E Shtune, 25 Maj 2013

Flash Java

Kėshilla si tė BE-sė

Shfrytėzoni kohėn e mbetur dhe pajtim mes jush…

Pikėrisht nė momentin qė po afron dita kur do tė vendoset nėse do pranohemi ose jo si vend kandidat pėr nė BE, tė huajt na mbajnė me kurajo. Pėr ministren e Integrimit Majlinda Bregu, nga plani i veprimit 6 deri nė 12, shumicėn e prioriteteve janė plotėsuar. Gjithsesi pak ditė mė parė ishin vetė pėrfaqėsuesit e BE-sė qė nėpėrmjet deklaratave tė tyre theksuan se i vetmi prioritet i plotėsuar pėrfundimisht ishte ai i zgjedhjes sė Avokatit tė Popullit. Nga ana e tij, Etore Sekui, u shpreh se vullneti nga tė gjitha palėt ėshtė esencial pėr Shqipėrinė drejt BE-sė. Sipas tij, tashmė dihet qėndrimi i qartė i BE-sė qė Shqipėria tė marrė statusin e vendit kandidat nė BE. Pikat mė kritike janė funksionimi i sistemit gjyqėsor, lufta kundėr korrupsionit, heqja e imunitetit dhe ēėshtja e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut koha tashmė duket se nuk ėshtė nė favorin tonė, pasi pas pak muajsh pritet tė merret vendimi, por tė paktėn kėsaj radhe na dolėn “hakut”. Kriteret qė pėrcaktuan ishin tė qarta, duke theksuar vazhdimisht se nuk do tė kishte dhuratė pėr vendin tonė nėse nuk i plotėsonte kriteret e pėrcaktuara. Njė tjetėr ēėshtje qė pritet tė ketė diskutime dhe qė rrezikon marrjen e statusit tė vendit kandidat ėshtė edhe zgjedhja e presidentit qė nuk pėrfundoi nė mėnyrė konsensuale.

Nano

Urim e kritika

Edhe pse kohė mė parė, Lėvizja Nano pėr Fitoren e Socialistėve kaloi me pushime deri nė shtatorin e kėtij viti, pėrsėri nuk nguron qė tė duket. Nė njė deklaratė pėr mediat, shprehėn urimet pėr 236 vjetorin e Pavarėsisė sė SHBA-sė. Me kėtė rast nuk hezituan qė tė kritikonin edhe mėnyrėn e ashpėr tė qeverisjes nga kryeministri Sali Berisha. Nano shprehet nė deklaratė se, shqiptarėt u janė mirėnjohės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr mbėshtetjen e pakursyer dhe parimore qė i kanė dhėnė kombit dhe vendit nė ēdo ditė e vit tė kėtyre 100 viteve tė ekzistencės sė shtetit shqiptar. Ndėrsa duke bėrė lidhjen me vendin tonė, theksohet se fatkeqėsisht vėrehet se kryeministri Berisha vazhdon tė spekulojė me kinse luajalitetin e tij ndaj SHBA-sė dhe partnerėve tė tjerė europianė. Kritika me vend, po Nano ku ėshtė?!

Terrorizmi

Ka edhe kėshtu

Tėrrorizmi ėshtė kthyer nė kryefjalėn e ditės nė tė gjithė botėn, por ndonjėherė planet e dikujt qė kėrkon tė bėjė akte terroriste nuk shkojnė siē e ka menduar. Dy persona, tė cilėt tentuan tė merrnin peng njė aeroplan civil nė Kinė janė rrahur pėr vdekje nga pasagjerėt dhe anėtarėt e ekuipazhit. Sipas medias kineze, dy burra tentuan tė marrin peng avionin e linjės Tianjin Airlines qė po kryente njė udhėtim brenda Kinės. Autoritetet shpjeguan se personat qė tentuan pengmarrjen qenė muslimanė Ujgurė dhe ata i thanė 101 pasagjerėve nė aeroplan se do tė merrnin kontrollin, por nuk arritėn dot te ndarja e pilotit pasi u rrahėn barbarisht dhe u lidhėn kokė e kėmbė. Aeroplani u kthye nė aeroportin e nisjes, ndėrsa pengmarrėsit u dėrguan pėr mjekime nė spital, pa arritur t’i mbijetonin plagėve tė marra nga pasagjerėt.

Mediat

Thaēi serb?

