| Zbulohen qindra specie tė lemerisura U pikasėn teksa tentonin mė kot tu shpėtonin njerėzve Manaus, Brazil- Njė ekip shkencėtarėsh qė studiojnė pyjet e shiut nė Amazonė, deklaruan tė hėnėn zbulimin fantastik tė qindra specieve tė panjohura mė parė tė gjitarėve, zvarranikėve, zogjve etj, qė po pėrpiqeshin me dėshpėrim tė shpėtonin jetėn e tyre duke u maskuar nėn gurė, gjethe e pemė. Sipas biologėve, ekspedita 16 mujore nė kėrkim tė formave indigjene tė jetės nė basenin e lumit tė Amazonės, ishte njė sukses i paimagjinueshėm, teksa grupi arriti tė zbulojė dhe katalogojė mbi 900 varietete tė paklasifikuara mė parė tė lemurėve, merimangave, qelbėsave e shumė qenieve tė tjera qė po dridheshin nga terrori i kontaktit me qeniet njerėzore dhe nga frika se mos e pėsonin si shumė homologė tė tyre.
Ekspedita jonė dėshmoi se pyjet e Amazonės gėlojnė nga njė sasi e madhe krijesash qė syri njerėzor nuk i ka pikasur kurrė mė parė nė kėtė rajon, pohoi udhėheqėsi i projektit, profesor Majkėll Lid, i cili personalisht zbuloi njė lloj tė ri tarantule, teksa krijesa rrekej mė kot tė fshihej duke u dridhur brenda njė zgavre tė njė trungu tropikal. Vetėm pak minuta pasi kamionėt tanė hynė nė pyll, skuadra jonė pati shumė fat sepse dėgjoi qartė qarjen vajtimtare tė njė lloji tė panjohur jaguari, tė shtrirė pėrtokė nėn disa gjethe poshtė rrotave tė makinave tona, tha Lid. Nė fakt, shtoi profesori, deri nė periferitė e rajonit nė fjalė u pikasėn dy lloje tė rralla anakondash qė po tentonin me dėshpėrim tė largoheshin sa mė shumė qe e mundur nga pylli. Kudo qė shkonim, pikasėm forma tė reja e surprizuese jete, tha biologu.
Anėtarėt e ekspeditės vijuan tė pėrshkruanin gjerėsisht sasinė dhe cilėsinė e krijesave tė rralla qė u gjetėn duke u dridhur nga frika anembanė pyllit tropikal, pėrfshirė njė flutur mbretėreshė nė gjendje tė fikėti, dy zogj tukanė aq tė stresuar sa kishin humbur gjysmat e pendėve nga lemeria, si dhe njė orangutan qė zgjohej rregullisht nė mes tė natės i mbuluar nga djersė tė ftohta. Arritėm madje tė pikasim edhe njė delfin xhuxh tė ujėrave tė ėmbla, teksa pėrpiqej me nervozizėm ti dredhonte kontaktit me ne, tha Lid, duke theksuar se disa specie ishte e lehtė tė identifikoheshin, sepse vraponin, kėrcenin ose zvarriseshin me shpejtėsi tė madhe pėr tė shkuar sa mė larg. Kėshtu, edhe pse ne e ndoqėm me shpejtėsi, delfini u largua drejt bregut tjetėr. Madje ai bėri tentativėn e dėshpėruar tė kėrcente nga uji drejt e nė pyllin e dendur, me shpresė se do maskohej nė mjedis, edhe pse nuk e zotėron kėtė cilėsi, pohoi profesor Lid.
Ndėrkaq, nuk munguan edhe zbulime surprizuese nė lėmin e florės amazoniane. Biologėt theksuan katalogimin e rreth 220 llojeve tė reja tė bimėve dhe pemėve, tė cilat nė pamundėsi pėr tu maskuar apo larguar nga vendi, lėshonin toksina tė forta vdekjeprurėse sapo prekeshin nga dora e njeriut.
