E Shtune, 25 Maj 2013

Rasti kurioz i Ylli Tomorrit

I bėn vetė tė gjitha. Drejton, trajnon, kėrkon sponsor dhe gjen kohė edhe pėr biznesin e vet. Duke i nxjerrė pėr njė dekadė rresht kampionė meshkujt e volejbollit, nė njė vend ku mbėshtetja pėr sportet ėshtė qesharake

Bledar Kuka

“Mė jepni 150 mijė euro, ju jap Europėn”. Ky ėshtė refreni i Ylli Tomorit, ndėrsa duhet tė gjejė kohėn tė bėjė gjithēka nė selinė e tij tė kompanisė sė veshjeve sportive, “Legea”. Pėrballė ka njė gazetar qė e pyet pėr suksesin dhe veēantinė e Studentit tė tij tė volejbollit tė meshkujve, nė tryezė qėndron telefoni celular, qė nuk mbyll gojėn thuajse nė asnjė moment, ndėrsa nė shitore hyjnė herė pas here klientė qė duhen shėrbyer dhe respektuar edhe kur nuk do tė blejnė asgjė.

I tillė ėshtė Ylli, ndėrsa pėrgatit skuadrėn kombėtare tė rrjetės pėr dy pėrballjet ndaj Britanisė sė Madhe nė eliminatoret e kampionatit europian.Pėr ata qė nuk e dine, le tė bėjmė njė prezantim: Ylli Tomori ėshtė trajneri i Studentit, skuadrės qė ka dalė radhazi kampione e vendit qė nga viti 2000, ndėrprerė vetėm sezonin e kaluar nga Teuta e Durrėsit, ndėrsa ky klub ėshtė njė sukses duke marrė vetėm njė fond minimal nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH).

Ku i gjen Studenti paratė pėr tė qenė i pari? Ėshtė pikėrisht ky moment qė e bėn atė tė veēantė thuajse nė krejt sportin shqiptar. Sponsor pas sponsori, studentorėt kanė arritur tė kenė njė fuqi tė respektueshme marketingu nė njė treg tė mjerė, edhe pse kompanitė, bankat dhe ēdo lloj biznesi i kanė dhėnė paratė thuajse nėndorė, miqėsisht, sportivisht dhe tepėr rrallė me letra “pėr tė qenė” dhe nė rregull me ligjet e shtetit. Diēka ndoshta qė nuk ėshtė shumė pėr t’u habitur, nė njė vend qė jeton nėn njė strukturė shtetėrore qė ecėn me parimin: Si? Ti, biznes, paske para pėr tė sponsorizuar sportin dhe jo pėr tė dhėnė ato detyrime qė ne mendojmė se duhet t’i japėsh? Se sa pėrqind ėshtė faji i vetė bizneseve dhe sesa ai i shtetit, kjo ėshtė njė temė tjetėr dhe mė kujtohen fjalėt e specialistit tė shkėlqyer tė financave, Florion Mima, qė thoshte se “ato biznese qė janė nė rregull me letrat, nuk kanė frikė t’i kėrkojnė llogari shtetit”. E bukur, ndonėse e diskutueshme.

Tomori ka pasur sukses aty ku shumėkush ka dėshtuar, ose as nuk e ka provuar fare. I famshmi Astrit Greva, ish-trajneri i Partizanit tė madh tė basketbollit tė meshkujve, arriti tė mbante gjallė pėr disa vjet njė skuadėr private basketbolli femrash, qė u quajt DHL, sipas emrit qė e sponsorizoi. Por, qė nga viti 2009, kriza ekonomike dhe financiare botėrore, ia uli kurrizin edhe DHL-sė dhe Greva e shkriu skuadrėn e tė rriturave duke mbajtur pėr disa kohė atė tė tė rejave, derisa ia “vuri drynin derės” pėr tė shkuar tek Tirana, tek tė rinjtė. Pėr fat tė keq, edhe prej aty e hoqėn.

Ėshtė e vėrtetė qė Tirana nė basketboll pėr meshkuj ka sponsor, qė ekziston njė shoqatė ku njė emėr i shquar i basketbollit si Ilir Trebicka, paguan jo pak, por tė mos harrojmė se Tirana ėshtė Tirana, ėshtė skuadra e bashkisė mė tė fuqishme nė vend dhe bizneset mund tė kenė edhe shtysa tė tjera qė tė sponsorizojnė pėrveē dashurisė pėr sportin qė nuk ka pse tė mohohet apo zbehet.

Studenti i Ylli Tomorit nuk e ka kėtė plus. Nuk e ka kėtė armė tė fuqishme. Para rreth njė viti, nė revistė u botua shkrimi pėr njė tjetėr Studenti, atė tė basketbollit tė meshkujve qė u drejtua nga i njohuri tjetėr Bujar Shehu, ish-trajneri i Tiranės (17 Nėntorit). Studenti nuk kishte bashki apo komunė pas shpine dhe sėrish ia mori Tiranės kupėn e Shqipėrisė dhe mund t’ia kishte marrė edhe kampionatin nėse nuk do tė ishte dėmtuar lojtari kryesor.

