E Merkure, 19 Qershor 2013

Albanicus Erectus

Virgjil Muci

Manus lunga di lex. Kjo ėshtė njė maksimė e njohur latine qė nė shqip do tė thotė “Dora e gjatė e ligjit”, dhe nėnkupton se ligji tė mbė¬rrin e tė ndėshkon kudo qė tė shkosh. S’do mend qė kjo shprehje u shkon pėr shtat atyre vendeve ku ligji ėshtė pėrmbi gjithēka dhe pėrmbi gjithkėnd, shtete qė ndryshe jemi mėsuar t’i njohim sipas termit shtet ligjor. Manus corta di lex, Dora e shkurtėr e ligjit. Ja sesi do ta pėrkufizoja zbatimin e ligjit nė vendin tonė. Dhe mos mendoni se ky shkrim ngrihet mbi atė qėndrim nihilist aq fort tė pėrhapur jo vetėm nė median tonė, por edhe nė opinionin e gjerė, por mbi fakte qė gjenden para syve tė ēdonjėrit ditėn me diell. Mjafton tė hysh nė njė bar ose nė njė tjetėr mjedis publik, tė themi spital, pėr tė parė se si ėshtė nėpėrkėmbur ligji qė ndalon pirjen e duhanit.

E megjithatė shembullin mė tė fundit tė shpėrfilljes sė ligjit e hasim pas gjithė asaj stuhie – mediatike – tė ngritur nė gotė lidhur me rastin e botimit nė shqipe tė Mein Kampf-it tė Hitlerit. Pėr hir tė sė vėrtetės e gjithė kjo histori tingėllon tejet anakronike pėr ta marrė seriozisht dhe tė shtyn tė vėsh buzėn nė gaz me qesėndi kur sheh e dėgjon mjerimin e diskutuesve qė e shohin fjalėn e lirė te botimi i veprės sė njė prej krijesave mė tė pėrbindshme tė shekullit tė njėzetė. Veē kėsaj, kushdo qė e ka lexuar librin nė fjalė ėshtė nė gjendje tė kuptojė se bėhet fjalė pėr njė vepėr jo vetėm e thjesht tė kapėrcyer me vakt e me kohė, por nė thelb krejt mediokre. Por ajo qė mė la pa gojė ishte fakti i qarkullimit tė saj nė kioska e ndonjė librari, ndėrkohė qė kushtetuta jonė shprehet qartė e shkoqur kur ndalon botimin e atyre veprave qė propagandojnė literaturė fashiste dhe komuniste. E megjithatė, tė paktėn deri mė sot, asgjė nuk e ka penguar botuesin e saj, anonim pėr hir tė sė vėrtetės, qė njėlloj Empedokleu shkoi e u hodh nė kraterin e Etnas veē pėr t’u bėrė i famshėm, ta qarkullojė Mein Kampfin e vet, pa e ēarė kryet pėr atė qė nė botėn e qytetėruar quhet ligj dhe kur e shkel pėrgjigjesh deri mė njė.