E Merkure, 19 Qershor 2013

INSTATomania

I akuzojme se jane kontradiktore se lexohen ne menyra te ndryshme, por dhe i perdorim kur duam te tregojme se sa mire apo keq jetojme. Statistikat, nje histori e nisur qe ne kohen e mbretit Zog mes debatesh, zhvillimesh dhe hamendesimesh. Sa duhet t'i besojme dhe si duhet t'i lexojme

Anduela Nika

Statistikat jane si bikini. Ato cfare paraqesin jane sugjestionuese, ndersa ato qe fshehin jetike. Shume thone qe jane dhe genjeshtra. Mark Tuein pershembull eshte njeri prej flamurmbajtesve te bindjes se statistika i ka kembet e shkurtra. Ai i kategorizonte genjeshtrat ne tre lloje: Genjeshtra, genjeshtra te neveritshme dhe statistika. Nuk eshte i vetmi qe e mendon keshtu. Shume figura te shquara duket se kane pasur nje lloj alergjie nga statistikat duke i anatemuar ato, ndoshta dhe per faktin se dhe ata vete ishin nje statistike. Nga nje ane, te gjithe ne jemi nje statistike. Kur lindim nga regjistrojne, kur votojme, kur punojme, kur nuk punojme, kur martohemi, divorcohemi, vdesim, jetojme keq apo mire. Ne cdo rast dhe rrethane jemi pjese e ketyre statistikave, qe Tuein urrente kaq shume. Por qe ne fund te fundit na sherbejne per te vene ne dukje gabimet e se kaluares dhe per te llogaritur nje te ardhme me sa me pak gabime. Duket se dhe kjo ka qene domosdoshmeria e krijimit ne Shqiperi te nje zyre statistikore ne vitet e para te mbreterise se Zogut. Ishte viti 1924 kur nisen te mbaheshin dhe evidencat e para te inventareve bujqesore qe perfshinin numrin e bujqve, llojin dhe sasine e shfrytezimit te tokes me bime bujqesore e blegtorale, si dhe disa statistika te cekta mbi industrine, tregetine, eksport-importet e cmimet. Formen e tij te plote, pra te nje sistemi te mirefillte, i cili nuk merrte evidenca vetem per bujqesine e mori ne vitin 1945, duke u atashuar prane Keshillit te Ministrave, varesi te cilen e ruan ende dhe sot. Qe nga viti '45 deri me tani ne INSTAT kane ndryshuar dhe evoluar shume gjera. Nuk ka me deftere per te shenuar te dhenat, por kompjutera te teknologjise se fundit, te cilet bejne te mundur nje perllogaritje me te shpejte dhe ne nje kohe reale. Cka do te thote se nese 10 vite me pare indeksi i rritjes se cmimeve mund te publikohej nje here ne 6 muaj, tani ai eshte i permuajshem, duke na treguar se sa na eshte shtrenjtuar apo bere me e lire jetesa. Statistikat sherbejne gjithashtu edhe per t'i "shkulur" veshin qeverise, qe te ndryshoje metodologjine e punes apo korporatave private duke bere publike te dhena mbi humbjet ne rrjetin elektrik, per raportin e rritjes se prodhimit vendas dhe inflacionit, per cmimet e naftes etj.

"Te dhenat e INSTAT sherbejne si baze e informimit te gjendjes se pergjithshme ekonomike te vendit dhe ndertimit te politikave social-ekonomike. Ne kete kendveshtirm mund te thuhet se keto te dhena jane vazhdimisht pike reference nga ana e institucioneve qe ju permendni", thote per "Klan" drejtoresha e Institutit te Statistikave, Ines Nurja. Dhe ne ket rast mjafton te permendesh Prodhimin e Brendshem Bruto (PBB). Ky tregues, sipas Nurjes eshte baza e referimit per hartimin e buxhetit te shtetit, i cili ne raport me PBB-ne ben llogaritjet sa shpenzime do te kete per shendetesine, per arsimin, kulturen, rruget etj. Nga ana tjeter indeksi i cmimeve te konsumit apo inflacioni i cmimeve, eshte nje parameter qe e nxjerr INSTAT dhe perdoruesi kryesor i tij eshte Banka e Shqiperise, e cila e ka objektiv ruajtjen e stabilitetit te cmimeve, si dhe ndikimin e saj me ane te politikes monetare. "Nje tjeter statistike eshte dhe Anketa e Nivelit te Jeteses, e cila perdoret nga qeveria shqiptare dhe organizmat e huaja per ndihmen ekonomike per familjet ne nevoje", thekson drejtoresha e INSTAT. Pervec institucioneve publike, per statistikat jane te interesuara dhe nje sere kompanish private, pasi bejne studime tregu per shitjet apo punesimin e tyre dhe keto statistika i kane te domosdoshme. Pra, ja qe nuk jane dhe aq per t'u urryer, pavaresisht se shpesh politika i intepreton ato ne nje menyre krejt te veten, duke krijuar shpesh keqkuptime dhe paqartesi ne shifra.

