E Marte, 18 Qershor 2013

Flash Java

Po, por…

Pozita dhe opozita pėrplasen pėr rregulloren e parlamentit

Ata nė dukje kanė ngjashmėri me fėmijėt qė banojnė nė njė pallat, ku herė grinden e herė pajtohen. Por grindjet i nisin kur fillojnė tė luajnė “shpiash” dhe “doktorash”… Kjo ka ndodhur edhe me pozitėn dhe opozitėn shqiptare. Pas njė periudhe paqeje relative, ku mungonin akuzat e ashpra dhe pėrlasjet politike, janė rikthyer qėndrimet ekstreme. Bėhet fjalė pėr reformat qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar votash ku mė tė debatueshme kanė qenė rregullorja e re e Kuvendit dhe reforma zgjedhore. Pika e parė e diskutimeve nė Kuvend ishte pėr rregulloren e re qė shėrben pėr 140 ligjvėnėsit tanė. Ajo qė hapi njė debat mes kreut tė qeverisė Sali Berisha dhe kryetarit tė grupit parlamentar socialist Gramoz Ruēi, lidhej me kohėn qė i takon kryeministrit nė Kuvend. Aktualisht me rregullore qė ėshtė nė fuqi, kryeministri flet sa herė tė dojė dhe sa kohė tė dėshirojė. Sipas kryeministrit, Rama do t’ja vėjė kufirin tek thana, pasi vetė nuk ėshtė deputet. Kjo ka sjellė edhe reagimin e Ruēit dhe nė fund seanca ėshtė mbyllur me akuza dhe kundėrakuza se kush po pengonte, pozita apo opozita. Vėshtirė se do gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt, ndaj nuk ėshtė mė ēudi qė tė bėhen gati ambadorėt e huaj, pasi kanė ca jave qė rrinė “pa punė”…

Siri

Sulm mbi gazetarėt

Njė tjetėr humbje pėr gazetarinė kėtė javė, kur dhjetė predha goditėn shtėpinė ku prej disa ditėsh po qėndronin disa gazetarė tė huaj, nė lagjen Baba Amr, nė qytetin “rebel” tė Homsit nė Siri. Pasi predha e parė goditi shtėpinė, gazetarėt tentuan tė largohen, por me goditjen e tė dytės, gazetarja Marie Kolvin, reportere franceze me eksperiencė nga fushė-beteja dhe Remi Ohlik, njė fotograf i ri nė moshė, vdiqėn nė vend. Tre kolegė tė tyre u plagosėn rėndė. Meqė Siria nuk lejon gazetarėt e huaj nė vend, Kolvin ishte bėrė njė zė i fortė pėr tė dėshmuar tmerret e luftės duke raportuar pėr rrjetet mė tė mėdha nė botė. Gazetarja e famshme pėr maskėn e saj nė sy, tė cilin e pati dėmtuar gjatė konfliktit nė Sri Lanka, kishte raportuar edhe nga Shqipėria gjatė luftės sė Kosovės.

Ekzekutimi

Burri akuzohet…

Qė nė fillim kur ndodhi ngjarja, dyshimet ishin tė forta se nė vrasjen e laborantes 33-vjeēare kishte gisht bashkėshorti i saj, njėkohėsisht edhe babai i dy fėmijėve. Pa u mbushur ende muaji, polica arrestoi Ilia Bashon i dyshuar si urdhėruesi dhe organizatori i vrasjes sė Eleni Bashos. Gjithashtu ėshtė gjetuar edhe njė mesazh kompromentues ku shkruhej se: “edhe dy ditė dhe mbyllet ky muhabet”… Dyshohet se gjithēka ėshtė kryer pas njė lidhjeje jashtėmartesore tė Ilia Bashos me njė vajzė tė re nė moshė. Por divorci i mundshėm mes ēiftit mund tė shkaktonte jo pak probleme pėr burrin. Po sipas policisė, nėse ata divorcoheshin gati gjithė pasuria i takonte Eleni Bashos, sepse biznesi dentar ishte nė emėr tė saj.

OKB

Majko nuk ia del

Kur emri i ish-kryeministrit Pandeli Majko u lakua si njė nga personat qė mund tė zgjidhej nė njė post tė rėndėsishėm pranė OKB-sė, shumė shqiptarė ia uruan karrierėn e re tė mundshme. Por Majko nuk ka mundur qė tė fitojė besimin e Ban Ki Moon-it. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB, zgjodhi turken Cihan Sultanoglu nė krye tė Zyrės pėr Europėn e ish-vendet e BS-sė. Sipas jetėshkrimit, Sultanoglu ka njė pėrvojė 26-vjeēare nė UNDP, nga tė cilat 7 vjet ka shėrbyer nė ish-republikat sovjetike. Para se tė merrte detyrėn e re, Sultanoglu ishte drejtore e burimeve njerėzore pėr UNDP. Megjithatė kjo nuk ia ul vlerat kurrsesi Majkos, pasi prej disa muajsh emri i tij u lakua gjatė nė zyrat e OKB-sė.

