E Enjte, 23 Maj 2013

Varret e kalates lindore

Anije te sekuestruara. Pak me larg, amfora ilire ne tabanin e detit. Te parat rrezikojne fundin, per t’iu bashkuar te dytave. Hekurishtet dhe projektet per vitalizimin e portit, deri tani po bashkejetojne

nga Sebi Alla

Termi “varreze e madhe detare”, aty merr jo vetem nje kuptim. Sepse ne tabanin e ujerave qe lagin Durresin, nuk eshte sekret se mund te gjenden me shumice mbetje arkeologjike mjaft interesante dhe me vlere: Me fondet e duhura, mund te nxirren nje hata e tere artifaktesh ilire, veneciane, arberore e otomane, perkrenare, shpata, amfora e mburoja. Por ja qe per rastin ne fjale, varrezat nuk kane lidhje me eksploruesit e nentokes. Pasi historia e gjigandit te madh te varrezave ujore per te cilen shkuam ne qytetin bregdetar, nuk eshte krijuar shekuj me pare. Ato mbetje jane “taze”, te dekades se fundit. Gjithcka ndodh ne kalaten lindore te portit te Epidamnus-Dyrrahium-Durresit, ku maleve me hekurishte u bejne karshillek anijet tregtare, te peshkimit apo edhe skafet e vegjel qe ndodhen prane brigjeve te betonuara. Tashme letrat zyrtare jane vulosur qe kjo “varreze” te zhvendoset diku ne Vlore, pavaresisht se fantazmat do te qendrojne edhe per ca kohe. Kater anije te vulosura si te rrezikshme (sepse u bllokuan per trafiqe te paligjshme te mallrave dhe qenieve njerezore), gdhihen e ngrysen ne pritje qe ndryshku t’i jape fund misionit te vet. Kjo eshte edhe elita e mjeteve te bllokuara, per nga madhesia dhe bemat qe kryenin kur motoret e tyre te fuqishme, canin dallget e Adriatikut. Rivalitet perpiqen t’i bejne edhe disa mjete te tjera me fuqi me te vogel, por qe per nga numri, nese bashkohen, mund te krijojne tonelata te tera skrap. Sepse sikur ne kalaten lindore te ndodheshin vetem kater anije te bllokuara per kontrabande dhe trafiqe, do ishte cereku i te keqes.

Prej gjashte vitesh, kalata lindore e Portit te Durresit mban te ankoruara anije te tonazhit te rende dhe skafe te vegjel. Nuk presin qe te perpunohen, nuk kane as ekuipazh, por mbeten aty te heshtura, ne pritje. Jo aq per te nisur serish lundrimin, sesa per te qene deshmitare te dekompozimit te vetvetes. Mbi 600 metra katrore hapesire ujore ne brigjet e portit, gjenden aktualisht te bllokuara nga mijera tone hekurishte.

“Eshte problem qendrimi i tyre ne kalaten lindore te portit, pasi pengojne punimet qe do te kryhen ne kete zone”, thote drejtori i pergjithshem i Autoritetit Portual, Eduard Ndreu. Ai e ka pare veten perballe nje fakti te kryer, sepse kalata lindore prej shume vitesh mund te konsiderohet si “zone e vdekur”. “Ajo pjese e portit e zene me anije te bllokuara me vendim gjykate, peshkarexha apo edhe mjete te tjera te amortizuara, bllokon shfrytezimin e kesaj pjese”, tregon Ndreu.

Fraza “varrezat nuk i solla, une por i gjeta mes tuaj”, nuk justifikon faktin se ato duhet te mbesin serish ashtu si jane. Drejtori shprehet optimist se ne muajt e ardhshem kjo zone do t’i kthehet pjeses tjeter te portit te “zhurmshem” qe shfrytezohet si per perpunimin e anijeve tregtare, ashtu edhe ato te mallrave.