Studentėt, pra, na paskan dalė tė fortė. Trajneri qė bėn edhe rolin e presidentit, edhe tė administratorit, por edhe tė agjentit tė reklamės, thotė se ėshtė cfilitėse tė shkosh e tė gjesh paratė, tė shkosh e tė kėrkosh, tė trokasėsh, tė argumentosh. “Ėshtė cfilitėse, mė besoni”, thotė ai duke theksuar ēdo fjalė.

Por, ėshtė njė fjalė magjike qė tė lehtėson gjithēka, njė ēelės qė hap shumė porta. Kjo fjalė ėshtė BESIMI. Tomori e thotė me bindje se donatorėt (ata janė pikėrisht tė tillė) i japin paratė e tyre vetėm aty ku kanė besim, vetėm tek ata qė ata besojnė se do tė jenė mė tė mirėt. “Nėse do tė dilja i dyti apo i treti, tė mė besoni, do tė mė vinte zor tė trokisja nė derėn e dikujt, apo ta merrja nė telefon”. Kėshtu mendon ish-ylli i volejbollit tė Partizanit nė vitet 60-tė e 70-tė, njeriu qė ndihmoi Dinamon e Vangjel Kojės tė arrinte nė katėrshen finale tė Kupės sė Kampionėve mė 1972.

Nuk ėshtė mirė qė tė pėrmendėsh emra kompanish dhe sponsorėsh nė njė shkrim, ndoshta mund tė quhet reklamė, por ėshtė pikėrisht roli i sportit qė e zhduk kėtė akuzė. Pasi Ylli Tomori nuk mund tė mos pėrmendė Telesportin, EHW-nė, Osumi Travel, Postėn Shqiptare, Bankėn Popullore, Sociede Generale, Credins pasi janė kėto qė e kanė ndihmuar qė ėndrra “Studenti” tė vazhdojė. Ai nuk pėrmend shifra, por bėn krahasime. Diku pranė nesh, ėshtė Mali i Zi, qė ka njė sistem shumė tė mirė volejbolli dhe sporti nė pėrgjithėsi. Ėshtė edhe Maqedonia, diku mė tej ėshtė Greqia, Bullgaria, Rumania.

Tomori e nis me Francėn. Ai kujton se para pak vjetėsh skuadra e tij u ndesh me njė skuadėr franceze. Provinciale, thekson ai. Por, kjo provinciale e kishte buxhetin 2.5 milionė euro. Nė Shqipėri, krejt fondi shtetėror pėr sportin ėshtė rreth 600 mijė euro, fondi i Federatės sė Volejbollit normalisht qė ėshtė shumė mė poshtė se 100 milionė lekė tė vjetėr, ndėrsa buxheti i MASH-it pėr Studentin e tij ėshtė 5 milionė lekė tė vjetra nė vit. Kjo shumė ėshtė pėr 10 volejbollistė qė do tė thotė 500 000 lekė tė vjetra nė vit, apo rreth 2 mijė lekė tė vjetra nė ditė. Bėhet fjalė pėr trajtim ushqimor. Pra, baraz me dy sanduiēė.

Pėrse ky dallim? Nuk ėshtė hera e parė qė bėhet kjo pyetje, por pėrderisa Tomorin e kam pėrballė pėr herė tė parė lidhur me kėtė temė, nuk mund tė rrihet pa e pyetur. Sepse atje bėjnė ligje mė tė mira pėr sportin, ėshtė pėrgjigja e tij e parė. Pėrse ne nuk i bėjmė kėto ligje, ėshtė pyetja e dytė. Pėrgjigja nė vijim: Sepse kėtu tek ne mendojnė mė shumė pėr pėrfitimin personal. Nuk ka si tė mungojė pyetja e tretė: Po nė Mal tė Zi, pėr shembull, nuk e kanė mendjen tek pėrfitimi personal? Ylli nuk mendohet gjatė, pasi ndėrkohė inercia ėshtė bėrė e fuqishme dhe thotė menjėherė se “siē duket atje mendojnė qė tė pėrfitojnė mė pak personalisht”.

A ėshtė lodhur ky njeri nga kaq shumė vjet qė drejton tė njėjtėn skuadėr? Ne e dimė se Sėr Aleks Fergusoni ka 26 vjet tek Manēester Junajtid, por Ylli Tomori drejton Studentin qė nga viti 1980. Kanė ndodhur shumė ndryshime qė nga ajo kohė. Nė 1980, Studenti lejohej vetėm tė kishte lojtarė qė vinin studentė, pak a shumė si Partizani qė merrte ushtarė. Por, dy vjet mė vonė, mė 1982, u arrit qė tė lejohej krijimi i skuadrės sė tė rinjve tė klubit dhe mė 1984, Studenti arriti tė ngjitej nga grupi i dytė, nė grupin e elitės, bashkė me Dinamon, Partizanin. Labinotin e Elbasanit, 17 Nėntorin (Tiranėn), Vllazninė apo Skėnderbeun.

