E Marte, 18 Qershor 2013

Flash Java

Me “miellin” e gjermanit…

Tenderi i dyshimtė dhe reagimi i bankės gjermane

Ishte njė tender normal pėr ndėrtimin e linjės sė interkonjeksionit Shqipėri-Kosovė, por ka mbetur pezull pėr shkak se OST-ja nuk ka pranuar qė tė shpallet fitues kompania qė pėrzgjodhi banka gjermane KFW, qė ėshtė edhe financuesja e projektit. Lajmi u dha nė gazetėn “Zėri” nė Kosovė, ku u dyshua prej tyre se kjo aferė kishte lidhje me ndikimin e mafias serbe, e cila ka shtrirė “influencėn” e saj edhe nė Shqipėri. Pėr ndėrtimin e linjės 400 kilovolt ishin afruar dy kompani dhe u pėrzgjodh kompania kroate “Delekovod”. Projekti me vlerė 75 milionė auro pėrfshinte dy vendet Shqipėrinė dhe Kosovėn, nga ku 42 milionė ishin pjesė e vendit tonė. Gjithēka nė dukje ishte mirė, por mė pas OST-ja, (kompania shtetėrore e sistemit tė transmetimit), anulloi tenderin, duke pretenduar se kjo vepėr duhej tė ndėrtohej nga kompania tjetėr pasi kishte bėrė njė ofertė mė tė mirė. Mirėpo gazeta kosovare “Zėri”, shkruan se nė kėtė lojė janė interesat e njė grupi tė fuqishėm biznesmenėsh serbė dhe qeveria shqiptare i ka mbėshtetur, duke mbajtuar pezull pėr shumė kohė kėtė projekt. Kjo detyroi Sali Berishėn qė tė dilte nė konferencė pėr shtyp dhe tė mbronte idenė e tij, duke sulmuar si gjithnjė opozitėn, ndėrsa homologu i tij Hashim Thaēi preferoi heshtjen. Por nė kėtė rast duket se nuk do kenė shumė zė pėr tė ngritur, pasi nė mes ėshtė pala gjermane qė ka hedhur dyshimet e saj.

Vizita

Klinton nė Tiranė?

Edhe pse ishte vetėm njė dėshirė dhe jo njė datė dhe planifikim konkret, Ministria e Jashtme ka nxituar tė bėjė publike faktin qė Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilari Klinton, do tė vizitojė Shqipėrinė. Sipas Ministrisė sė Jashtme, premtimi ėshtė marrė nga ministri Edmond Haxhinasto, i cili ėshtė takuar me zonjėn Klinton nė Ministerialin e NATO-s, gjatė vizitės nė Bruksel. Ajo ka premtuar se nė gjysmėn e dytė tė kėtij viti mund tė vizitojė Shqipėrinė. Nėse kjo do tė ndodhė, pėr disa javė apo muaj politikanėt do e kanė nė “axhendėn” e pėrditshme, qė me siguri do e konsiderojnė si njė shembull qė Amerika mbėshtet vendin tonė. Gjithsesi nėse vizita do tė ndodhė, ky do jetė njė ogur i mirė edhe pėr vendin, pasi rrallė qėllon qė Tirana zyrtare tė jetė vizituar nga personalitete tė larta botėrore.

Disho

“Hakmarrje” greke

Mjaftoi dėnimi i kreut tė OMONIA-s nė Korēė dhe gjyqtarėt qė dhanė vendim pėr tė, tė shpalleshin “non grada” nė shtetin fqinj. E para qė ėshtė pėrballur me veprimin e paprecedentė tė krijuar nga autoritetet greke ka qenė kryetarja e gjykatės sė Apelit Entela Prifti. Por e njėjta situatė ka ndodhur edhe me koleget e saj Brunilda Mano dhe Afėrdita Malo. Aty ėshtė kuptuar se tė gjithė gjyqtarėt qė morėn vendimin pėr dėnimin me njė vit burgim tė Naum Dishos u shpallėn si tė “rrezikshėm” pėr palėn greke. Kjo shkaktoi reagim nga tre gjyqtaret tė cilėt rastin e tyre e bėnė publik duke thėnė se policėt grekė ishin sjellė mjaft keq me ta, pavarėsisht se ishin me fėmijė tė vegjėl. Tashmė duket se kushdo qė e ka tė shėnuar vendlindjen Ēamėri dhe tė tjerė qė “prekin” minoritetin grek, nuk lejohen tė kapėrcejnė kufirin.