Ai ėshtė luftėtari nė sytė e Kosovarėve, por nė kėndvėshtrimin e mediave serbe, kryeministri i Kosovės ėshtė me gjak serb. Gazeta “Kurir”, shkruan se stėrgjyshi i Hashim Thaēit, ishte njė prift ortodoks serb, qė nė fillim tė shekullit XX-tė u konvertua nė mysliman dhe e ndryshoi emrin nė Jusuf. Ajo ka paraqitur disa dokumenta dhe dorėshkrime qė i kanė siguruar nė arkivat e kryeqytetit turk. Pretendohet se stėrgjyshi i Thaēit, prifti ortodoks, Radoslav Daniloviē, pas njė periudhe si klerik ortodoks ndėrroi emrin e tij, duke u quajtur Jusuf Thaēi. Kur la fenė ortodokse Thaēi u martua dhe nga kjo martesė erdhi nė jetė babai i kryeministrit tė sotėm tė Kosovės. Tė paktėn ky ėshtė pretendimi. Sa e vėrtetė mund tė jetė kjo? Me siguri Thaēi do e kalojė me pėrbuzje.

KLSH

Kule abuzoi

Vetėm njė ditė pasi Rektori i Universitetit tė Tiranės Dhori Kule doli nė njė reagim pėr skandalin e maturės Shtetėrore, u bė pulike edhe njė kleēkė nga KLSH-ja. Sipas raportit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, janė pėrdorur 835 euro pėr pesė ditė shėrbimi, tė paguara nė datėn 13 tetor 2009 si shpenzime udhėtimi, dieta pėr rektorin e UT, Dhori Kule, dhe njė prej drejtorėve tė tjerė tė rektoratit. Mirėpo pėrveē dietės sė plotė, rektori Kule ka pėrfituar mė shumė. Gjithashtu nė vitin 2008 pretendohet se nė 17 raste, nė shumėn 6.1 milionė lekė tė reja, janė kryer pagesa pėr orėt jashtė orarit nė kundėrshtim me dispozitat ligjore. Nuk janė vėrejtur vetėm abuzime tė tilla tė “vogla”, pasi ka dyshime serioze edhe tek tenderat e rikonstruksionit tė godinave, si dhe blerja e automjeteve.

CERN

Thėrrmija e Higsit

Grimca qė mund tė shpjegojė teorinė e Universit tonė, e quajtur ndryshe edhe si thėrrmija e Higsit, ekziston. Kėtė e ka konfirmuar, nė njė konferencė botėrore pėr shtyp, kėrkuesit qė punojnė nė laboratorin “Large Hadron Collider”. Ata qė e pranuan ekzistencėn e kėsaj grimce tė pakapshme, ishin kėrkuesit qė punojnė nė dy nga tre eksperimentet qė janė instaluar pėrgjatė 27 kilometrave tė pėrshpjetuesit tė qelizave, pra “Atlas” dhe “Cms”. Tė dhėnat, tė cilat u pritėn me duartrokitje triumfi, dolėn nga eksperimentet Cms, qė koordinohej nga amerikani Jozef Inkandela, dhe Atlas, e koordinuar nga italiania, Fabiola Xhanoti. Tė dy eksperimentet tregojnė, me njė marzh gabimi afėr zeros, se grimca e Higsit ka dimensione mes 125 dhe 126 miliard elektronvolt. Nė Gjenevė ishte i pranishėm edhe Piter Higs, shkencėtari qė teorizoi ekzistencėn e grimcės.

Bulqizė

Viktima e radhės…

Nga galeritė e Miniserės sė Bulqizės nuk del vetėm krom, por edhe minatorė tė copėtuar. Fati i keq kėsaj radhe qėlloi pėr 53-vjeēarin Dilaver Koēi. Ai shkoi pėr tė nxjerrė mineral dhe tė merrte 15 mijė lekė tė vjetra pėr tė siguruar bukėn e pėrditshme, por doli i vdekur nga galeritė. Pas vdekjes sė tij policia arrestoi tre persona qė merreshin me administrimin e minierės private. Tė tre tė arrestuarit akuzohen pėr shkelje tė sigurisė teknike. Koēi humbi jetėn nė galerinė 41, nė njė sektor tė menaxhuar nga njė subjekt privat i zonės. Trupi i pajetė i 53-vjecarit u nxorr pas tre orėsh kėrkime, nga 500 metėr thellėsi e minierės, pasi sasia e madhe e dheut tė shkėputur e vėshtirėsoi operacionin e kėrkimit. Nėntoka e Bulqizės po merr vazhdimisht jetė…

Zharrėz

Verifikim shpėrthimeve

Pas ankesave tė banorėve tė fshatit Zharrėz nė rrethin e Fierit, kompania “Albpetrol” ka premtuar se do verifikojė shpėrthimet e kryera nė puset qė shėrbejnė pėr injektimin e ujit me qėllim nxjerrjen e naftės. Banorėt, tė cilėt janė shprehur tė shqetėsuar se kėto shpėrthime sjellin lėkundje tė forta tė tokės, akuzojnė si pėrgjegjėse pėr kėtė gjė, kompaninė kanadeze “Bankers”. Kompania po formpn njė grup pune me specialistėt mė tė mirė nė fushėn e gjeologjisė dhe nxjerrjes sė naftės qė disponon kjo shoqėri, puna e tė cilėve do tė pėrqendrohet nė terren pėr tė provuar nėse shpėrthimet e pretenduara nga banorėt e Zharrėzės, janė ose jo tė vėrteta. Gjithashtu, do tė ketė verifikime lidhur me mėnyrėn se si kryhet nga kompania kanadeze injektimi i ujit nė puse qė shėrbejnė pėr mbushjen e boshllėqeve qė krijohen pas nxjerrjes sė naftės.