“Pervec investimeve qe jane kryer deri me tani, pritet qe kalata lindore te shfrytezohet ne te ardhmen, duke u bere pjese e soktoreve qe jane 100 per qind ne shfrytezim”. Sa per vendin ku do te vendosen karakatinat, edhe ne kete pike eshte rene dakord. “Presim qe keto mjete lundruese te bllokuara nga policia, por edhe te tjera te cilat kane dale jashte funksionimit, te dergohen prane nje zone te vecante ne Vlore”. Dhe Ndreu shton se me shume se gjysma e mjeteve lundruese te amortizuara, jane larguar nderkaq nga porti. Kjo duhej bere ne menyre te menjehershme, pasi kushti i donatoreve te huaj per te investuar ne Portin e Durresit ishte edhe pastrimi nga mbetjet i kalates lindore. Ekskavatori vertitet prane zones se mbushur me hekurishte dhe mundohet te thelloje sa mundet basenin e kalates. Kater anijet tregtare, qe jane bllokuar per trafiqe te paligjshme te mallrave dhe klandestineve, ruhen nga forcat e policise. Nje i moshuar qendron prane kolibes se tij dhe vetem uniforma vishnje qe mban ne trup, e dallon nga te tjeret. Sepse eshte roje.

I thyer disi ne moshe, atij i ka rene per detyre qe te ruaje anijet e ndryshkura nga qendrimi i gjate ne uje. Nuk ka shume pune per te bere, sepse edhe nese dikush tenton te ike fshehurazi duke rrembyer mjetin lundrues, do ta kete te pamundur sepse motorat e tyre kane muaj te tere qe heshtin. Pergjate bregut, ku nje ekskavator “fringo” i ri perpiqet te thelloje basenin, ndodhen edhe mbetje te flotes detare shqiptare. Flamuri qe ndodhet ne direkun e anijes mezi dallohet. Ngjyra iu ka zberdhylur ndjeshem; e kuqja ka kaluar ne nje vishnje te zbehte. Era valevit cepat e e simbolit tone kombetar, qe eshte grire rendshem nga stuhia, lageshtira, apo dielli. Ajo anije gjendet aty qe nga viti 1992. Inercisht quhet e tille, sepse me e pershtashme do te ishte “skeleti” i nje motovedete ushtarake, qe u dhurua nga Bashkimi Sovjetik ne vitet 50’. Ajo, edhe nese do te niset per ne Vlore, nuk do ta preke Pashalimanin e dikurshem, sepse gjerat kane ndryshuar. E shumta qe mund te behet me rrangallen ruse, eshte te shkrihet prane ish uzines kineze te shkrirjes se celikut ne Elbasan, te marre nga turqit.

Ndryshe eshte puna e anijeve tregtare. Te cilat, per nga madhesia dhe funksioni nuk kane asnje te perbashket me hekurishtet e flotes sone detare. “Eni”, nuk ka lidhje me ndonje personazh qe ka emer te shkurter. Perkundrazi, ajo eshte shume e gjate e beshme, me “look” te kendshem dikur, kurse sot… Me 30 mars 2005, drejtesia e qytetit bregdetar te Durresit sekuestroi anijen “Eni”, e cila, sipas autoriteteve te prokurorise se rrethit, kishte transportuar nga nje port i Malit te Zi 7 konteniere me rreth 3.7 milione paketa cigare kontrabande, vlera e te cilave ishte 4 milione USD. Perbri saj gjendet edhe “Poseidon”, edhe kjo kishte bere te njejtin mekat. Sepse bordi saj sipas prokurorise, per nje peridhe te gjate transportoi lart e poshte konteniere me cigare kontrabande. Pjesa me e madhe e ekuipazhit te dy anijeve sot ndodhet pas hekurave te qelive te burgut. Ndersa mjeti i tyre lundrues gradualisht po kthehet ne hekurishte. Askush nuk ka guxuar te hipe serish. Ndonese sipas drejtorit, ai nuk mban asnje pergjegjesi per gjendjen aktuale, sepse anijet e sekuestruara jane thjesht ne ruajtje.

