E Shtune, 25 Maj 2013

Gjurmėt e Komnenės

Ana Komnena. Vepra e vajzės sė perandorit bizantin Aleks I Komnen, dhe betejat shqiptare mes bizantinėve dhe normandėve. “Aleksiada” dhe shenjat e sotme tė njė epoke heroike, qė pėrsėriti luftrat e Cezarit.

Luan Rama

Ana Komnena (1083-1153), njė nga kronistet mė tė referuara nė shkrimet historike botėrore tė fillimit tė mijėvjeēarit tė dytė, ishte vajza e perandorit bizantin Aleksi I Komnen, dhe e Irena Dukas, po ashtu bijė e njė familjeje perandorake. Mė 1 dhjetor tė vitit 1083, Aleksi I-rė kthehej nga lufta fitimtar. Tė nesėrmen lindi vajza e tyre, e cila, siē shkruajnė kronistėt, do t’i ngjante shumė. Dhe nuk vonoi qė perandori Aleks Komnen tė kthehej nga luftrat e Ilirisė, ku ishte ndeshur me ushtritė e tmerrshme tė normandit Robert Guiskard, i cili do tė hynte nė histori me epitetin “terror mundi”, pra “terror i botės”. Kjo vajzė “porfirogjenete” (pra e lindur nė dhomėn e purpurt tė pallatit imperial), sapo lindi, prindėrit e fejuan me Kostandin Dukas, djalin e perandorit tė mėparshėm Mihal VII Dukas, meqė Aleksi donte tė krijonte lidhje familjare dhe aleancė me dinastinė e mėparshme. Madje Konstandini ishte lidhur tashmė me fronin perandorak. Tani edhe ai firmoste dekrete perandorake. Por meqė Kostandini vdiq shpejt, Anėn e martuan me Niqifor Brienin, birin e njė gjenerali qė ishte mundur nga Aleksi, dhe kjo u bė sigurisht, pėr tė ulur gjakrat midis tyre. Qė nė adoleshencė Ana u edukua me letėrsinė dhe shkencat, me filozofinė, retorikėn dhe matematikėn. Lexonte Platonin, Demostenin, Homerin, merrej me astrologjinė. Madje mė pas nė Konstantinopojė, ajo do tė drejtonte dhe njė rreth intelektualėsh qė diskutonin rreth veprave tė Aristotelit. Personaliteti i saj ishte i jashtėzakonshėm, ēka do ta shtyjė mė vonė qė tė luajė njė rol politik pranė atit tė saj, Perandorit.

Ana kishte njė dashuri tė veēantė pėr tė atin. Ajo e adhuronte atė dhe kjo ndihet nė veprėn e saj “Aleksiada”, ku ajo e sheh atė me vetitė mė tė mira dhe gjithnjė fitimtar. Bazileusi pėr tė ishte “dielli i saj”, “fanari”… “Oh, ē’njeri tė urtė humbėn romanėt!- shkruante ajo. - Sa e madhe ishte eksperienca qė ai kishte fituar! Dijet e tij letrare, kultura e gjerė qė ngėrthente njėherėsh shkencat profane e tė shenjta! Ē’hijeshi kishte ai nė gjithė qenien e tij. Madhėshtia e tij ishte jo vetėm pėr njė fron, por akoma mė shumė, pėr njė fron hyjnor e mė tė mirė!...” Aleksi vdiq nė vitin 1118, siē shkruan ajo, nga njė tumor “malinj” me njė zhvillim tė shpejtė, ēka i kapi fytin. Por kur vdiq i ati, ajo nuk donte qė fronin perandorak ta zinte i vėllai i vogėl, Joani, i cili ishte i ri dhe pa pėrvojė pėr njė perandori aq tė madhe si ajo e Bizancit. Kėshtu, bashkė me nėnėn e saj, ajo u pėrpoq qė fronin ta zinte i shoqi, gjenerali i sprovuar Brien, tė cilin ajo e pėrshkruan nė libėr me shumė simpati dhe si njė njeri heroik, pas tė cilit ajo ishte fort e dashuruar. Por nuk ndodhi kėshtu. Anėn e mbyllėn nė njė manastir, ku pas vdekjes sė burrit tė saj iu kushtua shkrimit tė librave tė Aleksiadės, siē do tė quhej kjo vepėr historike, e cila pėrmbledh 15 libra.

