| Kthim ne Kullen e Sahatit Gazmend A. Bakiu Besoj se s’ka mbetur njeri ne Tirane (dhe me gjere) pa e vene re, qe te Kulla e Sahatit po kryhen punime restauruese, pasi prej me shume se nje muaji ajo qendron e mbuluar. Behet fjale per simbolin e kryeqytetit, i cili eshte pjese edhe e stemes se Bashkise. Ne jug te Kulles po ngrihet nje muze i ri: “Oret monumentale ne Shqiperi” ; keshtu qe e gjitha kjo perben lajm. Qofsha une i painformuar, por vec ndonje njoftimi te thate, ne asnje nga mediat e shkruara apo elektronike nuk me ka rastisur te shoh ndonje kronike apo interes, sesi, qysh, dhe nga kush po behen keto punime. Kjo tregon vemendjen e madhe te shoqerise tone per traditen dhe kulturen. Por, le ta marrim me radhe.
Fotoja e pare qe shikoni ketu paraqet Kullen, ne formen e saj te pare. Ajo filloi te ndertohet nga Et’hem bej Tirana ne vitin 1822, dhe perfundoi me 1830 me parate e tregtareve tiranas. Sahati perbehej nga mekanizmi i kurdisjes dhe nje kembane tunxhi, numri i te renave te se ciles tregonin oren; montimi u be nga familja Tufina. Kulla u ndertua ne nje periudhe kur matja e kohes po behej gjithnje e me e domosdoshme, dhe besoj se e merrni me mend qe asokohe, sahatet personale dhe te murit ishin te rralla dhe te shtrenjta. Prandaj, pikerisht aty ku zhvillohej aktiviteti tregtar dhe zejtar i qyteteve u ngriten kulla sahatesh. Pervec funksionit qe kryenin, ato ishin ne te njejten kohe, tregues kulture dhe zhvillimi. Ne foton e pare ju mund te shikoni edhe Xhamine e Vjeter dhe pamjen e rruges “28 Nentori” ne kryeqytet, e cila ne gjysmen e pare te viteve ’20 te shekullit te kaluar, ishte rruga kryesore ne Tirane.
Per rreth 100 vjet, Kulla e Sahatit ka qene me e shkurter se c’eshte sot. Nje lartesi me e madhe ne Tiranen e shekullit XIX nuk ishte e nevojshme, sepse ne shumicen e tyre ndertesat ishin njekateshe, dhe rrallehere dykateshe. Sic mund ta vereni nga fotoja e pare, Kulla ishte e stilit oriental, ashtu si qyteti i Tiranes. Mirepo, ne gjysmen e dyte te viteve ’20 te shekullit te kaluar, kohet ndryshuan: Shqiperia mori drejtim nga perendimi, dhe ketij transformimi iu nenshtrua edhe Kulla e Sahatit, ne mes te kryeqytetit.
Ne vitin 1928, Kulla e Sahatit ndryshoi forme dhe mori pamjen qe ka sot. Ne foton e dyte ju mund ta shikoni kullen, “ne fazen tranzitore”, kur punimet nuk kane perfunduar akoma (ne foto duken edhe shinat e dekovilit). Shteti shqiptar bleu nje sahat modern ne Gjermani, Kulla “u rrit” edhe 5 metra te tjera dhe iu vendos nje cati piramidale e tipit venecian, te cilen e kemi edhe sot. Megjithate, Kulla jone jo vetem nuk eshte shtatbilonje, por me torret nga prapa qe u ndertuan tani ne kohen e demokracise, eshte bere per t’u dhimbsur.
Ne fakt, Kulla e Sahatit ishte lene prej shume vitesh ne meshire te fatit. Rrethohej nga dy kioska, prapa te cilave shume te bashkendodhur ne kryeqytetin tone urinonin rehat, ne mungese te banjove publike. Nje kioske ne lindje ishte dyqan fotografie, ndersa ne jug ishte nje librari-kioske, qe kishte zevendesuar “Bar-Sahatin” e dikurshem. Kulla ishte kthyer gjithashtu ne stende lajmerimesh vdekjeje, dhe ishte katandisur si mos me keq, gje per te cilen kam pasur rastin te shkruaj. Catia fuste uje, dhe fotografite qe kane qene ne hyrjen poshte dhe tek ballkoni lart, “kishin fluturuar” prej kohesh. C’eshte me e rendesishmja, synimi fillestar i funksionit te saj, sahati, nuk punonte prej kohe. Ne keto kushte, restaurimi i Kulles sidoqe i vonuar, eshte me se i mirepritur.
Per te pare se kush dhe me cfare fondesh po kryheshin punimet, iu solla Kulles rreth e qark per te gjetur ndonje nga ato tabelat e zakonshme, qe vihen kur ndertohen rruge ose pallate. Mirepo kurrfare tabele nuk pashe, pervec atyre ne shtatin e mbuluar te Kulles (foto 3), te cilat do t’i citoj ne vijim. Lart fare me germa kapitale shkruhet emri i kompanise se skelave, dhe me poshte numrat e celulareve. Ne faqen veriore te Kulles, ne trecerek te lartesise se saj, eshte shkruar anglisht: “U.S. Department of State. Bureau of educational and cultural affairs. The ambassador’s fund for cultural preservation”. Thene shqip, gjuhe qe nuk eshte pare e arsyeshme te perdoret ketu: “Departamenti i Shteteve te Bashkuara. Zyra e edukimit dhe ceshtjeve kulturore. Fondi ambasadorial per ruajtjen e kultures”. Ne anen perendimore shkruhet slogani i nje firme mielli, ndersa ne anen lindore emri i nje firme te specializuar ne impiantet elektrike. Gjithe sa me siper, te ben te mendosh se firmat qe kane vendosur reklamat, kane dhene para per restaurimin e Kulles. Rrofshin!
Ne fakt, te gjitha keto ne fund te fundit nuk kane rendesi kryesore. Rendesi ka ajo qe do te dale pasi te hiqet mbuloja dhe te perfundoje restaurimi. E sigurt eshte se anash Kulles e kane “thelluar” ca trotuarin, per ta nxjerre tabanin (sic duket) atje ku ka qene. Mirepo shkalle te fshehura nen asfalt nuk u zbuluan. Prandaj, perpara portes kane ndertuar shkalle te reja, ne monumentin e vjeter; ato ju mund t’i shikoni ne foton e katert. Nuk e besoj se keto i kane sajuar specialistet e Institutit te Monumenteve te Kultures, te cilet me jane dukur gjithmone profesioniste dhe asnjehere te roitur.
|