| Albanicus Erectus Virgjil Muci Kam pėrshtypjen se ditėn qė festonte njėzetvjetorin e krijimit tė partisė, kur vuri re praninė e Jozefina Topallit, pėrfaqėsuese e maxhorancės nė pushtet dhe tė Edi Ramės, kryetarit tė partisė mė tė madhe opozitare dhe, njėherazi, mėtuesit kryesor pėr fronin e kryeministrit tė ardhshėm, kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, ėshtė ndjerė pak a shumė si ajo miza qė, mbasi i ka hipur kalit, teksa e sheh qė vrapon me tė katra, pėr njė ēast ka menduar, duke u krekosur, se ėshtė ajo, pra miza, qė e tėrheq karrocėn dhe jo kali i gjorė. Dhe tė mendosh qė aktualisht kjo parti ka vetėm njė deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, ēka do tė thotė, nisur nga njė aritmetikė e thjeshtė, se as ngre, as ul nė kandar kur vjen puna pėr tė votuar nė parlament ēėshtje tė rėndėsishme, si ajo e presidentit, fjala vjen. Pėr ironi tė fatit, z. Dule ka tė drejtė. Tekefundit, duke qenė i lajkuar nga tė dyja palėt si asnjė forcė tjetėr, ai ka tė drejtė tė zgjedhė nga ti vijė mė pėr mbarė, dhe dihet se ajo qė i volit si atij ashtu dhe mentorėve tė tij ėshtė qenia nė pushtet.
Lypset tė kujtojmė kėtu se pas zgjedhjeve tė vitit 2005, me njė piruetė qė nuk i linte asgjė mangut asaj tė kryer prej njė tjetėr force politike, e cila, gjithashtu, kishte pasė qenė nė koalicion me socialistėt, ndėrsa sot ėshtė zhdukur pa nam e pa nishan ndėrkohė qė kryetari gėzohen hiret nėn hijen e pushtetit tė PD-sė, partia e Dules kaloi nga aleanca qė kishte pasur me socialistėt humbės nė njė tjetėr aleancė, atė me PD-nė qė porsa kishte fituar zgjedhjet, aleancė qė zgjati vetėm katėr vjet. Pas zgjedhjeve tė vitit 2009, PBDNJ e sheh veten nė njė koalicion mjaft tė diskutuar me PS-nė, ndėrkohė qė, jo rrallė, ka dhėnė shenja se ėshtė e gatshme pėr tė kaluar sėrish nė korsinė e sė djathtės. Ne sot nuk e dimė nga do tia mbajė PBDNJ-ja, madje ka tė ngjarė qė as vetė kryetari i saj tė mos dijė njė gjė tė tillė, mbasi kjo ėshtė ndjesia e krijuar pas fjalės sė mbajtur nė kongres dhe enigmėn qė shoqėron rebusin e politikės shqiptare dhe atė tė fqinjėve tanė tė jugut.
|