Aleksiada, si njė apologji e lavdisė sė familjes sė Komnenėve tė Aleksit I, kap njė periudhė tė gjatė historike, pra gjithė kohėn e tij nė pushtet. Kjo vepėr ėshtė njėkohėsisht njė burim i madh informacioni, pasi ajo u qėndron besnike ngjarjeve dhe datave historike. Nė rrethimin e parė tė Durrėsit, me mjeshtėri tė veēantė ajo pėrshkruan ēastin kur Roberti sulmoi drejt bedenave tė kėshtjellės me ca kulla tė larta druri, tė veshura me lėkurė, ku brenda futeshin ushtarė tė armatosur mirė qė pastaj, tė hidheshin brenda kėshtjellės qė tė hapnin portat. Ana shkruan: “Ditėn e nesėrme, Roberti u dha urdhėr tė gjithėve qė tė merrnin armėt dhe brenda kullės sė drunjtė ai futi pesėqind kėmbėsorė dhe kalorės tė armatosur. Kur kulla iu afrua mureve, nė ēastin kur normandėt do tė ulnin portat nga lart qė ato tė shėrbenin si ura pėr tė kaluar dhe pėr t‘u hedhur brenda qytetit, Paleologu shtyu trarin e madh me ndihmėn e mekanizmave tė pėrgatitur si dhe me ndihmėn e shumė luftėtarėve trima, ēka e bėri tė kotė kėtė stratagemė tė Robertit. Trari e pengoi plotėsisht hapjen e portės sė kullės sė drunjtė. Pastaj, luftėtarėt e Paleologut qėlluan me breshėri e pa pushim me shigjetat e tyre kundėr keltėve qė ishin nė majė tė kullės. Por ata fshiheshin ngaqė s’mund t’i pėrballonin goditjet. Atėherė Paleologu dha urdhėr qė tė digjej kulla. Ai ende s’kishte mbaruar fjalėt kur kulla ndėrkohė ishte pėrfshirė nga flakėt dhe tashmė gjithēka ishte kryer. Ushtarėt qė nė kullė menjėherė u hodhėn poshtė. Ata qė ishin poshtė hapėn portėn e bazės dhe ia mbathėn. Kur Paleologu i pa tė iknin, nga njė prej portave tė kėshtjellės ai nxorri luftėtarėt e tij tė guximshėm, disa me armė, tė tjerė me sopata dhe mjete tė tjera me tė cilat duhej shkatėrruar kulla. Dhe kjo manovėr ia arriti qėllimit: kulla, maja e sė cilės digjej, tashmė po thyhej nga ato vegla qė po e bėnin copė-copė duke e asgjėsuar plotėsisht…“ Episode tė tilla janė tė shumta rreth rrethimit tė kėshtjellės sė Durrėsit. Me shumė interes janė gjithashtu pėrshkrimet e saj rreth betejave detare, veēanėrisht ajo e Robert Guiskardit kundėr flotės bizantine e veneciane nė brigjet e Korfuzit e tė Butrintit, pak kohė mė parė se tė vdiste i tėrhequr nė njė nga ishujt e Qefallonisė.