Politikanėt

Mė tė paguarit

Pas njė klasifikimi tė kryer nga Investopedia, kemi mundur tė mėsojmė pėr politikanėt mė tė paguar nė botė. Sipas tė dhėnave, politikani qė merr mė shumė para ēdo fund muaj, pėr funksionet e tij qeveritare, ėshtė Li Hsien Long, kryeministri i Singaporit. Nė vitin 2010 ėshtė paguar deri nė 2 milion dollarė. Nė vendin e dytė mes dhjetė mė tė paguarve, ėshtė kryeministri i Hong Kongut, Donald Tsang me 513 mijė dollarė. Vendi i tretė pėr Raila Odingan, kryeministėr i Kenias me 427 mijė. Barak Obama ėshtė nė vendin e katėrt me 400 mijė, i pesti Nikolas Sarkozi (302 mijė), i gjashti Stefen Harper, Kanada (296 mijė), e shtata Meri MekAlis, Irlandė (287 mijė), pastaj Julia Gillard, Australi (286 mijė), nė vendin e nėntė Anxhela Merkel (283 mijė) dhe i dhjeti, Joshihiko Noda, Japoni (273 mijė).

Kule

Traktet e FRESSH-it

Zgjedhjet pėr rektorė dhe dekanė tė universiteteve janė mbyllur, por sigurisht jo pa debatet dhe pėrplasjet qė i shoqėrojnė gjithmonė. Rektori i universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, nuk ka hezituar tė akuzojė Partinė Socialiste se ka bėrė pėrpjekje pėr tė politizuar procesin e zgjedhjes sė drejtuesve tė rinj nė kėtė universitet. Me rimandatimin nė postin e rektorit, Kule ka thėnė se strukturat e FRESSH-it kanė bėrė thirrje pėr tė mos votuar pedagogėt demokratė. “U bėnė pėrpjekje tė paligjshme pėr tė vėnė nė provė universitetin dhe pėr tė injektuar njė virozė helmuese ndaj UT. Jam krenar qė ky institucion tregoi qė ėshtė autonom dhe i dha pėrgjigje strukturave politike qė donin tė dėmtonin autonominė”, thėnė Kule, duke shtuar se FRESSH-i shpėrndau trakte tė zeza kundėr tij, si nė kohėn e nazizmit.

Pitella

Titull dhe takime

Ėshtė njė politikan qė shpesh fjala i ngjit dhe nuk lė rast pa shfrytėzuar tė vizitojė vendin tonė dhe tė japė mesazhe bashkėpunimi pėr klasėn tonė politike. Por kėsaj radhe zėvendėspresidenti i PE-sė, Xhani Pitella mund tė ketė dalė i mėrzitur nga bisedimet me politikanėt, por me dėshirė ka marrė titullin doktor “Honoris Causa” tė akorduar nga Universiteti Medhetar i Shqipėrisė. Nė ceremoninė e dhėnies sė kėtij titulli tė dorėzuar nga rektori i Universitetit Anastas Angjeli, njėkohėsisht edhe politikan i sė majtės, ishin tė pranishė deputetė e ambasadorė. Pitella nuk humbi rastin qė praninė nė Tiranė ta shfrytėzojė edhe pėr takime tė nivelit tė lartė. Mesazhi i tij ishte njė: Nuk mund tė lejohet qė Shqipėria tė humbė trenin drejt Europės. Pikėrisht kjo ishte edhe arsyeja kryesore e vizitės, duke inkurajuar opozitėn qė tė bėhet pjesė e reformave dhe projekteve pėr integrimin e vendit tonė nė BE.

Konflikti

Grushta mllefi…

Ndoshta tashmė e ka ndarė mendjen se me heshtjen nuk fitohet gjė, ndaj nė njė kohė tė shkurtėr ėshtė bėrė personazh mediatik dhe policor. Ish i pėrndjekuri politik Gjergj Ndreca qė pak ditė mė parė goditi me grushte deputetin e PD-sė Ilir Rusmajlin, kėsaj radhe inatin e ka nxjerrė me ish-hetuesin e tij, qė aktualisht punon si avokat. Ndreca ka qenė me disa miq tė tij nė njė lokal pranė selisė sė ish-tė pėrndjekurve politik, kur pranė tavolinės sė tij pa tė ulej Agim Tirana, avokati i njohur tek i cili Ndreca identifikoi hetuesin e ēėshtjes sė tij qė dhe e ka torturuar. Nė drejtim tė avokatit ka lėshuar disa grushte dhe mė pas behu policia qė e shoqėroi pėr herė tė dytė nė njė kohė tė shkurtėr. Ai ėshtė justifikuar se kėtė veprim e ka bėrė pasi iu kujtua koha kur Tirana ishte hetues dhe e kishte torturuar.