“Qė nga ai vit nuk kemi zbritur mė nga elita”, thotė jo pa krenari “kumbari” i kėtij suksesi. Nė kohėn e studentėve, Tomori punoi me volejbollistė tė shkėlqyer si Krroqi, Aliraj, Lishi, Dogani, Sokol Halili, Agolli, Kamberi apo Sota. Njė kėnaqėsi, por edhe njė ndihmė, pasi disa prej ish-lojtarėve sot kanė jo pak nė dorė dhe ndodh qė ia shpėrblejnė profesorit duke i siguruar ndonjė ndihmė financiare.

Jo! Ylli Tomori nuk ndihet i lodhur. Aspak, shprehet ai si gjithnjė me siguri. “Nuk mė pengon pėr biznesin”. Dhe tregon se me biznesin merret deri nė drekė, ndėrsa pasdite, pasi pushon pak, mezi pret qė tė veshė tutat dhe tė bėjė rolin qė ka bėrė gjithė jetėn e tij, atė tė njeriut tė sportit. Kjo i jep njė kėnaqėsi tė pamasė.

Njeriu pėrpiqet tė edukohet si tė mundet. Nė familje, shkollė, shoqėri. Edukohet edhe nga media, edhe nga njė shkrim reviste, i cili tė siguron njė shembull jete. Pra, tė arrish tė kuptosh sesa gjė e lumtur ėshtė tė shtosh disa “ingredientė”, pėrbėrės tė tjerė nė “gjellėn” e jetės. Del koha edhe pėr biznesin, edhe pėr sportin, por kjo ndodh vetėm kur e ke pasionin, kur je edukuar kėshtu. Dhe nuk ka tė bėjė aspak nėse do tė jesh trajner, administrator apo ushtrues amator. Pak a shumė, siē edukohemi kur mėsojmė se nė Gjermani apo Norvegji, njė shoqėri me shumė mė tepėr pėrvojė sesa ne arrin tė jetojė pa vjedhur. Arrihet qė tė jenė qeveritarė, pushtetarė dhe tė mos ndyjnė dorėn nė arkėn ku ndodhen paratė e popullit. Ja pra, kemi shumė gjėra pėr tė cilat duhet tė edukohemi. Rrofshin shembujt e mirė.

Sa pėr Ylli Tomorin, ai do tė vazhdojė edhe ca kohė me Studentin. Me atė ekip qė mė 1996 e shpalli kampion pėr herė tė parė nė histori. Me tė cilin fitoi Kupėn e Shqipėrisė mė 1998, kur dominues ishte Erzeni i Shijakut, i sponsorizuar nga vėllezėrit Duka dhe qė fitoi titujt mė 1997, 1998 e 1999. Pastaj filloi epoka e Studentit dhe ajo ende vazhdon.

Nuk ėshtė aq e lehtė, pasi nė horizont ėshtė shfaqur Teuta e Durrėsit. Ēfarė po ndodh me durrsakėt e qetė dhe tė kultivuar, sipas mėnyrės sė tyre? Merita ėshtė e bashkisė sė qytetit (sėrish njė shpėtim qė vjen nga shteti, pavarėsisht se lokal). Tomori shpjegon se bashkia e Durrėsit ka aktivizuar njė nen nė ligj, sipas tė cilit mund t’i sigurohen sportistit 20 ditė nė muaj pagesė prej 25 mijė lekėsh (tė vjetra). Ai nen ka njė “kleēkė”, pasi pėrfundon me fjalėt “nėse ka para”. Nė Durrės ia kanė hequr kėtė “kleēkė”. Kjo shpjegon deri nė njė farė mėnyre edhe suksesin e skuadrės sė futbollit. Dhe Tomori e vlerėson shumė kėtė rol tė Vangjush Dakos, edhe pse Durrėsi ėshtė njė rival qė mund t’ia marrė titullin siē ia mori sezonin e kaluar.

Veēse, pas 32 vjetėsh, epokės studentore tė Ylli Tomorit po i vjen fundi. Jo nga lodhja, por sepse atij i ka rilindur njė dashuri e vjetėr. Kjo dashuri quhet Partizani. Trajneri mė i mirė sot pėr sot i volejbollit nė vend do tė nisė shumė shpejt njė rrugėtim tė ri. Do tė ringrejė Partizanin. Kur? Ndoshta qė sezonin e ardhshėm. Ai ėshtė i bindur se me tė kuqtė do ta ketė edhe mė tė lehtė sesa me Studentin. “Pėr Partizanin ka mė shumė ndjeshmėri”, janė fjalėt e tij. Kjo do tė thotė se do tė ringjallet njė copė Universiteti, pasi bashkė me Tiranėn e Vllazninė, Partizani e Dinamo kanė qenė universitetet e sportit nė Shqipėri.

Tani, nė fund tė shkrimit mė kujtohet refreni i fillimit: “Mė jepni 150 mijė euro, ju jap Europėn”. Ylli Tomori thotė se me kaq para ai mund tė kualifikohet nė fazėn finale tė Ligės sė Kampionėve apo tė njė kupe tjetėr. Ndoshta do ta bėjė me Partizanin.