E Marte, 18 Qershor 2013

Flash Java

Vera e zezė

Vrasje dhe aksidente, bilanci tragjik i njė jave

Shoqėria shqiptare vazhdon tė tronditet e tulatet nga krimet e shpeshta brenda familjes, tė cilat qė nga e hėna e javės sė kaluar janė kthyer nė diēka “tė zakonshme” pėr veshėt tanė. Java qė lamė pas filloi keq mbrėmjen e sė hėnės me njė ngjarje shokuese e cila tronditi Tiranėn, kur Hysen Biba, 29 vjeē, hodhi nga dritarja e katit tė katėr e maternitetit, djalin e tij foshnje 3 ditėshe. Ndėrsa Biba ėshtė lėnė nė arrest me burg, u tha se arsyeja e krimit ishte se ai dyshonte pėr atėsinė e fėmijės. Familjarėt e tij janė shprehur se Biba ishte prej kohėsh i sėmurė mendor, variant i cili ėshtė mbėshtetur edhe nga avokati mbrojtės. Dy ditė pas kėsaj ngjarjeje, nė Shkodėr, babai 45 vjeēar, Mirash Bregu qėlloi me ēifte vajzėn e tij 14 vjeēe dhe mė pas vrau veten. Flitet pėr njė grindje tė ēastit qė ēoi nė tragjedi. Po atė ditė, nė Tiranė, 43 vjeēari Arben Koxhaj vrau me thikė bashkėshorten Manjola, 30 vjeēe. Policia ka thėnė se krimi ėshtė kryer nė banesėn e ēiftit pas njė konflikti pėr motive tė dobėta. Vrasjeve u janė shtuar edhe njė sėrė aksidentesh rrugore, tė cilat kanė sjellė vdekjen e disa shtetasve, kryesisht emigrantė ose pushues tė ardhur nga Kosova.

Hetimi

Gati komisionet

Nė shtator Parlamenti do tė ketė mė shumė punė se zakonisht. Partia Socialiste ka vendosur tė paraqesė nė legjislaturėn e re disa nisma tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me ngritjen e komisioneve hetimore. Kryesia e grupit parlamentar tė PS-sė po shqyrton mundėsinė e ngritjes sė tri komisioneve tė posaēme hetimore: I pari pėr ēėshtjen e lotarisė kombėtare, licenca e sė cilės iu dha kompanisė shtetėrore austriake, nė njė mėnyrė tė paracaktuar; komisioni i dytė hetimor, pėr lejet minerare tė shfrytėzimit nė Bulqizė, pėr tė cilat opozita ka ngritur vazhdimisht shqetėsimin pėr mėnyrėn e dhėnies sė licencave pėr shfrytėzimin e minierave tė kromit nė kėtė zonė; i treti, ka tė bėjė me hetimin e punės sė Ministrisė sė Mbrojtjes, qė drejtohet nga Arben Imami, ndonėse ngritja e kėtij komisioni mbetet ende nė shqyrtim e sipėr. Pra, pėrpara kemi njė vjeshtė tė nxehtė.

Burgjet

Nga Anglia nė Shqipėri

Diēka mė shumė se 100 tė burgosur shqiptarė, tė cilėt vuajnė dėnimet nė Mbretėrinė e Bashkuar, do tė transferohen nė Shqipėri pėr tė pėrfunduar ditėt e burgut. Deportimi i tė burgosurve bėhet nė bazė tė njė marrėveshjeje tė nėnshkruar mes ministrit britanik tė Burgjeve, Krispin Blunt dhe zėvendėsministres sė Drejtėsisė shqiptare, Brikena Kasmi, pėr transferimin me detyrim tė tė burgosurve nga Britania nė Shqipėri. Aktualisht janė rreth 180 tė burgosur shqiptarė nė burgjet e Mbretėrisė sė Bashkuar, prej tė cilėve mbi 100 mund tė jenė tė ligjshėm pėr transferim nėn kėtė marrėveshje. Marrėveshja do tė duhet tė ratifikohet nga Parlamenti shqiptar dhe pastaj t’i dėrgohet Parlamentit britanik. Ndėrkaq, autoritetet angleze tė sistemit tė burgjeve janė duke identifikuar tė burgosurit shqiptarė qė plotėsojnė kriteret pėr t’u transferuar nė vendin tonė.

