E Merkure, 22 Maj 2013

Njė shqiptar enigmatik

Viti 1906. Shtypi amerikan njofton mbėrritjen e “njė prijėsi shqiptar” qė kėrkon ndihmė pėr popullin e vet tė shtypur. Ndiqej nga sulltani, qė ja kishte marrė pronat dhe e kishte dėnuar me vdekje. Mashtrues apo jo, ai ėshtė njė rast interesant

Armand Plaka

“Ka mbėrritur sė fundmi njė kryetar fisesh shqiptare me emrin Shaban Bej Goēa. Pėrpjekjet e tij pėr tė ēliruar vendlindjen dhe luftuar turqit, i kanė sjellė si pasojė njė plumb nė trup, njė plagė akoma tė pambyllur nė njėrėn kėmbė, shkaktuar nga njė goditje pushke, dy tė tjera nė kėmbėn tjetėr si dhe njė ēmim prej 7.000 paundėsh pėr kokėn e tij”.

Kėshtu niste nė vitin e largėt 1906, njė artikull i gjatė nė tė pėrditshmen amerikane, “The Sun” (shih: The Sun, A Rebel Chief From Albania in Town, 28 janar 1906, fq. 7) i cili pėrtej paraqitjes sė pėrgjithshme tė karakterit tė shqiptarėve, me materiale qė mund tė gjendeshin edhe nė burime tė tjera, sjell nė vėmendje edhe pėrpjekjet e njė njeriu, i cili nuk rezulton tė jetė pėrmendur ndonjėherė nė historiografinė tonė zyrtare. Bėhet fjalė pėr njė shqiptar me emrin Shaban Goēa (ose edhe Goxha, porse nė origjinal nė anglisht na pėrcillet vetėm nė formėn Gotsha) qė kishte qenė oficer i xhenjos nė Perandorinė Otomane, arsimuar nė Kajro, e qė pronat e pasuritė e tė cilit ishin konfiskuar nga autoritetet e Stambollit. Pėr mė shumė, pėr kokėn e tij ishte vėnė nė dispozicion njė shumė e madhe, ēka e kishte bėrė atė tė jetonte e vepronte vetėm nė mėrgim.

Qysh nė fillim tė herės duhet thėnė se shumėēka bazohet mbi thėniet e vetė personazhit kryesor, rreth tė cilit pėrqėndrohet edhe artikulli nė fjalė, duke mos i mbuluar ato me asnjė material tjetėr tjetėr historik e arkivor tė dorės sė parė, ēka hedh hije tė mėdha dyshimi mbi rolin, prejardhjen dhe synimet e vetė kėtij personazhi. Kjo, sigurisht se ėshtė nė radhė tė parė objekt i historianėve, qė kanė rastin tė nxjerrin nė pah mė shumė rreth kėtij personazhi enigmatik, i cili nėse vėrtetė ka dashur tė japė ato kontribute qė pėrmenden nė artikujt e gazetave amerikane tė kohės, meriton mirėnjohje pėr atė ēka ka bėrė. Tė paktėn njė gjė ėshtė e sigurtė: pavarėsisht synimeve tė tij, nga ato ēka ai rrėfen pėr shqiptarėt pėr mediat amerikane tė kohės, duket se ai u ka bėrė njė nder atyre, duke i pėrcjellė publikut amerikan njė profil krenar e realist tė shqiptarėve e synimeve tė tyre.

