njėrėn nga dramat mė tė fuqishme tė nobelistit francez Alber Kamy, kėnaqėsia fillestare u feks prej dyshimit nėse interpretimi i saj do tė ishte nė lartėsinė e duhur tė veprės. “Kaligula”, e shkruar pėr sė pari nė vitin 1938, e mė pas e ripunuar prej Kamysė nė vitet 1941 dhe ‘44, pėr t’u botuar mė nė fund nė vitin 1945, ėshtė ndoshta drama mė e fuqishme e shkrimtarit, qoftė pse u shkrua nė kohėra tė rrufeshme historike (Lufta e Dytė Botėrore), qoftė pse personazhi kryesor i saj ėshtė njė Perandor romak qė udhėhoqi Romėn nė vitet 37-41 pas Krishtit, i cili njihet nė histori pėr ēmenduritė dhe mizoritė e tij. Ndryshe nga romanet, publiku shqiptar i njeh shumė pak ose aspak dramat e Kamysė, tė cilat nuk janė pėrkthyer asnjėherė nė gjuhėn shqipe. Ndėrkohė, “Kaligula”, para se tė sillej nė sallėn e ftohtė tė Teatrit Kombėtar nga kjo trupė aktorėsh tė rinj e ambiciozė, ėshtė vėnė nė skenė nė shumė vende tė botės qė prej vitit ‘45, duke marrė vlerėsime tė mėdha, kritika pozitive e ēmime. Kureshtja pėr tė ekranizuar figurėn e perandorit tė tmerrshėm Kaligula (Gaius Julius Caesar Augustus Germanicus) dhe kufijtė e pafundmė tė marrisė sė tij, ndolli realizimin e njė filmi me skena tė forta erotike nė vitin 1979, nga regjisori italian, Tinto Bras, jo pak i ndikuar nga drama e Kamysė, por jo i suksesshėm nė publik pikėrisht pėr shkak tė pėrshkrimit grafik tė mizorive dhe orgjive qė kryente perandori romak.

Le tė kthehemi tek “Kaligula” shqiptar: Drama u bė pjesė e Festivalit Teatror tė tė Rinjve dhjetorin e kaluar, dhe u vu nė skenė nga regjisorja e re Esmeralda Stafa, me muzikė tė Bojken Lakos dhe skenografi tė Blerina Hoxhės; ndėrkaq nė rolet kryesore interpretuan aktorėt e rinj, Eni Shehu, Cubi Metka, Emiljano Palali, Arjola Basho, etj. Njė sipėrmarrje, e cila nė Festival u vlerėsua me ēmimin e aktorit mė tė mirė pėr Eni Shehun, nė rolin e Kaligulės, si dhe u shpėrblye me kėrkesėn pėr t’u vėnė nė skenė nė Teatrin Kombėtar pėr njė publik mė tė gjerė. Nė njė intervistė televizive, regjisorja Stafa do tė zbulonte disa nga arsyet qė e shtynė ta sillte kėtė dramė, duke rrėfyer se njė pjesė e aktorėve e pranuan vullnetarisht rolin, skenografia ishte realizuar me njohje, pėrkthimi i veprės po ashtu. Por, ndoshta dėshira pėr ta vėnė nė skenė dhe mėnyra e “vullnetarizimit” tė njė drame tė pėrmasave tė tilla, i ka tradhėtuar regjisoren dhe aktorėt duke bėrė qė “Kaligula” shqiptar tė mos jetė nė nivelin e pritshmėrisė sė publikut dhe tė kthehet nė njė dramė e cila nuk arrin tė pėrēojė as emocionin e fortė dhe tmerrin qė karakterizon nė vetvete figurėn dhe bėmat e Kaligulės.

