| Lart e Poshte Lart
Mark Marku
Ėshtė i vetmi deputet demokrat qė ka folur hapur kundėr ndryshimeve nė qeveri. Ėshtė shprehur pa dorashka, pa e vrarė mendjen nėse fjalėt e tij mund ta ndėshkojnė nė zgjedhjet e ardhshme, por gjithnjė duke shprehur atė qė i duket e drejtė, logjike dhe nė kohėn e duhur pėr tu thėnė. E kėshtu, ka kritikuar ashpėr kryeministrin Berisha pėr mėnyrėn se si i shpėrblen me poste funksionarėt e tij tė pėrkushtuar partiakė; ka bėrė me faj Berishėn dhe Metėn pėr kandidimin pėr President tė njė emri tė pėrfolur pėr tė kaluarėn e tij, si dhe ka shprehur rezerva pėr procesin e zgjedhjes sė Presidentit.
Poshte
Ridvan Bode
Nė Ministrinė e Financave ka disa ditė qė ėshtė krijuar njė situatė e turbullt lidhur me tenderin e Lotarisė Kombėtare. Aq sa opozita vijon tė kėmbėngulė pėr faktin se ministri Bode po mashtron nė deklaratat e tij ose vartėsve tė tij. Fillimisht u tha se kriteret pėr Lotarinė Kombėtare i vendosi konsulenti, ndėrsa mė pas, nė njė deklaratė tjetėr u sqarua se kriteret i ka vendosur jo konsulenti, por njė shoqatė pėr lotaritė. Pėr mė tepėr, historia po bie erė monopol e askush spo bėn asgjė.
|