E Shtune, 25 Maj 2013

Albanicus Erectus

Virgjil Muēi

Qė nė spitalet e kryeqytetit shqiptar, e pėrsėris tė kryeqytetit dhe jo tė ndonjė rrethine tė humbur, janė krejt tė zbrazur dhe ty tė lypset tė blesh gjithēka te njėra prej farmacive qė kanė mbirė si kėrpudha para portės hyrėse tė spitalit, nuk ėshtė ndonjė gjė e re, thjesht u bė e tillė se u pėrjetua in persona; qė turmat laramane vėrshojnė korridoreve tė spitaleve dhe nė dhomat e tė sėmurėve, ku flasin e tymosin si pa gjė tė keq, edhe kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e re dhe pėr kėtė jam i vetėdijshėm; qė korridoret gėlojnė nga fėmijėt romė qė lypin dhe gjithfarėsoj tregtarėsh ambulantė qė shesin ē’munden, edhe kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e re, ndaj jam i vetėdijshėm se nuk trondis askėnd duke e thėnė; qė shpesh e sheh veten nė pozitėn e korrierit, duke ngarendur nga njė pavijon nė tjetrin pėr tė kryer punė qė nė njė spital normal duhet tė kryejnė infermierėt, gjithashtu nuk ėshtė gjė e re; qė nė spital nuk kryhen kurrfarė analizash dhe ty tė duhet tė shkosh t’i kryesh ato te njė privat qė pėr njė ēudi gati-gati tė pashpjegueshme ndodhet brenda territorit tė spitalit, s’pėrbėn risi pėr kurrkėnd. E pra, le t’i hidhemi pas krahėve tė gjitha kėto si pjesė e “normalitetit shqiptar”, por, ndėrkohė, ajo qė mė tronditi ishte Taksa e Gjakut. Thėnė me fjalė tė tjera, haraēi qė ti, si i afėrm i tė sėmurit, duhet t’i paguaje spitalit para se njeriu tėnd tė hynte nė sallėn e operacionit. Dhe kur qėllon qė mund tė kesh kaluar botkinin, ndaj dhe gjaku yt nuk ėshtė i pranueshėm, atėherė e sheh veten nė pikė tė hallit dhe duhet tė dalėsh e t’u lypėsh gjak tė njohurve e tė panjohurve.

P.S. Sinqerisht tingėllojnė cinike 12 rekomandimet e BE-sė pėr klasėn politike shqiptare, kur nė realitet duhet tė ishin pėr spitalet, shkollat dhe gjithēka tjetėr qė ka mbetur publike nė njė vend ku, po tė zunė veshėt fjalėn mbiemrin publike bėn mirė t’ia mbathėsh nga sytė-kėmbėt si para diēkaje tė gėrbulosur.