KLD

Plas… sherri

Gati ėshtė e kuptueshme qė sa herė ka propozime nga presidenti, do tė vijė edhe reagimi i kryeministrit dhe pozitės. Kėshtu ka ndodhur edhe pas mbledhjes sė fundit tė KLD-sė, nė lidhje me zgjedhjen e nėnkryetarit tė saj. Kreu i shtetit propozoi anėtarin Ilir Mustafajn si nėnkryetar tė KLD-sė. Ende pa u diskutuar kjo kandidaturė, Berisha dhe ministri i Drejtėsisė Eduard Halimi e konsideruan veprimin e presidentit si antikushtetues. Pėr ta kjo ishte njė pėrpjekje pėr tė uzurpuar sistemin e drejtėsisė. I menjėhershėm ishte edhe reagimi i presidencės qė u shprehėn se propozimi ishte nė pėrputhje me kushtetutėn. Ēėshtja e nėnkryetarit tė KLD-sė pritet qė tė rindezė debatet dhe tė shfaqė edhe njė herė luftėn tashmė tė hapur mes presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha.

Pulitzer

Nderohen gazetarėt

Pėr herė tė dytė ēmimi i njohur gazetaresk “Pulitzer” iu dha dy gazetarėve tė web-it, pas fitores sė Propublica.org nė vitin 2010. Pulitzer-i ėshtė si tė thuash Nobel-i i gazetarėve, Graali i Shenjtė pėr ata qė punojnė nė botėn e informacionit. Megjithatė, juria qė vendos pėr ēmimin ka anashkaluar shpeshherė gazetarinė online, pavarėsisht se kanė kaluar shumė vite qė informacioni nė web ėshtė kthyer nė portal tė rėndėsishėm tė lajmit. Fituesit e ēmimit pėr kėtė vit janė “Huffington Post”, blogu i njohur i themeluar nga Ariana Hafington nė vitin 2005, dhe Politico.com, njė e pėrditshme online shumė e njohur pėr karikaturat satirike tė Met Vuerker. Ndėrsa, David Ud, gazetar i “Huffington Post” e mori ēmimin prestigjioz pėr reportazhet e tij tė gjalla mbi veteranėt e luftės nė Irak e Afganistan.

Titanik

Zbulimi njerėzor

Njė foto e shkrepur nė vitin 2004, por e papublikuar mė parė, tregon se pranė anijes sė famshme Titanik mund tė jenė disa eshtra njeriu. Nė imazh shihet njė pallto dhe njė palė ēizme tė mbuluara nga balta. "Nuk bėhet fjalė pėr kėpucė tė rėna nga ēanta e ndokujt”, ka shpjeguar Xhejms Delgado, drejtues i “Administratės Kombėtare Oqeanike dhe Atmosferike. “Zbulimi nuk lė asnjė dyshim”. Fotoja ėshtė shkrepur gjatė njė ekspedite tė udhėhequr nga “AKOA” dhe nga Robert Ballard, i cili zbuloi mbetjet e Titanikut nė vitin 1985. Prania e eshtrave tė njeriut mund tė nxirrte nė pah problemin e mbrojtjes sė mbetjeve tė anijes. Qė kur ajo ėshtė zbuluar ka nisur njė betejė e gjatė pėr mbrojtjen e saj nga eksplorimi i egėr. Pavarėsisht sforcos, qeveria amerikane ka kompetenca tė kufizuara, sepse Titaniku ėshtė mbytur nė ujėra ndėrkombėtare.

Ekonomia

Parashikimi i FMN-sė

Nuk ka ditė tė mira pėr ekonominė shqiptare. Nė parashikimin e vet pėr ekonominė botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka shprehur opinionin se shqiptarėt duhet tė pėrgatiten pėr njė periudhė tė vėshtirė shumėvjeēare, me rritje ekonomike shumė tė ngadaltė dhe absolutisht mė tė ulėt se sa ajo e vendeve fqinje. Sipas FMN, rritja ekonomike pėr kėtė vit pėr Shqipėrinė parashikohet nė masėn 0.5 pėr qind, ndėrsa pėr vitin 2013 do tė kemi rritje prej vetėm 1.7 pėr qind. Ndryshe nga parashikimet e mėparshme, kur potenciali i rritjes ekonomike tė Shqipėrisė vlerėsohej nė masėn 4-5 pėr qind, parashikimi i fundit thotė se deri nė vitin 2017, Shqipėria do tė rritet me mesatarisht vetėm 2.5 pėr qind. Por, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Serbia janė vendet qė FMN-ja i vlerėson me mė shumė potencial se sa Shqipėria.

Pėrrenjas

AK nė Kėshill

Ėshtė fakt: Kėshilli Bashkiak i Pėrrenjasit do tė drejtohet nga kryetari i Aleancės Kuq e Zi pėr kėtė qytezė. Pas disa debatesh tė ashpra nė mbledhjen e Kėshillit bashkiak, PD-ja ka dalė nė minorancė dhe drejtimi i organizmit tė Bashkisė sė Pėrrenjasit ka kaluar nė duart e AK-sė, forca politike qė u regjistrua para pak ditėsh nė Gjykatė. Ish kėshilltari i Lėvizjes sė Legalitetit, Myslim Karriqi i larguar nga kjo forcė politike u zgjodh kryetar i Kėshillit Bashkiak tė qytetit tė Pėrrenjasit me shumicė votash. Kėshilltarėt e djathtė janė larguar nga kėshilli pas akuzave qė shpėrthyen fillimisht pėr ēėshtjen e ndihmės ekonomike, por qė nė tė vėrtetė skenari ishte krejt tjetėr, rrėzimi i kryetarit aktual Bashkim Vasku dhe zėvendėsimin e tij me Myslim Karriqin.

