| Sofra dhe arinjtė Idealja do tė qe sikur nė vend tė gazetarėve e veprimtarėve, zoti Arvizu tė kishte rreshtuar nė sallėn e Teatrit Kombėtar, nė njė njėjtėn veprimtari, ata qė festuan kėtė javė tek Sofra e Ariut. E dimė qė e ka kėtė fuqi. Atėherė po, do tė besonim se diēka po nis tė ndryshojė Alqi Koēiko Ėshtė gjithnjė e mė e vėshtirė tė jesh optimist pėr Shqipėrinė. Thėnia e kreut tė delegacionit tė Parlamentit Europian pėr Shqipėrinė, Kukan, ishte pjesė e njė intervistimi televiziv qė pėrshkohej fund e krye nga sikleti pėr tė mos e paraqitur kaq zi punėn e kėtyre shqiptarėve sa i pėrket integrimit europian, pėrballė domosdoshmėrisė pėr ti thėnė gjėrat siē janė. E po atė ditė, tė enjten e kaluar, njė konferencė nė prani tė gazetarėve e veprimtarėve civilė me vulėn organizuese tė ambasadorit amerikan nė Tiranė, zotit Arvizu, i tha mesazhet edhe mė troē: Nė realitetin e sotėm shqiptar, punėt janė keq e mos mė keq. Veproni tani!, ishte slogani i kėtij aktiviteti, qė i bėnte thirrje jo thjesht shoqėrisė profesioniste civile, por edhe ēdo qytetari tė shqetėsuar, tė ngrinte zėrin, tė organizohej, tė propozonte mėnyra e mjete pėr evidentimin e problematikave konkrete dhe ushtrimit tė presionit pėr zgjidhjen e tyre. Por cili ėshtė ky realitet? Pėr kėtė, mjaft tė rendisim veē ngjarjet e ditėve tė fundit.
Vrasja e tmerrshme pėr gjakmarrje e 17 vjeēares nga Dukagjini Marie Qukaj, bashkė me gjyshin e saj tė moshuar mu nė mes tė arės, ngacmoi thekshėm ndjesitė nė dukje tė topitura tė bashkėqytetarėve tanė. Ndėrprerja e njė jete tė pafajshme nė mėnyrė kaq makabre, e shndėrroi fytyrėn e saj ėngjėllore nė simbol tė reagimit tonė protestues nė qendėr tė Tiranės. Dhe nė njė vend ku edhe vetė policėt vriten pėr gjakmarrje, teksa ka ndodhur qė veprimtarė civilė zihen me njėri-tjetrin pėr fondet e huaja kundėr kėtij fenomeni, ne vetėm kėtė luks kemi nė dorė, ngritjen e zėrit publikisht. Njėsoj po ngrihet ky zė edhe ndaj zgjerimit-rrufe tė rrugės sė Elbasanit nga ana e bashkisė sė kryeqytetit; njė zgjerim qė pėr efekt anėsor ka masakrimin e dhjetra pemėve gjigande tė parkut tė liqenit dhe zhdukjen e mijėra metra katrorėve gjelbėrim. Njė zgjerim misterioz, i panjoftuar, pa vendim e pa asnjė informacion, qė shkel zyrtarisht njė hale ligje e rregulla, por qė shkarazi premtohet tė zėvendėsohet me mbjellje tė tjera, gjetiu nėpėr Tiranė. Pėrballė pemėve qė gjasme do ti mbjellin, nė Lazarat ėshtė hashashi qė policia bėn sikur e korr. E gjithė kjo teksa pak metra mė lart, nė njė lokal luksoz pak mbi fakultetin filologjik, politika shtroi njė zijafet tė madh pėr zgjedhjen e kreut tė ri tė shtetit, Bujar Nishani. Ky i fundit, figurė politike me njė karrierė e cv aspak modeste, qė ēuditėrisht, nuk iu ndenj pa e pasuruar edhe me njė diplomė fantazmė masteri, pėr tė zbukuruar murin e zyrės. Nė respekt tė plotė tė paradoksit shqiptar, nėse ministra e kryetarė shtetesh gjetiu nėpėr Europė japin dorėheqjen nga posti kur u dalin hynere tė tilla, ne bėjmė tė kundėrtėn: I zgjedhim pikėrisht pse i kanė edhe kėto kualifikime.
Realizimet e tė ardhurave nga ministria e Financave vijnė gjithnjė nė rėnie, por kjo nuk e pengoi dikasterin nė fjalė tė mbronte deri nė fund dhėnien e e liēensės sė llotarisė kombėtare njė kompanie austriake, ndėrkohė qė konkurrentė tė tjerė kanė mbi dy javė qė ulėrasin se janė gati ti paguajnė arkės sė shtetit tonė mė shumė se dhjetėfishin e shumės austriake. E mu nė kėtė moment, del pikėrisht ministri i Financave qė me tonin filozofik tė njė tė moēmi qė e di se paratė nuk janė gjithēka nė jetė, thotė se tenderi ėshtė okej, sepse paratė nuk janė kriter kryesor pėr kėtė liēencė! Paskėtaj, debati se pėrse nuk u jepet kjo leje pėr tė korrur para sade atyre qė paguajnė mė shumė, ose tek e fundit, pėrse nuk e ushtron shteti kėtė veprimtari, nuk kanė mė kuptim. Sa pėr tė ashtuquajturat skandale tė reja e tė vjetra me linja interkonjeksioni, me abuzime entesh shtetėrore si aviacioni publik shqiptar etj, vetė shumat modeste tė dėmit tė shkaktuar i skualifikojnė si skandale. Pa dėgjuar pėr disa milionė euro bashkė, nuk na mbushet syri.
Tani, shtrohet pyetja: Kundėr kujt tė aktivizohet, ngrejė zėrin, protestojė e bėjė presion qytetar shqiptari i zakonshėm dhe veprimtarėt civilė, kush ėshtė shėnjestra? Padyshim qeveria dhe qeveritarėt. Tė cilėt, tha ambasadori, vetėm kėsisoj do detyrohen tė pėrmirėsojnė ligjet.
Por ka njė problem, qė zoti Arvizu me siguri e di; ne nuk po vuajmė pėr bazėn e dobėt ligjore, pro pėr mosrespektimin e ligjit nga ana e atyre qė i tundin letrat e ligjeve tė miratuara, si mė tė mirat nė sistemin tonė diellor. E meqė i nderuari ambasador menjėherė pas aktivitetit Act Now!, mori pjesė bashkė me kryebashkiakun Basha nė panairin e ojf-ve tė ndryshme (!!!), a do mund ti kėrkonte atij informacion pėr zgjerimin e rrugės sė Elbasanit, qė askush nga gazetarėt dhe mediat nuk po arrin ta vjelė? Ky do tė ishte njė fillim jo i keq. Ndėrsa idealja fare, do tė qe sikur nė vend tė gazetarėve e veprimtarėve, zoti Arvizu tė kishte rreshtuar nė sallėn e Teatrit Kombėtar, nė njė njėjtėn veprimtari, ata qė festuan kėtė javė tek Sofra e Ariut. E dimė qė e ka kėtė fuqi. Atėherė po, do tė besonim se diēka po nis tė ndryshojė.
|