Miqėsorja

Ndeshje me Italinė?!

Janė tė shumtė shqiptarėt qė bėjnė tifo pėr ekipin italian gjatė kompeticioneve europiane dhe botėrore, por mund tė vijė edhe njė ditė qė kombėtarja shqiptare dhe ajo italiane tė luajnė njė ndeshje miqėsore futbolli. Mendohet se nė muajin maj mund tė organizohet njė takim mes tyre, e kjo ėshtė konfirmuar edhe nga kreu i FSHF-sė Armand Duka, duke lėnė tė kuptohet se ndeshja mund tė zhvillohet nė Palestinė. Nė muajin maj pritet qė tė zhvillohet njė turne miqėsor nė Palestinė, ku do tė marrin pjesė tetė kombėtare. Kėtu pritet tė futet nė lojė edhe Shqipėria dhe lobingun mė tė madh pėr kėtė miqėsore luksi mund ta bėjė trajneri aktual i kombėtares sonė Xhani De Biazi. Pėr kėtė takim qė mund tė realizohet, mė shumė se rezultati ka rėndėsi pėrballja me katėr herė kampionėt e botės.

Venezuelė

Sėmundja e Ēavezit

Presidenti i Venezuelės, Hugo Ēavez nuk i ka shpėtuar ende sėmundjes sė kancerit. Madje, sė fundi ka deklaruar se do t’i nėnshtrohet njė ndėrhyrjeje tė re kirurgjikale pasi doktorėt kubanė kanė zbuluar njė tjetėr masė kanceroze. “Nuk ka asnjė metastazė. Vetėm njė masė e vogėl nė tė njėjtin vend nė tė cilėn mė hoqėn tumorin”, ka qetėsuar mbėshtetėsit nė televizion. Presidenti 57 vjeēar ka hedhur sėrish kandidaturėn pėr tė marrė mandatin e katėrt nė zgjedhjet e ardhshme tė 7 tetorit. Ndėrkaq, ai theksoi se nuk bėhet fjalė pėr kancer nė mėlēi, siē kishte deklaruar gazetari Nelson Bokaranda nė blogun e tij online: “Jam me shėndet tė plotė pėr tė pėrballur edhe kėtė betejė”, ka shtuar Ēavez. Mandej, ai po mendon qė tė diskutojė me bashkėpunėtorėt e tij se ku duhet ta kryejė kėtė ndėrhyrje tė re, e treta pėr tė hequr njė masė tumorale.

KLSH

Kallėzimet e para

Pas ndryshimit tė kreut tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit vijnė edhe rezultatet e para, ndonėse pėr kėtė rast hetimet institucionit kanė nisur muaj mė parė. Njė kontroll i KLSH-sė, i kryer gjatė periudhės maj-shtator 2011, ka zbuluar mekanizimin e mashtrimit dhe abuzimit me ligjin nga ana e disa punonjėsve dhe zyrtarėve tė lartė tė Agjencisė sė Legalizimeve (nė foto drejtori Shaban Memia), si nė drejtorinė qendrore, ashtu edhe nė degėt e rajonit tė Tiranės, Durrėsit dhe Fierit. Hetimi ėshtė shtrirė nga data 1 janar 2009, deri mė 30 prill tė 2011-s. Pėrveē abuzimeve tė shumta ligjore, KLSH-ja ka zbuluar se ndaj shtetit janė kryer edhe dėme financiare, me vlerė afro 450 mijė dollarė. Masat e kėrkuara nga KLSH-ja arrijnė deri nė kallėzimin penal tė 14 punonjėsve pėr rajonet e agjencisė nė Tiranė dhe Durrės.

Gara

Zela vs. Tahiri

Pėrflitej se ata tė dy do tė ishin kandidatė pėr kreun e PS-sė nė Tiranė, por askush nuk mendonte se do tė ishin tė vetmit, pėrballė njėri-tjetrit. Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri janė pėrzgjedhur si kandidaturat qė do tė kalojnė nė zgjedhje e 3 marsit. Kandidatėt qė iu paraqitėn kryesisė socialiste, veē Zelės dhe Tahirit, ishin edhe Erjon Braēe, Ilir Gjoni dhe Andis Harasani, tė cilėt nuk e kanė pranuar kandidimin. Madje, Harasani ėshtė shprehur kundėr kandidimit tė Tahirit me arsyetimin se ai kishte qenė kryetar i komanduar nė PS-nė e Tiranės, si rrjedhim ka konflikt interesi. Megjithatė, njė nga dy kandidatėt, Ilir Zela ka nisur menjėherė fushatėn me njė thirrje nė profilin e tij nė Facebook: “Fitorja e PS nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare kėrkon bashkim”, ka shkruar ai.