E fundit ishte ajo per rritjen ekonomike, ku INSTAT e pa veten ne qender te ciklonit mes Ministrise se Financave, FMN dhe kryeministrit Berisha, sipas te cilit gjate vitit 2008 rritja ekonomike e raportuar nga INSTAT-i dhe e certifikuar nga FMN-ja ne Shqiperi ka qene 9.9 %. Por kjo shifer eshte hedhur poshte nga ministri Bode, i cili beri te ditur se kjo shifer eshte raportuar vetem per tremujorin e pare te vitit. Sipas Bodes, rritja ekonomike e vendit gjate vitit te kaluar ka qene 7%. Dhe kryeministri i terhoqi vemendjen ministrit te tij duke kerkuar qe kjo ministri te operoje me shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Opozita nderkaq nuk ngurroi t'i konsideroje rezultatet e INSTAT si te ndikuara nga qeveria. Per drejtoreshen e INSTAT, keto debate ne rastin me te mire kane qene me ngjyrime politike. "Them ne rastin me te mire, pasi ka plot raste ku debati nuk ka qene aspak profesional dhe i keqkuptuar. Aktore te ndryshem e kane interpretuar rritjen ekonomike sipas interesave te tyre politike, madje kane ngritur me dashje nje mjegullnaje ne lidhje me to. Une personalisht nuk merrem me keto debate", ka sqaruar Nurja, duke pohuar me tej se raporti me i fundit i ardhur ne INSTAT ne mes te ketij muaji, ka konfirmuar shifrat qe institucioni qe ajo drejton, ka publikuar. "Ka qene FMN-ja e cila na ka nxitur qe t'i publikojme keto te dhena sa me pare", thote drejtoresha Nurja. Debate ka pasur dhe ne lidhje me statistikat mbi papunesine dhe ato mbi rritjen e te ardhurave te shqiptareve. Por dhe ne kete pike vjen pergjigja zyrtare: Te dhenat merren po ne burime zyrtare. Burimet e te dhenave qe shfrytezohen nga ana INSTAT jane te llojit administrativ dhe jo administrativ. Ato administrative merren nga Ministria e Bujqesise, Ministria e Punes, Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Arsimit, si dhe nga organet e tjera statistikore sic jane doganat, tatimet etj. Nderkohe qe burimet jo administrative kane kryesisht burim ate te anketave te ndryshme, te cilat sherbejne per te studiuar pjese te treguesve ekonomike apo sociale ku informacioni administrativ mungon. Anketat me te rendesishme konsiderohen ato te forcave te punes, e buxhetit te familjeve, ajo tremujore prane Ndermarrjeve dhe anketa e mbledhjes se cmimeve. Dhe jane pikerisht keto anketa qe kane krijuar nje mini evolucion ne INSTAT. "Evolimi konsiston ne diversifikimin e burimeve te te dhenave. Nese me te shkuaren burimet ishin thjesht administrative, duke ndjekur eksperiencen e vendeve te zhvilluara INSTAT i ka dhene perparesi dhe informacionit qe mblidhet me anketa. Nderkohe per disa tregues perdoren te dyja keto burime per te maksimizuar saktesine e informacionit", pohon Nurja. Nje i tille i sakte, ishte ai i bere publik pak dite me pare e qe na tregonte per renien e ekonomise ne Shqiperi. Importet e vendit kane rene dhe importet qe kane rene me ndjeshem jane ato te materialeve te ndertimit, makinerive, te ushqimeve etj., duke deshmuar renien e konsumit, renien e punes e te investimeve dhe renien ne nje nivel tjeter te fuqise blerese. Te dhenat e Institutit te Statistikave tregojne per nje renie mesatare te importeve me rreth 35%, e cila eshte renia me e madhe e importeve ne vend gjate gjithe dekades se fundit. Vendi kishte njohur tkurrje te eksporteve qe prej veres se shkuar, por importet megjithate kishin vijuar te ishin ne nivele te larta me gjithe nje renie shume te lehte. Muaji janar i ketij viti ka bere ploje te vertete duke i ulur importet me rreth 35%, pak me shume sesa nje e treta e tyre krahasuar me muajin dhjetor. Edhe keto te dhena mund te perdoren dhe shihen ne pikepamje te ndryshme nga politika, e cila statistikat i perdor si abazhuri qe mban nje i dehur, jo aq per t'u ndricuar sesa per t'u mbeshtetur. Ndoshta dhe kahja e re qe do te marre INSTAT, duke i dhene prioritet statistikave ekonomike, do te beje qe si qeveria ashtu dhe opozita te shohin ne driten e diellit dhe pa lente zmadhuese apo zvogeluese rritjen ekonomike, varferine, papunesine, inflacionin, rritjen e importeve dhe te eksporteve. Ne njefare menyre u duhet t'i shohin statistikat si mates te veprimit dhe mosveprimit te tyre ne politike. Pasi ndonjehere ndodh qe ne momente te caktuara statistika te dale dhe topless, duke treguar dhe pjeset me jetike dhe jo vetem ato sugjestionuese.

Se shpejti

Perpos publikimeve te perhershme, INSTAT gjate ketij viti do te nxjerre nje game produktesh si anketa e Matjes se Nivelit te Jeteses, Anketa e Buxhetit te Familjeve, Anketa e ndermarrjeve ekonomike etj. Nderkohe qe do te publikohen disa studime te tjera ne bashkepunim me partnere nderkombetare ne lidhje me treguesit sociale si Dhuna ne Familje, Vrojtimi i Shendetit, DHS si dhe projekti qe po aktualizohet me qeverine zviceriane per statistikat demografike. Gjithashtu plan per te ardhmen eshte dhe llogaritja e Forcave te Punes, Prodhimit te Brendshem Bruto me metoden e shpenzimeve. Nje tjeter risi dhe mjaft e rendesishme per vendin tone do te jete rregjistrimi i pergjithshem i bujqesise, regjistrimi i banesave dhe popullsise.

"Nese ne te shkuaren burimet ishin thjesht administrative, duke ndjekur eksperiencen e vendeve te zhvilluara INSTAT i ka dhene perparesi dhe informacionit qe mblidhet me anketa. Nderkohe per disa tregues perdoren te dyja keto burime per te maksimizuar saktesine e informacionit"