Kosta Rika

Zv.ministrja erotike

Njė video e nxehtė e xhiruar nė vitin 2007 pėr tė dashurine saj, nė njė kohė kur, siē ka pranuar protagonistja, ka qenė e ndarė nga burri, ka detyruar zv.ministren e Rinisė sė Kosta Rikės, Karina Bolanos, tė japė dorėheqjen. Nė videon e postuar nė YouTube, ajo shfaqet me rroba intime, me gjoksin e madh tė dukshėm, ndėrsa i drejton njė mesazh erotik tė dashurit pėrmes kameras. Veē tė tjera, shfaqet edhe disi e ndrojtur: “Po mė kėrkon shumė, nuk jam mėsuar me kėto”, justifikohet. Ish zv.ministrja ka shpjeguar se videoja ruhej nė njė kompjuter tė sajin, tė cilin ia kishin vjedhur nė 2007. Bolanos ka rrėfyer se ėshtė viktimė e disa presioneve dhe kėrcėnimeve prej njė viti, por nuk i ka thėnė asgjė as burrit dhe as familjes sė saj. Presidentja e Kosta Rikas, Laura Kinkila, qė ėshtė nė krizė pėr disa akuza korrupsioni, shkarkoi zv.ministren sapo videoja qarkulloi nė disa faqe tė ndryshme interneti.

Romėt

Hoxha te avokati

Pas shtatė refuzimesh tė njėpasnjėshme, Florenc Hoxha, kreu i policisė bashkiake tė Tiranės, ka pranuar tė takojė Avokatin e Popullit, Igli Totozani dhe tė japė sqarime lidhur me akuzat pėr dhunė ndaj komunitetit rom. Edhe pse kėrkesat pėr takim nga ana e Totozanit kanė qenė tė shpeshta, Hoxha ka refuzuar njė takim “kokė mė kokė” me tė sepse sipas tij, nuk ka asnjė detyrim ligjor pėr t’u paraqitur tek avokati i popullit, edhe nė rast se ai vetė ia kėrkon kėtė gjė. Kėshtu, nė seancėn me pyetje pėrgjigje qė zgjati plot 60 minuta, kreu i policisė bashkiake mohoi tė ketė ushtruar dhunė ndaj komunitetit rom, ndėrsa theksoi se policėt bashkiakė kanė kryer detyrėn nė pėrputhje me ligjin. Ndėrkaq, nė mesjavė, nė media u fol pėr njė shkarkim tė Hoxhės nga detyra, por ky lajm mė pas u pėrgėnjeshtrua nga Bashkia e Tiranės dhe kryetari i saj, Lulzim Basha.

11 shtatori

Tė paguajė Irani

Gjashtė miliard dollarė: kjo ėshtė shuma e dėmshpėrblimit qė njė gjykatės federal i Manhatanit, Frenk Mas, ka vendosur nė favor tė familjarėve tė 59 njerėzve tė vrarė nė atentatet e 11 shtatorit 2001. Ata qė do tė paguajnė shumė, sipas pretencės, do tė jenė Irani dhe talebanėt e Al Kaedės, tė cilėt janė shpallur edhe pėrgjegjės tė sulmeve. Gjithsesi vendimi duket mė tepėr simbolik, pse ėshtė thuajse fare e pamundur qė tė arrihet qė Irani dhe talebanėt tė bėjnė pagesėn e caktuar nga gjyqtari, pavarėsisht se kjo quhet njė fitore ligjore pėr familjarėt e viktimave. Elen Saraēini, gruaja e njėrit prej komandantėve tė avionėve qė u pėrplasėn me Kullat Binjake nė Nju Jork, u shpreh e lumtur pėr vendimin nė fjalė. Ndėrkaq, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, nga ana e tij ka mohuar ēdo lloj pėrfshirje tė vendit nė atentatet e 11 shtatorit.