Jemi ne detin Adriatik, por kalata lindore ka sjelle “Joni-n”, ne ujrat e saj. Listes se mjeteve te sekuestruara i eshte shtuar edhe ky mjet lundrues, pas akuzave ndaj pronarit dhe ekuipazhit, per ushtrim te trafikut te qenieve njerezore. Me 9 prill 2005, prokuroria e Lushnjes urdheron sekuestrimin e anijes “Joni”, e cila, ne javet e fundit te marsit, ishte nisur per te kryer transportin e paligjshem te nje grupi shtetasish shqiptare drejt brigjeve italiane. Me 24 mars, forcat e policise kishin ndaluar ne pyllin e Divjakes 22 persona, te cilet pranuan se ishin nisur per te lundruar me gomone drejt “Joni-t”, e cila do t’i dergonte ne Itali, kundrejt shumave prej 2500-3000 euro secili. Anija, me gjatesi 40 metra dhe kapacitet 400 tone, vazhdon te qendroje e bllokuar ne kalaten lindore, ngjitur me anijet e tjera te sekuestruara. As eurot qe do dilnin nga xhepat e secilit klandestin pa fat, nuk vlejne per te risjelle ne lundrim mjetin qe dikur kapercente, nga Joni ne Adriatik, e mes permes deteve te vendeve te ndryshme te botes. Tre anijeve u eshte shtuar edhe “Frojdi”, pasi me 22 maj 2005, Prokuroria e Durresit urdheroi sekuestrimin e saj dhe te te gjithe dokumentacionit. Sepse “Frojdi” po u mesonte te rinjve jo psikanalizen, por menyren sesi mund te shkonin emigrante pa dokumenta. Gjate kontrollit, ne bordin e saj u gjeten 14 persona te moshave te reja, te cilet kishin paguar nga 3500 euro secili, kundrejt udhetimit me anije drejt brigjeve italiane. Anija me gjatesi 54 metra, ndodhet aktualisht e bllokuar ne kalaten lindore te portit detar, ndersa 7 persona te ekuipazhit jane arrestuar. Te kater mjetet e medha lundruese paten nje fqinj te ri para tre muajsh. Aty u vendos prane rrangallave te kalates Lindore anija “Realdo 1”. Por fundi i “banores se re” qe tragjik, pasi ne rrethana ende enigme, nje nate pa shume dallge, “Realdo 1”, vendosi t’i jape fund jetes. U mbyt. Pyetjet linden njera pas tjetres, por pergjigje te hajrit nuk pati. Doli se ajo nuk dinte te “notonte”. Tashme per “Realdo1” nevojitet nje ekskavator.

Nderkaq, drejtesia nuk po di nga te orientohet. Sepse prej muajsh proceset vazhdojne. “Tymi” i cigareve kontrabande endet ende ne Gjykaten e Krimeve te Renda dhe per aq kohe sa vendimi te arkivohet si i formes se prere, anijet Eni dhe Poseidon nuk do te nxjerrin tym nga motoret e saj. Puna eshte aq e ngaterruar ne kalaten lindore te portit te Durresit, saqe edhe mitologjia e Poseidonit bashke me risite psikologjike te Frojdit, nuk mund t’ia gjejne anen.

Ne kerkim te sigurise

Deri me tani mund te thuhej me plot bindje se porti ishte kthyer ne nje han pa porta. Nuk qe e rastit kur nje vit me pare, porti me i madh i Shqiperise u fut ne nje liste te padeshiruar. Strukturat e departamentit te Shtetit amerikan, e konsideruan si nje nga gjashte portet me te rrezikshme ne bote. Aty mund te hynte i madh e vogel. Sepse aty gjeje peshkatare, shofere, tregtare, banore te zones, po pse jo nen hunden e policit te rendit mund te kalonte pa teklif edhe “qoftelargu” qe kishte synime per te grabitur ndonje send me vlere. Deri para nje viti edhe autoritetet e larta portuale nuk e dinin se territori i administruar prej tyre nuk kishte pike sigurie. Edhe ata pak punonjes te policise se komisariatit te Durresit, per nga vendosja e rregullit ishin kthyer “nje pike uji ne Adriatik”. Se fundmi eshte kryer nje tender dhe Porti eshte marre nen administrimin e nje shoqerie private e cila ka per mision sigurine. Ne muajt e ardhshem, madje brenda ketij viti, kamerat e sigurise do te instalohen ne cdo zone qe konsiderohet problematike. Porti i Durresit ka ekzistuar qe ne kohet e lashta dhe si rrjedhoje e pozicionit gjeografik te volitshem. Dikur anijet luftarake dhe tregtare ilire qendronin ne zonat ku sot perpunohen me mijera ton mallra dhe po aq pasgjere. Kushdo qe mund te prekte anijet, kalonte nen tehun e shpates. Ndersa tani gjerat kane ndryshuar, sepse u tha qe do te vendosen kamerat e sigurise, do te shtohet personeli i rojeve. Shpresohet qe pasi te realizohen investimet (nje pjese e tyre kane perfunduar dhe te tjera vazhdojne) mund te ndryshojne mendje edhe amerikanet. Qe te pakten Porti i Durresit, te mos renditet me ne listen e zeze boterore te porteve te pasigurta.