E Marte, 18 Qershor 2013

Bar West

Ngjarja e Shekullit

Bota mediatike e Tiranės po zien nga lajmi mė i fundit: Botuesi i gazetės “Shekulli”, Koēo Kokėdhima, ėshtė zgjedhur me shumicė dėrrmuese votash tė gazetarėve, kryeredaktor i gazetės. “Ishte njė fitore e pashpresuar”, tha Koēo menjėherė mė pas, nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Shekulli”, “unė edhe mė parė, njėsoj si tani, u bėja gazetarėve nga tre mbledhje nė ditė. Por njė ditė e kuptova se tre mbledhje ishin shumė, ndaj vendosa tė bėja edhe njė zbritje: Tė hiqja rrogėn e kryeredaktorit dhe ta merrja unė. Nė fakt, kjo lėvizje gjendet nė pikėn shtatė tė manualit tim ‘Si tė bėhesh milioner’. E hodhėm nė votė dhe, ēuditėrisht, varianti im fitoi si mė i miri!”

Luftė maketesh

Kėto ditė kryeqyteti shqiptar ziente nga larmia e maketeve. Kėtė traditė tė bukur e nisi kryetari i bashkisė Lul Basha, qė organizoi njė shfaqje me maketet mė tė bukura tė bulevardit tė zgjeruar tė Tiranės, nga tė cilat do fitonte mė i miri. “Nė pritje tė projektit tė tramvajit”, u tha Basha tė pranishmėve, “shijoni pamjet e reja tė stacionit tė trenit”. Pastaj e kishte rradhėn kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo mblodhi qeverinė me kryeministrin nė krye, plus miq e dashamirė tė artit, dhe u tregoi disa makete tė parlamentit tė ri. Si Luli, edhe Jozi, folėn pėr vlerėn e kėtyre projekteve dhe rėndėsinė e tyre pėr cilėsinė e jetės sė atyre qė do t’i fitonin. Ministri i Financave Ridvan Bode, pasi i dėgjoi i mahnitur, u paraqiti edhe ai tė pranishmėve maketet e veta: disa pako me bukė peshku, qė ishin vizatuar tė ngjanin si tufa me euro. “Ja, bre byrazerė”, tha Ridvani, “me kėto leka do t’i bejmė kėto vepra!”

Veliu dhe Dante

Gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu, ka pėrjetuar disa orė speciale kėtė javė. Sapo doli nga shtėpia pėr tė shkuar nė punė, komshinjtė e ndalonin nė shkallė dhe e pėrgėzonin. Mbėrriti nė punė, kolegė tė njohur e tė panjohur e uronin dhe i rrihnin shpatullat: “Bravo Muhamed, tė lumtė”, ose “mė nė fund drejtėsia u vu nė vend”. Veliu s’po merrte vesh asgjė, por edhe mė i habitur ishte gazetari i njohur Ilir Paēo. “Ē’ka bėrė vaki?”, pyeste Paēo, “ē’ėshtė kjo zhurmė pėr njė gazetar jo dhe aq tė njohur?” Kolegėt e sqaruan: “Njė agjenci e OKB-sė ka vendosur tė heqė nga shkollat ‘Komedinė Hyjnore’ tė italianit Dante Aligieri, se aty ka vargje qė ofendojnė Muhamedin!”

Festė dioniziake

Dita e Verės e kėsaj rradhe, u festua nė pėrmasa dioniziake. Qeveria caktoi njė datė pėr zhdukjen e ambalazheve plastike, kryeqyteti u mbush me lule plastike, lėndinat e Elbasanit lundruan nė qese e shishe plastike, ndėrsa gazetat, ekologjike si gjithmonė, dolėn nė letėr. Ja si e komentuan disa prej tyre kėtė ditė tė madhe.

-Gazeta Shekulli: “Ballokumet nuk ju bėjnė milioner”

-Gazeta Panorama: “Tirana feston Verėn me birra Korēa”

-Gazeta Shqiptare: “Korēa feston me birra Tirana”

-Gazeta Shqip: “Pėrziejnė birrat, sherr mes tė rinjve”

Gazeta 55: “Qeveria vendos: Diell pėr Ditėn e Verės”

Zėri i Popullit: “Vera me Mollasin tė mos presė. Personi nuk ėshtė paraqitur”.

Si Shqipėria

Mėsohet se qeveria teknike greke ka rėnė dakord tė paguajė njė shumė tė majme pėr drejtuesin e revistės Forbes, Stivin, me kusht qė ky tė mbyllė gojėn pėr tė paktėn njė vit. Arsyeja ėshtė dhėnė nė njė rreth tė ngushtė nga kryeministri Papadhimas: “Sapo Forbsi deklaroi se Greqia duhet t’i ngjajė Shqipėrisė qė tė dalė nga kriza, na u dyfishuan vjedhjet e bankave dhe shtėpive. Por nuk ėshtė kjo mė e keqja: Njė skaf plot me hashash, u nis nga Korfuzi drejt… Sarandės!”