Kriza

Katėr vjet bashkė…

Herė nėn zė e herė haptas ishte pranuar se vendi ynė po kalonte njė krizė tė vazhdueshme ekonomike prej tė paktėn katėr viteve tė fundit. Ulja e konsumit dhe investimeve po vė nė rrezik rritjen ekonomike tė Shqipėrisė. Kėtė e ka deklaruar Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, i cili theksoi se kjo situatė mund tė sjellė ndikim afatgjatė. Sipas guvernatorit Fullani, nė njė sėrė sinjalesh qė vijnė nga sektori real dhe ai financiar, tregojnė qė tkurrja e bilanceve tė konsumatorit dhe njėkohėsisht ngadalėsimi i investimeve tė pėrdorura deri tani nga agjentėt ekonomikė privatė, si masa mbrojtėse ndaj krizės mund tė kthehen nė njė dėm tė prospektit afatmesėm tė rritjes ekonomike. Kriza tashmė duket se ėshtė ulur kėmbėkryq dhe vėshtirė se do tė “ngrihet” edhe pėr disa kohė.

Francė

Po martesave gei

Ēiftet homoseksuale nė Francė mund tė martohen dhe tė adoptojnė fėmijė, duke filluar nga viti 2013. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri, Zhan-Mark Ajrol, gjatė fjalės sė mbajtur nė Parlament. “E drejta pėr t’u martuar dhe adoptuar fėmijė do tė jetė e barabartė pėr tė gjitha ēiftet, pa diskriminuar asnjė”, ka shpjeguar ai, duke konfirmuar kėshtu njė nga premtimet elektorale tė Presidentit socialist Fransua Holland. “Shoqėria jonė po ndryshon stilin e jetesės dhe sjelljet e saj”, ka vijuar mė tej kryeministri. Dhe prova e parė vjen nga bota e rrjeteve sociale. Edhe Facebook, nė fakt, i njeh lidhjet gei. Pėr kėtė arsye, ėshtė krijuar njė ikonė e pėrshtatshme pėr njerėzit e tė njėjtit seks. Bashkimi i tyre do tė shėnohet me njė simbol tė veēantė nė profil, tė pėrbėrė nga dy burra ose dy gra.

Qeveria

Rriten pensionet

Pensionistėt e fshatit dhe qytetit mund t’i gėzohen rritjes sė pensioneve, respektivisht nė masėn 5 dhe 4 pėr qind. Njė vendim i qeverisė, i cili pritet tė miratohet, parashikon rritjen e shpėrblimit pėr moshėn e tretė, dhe jo vetėm pėr ta. Ushtarakėt, pilotėt fluturues, ish-punonjėsit e Policisė, detarėt apo punonjėsit e ndėrmarrjeve ushtarake qė tashmė kanė dalė nė pension, do tė pėrfitojnė njė rritje prej 4 pėr qind tė pėrfitimit. Po 4 pėr qind pritet qė tė rriten edhe pensionet e minatorėve. Pėrfitues tė kėsaj rritjeje nuk do tė jenė vetėm ata qė kanė njė pension suplementar pleqėrie, por edhe ata qė kanė pėrfituar pension tė parakohshėm. Kategoria e ushtarakėve dhe gjithė kategoritė e tjera tė veēanta kanė pėrfituar edhe njė vit mė parė tė njėjtėn rritje, kurse pėr fshatin rritja ishte me 7 pėr qind.

Kosovė

Pa mbikėqyrje

Nė takimin e mbajtur nė Vjenė, Grupi Ndėrkombėtar Drejtues ku bėjnė pjesė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, vendet e BE-sė qė e kanė njohur Kosovėn si dhe Turqia, ka vendosur qė t’i japė fund fazės sė mbikėqyrjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės. “E dimė se Kosova do tė ballafaqohet me shumė sfida dhe do tė duhet tė kryejė shumė detyra tė shtėpisė, por e dimė po ashtu se ka bėrė njė punė tė mrekullueshme kėto vitet e fundit”, ėshtė shprehur Grupi Ndėrkombėtar Drejtues. Nga ana tjetėr, kryeministri Hashim Thaēi e cilėsoi njė ditė historike pėr Kosovėn, pėr tė cilėn ai tha se meritat i ndajnė sė bashku institucionet e Kosovės dhe komuniteti ndėrkombėtar. Por, edhe pas vendimit pėr t’i dhėnė fund mbikėqyrjes ndėrkombėtare, BE-ja do ta vijojė praninė e vet nė Kosovė, pėrmes misionit pėr polici dhe sundim tė ligjit – EULEX.