Legalizimet

4 mijė tapi

Kėshilli i Ministrave vendosi tė bėjė kalimin e pronėsisė pėr 3165 pasuri informale qė i pėrkasin rreth 4000 familjeve. Marrja e pronėsisė nga poseduesit e objekteve informale dhe kompensimi pėr ish-pronarėt e trojeve vlerėsohet si njė nga hallkat mė tė rėndėsishme tė procesit tė legalizimit, vendimmarrje e cila garanton drejtėsinė dhe ndershmėrinė e kėtij procesi pėr tė gjitha kategoritė e pėrfshira nė tė. Drejtori i Pėrgjithshėm i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, ka thėnė se pėr tė siguruar ritmet e pėrshpejtuara me qėllim mbylljen e procesit brenda vitit 2013, do tė ketė intensifikim dhe natyrisht transparencė dhe publikim tė procedurės sė kalimit tė pronėsisė dhe kompensimit tė ish-pronarėve. Zyrtari i lartė i legalizimeve ka garantuar se administrata do tė jetė nė punė edhe gjatė kėtij muaji dhe u ka bėrė thirrje emigrantėve tė japin kontributin e tyre pėr tė mos penguar procesin.

Divorcet

Bum ndarjesh

Tė gjithė e pohojnė para zyrės sė gjendjes civile ose nė institucione fetare se do tė jenė pranė njėri tjetrin deri nė vdekje, por vjen njė ditė dhe premtimi thyhet. Nė 7 muajt e fundit, vetėm nė Gjykatėn e Tiranės ka pasur 1300 ēifte tė ndarė, qė i bie qė gjykata pėr ēdo ditė pune ka ndarė 7 deri nė 8 ēifte kryeqytetase. Dhe paditė civile me objekt “zgjidhje martese” qė vijnė e regjistrohen pranė sekretarisė sė organit gjykues bėhen gjithmonė mė tė shumta. Ata qė ngrenė padinė nė mė tė shumtėn e rasteve janė meshkuj, por vitet e fundit ėshtė shtuar ndjeshėm edhe numri i femrave. Martesa duket se po bėhet pėrherė e mė shumė njė marrėdhėnie delikate pėr njerėzit, kurse sociologėt flasin pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve tė ekuilibruara midis ēiftit, i cili pėr tė mirėmbajtur martesėn duhet tė pėrpiqet tė shmangė kėrcitjet, konfliktet dhe thyerjen e saj pėrmes divorcit.

Rumani

Shpėton Basesku

Referendumi pėr shkarkimin nga detyra ose jo tė presidentit rumun, Trajan Basesku, ka rezultuar i pavlefshėm pėr shkak tė pjesėmarrjes sė ulėt tė votuesve. Byroja Qendrore e Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesėmarrja nė votimet e sė dielės sė kaluar ka qenė nėn 46 pėr qind. Sipas ligjit, referendumi kėrkon pjesėmarrjen e sė paku gjysmės sė qytetarėve me tė drejtė vote pėr tė qenė i ligjshėm. Basesku, i cili ka kėrkuar bojkotimin e votimeve, ka thėnė pėr televizionin kombėtar tė Rumanisė se, “rumunėt kanė shfuqizuar referendumin duke mos marrė pjesė nė tė”. Presidenti u pezullua nga Parlamenti pas njė sėrė veprimesh qė kanė ēuar nė paralajmėrimet e Bashkimit Europian dhe tė Shteteve tė Bashkuara nė lidhje me shkelje tė demokracisė. Qeveria e qendrės sė majtė e kryeministrit Viktor Ponta e akuzon Baseskun e qendrės sė djathtė pėr tejkalim tė autoritetit tė tij dhe pėr ndėrhyrje nė punėt e qeverisė.

