| Flash Java Referendumi nė prag
Importi i plehrave, KQZ miraton kėrkesėn e AKIP
Kritikat ishin tė qarta edhe nga ndėrkombėtarėt, Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve e shkundi veten dhe nė fund pas disa tekave se firmat e kėrkesės pėr refererendum kundėr importit tė mbetjeve ka marrė miratimin e anėtarėve tė komisionit. Pas diskutimesh tė gjata Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve ka miratuar kėrkesėn e Aleancės Kundėr Importimit tė Plehrave (AKIP), pėr njė referendum kundėr importit. Sipas kėtij vendimi, kėrkesa merr formėn e plotė ligjore pėr dėrgimin nė Gjykatėn Kushtetuese nė janarin e vitit tė ardhshėm. Pėrfaqėsuesit e AKIP kėrkuan qė tė merrej nė konsideratė nisma, pasi nė tavolinėn e anėtarėve tė KQZ-sė ndodheshin jo pak por 64 mijė firma qytetarėsh. Por pikėrisht ēėshtja e firmave hasi nė shumė debate, pasi kryetari Ristani u shpreh se shumė firma tė verifikuara rezultuan se ishin hedhur nga njė person, siē ishte konstatuar edhe nga policia shkencore. Tashmė njė hap kryesor ėshtė hedhur, nėse edhe vendimi i Gjykatės Kushtetuese ėshtė pro referendumit, atėherė pėr herė tė parė nė vendin tonė njė nismė qytetare mund tė dalė edhe kundėr qeverisė. Vota e drejtpėrdrejtė do tregojė edhe ndjeshmėrinė qytetare kundėr ligjit tė importit tė mbetjeve.
Vendimi
Kryeprokurorja gjobitet
Pėr punėn qė ka, institucioni qė drejton ėshtė mėsuar gjithnjė qė tė kėrkojė dėnim dhe gjobė pėr shkelėsit e ligjit, mirėpo nė njė rast kryeprokurorja Ina Rama ėshtė dėnuar me 50 mijė lekė nga Zyra Pėrmbarimore private pėr moszbatim tė vendimit gjyqėsor. Bėhet fjalė pėr tre vendime gjykate tė formės sė prerė, sipas tė cilave tre prokurorė pasi janė larguar nga puna kanė fituar tė drejtėn e rikthimit tė detyrė. Pavarėsisht vendimit, kryeprokurorja nuk ka pranuar rikthimin e tyre. Rama ka kundėrshtuar kėtė vendim me argumentin se nuk mund ti rikthente mė nė detyrė pasi ėshtė plotėsuar organika e vendeve bosh. Gjithsesi kur ėshtė fjala pėr tė zbatuar njė vendim gjykate ajo duhet tė ndodhė nga tė gjithė institucionet, pėrfshi edhe prokurorinė. Ligjet i njohin mirė, vendimi i formės sė prerė nuk mban mė diskutime.
Durrės
Grabitet edhe foshnja
Ngjarja pėr pak mund tė kthehej nė njė tmerr tė vėrtetė, pasi njė grabitės vodhi makinėn bashkė me njė foshnje tė vogėl brenda. Kjo ngjarje e rrallė, krejt e pazakontė dhe mjaft e rėndė ndodhi nė mes tė qytetit tė Durrėsit. Ēifti i ri Mellani me banim nė Tiranė, ndaloi nė njė dyqan frigoriferash nė Durrės dhe dolėn nga makina duke e lėnė ndezur nė cep tė rrugės, pasi menduan se pak kohė do u merrte interesimi pėr pajisjet elektroshtėpiake. U desh vetėm njė ēast qė njė grabitės ende i paidentifikuar tė futet nė makinė dhe nė pak ēaste tė zhduket. Grabitėsi u nis drejt Tiranės dhe mesa duket nga tė qarat e fėmijės dhe frika e ndjekjes sė policisė, e la foshnjen pranė njė karburanti nė Laprakė. Vetė u nis drejt Milotit dhe mė pas aty braktisi edhe automjetin. Tmerri pėr foshnjen dhe prindėrit e tyre zgjati gati njė orė.
Kuvendi
Bekohen ministrat
Edhe pse ndryshimet nė qeverinė Berisha u bėnė nga rrotacioni i madh i Metės, pėrsėri mazhoranca miratoi me votat e saj emrat e ministrave tė rinj. Sipas ndryshimeve, Edmond Haxhinasto bėhet ministėr i Ekonomisė, Edmond Panariti do tė kryesojė Ministrinė e Jashtme dhe Vangjel Tavo do tė jetė kreu i ri i ministrisė sė Shėndetėsisė. Ndėrkohė i vetmi emėr i ri qė vjen nga PD-ja ėshtė ėshtė ai i Flamur Nokės, tashmė do tė drejtoje Ministrinė e Brendshme, pas zgjedhjes si president tė Bujar Nishanit. Ndėrkohė, Kuvendi rizgjodhi Nasip Naēon nė postin e nėnkryetarit tė parlamentit, post tė cilin e mbante para se tė emėrohej nė krye tė Ministrisė sė Ekonomisė. Opozita votoi kundėr emrave tė propozuar por vota e tyre nuk vlejti shumė nė kėtė rast, pasi forca e kartonit tė pozitės nuk po njeh mė rrjedhje. Me pėrjashtim tė deputetit Lefter Koka, qė votoi kundėr transferimit tė kolegut tė LSI-sė Naēo.
