| Hithra e ferra Keqardhja mė e madhe ėshtė se talentet nuk na kanė munguar. Por sapo ata spikasin, fillojnė problemet: Kushtet e stėrvitjes, shpėrblimet e trajtimi, dhe shtohen sherret, pakėnaqėsitė, vetėkėnaqėsitė, medikamentet e ndaluara e mė pas, rėnia e dhimbshme nė pikiatė Alqi Koēiko Le ta themi qė nė fillim, se nga ekipi ynė olimpik nuk kishim ndonjė pritshmėri tė hatashme. Ekipi i vogėl i njė vendi tė vogėl, maksimumi qė mund tė bėjė nė olimpin botėror tė sporteve qė zhvillohet njė herė nė katėr vjet, kėsaj rradhe nė Londėr, ėshtė tė kryejė njė paraqitje dinjitoze dhe tė ngjallė simpatinė e shikuesve. Pastaj, rezultatet apo arritjet spektakolare tė ndonjė individi tė talentuar, janė ato qė mbushin me krenari dhe bėjnė tė ėndėrrojė njė popull tė tėrė. Dhe nė fakt, lajmet pėr zhgėnjimet e njėpasnjėshme tė sportistėve tanė nė Londėr nuk ėshtė se shkaktuan ndonjė tėrmet; thjesht na prishėn tentativėn pėr tė ėndėrruar pak nė kėto netė vere. Por ndėrkaq, nga elementė tė veēantė, sidomos nga grupimi i peshėngritjes nė femra e meshkuj, Bega, Godelli e tė tjerė, apo dhe nga xhudistja plot medalje Majlinda Kelmendi, prisnim realisht shumė mė tepėr. Ėshtė fjala pėr kampionė e nėnkampionė Europe. Afėrmendsh qė bota ėshtė mė e madhe se Europa, dhe nuk ėshtė e thėnė qė tė njėjtėt sportistė tė hynin nė zonėn e medaljeve. Por ja, njė vend i pestė botėror i Ilir Sulit nė Sidnej tė Australisė tre olimpiada mė parė, vėrtet na mbushi me krenari. Ēfarė ndodhi, pra, me olimpistėt tanė nė Londėr?
As mė shumė e as mė pak, korrėm atė qė kishim mbjellė kėto katėr vite. Dhe konkretisht, kemi mbjellė fare pak, nė mos asgjė. Mjedisi sportiv shqiptar ėshtė njė korije e lėnė mėnjanė, qė krijon habitatin e vet nė mėnyrė tė pakontrolluar. Kur mbin ndonjė farė e mbarė mes hithrash e ferrash, ne gėzohemi dhe themi bravo, kėshtu vazhdo, por askush nuk merr mundimin ta punojė e kultivojė atė tokė. Mjaft tė pėrmendėsh njė fjali qė e ka thėnė para tre ditėsh jo njeri i rrugės, por vetė shefi i delegacionit olimpik shqiptar, Viron Bezhani: Dopingu ėshtė shtruar kėmbėkryq nė Shqipėri! Deklarata erdhi pas zbulimit spektakolar (Bezhani tha se dihej qė mė parė nga federata) tė pėrdorimit tė njė dopingu arkaik nga peshėngritėsi Pulaku: Ilaē kuajsh qė pėrdorej nė vitin 1968! Ta marrė e mira, as nė kėtė fushė nuk paskemi pėrparuar tė paktėn? Hormone kuajsh tė gjysmė shekulli mė parė?
Mirėpo ndėrsa shefi i delegacionit kritikoi ministrinė e Sporteve qė ka pėr detyrė kontrollin e analizave tė sportistėve, duket sikur ai flet nga njė planet tjetėr dhe ska lidhje me kėta shqiptarėt. Nėse ai e dinte pėr Hysen Pulakun dhe pėr dopingun kėmbėkryq qė mė parė, atėherė ka heshtur me shpresė se do tja hedhim edhe kėtė herė. Sa pėr ministrinė, e kotė tė shpenzohet gjysmė fjale. Sepse nė kėtė katandisje, e vetmja shpresė do tė ishte qė pėr sportistėt elitarė tė kujdeseshin tė paktėn vetėm njerėzit e sportit, si vetė zoti Bezhani e plot tė tjerė.
Keqardhja mė e madhe, ka tė bėjė me faktin se kemi pasur dhe do kemi edhe nė tė ardhmen, elementė vėrtet tė talentuar. Sapo ngrenė krye dhe spikasin, fillojnė problemet: Sepse mungojnė kushtet e stėrvitjes, shpėrblimet dhe trajtimi, dhe shtohen sherret, pakėnaqėsitė, vetėkėnaqėsitė, medikamentet e ndaluara e mė pas, rėnia e dhimbshme nė pikiatė. Rasti i trishtuar i Sulit, ėshtė pėrsėritur plot herė, nga Fetije Kasaj tek i fundit, Erkand Qerimaj. Pa harruar pastaj se, siē mė thosh njė njeri i lidhur me sportin, nuk do ish ēudi njė tjetėr fenomen shqiptar: Mirė qė kanė ndryshuar rrethanat, se nė delegacionin tonė fare mirė mund tė kishe emigrantė ilegalė tė maskuar si sportistė.
Klandestinė mbase nuk kishim, por turistė po. Katėr vite mė parė, nė shkurt 2008 dhe para Lojrave tė Pekinit, atletja Klodiana Shala ishte nė kopertinėn e revistės me paralajmėrimin Do garoj pėr Greqinė, nėse nuk na ndihmon shteti. Kishte tė drejtė: Dieta qesharake, kushte skandaloze, talentet nuk pėrkrahen. Fliste nė emėr tė tė gjithėve. Sot, nė kushte krejt tė tjera, atletja dhe drejtoresha e qendrės sė Shėrbimit tė Sportit shkon nė Londėr dhe nuk garon, sepse rezulton e dėmtuar (?!) Ndėrkohė qė nė emėr tė asaj klithme tė shkuar, mund tė kishte ndihmuar njė talent premtues dhe kolege tė re si Luiza Gega tė kualifikohej pėr nė Londėr, duke e udhėzuar se nė cilat kompeticione e gara duhej tė merrte pjesė pėr kualifikimin.
Talenti sportiv ėshtė njė dhuratė unike qė i jepet njeriut. Pėr ta kultivuar, ai sakrifikon nga jeta e vet, arsimimi, ekonomia familjare dhe ėshtė normale pėr kėdo sportist vėrtet me nivel, qė tė presė shpėrblimin e njė mundi qė do ti sigurojė jetėn. Mirėpo ne hidhemi pėrpjetė plot afsh patriotik kur dikush, pasi i plasin buzėn kėtejpari, shkon tė garojė pėr shtete e flamuj tė tjerė. Dhe harrojmė se e kemi shkelur me kėmbė, ose tė paktėn, injoruar sa e kishim tonin. E kemi lėnė nė mėshirė tė ferrave, tė rritet si tė mundė, ose tė thahet. Dhe pėr kėtė lloj kultivimi, nė shtetin tonė Far Uest as qė bėhet fjalė. Pėr kėtė, mjaft ta mbyllim me njė ilustrim: Mali i Zi fqinj me jetė shtetėrore 6 vjeēare e me popullsi gjashtė herė mė tė vogėl, ēoi nė Londėr 33 sportistė, ndėrsa ne 11.
|