Alber Kamy, duke qenė shkrimtar ekzistencialist dhe ndjekės i rrymės sė absurdit, e ka vendosur dramėn dhe personazhin e Kaligulės nė njė ambient surreal, tė cilit i atribuon tė gjithė elementet ekzistenciale tė jetės. Drama nis me ankthin e njė grupi senatorėsh pėr zhdukjen disa ditore tė Perandorit, pas vdekjes sė papritur tė motrės sė tij, Drusila, e cila njėkohėsisht ishte dashnorja, por edhe dashuria e madhe, e vetme dhe e pastėr nė jetėn e Kaligulės. E ndėrsa senatorėt komplotojnė nėse duhet zėvendėsuar ose jo Perandori i tyre, i cili deri atėherė kish qenė njė njeri i drejtė dhe i mirė, ai kthehet nė pallat krejt i shpėrfytyruar, me shenja tė dukshme ēmendurie, hera-herės haluēinant, me njė mision tjetėr. Ėshtė e qartė se Kaligula nuk e ka pėrtypur dot vdekjen e Drusilės, sidomos gjatė bisedave me Ēesonian, njė grua mė e madhe nė moshė se ai, e cila i ka ndenjur gjithmonė pranė, e dashuruar pas Kaligulės deri nė vdekje, e gatshme t’i shkojė pas fillit pavarėsisht mizorive qė ai ka ndėrmend tė bėjė. Dhe Kaligula nuk vonon tė shfaqė anėn tjetėr tė tij, atė mė mizoren, e cila do ta ēojė drejt vdekjes qė nė moshėn 28 vjeēare. Shpall me tė madhe se tani e tutje ai do tė jetė njeriu mė i lirė nė Romė, se vetėm atij i lejohet tė bėjė gjithēka dhe se kufijtė e lirisė sė tij janė pa cak. Tė gjithė i kanė ditėt e numėruara, nisur nga ai vetė i pari, prandaj vendos tė hartojė njė listė emrash, renditja e tyre ėshtė pa rėndėsi, sipas tė cilės njerėzit do tė dėnohen me vdekje. Nga ana tjetėr, vendos tė konfiskojė pronat e tė gjithėve nė Romė, nga senatorėt deri tek njerėzit mė tė thjeshtė, sepse kėshtu mendon tė trashėgojė. Porosit njeriun e tij tė mė afėrt, Helikonin, pėr tė shkruar njė traktat tė ri, tė cilin e titullon “Dėnimi me vdekje”, ku proklamon se tė gjithė janė fajtorė dhe se tė gjithė duhet tė vdesin: “Ėshtė veē ēėshtje kohe dhe durimi”.

Pėrballė kėsaj furie mizore qėndrojnė komplotistėt, njė grup senatorėsh tė udhėhequr nga Kasius Kerea, njeriu qė do tė organizojė dhe vrasė Perandorin. Nė mbledhjet e tyre tė fshehta, tė shqetėsuar veēanėrisht pėr fatin e tyre, ata bien dakord ta lėnė Kaligulėn nė ēmendurinė e tij, derisa tė krijohet ēasti i volitshėm pėr ta vrarė. Por, personazhit tė tij kryesor, Kamyja nuk i ka mveshur veē tmerrin e njeriut anormal, skizofren, i cili jeton dėshpėrimisht me fantazmėn e dashurisė sė tij tė vdekur, por edhe njė mendje brilante, qė arrin tė vėrė nė lojė tė gjithė tė tjerėt; njė zemėr tė madhe, e cila nė ēastet kur mendja ėshtė e kthjellėt tė bėn ta duash fort pėr butėsinė qė shfaq; dhe njė perandor artist, qė dashuron poezinė, paēka se hidhėrimi i thellė e bėn qė artin e tij ta kthejė nė dhunė dhe vrasje.