Burimet e Aleksiadės

Pėr shkrimin e Aleksiadės, Ana Komnena ėshtė mbėshtetur nė informacione tė shumta tė asaj kohe, por sė pari nė tregimet e tė atit me Gjergj Paleologun, siē kujtonte ajo nga rinia e saj apo thjesht nga biseda tė drejtpėrdrejta. Jo rrallė ndonjė episodi ajo i shton se “kėshtu na tregonte ati ynė…” Informacione tė shumta pėr luftrat nė Iliri kundėr normandėve ajo i mblodhi gjithashtu bisedat me Niqifor Brienin, burrin e saj, njė nga gjeneralėt mė tė famshėm dhe negociatori kryesor pėr “Paqen e Devollit”. Nė njė pasazh tė librit, ajo tregon se shumė detaje ajo i mblodhi nga njė prej kėshilltarėve tė Robert Guiskardit, i quajtur Urson, i cili e kishte shoqėruar Guiskardin nė luftrat e Dyrrachiumit apo Gllavinicės e Petrelės e qė mė vonė do tė kalonte nė anėn e Aleksit. Po kėshtu ajo do tė mbėshtetej dhe nė veprat e historianėve si Pseli, Ataliati apo Skilici. Libri i saj, mė pas do tė referohej nė mjaft kodikė tė kohėve tė mėvonshme, kopjuar nga kopistėt e “skritoreve” kishtare, pra nga skribėt e famshėm, kodikė kėta qė mbetėn dhe burimet e vetė Aleksiadės. Por ky monument i vėrtetė letrar, edhe pse mė shumė njė kronikė ngjarjesh, pėsoi tronditjet e kohės, pėr tė ardhur deri nė ditėt tona. Kėshtu, bėmat e luftrave bizantine kundėr normandėve nė brigjet e Ilirisė pėrcillen kėshtu nėpėr breza pėrmes librave tė purpurt qė mbanin vulėn e vėrtetėsisė tė epokės dhe tė ngjarjeve reale.

Durrėsi nė atė kohė, si dhe Vlora, Kanina, Lezha apo kėshtjella mė nė veri, kishin rėnė nėn influencėn dhe pushtimin bizantin. Dy studiuesit e epokės sė Mesjetės, Henri de Grégoire dhe Robert de Keyser, duke iu referuar luftės nė Vlorė, theksojnė se “Bohemondi kishte pushtuar me shumė luftė Vlorėn si dhe qytetet e Orikumit dhe tė Kaninės”. Ana Komnena, duke pėrshkruar betejėn e Bohemondit, nėnvizon se ky, “mė i riu i bijve tė Guiskardit, i ngjante shumė tė atit pėr nga guximi, forca, kurajoja, temperamenti i pamposhtur, dhe Roberti e dėrgoi mė parė me njė ushtri shumė tė madhe. Bohemondi ra si rrufeja mbi Kaninė, Orikum dhe Avlona, tė cilat i pushtoi me rradhė”. Por ajo do tė shkruajė gjatė pėr Bohemondin, jo vetėm pėr betejat e para kundėr kundėr bizantinėve nė Durrės dhe nė brigjet e tjera tė Ilirisė, (1079-1081), jo vetėm nė kohėn e lanēimit tė kryqėzatės dhe ushtrive tė Bphemondit qė kaluan nga malet shqiptare, por dhe nė betejat e fushatės sė dytė normande, (1107-1108), kur mė sė fundi ai pranoi humbjen dhe u kthye drejt Italisė sė jugut.

Vende dhe beteja

Interesant ėshtė fakti se nė njė hapėsirė tė vogėl shqiptare, si nė bregdet ashtu dhe nė thellėsi tė vendit, betejat janė tė shumta, madje historike nga pesha e ngjarjeve, pasi pikėrisht aty pėrplaseshin dy perandori tė mėdha: ajo e Orientit bizantin me fuqinė tjetėr nė ngjitje tė normandėve, ku para vrullit tė tyre asnjė ushtri nuk mund t’i rezistonte. Madje ky dyluftim epokal tė kujtonte njė tjetėr betejė tė madhe tė zhvilluar mbi njėmijė vjet mė parė midis dy gjeneralėve mė tė mėdhenj romakė tė perandorisė, Cezarit dhe Pompeut, ku legjionet e kahortat e tyre luftuan kundėr njėri-tjetrit si nė Epidamn, ashtu dhe nė fushat drejt Apolonisė, Vlorės e Orikumit.