Raporti

PAMECA kritikon

Nėnkomisarėt e policisė u morėn tė gjithė nė provim nga pėrfaqėsues tė PAMECA-s, por vetėm pak prej tyre e kaluan me sukses. Sipas raportit tė PAMECA-s, mėsohet se Policia e Shtetit krahas disa pėrmirėsimeve ndėr vite, vazhdon tė vuajė nga korrupsioni, paaftėsia profesionale, mungesa e nivelit arsimor apo edhe nga influenca politike. Gjithashtu nė raport pėrmendet edhe mungesa e theksuar e profesionalizmit nė disa raste dhe nė veēanti nė luftėn kundėr krimit tė organizuar. Pėrveēse drejtuesit e policisė shqiptare janė konsideruar si tė paaftė, nė shumė raste janė evidentuar edhe tė meta tė shumta nė infrastrukturė. Ajo qė ėshtė mė e rėndė lidhet me emėrimet pa kritere profesionale por mbi baza partiake. Ndonėse nė sy na thonė fjalė tė mira, kur vjen ēėshtja e raporteve qė ua dorėzon Komisionit Europian, zyrtarėt e PAMECA-s tregojnė tė vėrtetėn e tyre…

Emėrimi

Memia “jeton”

U hoq si i paaftė, si njė njeri qė nuk mundi tė ēonte deri nė fund procesin e koklavitur dhe tė shumėpėrfolur tė legalizimeve tė ndėrtimeve pa leje, por rikthehet pėrsėri nė detyrė. Tashmė Shaban Memia, ish-kreu i ALUIZNI-t, ėshtė emėruar nė detyrėn e koordinatorit pėr procesin e legalizimeve nė Ministrinė e Punėve Publike dhe Transportit. Sipas ministrit Sokol Olldashi, i cili nuk hezitoi ta prezantonte vetė Meminė, ky pozicion do tė shėrbejė pėr tė koordinuar punėn nė terren. Nė tetorin e vitit tė kaluar Memia u dorėhoq nga ALUIZNI, pasi kishte qėndruar nė kėtė detyrė qė nga viti 2005. Kjo agjenci ėshtė kritikuar si pėr zvarritjet ashtu edhe pėr korrupsionin nė dhėnien e certifikatave tė legalizimit. Mjafton qė tė jesh njeriu i partisė, pasi shteti ka xhepa plot pėr t’i “mbushur” me kuadro…

Miliarderi

Bafet me kancer

Manjati amerikan, Uorren Bafet, ka kancer nė prostat. Vetė ai ka bėrė tė ditur faktin nė letrėn drejtuar aksionerėve, duke theksuar se nuk ėshtė nė rrezik jete dhe se nuk do tė lėrė drejtimin e shoqėrisė sė tij tė investimeve Berkshire Hathaway. Tė gjitha testet treguan se nuk ka metastaza: "Jam mirė, kurėn do ta filloj nė korrik”, tha 81 vjeēari miliarder. Bafet ėshtė shfaqur i qetė dhe kanceri i zbuluar nė kohėn e duhur nuk duket se i rrezikon jetėn. Ose kjo ėshtė ajo ēfarė ai ka shkruar nė letėr. Prej disa muajsh, miliarderi ėshtė bėrė i njohur pėr publikun e gjerė se ka frymėzuar dhe mbėshtetur reformėn fiskale qė mban emrin e tij, duke qenė se ishte vetė ai qė denoncoi publikisht sistemin fiskal amerikan, i cili favorizon shumė mė tė pasurit: “Paguaj mė pak taksa se sekretarja ime”, kish thėnė.

Vizita

Topi takon Ivanov

Thirrje pėr vetpėrmbajtje: Ky ishte mesazhi qė Presidenti Bamir Topi dhe homologu maqedonas, Gjeorge Ivanov, dhanė gjatė vizitės sė kreut tė shtetit shqiptar nė Shkup. Topi dhe Ivanov kėrkuan zbardhjen e vrasjes sė pesė maqedonasve, javėn e shkuar, ngjarje e cila krijoi tension ndėretnik mes shqiptarėve dhe maqedonasve. Dy krerėt e shteteve kanė shtuar se ēdo akt destabilizues dhe kriminal duhet tė konsiderohet si i tillė dhe duhet patjetėr tė vendoset nė linjėn e hetimit dhe dhėnies sė drejtėsisė sipas ligjit. Ivanov siguroi se institucionet shtetėrore nė kėtė situatė po veprojnė me pėrgjegjėsi tė lartė dhe se njė gjė tė tillė pret edhe nga subjektet e tjera nė shoqėrinė e kėtij vendi. Madje, ai tha se ky tension po nxitet nga qarqe tė caktuara tė cilėt janė tė interesuar pėr tė destabilizuar rajonin.