Goēa: Kam ardhur me mision patriotik

Nga artikulli nė fjalė mėsojmė se ai, kishte shkuar nė Amerikė pėr njė mision patriotik, siē ishte mbledhja e ndihmave apo hetimi i mundėsive se ēfarė mund tė bėnte Amerika, jo vetėm nė kėtė drejtim, por edhe pėr luftėn e shqiptarėve pėr pavarėsi, duke marrė pėrsipėr edhe rolin e liderit politik e tė avokatit tė shqiptarėve e ēėshtjes sė tyre, edhe nė pėrballjet me shtypin kurioz amerikan. Nė pėrmbushje tė misionit tė vet, ai deklaron se ishte pritur mė parė nga personalitete tė fuqishme tė kohės nė Angli (e ndoshta edhe gjetkė nė Europė, megjithėse artikulli nuk na sjell evidenca konkrete pėr kėtė pretendim), siē na sugjerojnė pasazhet e mėposhtme: “Ai vjen nė kėtė vend pėr tė parė interesin e amerikanėve nė njė projekt pėr tė mbėshtetur masat pėr arsimimin e popullit tė tij. Projekti nė fjalė e ka bėrė atė qė tė ndėrmarrė disa udhėtime, duke prekur shumė vende nga kontinenti europian dhe nė Angli, ku ėshtė pritur dhe ka biseduar me Dukėn e Aberdinit, James Bryce, nga Deputetėt e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, Henry dhe Stephen Gladstone, Peshkopi i Durhamit, Lord Brassey, Lady Frederick Cavendish etj”.

Me ndihmėn e Amerikės drejt pavarėsisė

Po kėshtu, rezultatet e arritura apo ato tė pritshme tė vizitave e misionit tė tij, deri nė atė ēast, na i rrėfejnė mė sė miri paragrafet e mėposhtme: “Komiteti pėr Ballkanin nė Britani ka shprehur simpatinė e vet tė plotė me lėvizjet ēlirimtare shqiptare pėr t“u shkėputur nga kontrolli turk. Nėse sistemi arsimor do tė ndėrtohet, atėherė besohet nė mėnyrė konfidenciale se kėtė hap do ta pasojė edhe e drejta e votimit. Shaban Beu beson se populli amerikan do tė formojė njė komitet pėr tė bashkėpunuar me Komitetin pėr Ballkanin dhe me njė tjetėr nga vendi i tij, pėr tė siguruar nga Sulltani njė sistem arsimor autonom dhe nėse do jetė e mundshme edhe pavarėsinė apo autonominė e vendit”.

Por cila ishte gjuha dhe argumentat e pėrdorura nga ky personazh misterioz pėr tė mbrojtur bashkėatdhetarėt e vet dhe ēėshtjen e tyre? Duket se nė pėrballje me shtypin amerikan tė asaj kohe, por edhe nė pėrballje me mentalitetin e sotėm, stili i tij mund tė duket ndoshta jo fort diplomatik, i thjeshtė, por njėkohėsisht i zgjuar, duke vėnė nė dukje nė mėnyrė eksplicite edhe paradokset qė ekzistonin nė atė kohė nė lidhje me atė qė mund tė quhej si “civilizim”.

“Nėse ju amerikanėt - thotė ai, - interesoheni edhe pėr negrit dhe kafshėt, atėherė pse tė mos tregoni interes pėr popujt pellazgjikė? Ju dėrgoni misionarė edhe nė Kongo, pėrse tė mos dėrgoni mėsues nė njė vend qė ka prodhuar kaq shumė burra tė njohur nė histori, si: Pirroja, Crispi, Skėnderbeu, Aleksandri i Madh, Justiniani? Unė e dua vendin tim, popullin tim, i cili ka njė kurajė tė madhe: qė kanė mirėsi dhe kurrė s“ta harrojnė nderin apo njė shėrbim tė kryer. Italia dhe Austria vazhdimisht po shfaqen tė gatshme tė na ndihmojnė, por ngaqė ata e duan Shqipėrinė pėr vete, kėshtu po e humbasim edhe ne vendin tonė. Rusia na do, por ne nuk e duam. Ne e duam Shqipėrinė pėr shqiptarėt.”

Nėse Amerika s“na ndihmon, unė s“dėshpėrohem

“Nėse amerikanėt nuk janė tė vendosur tė na ndihmojnė, unė nuk do tė dėshpėrohem; pasi nuk mė mungon kurajoja dhe pėr sa kohė do ta kem krahun tim tė djathtė, shpatėn, popullin tim, unė nuk do tė dorėzohem kurrė, kurrė”. Kėshtu shprehej Shaban Bej Goēa, ndoshta me shpresėn se do tė duheshin pėrpjekje tė tjera, derisa tė arrinim nė njė mbėshtetje direkte tė Amerikės pėr shqiptarėt, e cila duket se nė atė kohė jo vetėm nuk e kishte akoma peshėn qė ka sot, por edhe shihte si e hutuar nė rolin e spektatorit ngjarjet nė kontinentin plak, ku s“i mbetej veēse ndonjė angazhim dytėsor apo dėrgimi i misoneve tė bamirėsisė e atyre me karakter fetar e social.