Xhaketa e lėkurės tė jep krenari
Studimi: Shumė mė tepėr sadisfaksion sesa rritja e njė fėmije
Tiranė- Njė studim i fundit i Institutit tė Studimeve Prindėrore, botuar nė revistėn shkencore Shoqnia e dhondrrit, bėn me dije se posedimi i njė xhakete tė hatashme lėkure tė jep shumė mė tepėr sadisfaksion dhe ndjesi realizimi nė jetė, sepse rritja e njė fėmije dhe nxjerrja e tij nė jetė. Kėrkimet tona sugjerojnė se ndjesia qė tė ofron blerja e njė xhakete vėrtet firmato lėkure, kėqyrja e saj e herėpashershme, veshja me kujdes dhe format qė merr xhaketa sipas formave tė trupit tė njė tė riu, ėshtė, me njė diferencė shumė tė madhe, ku e ku mė kėnaqėsi-sjellėse sesa konceptimi i njė bebeje dhe kujdesi pėr rritjen e saj deri nė moshėn 18 vjeēare, shkruan nė artikullin e kėtij numri, sociologu Murat Murataj, udhėheqės shkencor i institutit nė fjalė. Dr. Murataj saktėsoi mė tej se disa detaje tė studimit, e bėjnė edhe mė tė qartė kėtė zbulim. Kėshtu, kujdesi i rregullt ndaj njė xhakete me preēina origjinale dhe me zinxhirė vertikalė inoksi tek mėngėt, ishte mesatarisht 63% mė sadisfaksuese sesa leximi i pėrrallave djalit apo vajzės sė vogėl nė shtrat pėr ta zėnė gjumi.
Pėr mė tepėr, kur pjesėmarrėsve nė studim iu ofruan edhe njė palė xhinse tė zbardhura apo ēizme lėkurė model i viteve 70-tė nga ato qė veshin motoēiklistėt amerikanė, atėherė ndjenja e kėnaqėsisė dhe plotėsimit nė jetė arrinte nivele qė as kishin tė krahasuar me momente kaq kalimtare si demek krenaria e prindit pėr diplomimin universitar tė fėmijės sė tij. Pastaj tė mos harrojmė, shtoi dr. Murataj, edhe raportin kosto-pėrfitim. Kostoja mesatare e rritjes sė njė fėmije deri nė moshėn 18 vjeēare ėshtė mbi 30 mijė euro, ndėrsa njė Golf i pėrdorur dhe nė gjendje tė mirė, nuk i kalon 6 mijė eurot.
Shkurt
Ēifti tregohet largpamės
Durrės- Ēifti bregdetar Kleo dhe Klea Pupagjeli, deklaruan pėr reporterėt tė martėn se ata i kishin marrė vazhdimisht masat pėr tė krijuar njė llogari borxhi dhe se gjithmonė kishin lėnė diēka mėnjanė pėr tua pasur borxh bankave dhe kreditorėve, sepse nuk i dihej jetės. Duke e ditur se mund tė vijnė kohė tė tjera, ne prej 15 vitesh kemi vėnė pak borxh mėnjanė ēdo vit. Mbase mund tė mos jetė shumė, por jemi pėrpjekur tė krijojmė njė borxh tonin, sepse tė nesėrmes nuk i dihet, ndoshta hasim nė njė periudhė prosperiteti tė papritur dhe detyrohemi ta shlyejmė atė, tha Kleo Pupagjeli, 47 vjeē, duke marrė miratimin me kokė tė sė shoqes. Kryefamiljari shtoi se nėse gjėrat ecin sipas planit, ndoshta kėtė borxh e trashėgojnė edhe fėmijėt e tij.
Takohet befasisht
Korēė- Plot 20 minuta pasi u takua rastėsisht me njohjen e tij tė vjetėr Vaskė Dacka nė supermarket dhe kėmbeu disa fjalė, 27 vjeēari Merqez Qylollari ende dridhej nga kjo ngjarje. Isha nė sektorin e parfumeve e shampove pėr meshkuj, kur mė del befas Vaska. Nuk shtiresha dot sikur nuk e pashė, dhe ja ku ishim duke folur pėr gjėra qė nuk ja thosha as kur shoqėroheshim bashkė, tha Qylollari, qė u detyrua ti tregonte historinė e jetės sė tij nė pesė minuta. Nga sikleti, djaloshi pas ndarjes u largua drejt sektorit tė bulmetrave, pastaj u kthye fshehtas pėr tė vazhduar blerjet. Nuk mund tė blija brisqe, kremra, shampo e solucione personale nė sy tė tij, nuk kemi aq muhabet, sqaroi Qylollari.
|