Konflikti

Hetohet Dragi

Shefi i Bankės Qendrore Europiane, Mario Dragi, ėshtė duke u hetuar pėr njė konflikti tė mundshėm interesi, pėr shkak tė anėtarėsimit tė tij nė njė klub tė bankierėve mė tė fuqishėm tė botės qė quhet “Grupi i tė 30-ėve”. BQE konfirmoi se ka marrė njė kėrkesė pėr hetim nga Ombudsmani i BE-sė dhe se do tė kthejė pėrgjigje nė kohėn e duhur, ndėrkohė e ka refuzuar pretendimin se anėtarėsimi i Dragit nė klubin ekskluziv bie ndesh me etikėn e kodit tė bankės. Ankesa ėshtė bėrė njė muaj mė parė nga Observatori i Korporatės Europiane, njė grup transparence me bazė nė Bruksel, qė e ka kritikuar anėtarėsimin e Dragit nė njė grup lobimi bankar, qėllimi i tė cilit ėshtė influencimi nė debatin pėr rregullimin e sektorit financiar. Dragi u vu nė qendėr tė vėmendjes menjėherė pas ardhjes nė detyrėn e shefit tė BQE-sė pėr tė kaluarėn si menaxher nė bankėn amerikane tė investimeve “Goldman Sachs”.

CEZ

Kukėsi dhe dritat

Kompania e shpėrndarjes sė energjisė elektrike CEZ prej ditėsh po pėrballet me protestat e banorėve tė disa fshatrave nė Kukės pėr arsye se u ka ndėrprerė energjinė elektrike. Sipas Cez-it, borxhi i kėtyre fshatrave arrin 100 pėr qind. Tė organizuar, grupet e punės sė kompanisė kanė stakuar linjat ndaj familjeve debitore, por qė kėtu kanė nisur edhe pėrplasjet fizike me banorėt. Nė fshatin Breg Lumė tė Komunės Tėrthore, banorėt u kanė dalė nė pritė punonjėsve tė kompanisė, ku me mjete rrethanore, kryesisht shkopinj, kanė nisur tė godasin personelin dhe mjetet e transportit tė CEZ, duke krijuar dėme. Sakaq, nė njė deklaratė pėr shtyp, kompania ka theksuar se nuk do tė tėrhiqet nga plani i ndėrprerjes sė furnizimit me energji ndaj debitorėve. Vetė banorėt shprehen se nuk kanė mundėsi tė paguajnė dritat pėr shkak se jetojnė nė varfėri ekstreme.

Shpėrblimi

Pėr bluzat e bardha

Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor u ka bėrė “dhuratė” bluzave tė bardha, pėr pushimet e verės, njė shpėrblim deri nė njė rrogė. Kėshtu, infermierėt dhe personeli mbėshtetės nė qendra shėndetėsore, poliklinika, nė tė gjithė vendin, do tė marrin shpėrblim njė rrogė shtesė, si bonus pėr gjashtėmujorin e parė pėr vitin 2012-tė. Pagesa dysheme pėr njė mjek qė punon nė qendėr shėndetėsore apo poliklinikė ėshtė rreth 40 mijė lekė tė reja, por nė varėsi tė vjetėrsisė sė punės, kushteve dhe zonės ku ushtron profesionin, pėrfitimi ėshtė edhe mė i madh. Punonjėsit e qendrave shėndetėsore tė rajoneve tė Tiranės, Vlorės, Dibrės, Korēės, Elbasanit, Beratit, Shkodrės, Gjirokastrės, do tė kenė pėrfitime mė tė larta, pasi kanė realizuar mė mirė treguesit e cilėsisė e performancės. Pėr gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti, parashikohet tė shpėrndahen rreth 320 milionė lekė.