| Llogaritė e sallaksėve Nėse 2013-ta ėshtė shansi i artė i Edi Ramės pėr tė rrėzuar akuzat si lider i paaftė pėr tė maksimalizuar gabimet, gafat dhe skandalet qeveritare; periudha deri nė kėto zgjedhje ėshtė edhe shansi i fundit i Fatos Nanos pėr tja hequr Ramės kėtė fitore nga duart dhe pėr tu rikthyer nė qendėr tė politikės sė Tiranės Alqi Koēiko Debatet e ndezura, ngritja dhe ulja e emrave tė kandidatėve brenda ditės, numėrimi i votave tė secilės palė dhe thashethemet mbi takimet e telefonatat informale tė kryetarėve pėr zgjedhjen e presidentit tė ri tė Republikės, ende na ushtrojnė nė vesh. Por sakaq, Presidenti i ri u bė lajm i vjetėr sapo numėrimi i votave nė Kuvend konfirmoi nė krye tė shtetit ish ministrin e Brendshėm Bujar Nishani. Nėse ka diēka pėr tė cilėn politikės shqiptare nuk duhet tja hamė hakėn, kjo ėshtė suspansi me tė cilėn i mban pezull ndjekėsit e saj, dhe seria mė e re e ka emrin Fatos Nano.
Tashmė llogaritė, hamendjet dhe skemat kanė kaluar nė oborrin e tė majtės, qė kur lėvizja pėr Nanon president u transformua nė lėvizjen Nano pėr ēlirimin e PS-sė nga Edi Rama. Shumėkush ėshtė dakord se dramaticiteti i lėvizjes sė dikurshme pėr katarsis dhe frika politike qė ngjalli ajo lėvizje, ėshtė zėvendėsuar vetėm nga njėfarė kureshtieje se deri ku do durojė Nano sfidat e terrenit, para se tė kthehet nė Vjenė. Piruetat e tij politike gjatė kėtyre viteve emigracion ja kanė ulur pjacėn nė sytė e socialistėve tė vjetėr, e aq mė shumė tek tė rinjtė, mund tė thotė dikush. Batutat e rromuzet nė web flasin rėndom nė disfavor tė kėtij rikthimi. Por jo tė pakta kanė qenė edhe oshilacionet e pasardhėsit tė tij Rama, qė kėto ditė po dėgjon nga goja e Nanos njė seri tė gjatė epitetesh negative, shumica syresh jo dhe aq tė pavendta pėr ata simpatizantė qė prisnin e shpresonin shumė mė tepėr nga ai. Atėherė, sa serioze ėshtė tentativa mė e re e Nanos pėr tė pushtuar PS-nė?
Ajo qė mbetet nė fuqi si pikėpyetje, ėshtė se ēfarė lėvizjeje do kishte ndėrmarrė Nano nė oborrin e sallaksėve, nėse Rama do kishte pranuar kandidimin e tij presidencial dhe ish kryeministri do tė humbiste natyrshėm pėrballė votave politike tė mazhorancės. A do ti kthehej gjithsesi me turr e inat Ramės, apo do falenderonte PS-nė dhe do rikthehej nė ekzilin e artė? Kėtė nuk e dimė. Por disa zhvillime brenda dhe rreth kampit rozė, na ofrojnė njė ēelės leximi qė ėshtė i vlefshėm edhe pėr rebelimin Nano.
Sė pari, duket se aleanca PS-LSI, pas mbylljes sė odisesė presidenciale do tė mbetet nė tentativė, aq mė tepėr pas akuzave tė fundit socialiste se Meta ja dha votat e tij Berishės nė kėmbim tė llokmave nė privatizimin e Albpetrolit. Por nga ana tjetėr, njė sondazh i financuar nga fondacioni Soros (mbase dhe testime tė tjera private) tregon se opozita ka gjasa shumė tė mira pėr tė fituar zgjedhjet parlamentare tė 2013-ės. Vetė Edi Rama ėshtė shprehur tejet konfident nė kėtė pikė, duke nėnvizuar fitore edhe pa LSI-nė.
Sė dyti, pėrvjetori i 21-tė i rithemelimit tė partisė shkoi e u pėrplas me lėvizjen e re tė Nanos. Nuk mund tė mos vihet re se dy reagimet kulmore lidhur me kėtė ngjarje, konverguan nė njė pikė: Nė referimin e emrit tė sekretarit tė pėrgjithshėm Gramoz Ruēi. Teksa Nano i bėnte thirrje Ruēit tė shkėputej nga Rama dhe tė kontribuonte nė ringjalljen e PS-sė, Rama i drejtonte falenderime tė veēanta e tė pėrzemėrta. Kush ka Ruēin, ka PS-nė, qe konkluzioni i disa komenteve dhe analizave nė media, nė fakt njė pohim qė qėndron kėtu e 20 vite, edhe pa dy reagimet e mėsipėrme.
Kėsisoj, bėhet e qartė se nėse 2013-ta ėshtė shansi i artė i Edi Ramės pėr tė rrėzuar tė gjitha akuzat e etiketimet jo vetėm tė Nanos, si lider i paaftė pėr tė maksimalizuar gabimet, gafat dhe skandalet qeveritare, i pazoti pėr tė manovruar politikisht e pėr tė udhėhequr opozitėn nė fitore; periudha deri nė kėto zgjedhje ėshtė edhe shansi i fundit i Fatos Nanos pėr tja hequr Ramės kėtė fitore nga duart dhe pėr tu rikthyer nė qendėr tė politikės sė Tiranės. Por ėshtė pikėrisht kjo plangprishje (ironikisht, dikur ai akuzonte Ramėn si tė tillė ) qė e bėn negative dhe inatēore lėvizjen e tij, madje tė papėlqyeshme pėr shumė tė majtė. Dhe cilatdo qofshin thirrjet joshėse tė sirenave pėr Gramoz Ruēin, mendja ta do qė pėr lėvizjet e tij, sekretari i pėrgjithshėm do tė presė zgjedhjet.
Sa pėr Ramėn, ai ka mėkatet e veta dhe mbase ėshtė duke kryer edhe tė tjera. Njė ndėr to, mė kryesori, mund tė gjendet i fshehur nė njė formulim specifik qė ai bėri gjatė njė interviste tė fundit, kur tha se pushteti dhe fitorja janė aty, presin qė ne ti marrim nė verėn e 2013-ės. Sot, tė gjithė e dimė se ėndrra e Ramės qė fitorja ti bjerė si frut i pjekur nė oborrin e PS-sė, edhe herė tė tjera i ėshtė kthyer nė makth kryesocialistit.
|