E Merkure, 19 Qershor 2013

Lart e Poshte

Lart

Aleksandėr Arvizu

Ambasadori simpatik i SHBA-sė nė Tiranė ka vendosur tė zhvishet pėr njė ditė nga petku i politikės, duke preferuar tė jetė mė afėr problemeve tė shoqėrisė shqiptare, e madje duke mbėshtetur fort njė nismė konkrete si ajo “Vepro Tani!”, pėr inkurajimin e shoqėrisė civile, si njė motor galvanizues. Ai shpeshherė ka reaguar ashpėr ndaj padrejtėsive, por kėsaj here ėshtė treguar edhe mė i vendosur, duke shkuar deri atje sa ka kėshilluar shqiptarėt t’i marrin fatet e tyre nė dorė sepse ėshtė koha pėr tė vepruar.



Poshte

Arben Ristani

U duk sikur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po fitonte njė lloj ndjenje pozitive nga shoqėria civile, kur pranoi kėrkesėn e njė grupi njerėzish qė kundėrshtonin importin e mbetjeve nė Shqipėri e pėr kėtė arsye iu drejtuan asaj me kėrkesėn pėr njė referendum. Pas muajsh tė tėrė vonesash, u kuptua se referendumi nuk do tė ishte i thjeshtė. Tani KQZ-ja i ka tejkaluar tė gjitha afatet ligjore pėr mbajtjen e referendumit dhe kėshtu, ai rrezikon tė mos kryhet fare. Tė ishte vallė njė taktikė pėr t’i thėnė indirekt jo? Gjasat thonė se ėshtė pikėrisht kėshtu.