Krahas Durrėsit dhe krahinave pėrreth, ku u zhvilluan luftimet mė tė mėdha, nė kronikėn e Aleksiadės njihemi dhe me betejat e ashpra tė zhvilluara nė Gllavinicė, (nė zonėn rreth Ballshit tė sotėm), nė grykat drejt Shkumbinit apo Vjosės deri lart nė Devoll, e po kėshtu nė Petrelė apo Petrula, siē e shkruan Ana Komnena, nė Lezhė, nė Kaninė apo nė brigjet e Jonit, pra nė malet e Himarės. Komnena na pėrshkruan shtigje, male, lumenj, kalatė dhe vendet e kultit. Disa herė ajo i referohet kalasė sė Petrelės, njė fortesė kjo e ndėrtuar nė kohėn e Justinianit I nė shekullin VI, e cila kontrollonte kalimin e rrugės sė dikurshme Via Egnatia. Nė fakt, itinerari Durrės-Elbasan-Ohėr ishte shumė i rrahur dhe kalaja shėrbente aty si njė pikė e fuqishme strategjike. Perandor Aleksi donte tė kontrollonte patjetėr luginėn dhe prandaj vendosi njėrin pas tjetrit gjeneralėt e tij mė tė njohur e mė me eksperiencė. Pas humbjes sė rėndėsisė sė Via Egnatias, lugina e Devollit morri njė rėndėsi tė veēantė strategjike. Shumė kryqtarė, ashtu si dhe Bohemondi, kaluan pikėrisht nga lugina e Devollit ku ishin ngritur njė sėrė fortesash qė kishin garnizonet e tyre. Ky itinerar kalonte dhe nėpėr Zvezdė, Dishnicė, Symizė, etj. Po kėtej ishte ngritur dhe ura e gurtė e Grabovės. Zona e Moglicės ishte e fortifikuar mirė me disa kala tė vogla. Megjithatė dhe lugina e Shkumbinit u rrah shumė nė kėtė kohė. Gjatė pėrndjekjes sė tij, Aleksi ndaloi pikėrisht nė malin e Babjes dhe qė kėndej, nėpėr njė rrugė tė panjohur shkoi gjer nė Ohėr. Njė nga luginat e tjera strategjike ishte dhe ajo e Vjosės nė drejtim tė Ballshit, qė nė atė kohė njihej si Gllavinica, e cila ishte njė qėndėr e madhe episkopale me shumė vende kulti dhe bazilikė. Atje, perandori Aleks dėrgoi gjeneralin e famshėm Kantakuzen. Ja si e pėrshkruan Ana Komnena betejėn qė ndodhi nė Gllavinicė: “Kur Kantakuzeni e pa se edhe ai po mundej, i dha kurajo vetes dhe si ta kishte shpuar njė gjilpėrė u sul drejt rreshtit tė keltėve, duke e ēarė ushtrinė e tyre nė disa pjesė. Ai i dėrrmoi keqas dhe i ndoqi deri nė fortesėn e vogėl tė quajtur Milos, pasi kishte vrarė njė numėr tė madh ushtarėsh dhe duke kapur njėkohėsisht robėr disa kontė tė shquar: Ubos, vėllain e tij tė quajtur Richard dhe Kontopaganos… Bohemondi, ky luftėtar i madh, - shkruan ajo, - e shikonte tashmė veten nė njė situatė kritike, i sulmuar njėherėsh si nga deti ashtu dhe nga toka. Meqė i mungonte gjithēka qė i duhej, ai shkėputi njė detashment tė rėndėsishėm tė ushtrisė sė tij dhe e dėrgoi tė plaēkisė nė qytetet pranė Vlorės, Orikumit dhe Kaninės. Por Kantakuzeni vigjėlonte, dhe ashtu siē shkruan poeti, “gjumi i ėmbėl nuk arrinte ta bėnte pėr vete”. Ai nxitoi menjėherė t‘u priste rrugėn keltėve, duke nisur mė parė Beroitin me njė ushtri tė fortė. Dhe ai, sapo i pa armiqtė, luftoi me ta dhe mė pas, nė kthim, i dogji tė gjitha anijet e Bohemondit…”

