www.revistaklan.com

Keshilla
Shtetet e bashkuara te biondeve

Floket e verdha, nga eshte prejardhja?
Po nga vijne bjondet tona te mesdheut? Ato jane nje produkt importi: nese andaluzjania eshte shpeshhere bjonde, kjo ndodh per faktin se fjala Andaluzi eshte lakuar nga Vandalet, fis i Gjermanise i cili krijoi nje pershtypje aq te mire sa emri i tij u be sinonim i femijeve te eger zjarr e flake. Ata u vendosen ne jug te Spanjes ne shekullin e V-te. Dhe nese siciliania na ofron reflekse te hapura nen shallin e zise, kjo ka te beje me faktin se ishulli kryesor I Greqise se Madhe antike u be terreni i lojrave te Vandaleve dhe Ostrogotheve [491], me pas, ne vitin 535, iu kaloi Bizantineve, Arabeve ne shekullin e IX-te, Normandeve flokeverdhe te Roger I ne vitin 1061 dhe se fundi Gjermaneve te shekullit XII. Ja pra qe bjondeve tona u gjenden rrenjet.
Kurse ne Australine e larget, nese aty ka bionde me shumice [ne rastin me te keq Kajli Minog dhe ne ate me te mirin Nikol Kidman, e cila do te jete tashme ambasadorja e Chanelit], kjo ka te beje me faktin se ishulli-kontinent ka qene toke mergimi per te burgosurit dhe te denuarit e se zbehtes Albion. C'mund te thuhet per Ameriken, token e gjuetise se Indianeve Micmacs, Hurons ose Comanc, ku zbarkuan ngarkesat e Anglezeve, Skocezeve, Irlandezeve, Polakeve, Gjermaneve dhe Suedezeve. Pa dyshim edhe italiane. Por edhe franceze, te cilet me pas u perzune nga Anglezet, para se te vinin ne ndihme te kryengritesve, te cilet ne vitin 1776 krijuan Shtetet e Bashkuara. Mjaftuan dy shekuj qe, ne nje rrethine te Los Anxhelosit, ish prone spanjolle, perfytyrimi hollivudian te shpallte shkelqimin e bjondes, pikerisht qe nga koha e kinemase pa ze.