Situata politike nė Shqipėri dhe shkollat josektare

Ai i rrėfeu njė reporteri tė “The Sun” mbi situatėn aktuale nė Shqipėri. Nė ēėshtjet religjioze, shqiptarėt nė shumicėn e tyre janė liberalė. Protestantėt e konvertuar, kristianėt e identifikuar me Kishėn Katolike Romane apo me Kishėn Orthodokse Greke dhe ata muslimanė, jetojnė krah pėr krah dhe tregojnė respekt tė madh pėr gjėrat e shenjta tė njėri-tjetrit. Nėse pyet dikė se ēfarė ėshtė, ai nuk i pėrgjigjet: jam turk, grek, kristan apo musliman, por “ Jam shqiptar”. Nėn kėtė moto, Shaban Beu po propagandon nė favor tė shkollave shqipe qė duhet tė funksionojnė mbi baza josektare dhe qė do tė zhvillojnė shpirtin kombėtar, pa mbajtur parasysh besimin tė cilit njerėzit i pėrkasin.

Historia dhe gjuha e shqiptarėve

Mė tej artikulli i amerikanes “The Sun”, zgjerohet duke sjellė nė vėmendje historinė e shqiptarėve, traditat e zakonet e tyre. Interesant ėshtė tė pohohet se nė kėtė kohė kur zyrtarisht shqipja akoma nuk njihte njė alfabet tė njehsuar, amerikanėt shkruanin: “Ndėrsa shqiptarėt nuk regjistrojnė ndonjė letėrsi tė shkruar nė ditėt e sotme, nga ana tjetėr, gjuha e tyre pėrcillet nė njė mėnyrė shumė tė pasur nėpėrmjet folklorit dhe epigrameve”. Por vetėm dy vjet mė parė, nė njė tjetėr tė pėrditshme amerikane ( shih: The Seattle Star, Albanians A strange Race: Friend and Foe of the Turks, 19. prill 1904, fq. 9) pėr kėtė ēėshtje gjejmė njė pėrcaktim mė tė fokusuar rreth gjuhės dhe alfabetit tė shqiptarėve: “Shqiptarėt kanė njė gjuhė. Alfabeti i tyre konsiston nė njė pėrzierje prej 30 gėrmash greke dhe latine. Pushteti turk, gjithsesi e pengon ushtrimin e kėsaj gjuhe”.

Goēa: Shqiptarėt tė aftė tė qeverisin veten

Duke folur pėr verbėrinė e ēdo kombi dhe gabimet pėrkatėse qė ata kanė kryer, Shaban Beu, duke zgjatur ngadalė dorėn e vet mbi shpatullat e tij, thotė: “Unė nuk mund tė shoh dot veshėt e mi, por mund tė shoh ato tuajat”, duke vijuar me proverba tė tjera si: “Ėshtė mė e lehtė tė gėnjesh se sa tė dėgjosh njė gėnjeshtėr”. Apo dhe: Ēfarė mund tė bėjė njė budalla me njė kėshillė apo njė negėr me njė sapun? – “Fjalėt janė femėrore, kurse bėmat, mashkullore”. Shaban Beu nuk ėshtė i vetmi shqiptar qė po zhvillon propagandė nė vendet e huaja. Kolegėt e tij gjenden edhe nė Egjipt, Rusi, Greqi, Itali, Rumani dhe Austri. Shumė prej tyre janė azilantė, pėr kokat e tė cilėve janė vėnė ēmime tė majme. Shaban Beu tregon me krenari zyrtarė tė lartė me origjinė shqiptare qė mbajnė poste tė rėndėsishme nė Turqi dhe Egjipt, duke thėnė se tė gjitha kėto dėshmojnė se shqiptarėt janė tė aftė tė qeverisin vetveten. Nė Turqi, rojat personale tė Sulltanit janė tė gjithė shqiptarė. Ėshtė Tahil Pasha, njė shqiptar qė fle nė dhomėn e Sulltanit dhe provon kafenė e tij i pari; njė pozicion i rėndėsishėm ky. Ferid Pasha, Kryeministri, ėshtė njė shqiptar; po ashtu Negi Pasha, njė anėtar i Kėshillit tė Yilldizit dhe Turhan Pasha, kohėt e fundit emėruar edhe si shef i Policisė sė Stambollit.