Britani
Elisabeta dhe IRA
Njė shtrėngim duarsh, njė gjest simbolik pajtimi, 14 vjet pasi Armata Republikane Irlandeze (IRA), pėrfundoi luftėn e saj tė armatosur kundėr pushtetit britanik nė Irlandėn Veriore. Protagonistė ishin Mbretėresha e Britanisė sė Madhe, Elizabeta, dhe ish-komandanti i IRA-s, Martin MekGinis, tė cilėt u pėrshėndetėn kėshtu me njėri-tjetrin. Takimi ndėrmjet tyre nė Belfast ishte i karakterit privat, ndėrsa aktualisht, Martin MekGinis ėshtė zv.kryeministėr nė qeverinė e unitetit tė Irlandės Veriore. Gjatė tri dekadave tė dhunės sektare ndėrmjet nacionalistėve romano-katolikė, qė dėshironin njė Irlandė tė bashkuar, dhe unionistėve protestantė, qė dėshirojnė qė Irlanda Veriore tė mbetet pjesė e Mbretėrisė sė Bashkuar, janė vrarė sė paku 3600 vetė, pėrfshirė mė tepėr se 1000 ushtarė britanikė.
Uikipedia
Mesazh dashurie
Nė epokėn 2.0 deklaratat e dashurisė bėhen edhe nė Uikipedia. Nė faqen italiane tė enciklopedisė online tė dedikuar Marrėdhėnieve dypalėshe mes Teheranit dhe Romės", ėshtė shfaqur ky mesazh: "Irani ka njė ambasadė nė Romė dhe njė konsullatė nė Milano, aty ku njoha Makamehėn dhe u dashurova pas saj!. Njė gjest ngazėllyes, i cili me siguri e ka prekur vajzėn e interesuar, por nė tė njėjtėn kohė ka nxjerrė nė pah edhe dobėsinė e enciklopedisė. Qė do tė thotė se Uikipedia ėshtė fare e hapur ndaj kujtdo dhe nuk mund tė jetė njė burim i besueshėm referimi, pavarėsisht kontrolleve tė shpeshta nga administratorėt. Mesazhi nė fjalė ėshtė postuar vetėm nė faqen nė gjuhėn italiane dhe nuk rezulton absolutisht nė versionin anglez ose tė njė gjuhe tjetėr. Kjo ka hedhur dyshime tė forta se dashnori i zjarrtė mund tė jetė edhe italian.
Moratoriumi
Do lejohen jahtet
Nė bregdetin shqiptar do tė lejohen mjetet lundruese tė klasifikuara si anije me vela apo jahte turistike. Komisioni Parlamentar i Sigurisė Kombėtare miratoi propozimet e mazhorancės pėr zbutjen e moratoriumit tė mjeteve lundruese, por nga ana tjetėr ka rrėzuar amendimet e kėrkuara nga opozita. Anėtarėt e Partisė Socialiste nė komision propozuan njė amendament qė synon tė lejojė dhe skafet, gomonet apo anijet prej druri, por me kushtin qė tė kenė njė fuqi motorike tė instaluar, jo mė tė madhe se 40 kuaj fuqi. Sipas nėnkryetarit tė Komisionit tė Sigurisė, Ilir Gjoni, me lejimin e anijeve me vela apo jahteve favorizohen vetėm shtresat e pasura tė shoqėrisė, ndėrsa shtresa e mesme diskriminohet. Ndėrsa demokrati Osman Metalla, ka theksuar se lejimi i skafeve do tė rikthente trafiqet nė bregdet.
Truproja
Ruani ruajtėsen
Mund tė duket e habitshme, por njeriu qė grabiti armėn e truprojes sė kryeprokurores Ina Rama ėshtė njė 12-vjeēar. Ai mundi tė futej nė banesėn e Marie Ramajt dhe mori njė laptop dhe armėn e shėrbimit tė oficeres sė gardės. Mirėpo vetėm ditėt e fundit policia mundi tė ndalonte tė miturin dhe pasi e mori nė pyetje ai deklaroi se armėn pistoletė tip berreta ia kishte shitur njė djali tė ri pėr 30 mijė lekė tė reja. Policia e Tiranės pasi mori nė pyetje 12-vjeēarin G.P., i cili ėshtė i dyshuar pėr sė paku 5 vjedhje banesash nė kryeqytet, e la atė tė lirė. Nė momentin qė u grabit shtėpia e Ramajt asnjė nuk ndodhej nė shtėpi, ndėrsa truproja e kryeprokurores e kishte lėnė armėn e shėrbimit nė shtėpi. Nuk dihet nėse ėshtė ripajisur pėrsėri me armė gruaja qė ruan kryeprokuroren dhe nėse po, tashmė me siguri qė pistoletėn e mban me vete, pas asaj qė i ndodhi.