Eshtė interesant fakti qė Ana Komnena na ka lėnė njė pėrshkrim tė hollėsishėm rreth rrjedhjes sė Drinit dhe kalasė sė Lezhės, e cila kontrollonte fushėn e gjerė ku derdhej Drini pėr nė det. “Lumi Drin, - shkruan ajo - zbret njėkohėsisht dhe nga lartėsitė e liqenit tė Lychnis, (Lin), qė njė fjalė barbare e quan Achrida, (Ohri), si dhe nga mali i Mokrės, pėrmes disa shkrepash e thepisjesh plot pėrrenj. Nė fakt, nga liqeni dhe nga burime tė tjera rrjedhin lumenj tė ndarė veēmas, duke rrjedhur kėshtu nė njėqind pėrrenj deri sa ata hidhen nė lumin qė kalon nė Derai, (Dibėr) dhe qė andej rrjedha e kėtij lumi quhet Drin. Duke u bashkuar me kėtė lumė, kėto ujra e bėjnė atė tė konsiderueshėm. Ai shkon nė drejtim tė Dalmacisė, ngjitet drejt veriut e pastaj kthehet drejt jugut, duke u derdhur nė kėmbėt e Elisos, ku pėrfundimisht shkon nė gjirin e Adriatikut…”

Kalaja e Lezhės, e ndėrtuar qė nė kohėn ilire, ngrihej nė njė kodrinė shkėmbore prej afro 200 metra e lartė. Nė shekullin VI, Lisos kishte qenė njė qėndėr episkopale dhe kishte nė krye peshkopin Gjin. “ Elisos, (Lisos - Lezha), ėshtė njė kėshtjellė e ndėrtuar nė lartėsi, e cila ėshtė e papushtueshme. Siē thuhet, ajo zotėron fushėn e Dyrrachiumit. Kjo kėshtjellė ofron siguri si nga ana e tokės ashtu dhe nga deti, duke qenė njėkohėsisht njė ndihmė e fuqishme pėr Dyrrachiumin. Autokrator Aleksi e pėrdori gjithashtu kėshtjellėn e Elisos pėr t’i ardhur nė ndihmė Dyrrachiumit si pėrmes lumit Drin, i cili ėshtė i lundrueshėm, ashtu dhe nga toka. Ai e fortifikoi Dyrrachiumin, ku pėrmes tokės e detit futi gjithēka qė ishte e nevojshme pėr ushtarėt e banorėt, si dhe armė e municione pėr luftimet e ardhshme…”

Drejt Ilirisė, viti 1081

Pas epokės sė ndritur romake tė Cezarit dhe nipit tė tij Oktavian, qė studioi artin ushtarak nė Apoloni, Dyrrachiumi nuk do ta humbiste rėndėsinė e tij gjeostrategjike dhe bukurinė e atij qyteti qė Katuli e quante “Taverna e Adratikut”, (Taberna Adriatica). Roberti nuk donte thjesht tė plaēkiste tokat e Ilirisė dhe tė largohej. Pa pushtuar Dyrrachiumin ai nuk mund tė realizonte ėndrrėn e tij dhe tė shkonte drejt Konstantinopojės, pėr ta pushtuar atė dhe tė bėhej perandor i njė perandorie tė madhe, duke kontrolluar gjithė Mesdheun.