Shqiptarėt, fisnikėria dhe kaēakėria

Duke dashur tė flasė pėr disa nga karakteristikat me themelore tė shqiptarėve, siē janė besa, nderi dhe mirėnjohja, por edhe tė verė nė dukje njė nga veset qė ata kishin nė atė kohė (sikurse edhe mbarė Ballkani nė fakt), dmth. kaēakėrinė, artikulli mėton tė sjellė edhe nja dy shembuj konkretė nga histori tė jetuara e tė rrėfyera nga dy anglezė, tė cilat nėse u hedh njė sy arkivave tė kohės, duket se kishin bėrė xhiron e botės, pėr tė ilustruar karakterin paradoksal, por edhe proverbial tė shqiptarėve, siē na sugjerojnė fragmentet e mėposhtme:

“Njė anglez i pasur, bizeneset e tė cilit e bėnin tė ndėrmerrte shpesh udhėtime nė brendėsi tė Shqipėrisė, duke i sjellė edhe pėrfitime tė majme, shoqėrohej ngado qė shkonte nga njė shqiptar i besueshėm. Nė njė rast, pasi pjesa mė e lodhshme e kėtij udhėtimi kishte marrė fund, roja i tij i shkoi nė dhomėn ku ai qėndronte dhe pasi i bėri pėrshėndetjen sipas zakonit, i tha: Zotėri, mė duhet t“ju lė: pėr kėtė arsye kam ardhur t“ju jap edhe lamtumirėn. Pėrse - i thotė anglezi - ēfarė do tė bėj unė kėtu i vetėm nė kėtė vend, pa ty?

Oh - ishte pėrgjigja e tij - Unė po ju lė, sepse kisha bėrė ndėrmend t“ju sulmoja e t“ju grabisja dhe njė akt i tillė do tė ishte i padenjė dhe tradhėtar pėr mua, pėrderisa kam ngrėnė bukėn tuaj. Unė kam bėrė ndėrmend t“ju grabis sėrish kur ju tė merrni rrugėn e kthimit gjatė udhėtimit, nėse ju has. Kėshtu qė merrni masat qė doni tė merrni, qė gjithēka tė jetė njė lojė “fair” mes nesh. Pasi tha kėtė, ai bėri temenanė (pėrshėndetjen, siē e pėrshkruan vetė autori nė origjinal me pėrkthimin pėrkatės nė anglisht ) e dytė dhe u zhduk. Duke iu kthyer profesionit tė tij tė mėparshėm, ai mė pas mori kontrollin e njė bande kaēakėsh dhe nė krye tė saj ndodhi qė sulmoi edhe shefin e vet tė dikurshėm. “Paralajmėrim” nė kėtė rast do tė thoshte “paraarmatosje” dhe eskorta e qė kishte marrė anglezi me vete ishte mjaft e fortė dhe e mirėpajisur pėr tė pėrballuar njė sulm kaēakėsh, duke e shpėtuar atė.

Nė njė rast tjetėr, njė zyrtar i qeverisė britanike, i cili kishte nė pronėsi njė ēiflig nė Maqedoni dhe ishte gati tė nisej drejt tij, mori papritur njė copėz letėr tė zhubravitur e tė pisėt, shkruar nė njė dialekt tė shqipes me njė pėrzierje gėrmash greke dhe shqipe. “Shumė i Nderuar Efendi dhe Bamirės zemėrgjerė! Disa vite mė parė, shėrbėtori juaj mė besnik dhe shoqėruesi i tij ishin nė vėshtirėsi. Ju i shpėtuat ata nga burgu e madje edhe nga varja. Shėrbimi qė ju bėtė, nuk ėshtė harruar kurrė dhe borxhi qė ne kemi ndaj jush, do tė shlyhet sė shpejti, duke ju informuar se banda kaēakėsh shqiptarė qė ndodhen nė afėrsi tė ēifligut tuaj, kanė marrė instruksione dhe kanė pranuar detyrėn pėr t“ju vrarė qysh nė herėn e parė qė do tė shkelni nė afėrsi tė atij ēifligu. Unė dhe njerėzit e mi tė besuar, do tė jemi nė roje tė ngjarjeve pėr tė parandaluar nė maksimum qė kjo gjė tė mos ndodhė, por ne ju paralajmėrojmė tė qėndroni nėn mbrojtjen tonė, pasi jeta juaj ndodhet nė rrezik. Duke Ju puthur dorėn me respekt, firmos kėtu me dorėn time: Njė anėtar i bandės”.