Kaq kompleks ėshtė personazhi i Kaligulės nė dramėn e Kamysė, saqė interpretimi i tij kurrsesi s’mund tė lihet nė duart e njė aktori tė ri, sado i talentuar. Ai ėshtė njė personazh i jashtėzakonshėm, njė burrė i ēmendur dhe po aq filozof i madh, kaq mizor dhe po aq zemėrbardhė, njė perandor komedian dhe tragjik njėkohėsisht, njė burrė i dėshpėruar dhe po kaq i lumtur sepse njohu dashurinė e vėrtetė, atė shkatėrrimtarėn. Nė interpretimin e Eni Shehut, Kaligula na vjen thuajse pa emocion, pikėrisht pse vėshtirėsia e rolit tė tij qėndron nė aftėsinė pėr tė luajtur me emocionin. Duhet tė shtiresh si i ēmendur dhe i kthjellėt nė tė njėjtėn kohė, i dėshpėruar dhe nė ēast tė shndėrrohesh nė njė poet ėndėrrimtar, kur kujton gjithė pasion mbrėmjet nėn dritėn e hėnės dhe ledhatimet e Drusilės. Dhe ky njeri i pasionit dhe poezisė duhet tė shfaqet i tmerrshėm dhe vrastar nė sytė e tė tjerėve kur deklaron dėnimet me vdekje apo kur helmon me duart e tij plakun Merea. Rolit tė Kaligulės i mungonte egėrsia e njeriut qė mund t’i bėjė tė gjitha kėto pa e vrarė ndėrgjegja, ndėrsa aktori duket se nuk ka mundur tė hyjė krejtėsisht nė shpirtin e personazhit tė vėshtirė qė i ėshtė ngarkuar. Ndonjėherė zėri jo fort mirė i dėgjueshėm apo vėnia e theksit nė fjalė jo tė rėndėsishme, duke mėnjanuar efektin e fortė tė tyre, e sfumonin disi portretin e Kaligulės nėn interpretimin e Eni Shehut, ēka e bėnte mė pak tė frikshėm nga ē’duhet tė ishte personazhin e Kamysė.

Ēesonia, e interpretuar nga aktorja Cubi Metka, ishte disi mė e vendosur mirė nė skenė, sidomos nė ēastin kur ajo duhet tė luajė pjesėn e vdekjes nga duart e njeriut qė deshi, Kaligulės. Por, njė interpretim pėr t’u harruar ishte ai i personazhit tė Kasius Kereas, komplotistit kryesor, i cili gabimisht luhej nga aktorja Arjola Basho (naivitet i regjisores!?). Pėr shkak se ky rol ėshtė i destinuar tė luhet prej njė aktori mashkull, ajo nuk hyri kurrė nė fuqinė e interpretimit qė kėrkon roli i kundėrshtarit tė Kaligulės. Zėri i saj i dobėt nuk mundte tė mbizotėronte Kaligulėn apo tė tregohej qėndrestar gjatė dialogjeve shumė tė bukura e plot emocion mes tyre. Njė vlerėsim pozitiv mund tė thuhet pėr skenografinė, e cila i kishte tė gjithė elementet e pėrshkruara nė dramėn e shkrimtarit francez. Muzika e Bojken Lakos ishte e duhura dhe tė krijonte njė gjendje ankthi, pavarėsisht se ndonjėherė vihej dhe hiqej nė kohėn e gabuar. Ndėrsa, regjisorja Esmeralda Stafa mund tė kėnaqet me vlerėsimin se arriti tė sillte pėr herė tė parė nė skenėn shqiptare njė dramė tė Kamysė. Ama, jo gjithmonė guximi pėr tė bėrė gjėra qė nuk i ka bėrė askush tjetėr mė parė nuk mjafton pėr tė pasur sukses. Ndoshta, regjisorja ka gabuar pikėrisht kėtu: me pėrzgjedhjen e njė drame kaq tė fuqishme dhe tė papėrshtatshme pėr njė trupė aktorėsh tė rinj. Ēka fatkeqėsisht nuk u kuptua as nga drejtuesit e Teatrit Kombėtar qė vendosėn ta shfaqin nė skenė.