E Merkure, 19 Qershor 2013

Njė e dielė me Majlinda Bregun

Kur fillon fundjava pėr ju?

Varet. Kjo gjysma e parė e kėtij viti, ka qenė kaq e zėnė sa fundjava ime mund tė ishte vetem kalendarike. Por zakonisht fundjava nis tė shtunave nė mėngjes.

Si nis dita e pushimit? Ka ndonjė ritual qė i pėrket vetėm kėsaj dite?

Jo ndonjė tė veēantė. Nis mė vonė pasi gjumi i mėngjesit zgjat mė shumė dhe sigurisht nė njė ditė tė tillė ka mė shumė moskokėēarje, pėr veshjen, look-un. Pastaj i pėrkushtohem kuzhinės. Kur jam nė shtėpi gatimi mė me kujdes se ditėt e tjera tė javės ėshtė impenjimi kryesor.

Ju pėlqen mė shumė tė rrini nė shtėpi apo tė udhėtoni?

Tė dyja bashkė. Varet nga organizimi dhe se kur duhet tė jemi nė Tiranė. Ka ditė qė mė rrihet aq me dėshirė nė shtėpi, sa e pres me padurim fundjavėn. Por nėse kemi lėne me miqtė ndonjė dreke a udhėtim, e pres po me aq qejf.

Cilat janė vendet qė frekuentoni zakonisht brenda dhe jashtė Tiranės?

Durrėsi, mbetet vendi mė i shpeshtė, sidomos nė dimėr. Mjafton tė ketė pak diell dhe deti edhe nė tė ftohtė ėshtė mrekulli. Nė verė mė mirė se bregdeti i Jugut, nuk gjej mundėsi tjetėr. Por, pėr nė jug duhet qė fundjava tė fillojė tė paktėn tė premten pasdite.

Ju pėlqen tė jeni vetėm me familjen tuaj apo edhe me miq?

Me miqtė ose jo, pėr ne familjarisht fundjava ėshtė gjithmonė tok. Nganjehėre ėshtė e vėshtirė tė kombinohen oraret dhe detyrimet nė grup. Pėr mua ka rėndėsi qė lėvizim tė tre, bashkohemi ose jo mė pas me miq.

Kur jeni nė tryeza me miqtė ju pėlqen ta bėni ju protagonisten?

Bėj shaka dhe mė pėlqen t'i ngacmoj. Nė varėsi tė temės sė bisedės mė ndodh tė jem edhe protagoniste edhe dėgjuese e thjeshtė.

Konsumoni alkool?

Shume pak konsumoj. Asnjėherė mė shumė se dy gota vere. S'di tė pi.

Gatuani, nėse po cili ėshtė specialiteti juaj?

Gatuaj dhe e bėj me qejf. E kam thėnė dhe njėherė tjetėr, qė kur tė "mė vijnė nė majė tė hundės" kėto detyrime profesionale, do tė bėj njė restorant timin, ku se paku pėr miqtė do tė gatuaj vetė. Pėrveē ėmbėlsirave qė as i ha e as i gatuaj, me recetat e tjera s'jam keq. Nė shtėpinė tonė, pėrveē ushqimeve tradicionale, mishit, peshkut konsumohen shumė dhe makaronat, sidomos nė mbrėmje.

Mbasditja e sė dielės si shkon ndėrsa mendoni se nesėr vjen sėrish e hėna, nisin serish punėt e javės?

Kėnaqem shumė kur mendoj se do vijė e hėna. Pushimet e gjata mė bezdisin. Njė fundjavė tė mirė e kam mėse tė mjaftueshme.