Shaban Beu: Tė vrasėsh gra e fėmijė, ėshtė kusari

“Kaēakėt shqiptarė - thotė Shaban Beu, me njė lėvizje pyetėse tė supeve. “Kėshtu, po. Por po ju ēfarė keni? Cila ėshtė diferenca? Nė vendin tim njė veshje e njė burri ėshtė e gjitha e mbuluar me argjend, dhe armėt e tij kushtojnė ndoshta 1.000 dollarė. Kėshtu qė ai shkon maleve dhe kur njė i pasur kalon nė ato anė, ai e merr dhe e mban peng derisa ai tė paguajė. Kaēakėt shqiptarė, gjithashtu kanė luftuar gjithmonė edhe kundra ushtarėve turq. Por ata vrasin gjithmonė pėr njė arsye. Ata kurrė nuk prekin fėmijė apo gra. Oh, asnjėherė, nė asnjė rast! Por ēfarė bėni ju nė vendin tuaj? Ju paguani tre, katėr, apo pesė mijė dollarė pėr automobila e dilni jashtė vendit, pėr qejf; vrisni gra e fėmijė pa ju dridhur qerpiku. Ēfarė ėshtė kjo pėrveēse kaēakllėk e kusari. Nga ana tjetėr, shikoni sa shumė kompani sigurimesh keni. A mos ėshtė kėshtu mė mirė?”

Gratė dhe feja e shqiptarit

Nė artikull haset disa herė ēėshtja e fesė dhe roli e trajtimi i gruas nė trojet shqiptare. Gjithsesi duke tentuar tė pėrcjellė pėr lexuesin amerikan tė kohės, njohuri tė detajuara rreth veshjes, zakoneve, argėtimit, festave etj., ata bėhen nė njė kėndvėshtrim tjetėr, objekt interesant arkivor e studimor pėr folkloristėt, koreografėt e etnografėt. Sigurisht se kėto, tė gjitha nuk mund tė pėrcilleshin dot e s“do tė ishin tė besueshme, nėse nuk do tė flitej pėr gjakmarrjen, i cili si njė nga fenomenet mė negative, njėkohėsisht ngjallte edhe kuriozitetin mė tė madh ndėr tė huajt pėr shqiptarėt e Shqipėrinė, duke folur nė mėnyrė tė veēantė pėr atė qė ata e quanin: “Kodi i nderit tė shqiptarėve”, siē dėshmojnė kėto pasazhe tė shkėputura: “Kodi i nderit tė shqiptarit e ndalon tė sulmosh njė grua, qoftė e armatosur apo e paarmatosur. ….Megjithėse muslimanė, shqiptarėt nuk janė poligamė. ..Si muslimanet dhe kristianet, qėndrojnė tė pambuluara nė shtėpi, por “yashamak” dhe ferexhe mbahen jashtė dyerve tė shtėpisė nėpėr qytete nga tė gjitha gratė. Ndėrsa gratė fshatare dalin tė pambuluara edhe jashtė pragut tė dyerve tė shtėpisė”. Po kėshtu has edhe nė pėrshkrimin nė detaje rreth interioreve dhe arkitekturės sė shtėpive tė dyerve tė kamura shqiptare. Ndėrsa shqiptarėt janė njė popull i dhėnė pas shtėpisė e vendlindjes, ka mė shumė se 300.000 shqiptarė qė jetojnė sot nė Kalabri dhe rreth 600 prej tyre qė punojnė e jetojnė sot nė kėtė qytet e Xhejmstaunit (SHBA) tė angazhuar me punėt nė fabrikė.