“Qė mė parė Roberti e dėrgoi Bohemondin me njė ushtri tė fuqishme qė tė pushtonte rrethinat e Vlorės (Avlona). Qė me zbarkimin e tij, kėrcėnues dhe me njė vrull tė papėrmbajtur, ai ra si rrufe mbi Kaninėn, (Canina), Hiericho, (Orikum) dhe Avlona, tė cilat i pushtoi njėra pas tjetrės dhe gjithnjė duke luftuar, ai pėrparonte duke i vėnė zjarrin gjithēkaje. Dhe vėrtet, ashtu si tymi okėr pėrpara zjarrit, ashtu ishte dhe ky sulm para sulmit tė madh…” Ana na informon se Roberti kishte forca tė panumurta kėmbėsorie e kavalerie dhe mė 17 qershor ai kishte ngritur kampin e tij. Ana tregon se banorėt e Durrėsit i kapi njė frikė e madhe, pasi e njihnin mizorinė e normandit tė egėr. Ajo shkruan pėr “njė tmerr tė jashtėzakonshėm. Por lumturisht, Durrėsi kishte njė guvernator si Gjergj Paleologu, me shumė kurajo dhe trim, qė e kishte fortifikuar kėshtjellėn.” Paleologu, si njeri me kurajo, shumė i sprovuar nė ēėshtjet ushtarake dhe qė kishte zhvilluar mjaft beteja fitimtare nė Orient, me gjakftohtėsi filloi tė fortifikonte qytetin. Sipas urdhėrit tė autokratorit ai vendosi bedena dhe i pajisi muret rrethuese me katapulta. Paleologu e ngriti moralin e ushtarėve tė demoralizuar dhe pasi vendosi vrojtues, gjatė natės si dhe ditėn bėnte vetė roje tė vazhdueshme… ”

Nisur nga rėndėsia e pozitės gjeostrategjike e Dyrrachiumit, perandorėt bizantinė kishin dėrguar gjithnjė nė atė qytet njerėzit e tyre mė besnikė dhe tė afėrm tė familjes perandorake, tė cilėt kishin dhe njė eksperiencė tė madhe ushtarake, pėr tė organizuar mbrojtjen e qytetit dhe tė gjithė brigjeve tė Ilirisė. Nė kohėn qė trupat normande po kalonin Adriatikun, guvernator nė Dyrrachium ishte ende gjenerali Monomakatos, i cili kishte qenė dikur bashkėluftėtar me Aleksin dhe niheshin mjaft mirė, por nė fakt, Monomakatos nuk e kishte ndihmuar Aleksin atėherė kur Komneni kishte ngritur krye dhe kishte marrė fronin. Aleksi vendosi tė ēonte nė Dyrrachium Gjergj Paleologun, atė qė e kishte mbėshtetur nė revoltėn e tij dhe e kishte shpallur nė emėr tė ushtrisė “autokrator”, ndryshe nga Monomakatos, i cili po tregohej diplomat dhe ngurrues. “… Ndėrkohė qė Roberti mori vesh se nė Dyrrachium kishte ardhur Paleologu, menjėherė ai kishte filluar tė ndėrtonte mbi anijet e tij mė tė mėdha kulla prej druri, tė cilat i veshi me lėkurė dhe vendosi me kujdes mbi anije gjithēka qė kishte nevojė pėr tė bėrė njė rrethim, duke ngarkuar mbi anijet “dromone” kuaj dhe kalorės me gjithė pajimet dhe duke bashkuar nga tė gjitha anėt me njė shpejtėsi tė jashtėzakonshme gjithēka ishte e nevojshme pėr luftė. Ai nxitonte qė tė kapėrcente detin sa mė parė. Sapo tė arrinte nė Dyrrachium, qėllimi i tij ishte ta rrethonte qytetin nga toka dhe deti, pėr tė tmerruar banorėt si dhe pėr ta pushtuar menjėherė. Ja pse me tė marrė vesh kėtė lajm, banorėt e brigjeve tė Dyrrachium u kapėn nga njė panik i tmerrshėm. Kur Roberti kishte pėrgatitur gjithēka, ai ngriti spirancėn… ”.