Ambientalistėt
Nė mbrojtje tė liqenit
Njė pėrfaqėsi e grupit qė kundėrshton prerjen e pemėve nė zonėn e parkut tė liqenit nė Tiranė, pėr efekt tė zgjerimit tė rrugės sė Elbasanit, kanė vendosur ti drejtohen organeve kompetente pėr ēėshtjen. Emra tė njohur nė fushėn e ambientalistėve, urbanistėve, arkitektėve dhe shoqėrisė civile kanė depozituar njė kallėzim penal nė prokurori, nė institucionin e policisė ndėrtimore dhe Inspektoratit tė Mjedisit, duke kėrkuar kontrollin e dokumentacionit dhe vėrtetimin nėse pėr nisjen e punimeve nė kėtė zonė ka njė leje ndėrtimi apo jo. Sipas ambientalistėve, ajo qė po bėhet sot nė Liqenin Artificial ėshtė antiligjore dhe tėrėsisht nė kundėrshtim me ligjin dhe rregullat, tė cilat duhen zbatuar pėr tė kthyer sipėrfaqet pyjore nė rrugė. Ajo qė ka revoltuar ekspertė e urbanistė, ėshtė mospublikimi i projektit si dhe mėnyra sesi po e menaxhon situatėn Bashkia e Tiranės.
Lazarat
RENEA qėllohet
Katėr efektivė tė forcave special RENEA, gati me zvarritje nėpėr gėmusha ishin nė vėzhgim tė parcelave tė mbjella me kanabis nė Lazarat. Mirėpo sapo iu afruan njė pllaje nė fund tė fshatit, tė shtėna tė shumta armėsh u ndjenė nė tė gjithė zonėn. Tėrheqja e trupave speciale ishte e menjėhershme, pasi nuk ishin tė pėrgatitur pėr tė kryer operacion, por tė vėzhgonin zonėn. Sipas burimeve policore, katėr efektivat ishin duke fotografuar dhe filmuar, nė mėnyrė qė nė rast operacioni tė ishin tė pėrgatitur rreth formės qė do tė vepronin. Tashmė ėshtė e kuptueshme se nė Lazarat qė vetėqeveriset prej disa vitesh, nuk ka vetėm kanabis, por edhe shumė armė. Nė raste konfliktesh nė kėtė fshat njė pjesė e madhe e banorėve dalin me armė nė duar duke vėnė nėn shėnjestėr ēdo efektiv qė tenton tu prishė parcelat e kanabisit.
Uikiliks
Peticion Ekuadorit
Xhulian Asanzh po bėn gjithēka mundet qė ti shpėtojė ekstradimit nė SHBA. Nė ndihmė tė tij kanė zbritur nė fushė disa nga figurat mė tė njohura amerikane. Njė letėr e firmosur nga personalitete tė njohura, mes tė cilėve: Majkėll Mur, Oliver Stoun, Noam Ēomski dhe Naomi Uolf dhe rreth 4 mijė njerėz tė thjeshtė, ėshtė depozituar nė Ambasadėn ekuadoriane nė Londėr, ku kėrkohet dhėnia e azilit politik pėr themeluesin e UikiLeaks. Thuhet se ka njė probabilitet tė lartė qė australiani, i cili javėn e kaluar u strehua nė ambasadėn ekuadoriane pėr ti shpėtuar ekstradimit, do tė pėrfundojė nė burg dhe mė pas tė ekstradohet nė SHBA. Firmėtarėt i janė drejtuar direkt presidentit tė Ekuadorit, Rafael Korrea, qė tė pranojė kėrkesėn, pėrndryshe Asanzh mund tė dėnohet me vdekje nėse shpallet fajtor pėr spinuazh.
Ndėrtuesit
Mashtrim me shtėpi
Mund tju duket e ēuditshme, por janė gjėra qė ndodhin. Me dhjetėra qytetarė tė Fierit dhe zonave pėrreth janė bėrė pre e mashtrimit tė dy biznesmenėve nė fushėn e ndėrtimit. Ideja ishte e thjeshtė: Nga verifikimet e hetuesve mėsohet se ndėrtuesit, nė tė paktėn 15 raste, tė njėjtėn shtėpi ua kanė shitur personave tė ndryshėm. Por, ka pasur raste, kur njė shtėpi rezulton tu jetė shitur edhe tre klientėve tė ndryshėm, duke i vendosur ata nė konflikt me njėri-tjetrin. Nė kėto 15 raste, blerėsit e tė njėjtės shtėpi disponojnė akt shitblerjet e firmosura nga dy ndėrtuesit e dyshuar pėr veprėn penale tė vjedhjes me anė tė mashtrimit. Kėta tė fundit kanė qenė duke ndėrtuar dy pallate nė periferi tė qytetit tė Fierit, pranė vendit tė quajtur Ura e Sheqit. Shitjet e apartamenteve janė kryer qė nė projekt, pasi ndėrtimi i tyre nuk ka pėrfunduar ende.
|