Tri plagė nė trup dhe 28 dekorata europiane

Sa dimė pėr Shaban Bej Goēėn?

“Pronat e Shaban Beut janė konfiskuar ndėrkohė nga qeveria turke. Ai, nga profesioni ėshtė inxhinjer ushtarak, arsimuar nė Kairo, Egjipt. Flet shumė gjuhė tė huaja”. Kėshtu mbyllej artikulli i tė pėrditshmes amerikane nė vitin 1906, ndėrkohė qė vetė emri i Shaban Beut dhe detaje tė tjera nė lidhje me atė ēka ai pėrfaqėsonte, na shfaqen edhe nė disa tė pėrditshme tė tjera amerikane pėrgjatė viteve 1906-1909, duke pėrfunduar me vitin 1930, ku ai na shfaqet edhe si koleksionist veprash arti. Nė fakt, pėrveē artikujve tė shtypit amerikan dhe tė njė albumi me pėrshtypjet qė njė ēift amerikan kishte pėrftuar gjatė udhėtimeve tė tij nė vitin 1905 nė vendet e Europės, nuk posedojmė asnjė tė dhėnė mbi prejardhjen, krahinėn shqiptare nga ai rridhte, ashtu sikurse edhe asnjė datė lindjeje. Nė kėto artikuj theksohet shpesh fakti se ai e quan veten njė prijės shqiptar, por nė ato vite figura e tij lidhej shumė edhe me revolucionin xhonturk, lider i tė cilit ai deklaronte se ishte, e pėr kokėn e tė cilit Sulltani kishte vėnė nė dispozicion jo vetėm 35.000 dollarė amerikanė ( shih: Albanian Prince Hiding Here Now, The San Francisco Call, 7 shkurt 1909, fq. 37), por edhe njė sėrė spiunėsh, tė cilėt e gjurmonin atė edhe nė SHBA, duke e detyruar tė fshihej e tė mos bėnte publike adresėn ku banonte. Po ashtu, nga po i njėjti burim thuhet se ai ndėrkohė, pėrveē tri plagėve qė mbante nė trupin e tij, kishte marrė edhe 28 dekorata tė ndryshme nderi nga vende europiane. Nė kėtė kohė, tashmė thuhej se ai po kėrkonte mbėshtetje pėr revolucionin xhonturk nė SHBA dhe se me miratimin e kushtetutės sė re turke, ai po priste rastin tė nisej sėrish nė Turqi pėr t’u pėrshtatur me realitin politik tė kohės atje, ose pėr tė rinisur sėrish njė kryengritje, nėse gjėrat nuk do shkonin si duhet. Interesant ėshtė tė thuhet se ai sėrish ngrinte lart shqiptarėt, tė cilėt, nė njė numėr prej 3 milionėsh, sipas tij, ishin dhe luftėtarėt mė tė mėdhenj tė botės. Nė fund ai bėn edhe njė lloj profecie, e cila nė njėfarė mėnyre do tė pėrmbushej shumė shpejt: “Shumė shpejt kombet e Europės do tė angazhohen nė njė konflikt mbi ēėshtjet e Turqisė dhe ato tė Ballkanit dhe nė fund do ta shohin veten duke luftuar. Kjo, besoj unė, do tė rezultojė nė lirinė pėrfundimtare tė shqiptarėve”. Gjithashtu mėsojmė nė detaje edhe ecurinė e proēesit tė aplikimit pėr marrjen e nėnshtetėsisė amerikane, nė vitin 1907 (shih: Albanian Prince To Be An American, New York Times, 8 qershor 1907, fq. 2) . Pėrsa i pėrket tė ardhmes sė vet, vetė Shaban Bej Goēa thoshte: “Tashmė po bėj njė jetė tė tėrhequr dhe kam ndėrmend tė ēel njė studio nė ndonjė qytet tė largėt nė brendėsi tė kėtij shteti ose tė merrem me bujqėsi”. Dhe kjo rezulton tė ketė qenė e vėrtetė, sepse emri i tij haset sėrish shumė vite mė vonė, nė bashkėpunime apo kontrata shitjesh tė veprave tė artit.