Durrėsi ishte njė nga pikat strategjike pėr tė shkuar drejt Konstantinopojės. Nė muret e kėshtjellės, Guiskardi kishte provuar mė parė shpėrthimin e portės sė madhe tė qytetit, hapjen e tuneleve, zjarrin dhe gurėt e mėdhenj tė hedhura katapultė, ngrehinat, apo kullat prej druri gjer nė lartėsinė e mureve, nga ku normandėt derdheshin me shpatė dhe heshta nė duar. Mė sė fundi, pas njė lufte tė tmerrshme, mė 17 qershor tė vitit 1081, qyteti i Durrėsit ishte gati pėr t‘u pushtuar. Bizantologu francez Alain Ducellier, nė librin e tij “Shqipėria midis Bizancit dhe Venedikut, shekujt X-XV”, shkruan se “pėr mbrojtjen e Durrėsit, pjesėn e sipėrme tė qytetit tė rrethuar ai ia besoi kolonėve venecianė, ndėrsa pjesėn tjetėr njė personazhi tė quajtur Kamiskortes, me origjinė autoktone, pra shqiptare.” Tė njėjtin fakt historik ka pėrmendur dhe Ferdinand Chalondon nė librin e tij “Historia e pushtimit normand”, ku thekson se “mbrojtjen e kėshtjellės sė Durrėsit ai ia besoi njė pjesė kolonėve venecianė qė ishin vendosur nė qytet dhe pjesėn tjetėr njė shqiptari.” Kėto dėshmi janė tepėr tė rėndėsishme pėr rolin e shqiptarėve si banorė tė vjetėr tė trojeve ilirike. “Tė nesėrmen nė mėngjes, - shkruan historiani Villemaine, nė librin e tij “Histoire de Grégoire VII”, - nė njė meshė tė organizuar, priftėrinjtė pagėzuan ushtarėt pėr fitoren. Pastaj me rradhė tė shtrėnguara ata bėnė pėrpara. Anglezėt, tė cilėt ishin nė rradhėt e para bashkė me grekėt, ishin tė armatosur me sopata tė mėdha dhe ata rezistuan fuqishėm. Italianėt dhe kalabrezėt nuk e pėrballuan sulmin dhe u tėrhoqėn. Edhe kalorėsit e Guiskardit, u tėrhoqėn gjer nė lumin e Durrėsit, ku Guiskardi i kishte prishur urat. Atėherė duhej ndaluar dhe duhej luftuar…”

Nė arkeologjinė shqiptare, zbulimi i mozaikėve nė fshatin Arapaj tė Durrėsit ka qenė njė ngjarje me rėndėsi arkeologjike. Mozaikėt bizantinė ishin ato tė njė kishe tė vjetėr, Shėn Mėhillit, por qė studiuesit shqiptarė e identifikuan shpejt me Kishėn e Shėn Kollit, pėr tė cilėn shkruante Ana Komnena, duke pėrshkruar dhe masakrėn e tmerrshme qė kishte ndodhur atje, ku pas njė beteje, qindra ushtarė saksonė por dhe shqiptarė, ishin tėrhequr nė kishė, ishin fshehur, madje disa ishin ngjitur dhe nė ēati tė saj. Nė pamundėsi pėr tė hyrė brenda, normandėt i kishin vėnė zjarrin. “Asgjė nuk mund t’i rezistonte asaj force, - shkruante Ana Komnena. - Tė hutuar, anglezėt u shpėrndanė dhe u futėn nė kishėn e Shėn Nicolas (Shėn Kollit), ku njė pjesė e tyre u masakruan.” Pra shumica e ushtarėve ishin saksonė, tė cilėt ishin angazhuar nė trupėn e quajtur varenge. Angazhimi i saksonėve (anglezėve), shkruan studjuesja e sotme Elisabeth Malamuth, “dokumentohet nga libri “Saga e Eduard Konfesorit”, ku flitet pėr vajtjen e tyre nė Konstantinopojė nė ndihmė tė Aleksit”. Saga e kontit Sigur pohon se nė brigjet e Konstantinopojės mbėrritėn atė kohė 35 mijė anglezė.