E Premte, 24 Maj 2013

Putinizimi i Serbisė

Kur Boris Tadiē pranoi humbjen nė garėn pėr President tė Serbisė, premtoi se nuk do tė bėhet kryeministėr por do tė reflektojė. Kėtė premtim ai e shkeli si shumė premtime tė tjera dhe do tė vazhdojė karrierėn politike ashtu si Vladimir Putin

Agim Popoci

Pėr njė mandat ka humbur 800 mijė vota, partia qė ai drejton 700 mijė, shteti nė tė cilin ishte president, kryeministėr, prokuror e gjykatės ėshtė nė prag tė kolapsit ekonomik, por kjo nuk i pengon Boris Tadiēit tė bėhet kryeministėr i Serbisė. Kishte premtuar se nuk do tė bėhet kryeministėr, pikėrisht nė ēastet e para tė publikimit tė rezultateve tė garės presidenciale, por kjo nuk e pengon njeriun i cili shkeli kufirin ligjor dhe ēoi nivelin e borxhit publik nė mbi 50% tė GDP-sė (ndėrsa Veriun e Kosovės dhe Republikėn serbe tė Bosnjes nė mjerim), tė vazhdojė karrierėn e tij politike sėrish nė kurriz tė popullit serb.

Dhe i gjithė skenari u betonua edhe mė shumė pas vizitės sė Presidentit tė ri tė Serbisė, Tomisllav Nikoliē nė Moskė, kur si pa dashje, njeriut qė kishte humbur dhe ishte drejt pensionit politik, Presidenti i Rusisė, Vladimir Putin i dėrgon pėrshėndetje dhe i uron “punė tė mbarė”!

Shtet “pėrtokė”

Kur lideri i socialistėve serbė Ivica Daēiq, hodhi nė tregun politik serb idenė se Tadiē mund tė jetė kryeministėr i Serbisė, filluan kalkulimet dhe analizat mbi numrat dhe tė ardhmen e shtetit serb, nė rast se Boris Tadiē do tė kopjojė modelin rus, duke pasur komoditetin e ulėseve parlamentare, dhe tė vazhdojė karrierėn e tij politike ashtu sikurse edhe Vladimir Putin kur konsumoi mandatet kushtetuese tė Kryeministrit, e mė pas edhe tė Presidentit.

Ky plan, i cili nė ēastet e para tė humbjes sė Tadiēit u quajt “popullor” do ta mbyllte me dinjitet vetė i zoti i punės, duke qenė i prerė: “Jo, nuk do tė jem kryeministėr!” Kjo deklaratė u komentua nė mėnyra tė ndryshme, por ata qė njohin mirė realitetin politik dhe ekonomik tė Serbisė e kishin tė qartė se njeriu qė pėr njė mandat humbi 800 mijė vota, partia qė ai drejtoi plot 700 mijė, ndėrsa ekonomia ėshtė nė prag tė krizės sė borxhit publik meqė ėshtė kaluar kufiri ligjor, nuk ka pse merr njė pėrgjegjėsi qė paraprakisht ėshtė e dėshtuar.

Ata qė i donin tė mirėn kėtij njeriu qė shkatėrroi Serbinė, filluan tė flasin me terma ekonomikė nė mėnyrė qė edhe populli ta kuptojė gjendjen serioze nė tė cilėn ndodhet shteti serb. Pra, populli serb qė vazhdon tė ushqehet me patriotizėm, vetėm pas zgjedhjeve presidenciale arriti ta kuptojė nga Kėshilli Fiskal i Serbisė se borxhi publik, qė nė dhjetorin e vitit 2011 ka kaluar kufirin ligjor prej 45% tė GDP-sė, sot ėshtė mbi 50% dhe vazhdon tė rritet.

Shkaktari kryesor, sipas kėtij Kėshilli ėshtė defiēiti fiskal i cili nė vitin 2012 do tė jetė shumė mė i madh se sa ai qė ishte planifikuar, 1,3 miliardė euro, sepse vetėm nė katėrmujorin e parė tė kėtij viti ai ėshtė mė i madh se 2,6 miliardė euro. Rrethanė shqetėsuese sipas ekspertėve tė ekonomisė ėshtė fakti se nė vend tė rritjes sė planifikuar tė GDP-sė me 1,5% nė vitin 2012, sipas tė gjitha gjasave do tė shkohet deri te stanjacioni, e nė rast tė thellimit tė krizės nė BE edhe deri te rėnia e GDP-sė.

E pėr t’i shpėtuar kėsaj situate alarmante, qeveria e re duhet tė ndėrmarrė masa tė ashpra pėr uljen e defiēitit, ku pėrveē ngrirjes sė rrogave dhe pensioneve, dhe reformės tatimore, e domosdoshme ėshtė edhe ulja e harxhimeve, duke mos harruar privatizimin e 1.300 ndėrmarrjeve qė vazhdojnė tė subvencionohen nga shteti. Ndėrkohė Kėshilli ėshtė edhe mė i drejtėpėrdrejtė dhe thekson se ekzistojnė vetėm dy opsione: rritja e TVSH-sė qė nė korrik me 22%, ose rritja e TVSH-sė nė 20%, dhe ulja e rrogave dhe pensioneve deri nė 6%. Kryetari i Kėshillit Fiskal tė Serbisė, Pavle Petroviē e ka tė qartė se duhen shqyrtuar mundėsitė politike, ashtu sikur e ka tė qartė Tadiē dhe rivali i tij Nikoliē, se misioni ėshtė mė shumė se i pamundur, dhe porta e vetme u ngeli patriotizmi dhe viktimizimi serb.

Dhe derisa ish-Presidenti i Serbisė, Boris Tadiē ishte duke menduar pėr vazhdimin e karrierės nė krye tė shtetit serb, edhe kėsaj rradhe ėshtė “Nėna Rusi” ajo qė sėrish hap rrugėn e shpėtimit.

Selam Tadiēit

“E di qė Boris Tadiē ishte kundėrshtari juaj nė fushatėn zgjedhore… Por, meqė kam bashkėpunuar me tė vitet e kaluara, ju kisha lutur, dhe kjo ėshtė e pazakonshme nė lutjen time, qė ta pėrshėndetni dhe t’i shprehni dėshirat e mija mė tė mira pėr punėn e ardhshme.” Kėshtu ėshtė shprehur Presidenti i Rusisė, Vladimir Putin me rastin e takimit me Presidentin e ri tė Serbisė, Tomisllav Nikoliē! Por ēfarė pune do tė bėjė Tadiēi, kur ai nė mbrėmjen e fitores sė Tomės, tha se nuk do tė pranonte postin e kryeministrit, do tė reflektonte e madje vuri nė pikėpyetje edhe postin e kryetarit tė partisė DS?

Duke njohur politikėn serbe dhe ndikimin rus, lutja e Presidentit tė Rusisė, nuk ishte edhe aq e pazakonshme. Siē veproi Putini nė karrierėn e tij politike, pėr ish-presidentin serb kishte menduar nė ankth i gjithė populli i traumtaizuar serb, i cili ėshtė paralajmėruar pėr uljen e rrogave dhe pensioneve, si dhe privatizimin e detyrueshėm tė 1.300 ndėrmarrjeve qė Tadiē i subvencionoi me kokėfortėsi por jo edhe menēuri. Partia DS i bėri njė pėrkthim ekselent pėrshėndetjes sė Putinit, dhe i anulloi tė gjitha dyshimet e Tadiēit mbi udhėheqjen e mėtejme tė shtetit serb, vendim pėr tė cilin u shqetėsua e gjithė elita intelektuale serbe e cila ēdo ditė e mė shumė po i largohet politikės.

Sociologia dhe deputetja e pavarur, Vesna Peshiē vlerėson qė nėse kryetari i Partisė Demokratike dhe humbės i zgjedhjeve presidenciale, Boris Tadiē bėhet kryeministėr i ri, ky do tė ishte njė turp i madh pėr Serbinė sepse kur ai ishte president udhėhiqte gjithė pushtetin, ishte edhe kryeministėr, edhe prokuror, edhe gjykatės, edhe gjithēka tjetėr. “Ne jemi i vetmi vend nė botėn qė dėshiron tė quhet demokratike, ku presidentit qė ka humbur zgjedhjet i ofrohet post edhe mė i lartė, ai i kryeministrit. Dhe jo vetėm kaq. Kėtė post e ka udhėhequr nė mėnyrė katastrofike, dhe sėrish i ofrohet po ky post”, thekson Peshiē, e bindur se Tadiē nuk duhet tė bėhet kryeministėr i ri i Serbisė.

Kėshtu mendon e gjithė elita intelektuale, por populli serb tė cilit i kanė kthyer kokėn pėr 20 vjet nga Rusia, kujt duhet t’i besoj? Ish-presidentit qė kishte shumė mė pak kompetenca kushtetuese, humbi dhe e solli Serbinė nė gjendjen qė aktualisht ėshtė, dhe i duhet besuar njė post me kompetenca shumė mė tė mėdha kushtetuese; Presidentit tė sapozgjedhur qė asgjė tė mirė nė jetė nuk ka bėrė; apo xhepit tė tyre bosh, i cili nuk po mbushet dot pėrkundėr 800 milionshit tė rradhės nga Putini, qė nuk arriti kurrė nė buxhetin serb?

Sot, ėshtė e qartė se Serbia ėshtė e dėnuar qė edhe kėtė mandat tė sundohet nga Boris Tadiē, falė Putinit qė shpiku kėtė kalim edukativ tė pushtetit, por gjithashtu ėshtė e qartė se edhe pas konsumimit tė kėtij mandati, zgjedhjet vetėm zgjidhje qė nuk janė pėr Serbinė, pėrkundėr angazhimit tė ēoroditur tė Brukselit zyrtar. Kėtė mė sė miri e sqaron sociologia e njohur Peshiē, kur konstaton se gjatė pushtetit tė Partisė Demokratike tė Tadiēit, nė Serbi ka ndryshuar edhe filozofia politike, sipas sė cilės zgjedhjet janė tė panevojshme dhe paraprakisht dihet se kush mund tė fitojė, dhe kush jo. Madje ajo Tadiēin, nga kjo perspektivė e krahason me mafiozin e dikurshėm tė Ēikagos Al Kapone, nga gjysma e parė e shekullit XX. “Sikur sot tė pyeste dikush: Po pse Al Kapone tė shkojė nė zgjedhje? Nuk ka mė zgjedhje pėr Al Kaponen, ai duhet tė fitojė. Kujt i duhen zgjedhjet nėse postet janė dhėnė paraprakisht, nėse dihet se kush do tė fitojė dhe nėse ato janė vetėm fasadė e demokracisė?!”